{"id":36140,"date":"2019-05-11T15:49:53","date_gmt":"2019-05-11T13:49:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=36140"},"modified":"2019-05-11T15:49:53","modified_gmt":"2019-05-11T13:49:53","slug":"aktori-i-njohur-shqiptar-kombit-tone-i-mungon-ndershmeria-ketu-antivlerat-po-shiten-si-vlera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/aktori-i-njohur-shqiptar-kombit-tone-i-mungon-ndershmeria-ketu-antivlerat-po-shiten-si-vlera\/","title":{"rendered":"Aktori i njohur shqiptar: Kombit ton\u00eb i mungon ndershm\u00ebria, k\u00ebtu antivlerat po shiten si vlera"},"content":{"rendered":"<p>\u201c<strong><em>Nj\u00eb njeri i kulturuar di ta p\u00ebrcaktoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nderi, morali, apo e pamoralshmja. Nj\u00eb njeri i pakulturuar deformohet, shitet. Kjo \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia jon\u00eb. Antivlerat shihen si vlera<\/em>\u201d.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Mevlan Shanaj erdhi fiks n\u00eb orar, i relaksuar dhe spontan. Ka ruajtur sharmin e dikursh\u00ebm, stilin. E kishim l\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb, tek restorant \u2018Amici MIEI\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb. Intervista nuk kishte sesi t\u00eb mos ishte dhe mbi filmin, por me nj\u00eb artist t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla mund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra. Preferoj t\u00eb mos ndalem tek karriera.<\/p>\n<p>Kush nuk e njeh Mevlan Shanaj? Por a e di publiku se \u00e7far\u00eb mendon Artisti p\u00ebr realitetin e sot\u00ebm? Le t\u00eb fillojm\u00eb me vet\u00eb njeriun, pastaj tek marr\u00ebdh\u00ebnia e sinqert\u00eb mes njer\u00ebzve, guximi i intelektualit. Le t\u00eb flasim p\u00ebr qytetarin, p\u00ebr kriz\u00ebn komb\u00ebtare, pse jo dhe p\u00ebr politik\u00ebn. N\u00eb dhe p\u00ebr politik\u00ebn, por h\u00eb p\u00ebr h\u00eb ta lem\u00eb pak jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Takimi her\u00ebt me filmin t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zbulosh njeriun, ta duash t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb kuptosh e kritikosh me nj\u00eb sy objektiv realitetin ku jeton. Mevlani nuk i thot\u00eb r\u00ebnd\u00eb kritikat e tij, nuk e p\u00ebrplas n\u00eb fytyr\u00eb hipokrizin\u00eb, por nuk e pranon at\u00eb. Mbron nj\u00eb parim t\u00eb vetin: krijimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb sinqert\u00eb me tjetrin.<\/p>\n<p>Toleranca: \u201cNuk e kam njohur kurr\u00eb xhelozin\u00eb apo cinizmin brenda vetes\u201d, tregon Mevlan Shanaj. \u201cEdhe humbjen e kam pranuar me sportivitet krejt normalisht. Kjo mesa duket ka ndikuar pozitivisht tek un\u00eb. Tjet\u00ebr gj\u00eb ambicia. Kam dashur ta b\u00ebj pun\u00ebn time sa m\u00eb mir\u00eb dhe kam investuar maksimalisht tek ajo. Nga ana tjet\u00ebr kam menduar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka vend p\u00ebr cilindo p\u00ebr t\u2019u shprehur\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Takimi i par\u00eb me filmin: \u201cIsha student dhe me thirr\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb prov\u00eb. Kisha nj\u00eb rol t\u00eb mir\u00eb n\u00eb film. Dikush m\u00eb pa dhe m\u00eb ftoi. Provimi \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, m\u00eb tej duhet t\u00eb p\u00ebrpiqesh p\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb do. Duhet t\u00eb k\u00ebrkosh m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb jet\u00ebn time nuk kam qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb kam arritur, dhe kam k\u00ebrkuar m\u00eb tep\u00ebr. Por m\u00eb duhet t\u00eb them se takimi me televizionin m\u00eb ka hapur nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re. Aty kam eksploruar gjith\u00e7ka. Isha i ri dhe doja t\u00eb kapja majat. Kam filluar me gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb thjeshta, m\u00eb pas kam kaluar tek sho\u00eb dhe spektaklet.\u201d<\/p>\n<p>Madh\u00ebshtia: Vet\u00ebm puna e b\u00ebn t\u00eb madh nj\u00eb artist. Karakteri i fort\u00eb b\u00ebn njeriun. Mevlan Shanaj vler\u00ebson jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb karakterin e njeriut dhe kultur\u00ebn e tij, si tek meshkujt por sidomos tek femrat. \u201cNj\u00eb karakter i fort\u00eb di t\u00eb ec\u00eb para dhe t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb situatat q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb favorshme. Por kultura \u00ebsht\u00eb e domosdoshme n\u00eb \u00e7do profesion q\u00eb zgjedh apo fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Pastaj duhet t\u00eb insistosh, pa t\u00eb nuk shkon askund.<\/p>\n<p>Morali dhe kultura: Mevlan Shanaj urren hipokrizin\u00eb dhe servilizmin. Por nuk e godas, thjesht e l\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb. Toleron shum\u00eb, e thot\u00eb dhe vet\u00eb, dhe ka nj\u00eb parim. Krijimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb sinqerta me t\u00eb tjer\u00ebt. Kombit ton\u00eb i mungon ndershm\u00ebria. Nj\u00eb njeri i kulturuar di ta p\u00ebrcaktoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nderi, morali, apo e pamoralshmja. Nj\u00eb njeri i pakulturuar deformohet, shitet. Kjo \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia jon\u00eb. Antivlerat shihen si vlera.<\/p>\n<p>A kemi artist\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb ardhsh\u00ebm? \u201cArtisti shfaqet n\u00eb produksion. N\u00eb rrafshin e kinemas\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb po ec\u00ebn, Xhelili. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk kemi talente t\u00eb pikasur. N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb kishte role dhe ngarkesa. Nd\u00ebrsa sot nuk ka prodhim, ose jan\u00eb t\u00eb limituara nuk jan\u00eb shum\u00eb. \u201c<\/p>\n<p>Kriza komb\u00ebtare dhe morali: \u201cKriza komb\u00ebtare ka influencuar kudo. Shoq\u00ebria komb\u00ebtare po kalon kriz\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha profesionet. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb kriz\u00eb morale. Shikoje si p\u00ebrbaltet njeriu i politik\u00ebs, q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur vet\u00eb njer\u00ebzit ti p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb. Arti ka buxhet minimal. Kinemaja \u00ebsht\u00eb ekonomi e zhvilluar, jo vet\u00ebm talent. E keqja \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk arrijn\u00eb t\u00eb imponohen askund. As n\u00eb zgjedhje\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>I p\u00ebrk\u00ebdhelur nga fati? Po. Publiku e do artin, dhe atij i jan\u00eb hapur dyert kudo.<\/p>\n<p>Vendi me komod? Me nipin e mbes\u00ebn. Kur jam me ta jam njeriu me komod n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do e rib\u00ebnit? Ika nga mjek\u00ebsia p\u00ebr n\u00eb art. Besoj se nuk duhet ta lija.<\/p>\n<p>Radio apo Tv? Mevlan Shanaj pranon se ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me muzik\u00ebn, dhe radion. Televizionin m\u00eb pak. Thot\u00eb se ky i fundit \u00ebsht\u00eb diktator. T\u00eb jep informacion pasiv.<\/p>\n<p>Teat\u00ebr apo film? Preferon lirin\u00eb q\u00eb i jep teatri. \u00cbsht\u00eb m\u00eb fisnik dhe tolerant. Do filmat me karakter psikologjik, por nuk i ndjek serialet. I quan \u201cabuzime\u201d me karakter financiar, jo kulturor. \u201c\u00cbsht\u00eb abuzuar skajsh\u00ebm me shqiptar\u00ebt. Nga k\u00ebto telefilma nuk p\u00ebrfitojn\u00eb asnj\u00eb kultur\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia me politik\u00ebn: \u00c7do veprim q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Shqip\u00ebri nga politika \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim m\u00eb parimet e Europ\u00ebs n\u00eb \u00e7do vend. Jan\u00eb veprime t\u00eb patretshme. Europa nuk i pranon. Ajo nuk pranon nj\u00eb parlament ku hyn\u00eb kriminel\u00ebt dhe hajdut\u00ebt. Ajo nuk pranon 4000 njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebrkim q\u00eb nuk i gjen dot policia. Pse ndodhi q\u00eb parlamenti holandez tha \u2018Jo\u2019? Nuk \u00ebsht\u00eb problem i drog\u00ebs, por i mentalitetit t\u00eb shqiptarit. Vun\u00eb re q\u00eb shqiptar\u00ebt vrasin. Shqiptar\u00ebt p\u00ebr pak t\u00eb marrin jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Zgjidhja \u00ebsht\u00eb t\u00eb shohim brenda vetes. N\u00ebse nuk e k\u00ebrkojm\u00eb brenda vetes por e hedhim tek tjetri fajin nuk do t\u00eb ia dalim asnj\u00ebher\u00eb. Dikur thonin \u201cekonomia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta\u201d etj etj. Ishte koha e diktatur\u00ebs. Pra mos shikimi i vetes me sy kritik na ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto rezultate. Ne nuk e dim\u00eb ku \u00ebsht\u00eb bota. Me thuaj nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb e dim\u00eb. Jemi t\u00eb distancuar nga t\u00eb gjitha fushat. Edhe n\u00eb familje femra \u00ebsht\u00eb pron\u00eb. N\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb partnere. Fenomeni shqiptar \u00ebsht\u00eb i dhimbsh\u00ebm, prandaj duhet t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb recet\u00eb e shkurt\u00ebr, koncentrat i eksperienc\u00ebs s\u00eb viteve t\u00eb kaluara pran\u00eb realitetit shqiptar m\u00eb art, me v\u00ebrtet\u00ebsi. Nuk ka sesi t\u00eb mos ngresh z\u00ebrin. \u00cbsht\u00eb koha, mbi t\u00eb gjith\u00eb e artistit, intelektualit, qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb. Tek e fundit jan\u00eb qytetar\u00ebt ata jan\u00eb prekur m\u00eb shum\u00eb se kushdo nga tranzicioni i gjat\u00eb shqiptar. Tani duhet t\u00eb d\u00ebbojm\u00eb frik\u00ebn dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb duke m\u00ebsuar mbi t\u00eb gjitha nga njohja e vetvetes, asaj q\u00eb ishim, dhe asaj q\u00eb duam t\u00eb jemi. Nj\u00eb model m\u00eb i mir\u00eb ekziston p\u00ebr k\u00ebdo. Le t\u00eb kemi kuraj\u00ebn ta ndjekim sot. \/Marr\u00eb nga aktoretshqiptare.info\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNj\u00eb njeri i kulturuar di ta p\u00ebrcaktoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nderi, morali, apo e pamoralshmja. Nj\u00eb njeri i pakulturuar deformohet, shitet. Kjo \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia jon\u00eb. Antivlerat shihen si vlera\u201d. Mevlan Shanaj erdhi fiks n\u00eb orar, i relaksuar dhe spontan. Ka ruajtur sharmin e dikursh\u00ebm, stilin. E kishim l\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb, tek restorant \u2018Amici MIEI\u2019 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":36141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-36140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36140\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}