{"id":362794,"date":"2021-01-19T23:21:36","date_gmt":"2021-01-19T22:21:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=362794"},"modified":"2021-02-02T16:28:16","modified_gmt":"2021-02-02T15:28:16","slug":"ramush-haradinaj-e-paska-siguruar-postin-e-presidentit-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/ramush-haradinaj-e-paska-siguruar-postin-e-presidentit-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Ramush Haradinaj e paska siguruar postin e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Mehdi Hyseni<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Sepse t\u00eb gjith\u00eb votuesit patriot\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb e duan dhe e mb\u00ebshtesin bashkimin komb\u00ebtar, pa dyshim se, do t\u2019ia hedhin vot\u00ebn e tyre n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 14 shkurtit 2021.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00ebse Ramush Haradinaj e mb\u00ebshtet me Referendum bashkimin komb\u00ebtar, at\u00ebher\u00eb e ka t\u00eb siguruar postin e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Urime Ramush !<\/p>\n<p>Prandaj, votoni Ramushin President t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmuar me vep\u00ebr konkrete se e duan, dhe po punojn\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. Vet\u00ebm ata q\u00eb mb\u00ebshtesin projektin strategjik historik, politik dhe gjith\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb bashkimit, jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb , t\u00eb guximsh\u00ebm dhe largpam\u00ebs, q\u00eb n\u00eb Kuvendin dhe n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb mos ket\u00eb serb\u00eb t\u00eb \u201cLista srpska\u201d, ata q\u00eb e kan\u00eb vrar\u00eb U\u00c7K-n\u00eb, popullin e pafajsh\u00ebm me mbi \u201c11.800\u201d shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt pranojn\u00eb t\u2019i marrin pagat, por jo edhe ta njohin Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur dhe sovran t\u00eb tyre, por vet\u00ebm shtetin e Serbis\u00eb kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).<\/p>\n<p>T\u00eb lumt\u00eb Z. Gjeneral, Ramush Haradinaj:<\/p>\n<p>\u201cDO T\u00cb B\u00cbJ REFERENDUM P\u00cbR BASHKIMIN KOMB\u00cbTAR ME SHQIP\u00cbRIN\u00cb\u201d !<\/p>\n<p>-Un\u00eb jam me Ty, dhe me t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmuar, se jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr liri dhe p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, ashtu sikurse U\u00c7K-ja me Kryekomandantin e saj historik gjith\u00ebkomb\u00ebtar shqiptar, ADEM JASHARI, q\u00eb s\u00eb bashku me 60 jashar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb luftoi heroikisht n\u00eb Kull\u00ebn e tij kund\u00ebr \u201c3000 forcave\u201d \u00e7etniko-fashiste barbare serbe (t\u00eb cilit nuk i shkoi n\u00eb ndihm\u00eb asnj\u00eb ushtri dhe, asnj\u00eb shqiptar ashtu sikur luftoi dikur n\u00eb shekullin XIX, OSO KUKA n\u00eb Kull\u00ebn-Kala t\u00eb tij n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe kund\u00ebr \u201c3000 ushtar\u00ebve barbar\u00eb malazez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin m\u00ebsyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushtuar Shkodr\u00ebn (1862)\u201d. Por, duke fal\u00ebnderuar heroizmit t\u00eb Oso Kuk\u00ebs dhe t\u00eb 24 ushtar\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb dogj\u00ebn veten dhe piroman\u00ebt pushtues, hodhi Kull\u00ebn n\u00eb er\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb Shkodra n\u00eb duart e \u00e7etnik\u00ebve barbar\u00eb pushtues malazez\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrtet, Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrir\u00eb e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku n\u00eb referendum p\u00ebr bashkim me Shqip\u00ebrin\u00eb, mbane mend k\u00ebt\u00eb, jo se na po duam, por qe 20 vjet i kemi dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn per\u00ebndimit q\u00eb po duam me respektuar nj\u00eb vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb euro-atlantike me hy n\u00eb BE me shku n\u00eb NATO, me u b\u00eb an\u00ebtare e OKB-s\u00eb, me na njoh\u00eb Serbia, dhe me dasht\u00eb BE-ja me i bind\u00eb pes\u00eb vendet me na njoh jo me na l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu vjerr\u00eb gjat\u00eb, deshi Amerika na ndihmoi me marr\u00eb njohjen e Izraelit, nd\u00ebrsa ku jan\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb, pse na mbajn\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb izoluam, pse na l\u00ebn\u00eb me prit\u00eb, e koh\u00eb pas kohe na thon\u00eb se e keni k\u00ebt\u00eb faj e at\u00eb faj. A nuk pat asnj\u00eb faj Serbia dhe vendet tjera fqinj\u00eb, ata t\u00eb p\u00ebrkryer apo? Nuk mund t\u00eb rrim\u00eb vjerr\u00eb derisa dikush ta ket\u00eb disponimin me u kry \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs\u201d. (Shih n\u00eb: https:\/\/www.kosovarja-ks.com\/ramush-haradinaj-do-ta-beje-referendumin-per-bashkim-kombetar-me-shqiperine\/<\/p>\n<p>Ata q\u00eb frik\u00ebsohen nga Serbia, nga armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, nuk e kan\u00eb vendin as n\u00eb Presidenc\u00eb, as n\u00eb Qeveri e as n\u00eb Parlament t\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj, hiq, pa asnj\u00eb hamendje, mos i votoni ata, se p\u00ebr popullin atyre \u201cbash nuk iu ha palla\u201d, sikurse k\u00ebtu e 20 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Posa\u00e7risht, atyre q\u00eb, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme jan\u00eb d\u00ebshmuar dhe deklaruar kund\u00ebr bashkimit komb\u00ebtar, mos ua hidhni asnj\u00eb vot\u00eb, sepse ata deri m\u00eb sot nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb dobishme p\u00ebr POPULLIN, vet\u00ebm se e kan\u00eb varf\u00ebruar, e kan\u00eb braktisur dhe p\u00ebrbuzur, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb papun\u00eb, pa streh\u00eb, pa ekzistenc\u00eb, duke e p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Kosova n\u00eb vendet e ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs , t\u00eb Amerik\u00ebs etj. p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb krodhe buke sa p\u00ebr t\u00eb ekzistuar \u201cas i gjall\u00eb, as i vdekur\u201d, sot p\u00ebr nes\u00ebr sikurse nomad\u00ebt e shkret\u00eb t\u00eb paplang dhe t\u00eb pa sht\u00ebpi n\u00ebp\u00ebr geto t\u00eb paem\u00ebr buz\u00eb qyteteve t\u00eb huaja t\u00eb Ballkanit dhe t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashkimi Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb opsioni i vet\u00ebm p\u00ebr dekolonzimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>*** S\u00eb pari, REFERENDUM p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, pastaj kompromis me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>-Mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kompromis paq\u00ebsor me Serbin\u00eb, n\u00ebse RFERENDUMI MBAR\u00cbKOMB\u00cbTAR THOT\u00cb PO,-japim Nishin p\u00ebr Preshev\u00ebn, p\u00ebr Bujanocin dhe p\u00ebr Medvegj\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi opsion p\u00ebr arritjen e kompromosit politik mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Mir\u00ebpo, kjo nuk varet nga Prishtina, as nga bisedimet e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj n\u00eb kuadrin e Dialogut t\u00eb Brukselit (2011-2018), por direkt nga Tirana zyrtare, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Shqip\u00ebria, e cila n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs historike dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb fuqi t\u00eb vitit 1998 (premabula, ku flitet p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar) ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb inicioj\u00eb shqyrtimin dhe rind\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e kufijve t\u00eb kontestuar territorial\u00eb me shtetet fqinje si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia.<\/p>\n<p>N\u00ebse Tirana zyrtare (n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs historike dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb fuqi t\u00eb viti 1998, si dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vet\u00ebvendosjes p\u00ebr shkolonizimin e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb territoreve t\u00eb tyre nga vendet kolonialiste sllave ballkanike) merr p\u00ebrsip\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb problemit kolonial t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb Bujancit dhe t\u00eb Medvegj\u00ebs nga Serbia,K\u00cbRKESA e saj p\u00ebr arritjen e kompromisit historik me Serbin\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb-kthimi i Preshev\u00ebs, i Bujanocit dhe i Medvegj\u00ebs Shqip\u00ebris\u00eb etnike, pa prekur asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs. KY \u00cbSHT\u00cb KOMPROMISI PAQ\u00cbSOR!<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebr t\u00eb arritur ky kompromis historik mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb, shqiptar\u00ebt me Tiran\u00ebn zyrtare n\u00eb krye, nevojitet t\u00eb marrin nj\u00eb vendim t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb dhimbsh\u00ebm historik, politik, komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror, sepse p\u00ebr Preshev\u00ebn, p\u00ebr Bujanocin dhe p\u00ebr Medevgjen, duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga e drejta historike mbi territoret indigjene t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike : Kurshumlia, Bllaca, Leskoci, Prokupla, Vraja, Nishi, Novi Pazari, ku q\u00eb nga viti 1878, kur Serbia ka kryer spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi 1 milion shqiptar\u00eb, n\u00eb k\u00ebto territore shqiptare nuk jeton m\u00eb ASNJ\u00cb SHQIPTAR.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i till\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik, do t\u00eb mund t\u00eb merrej vet\u00ebm pas mbajtjes s\u00eb REFERENDUMIT n\u00eb shkall\u00eb gjith\u00ebkomb\u00ebtare n\u00eb hap\u00ebsirat e Shqip\u00ebris\u00eb etnike dhe n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare. N\u00ebse i gjith\u00eb populli shqiptar, do t\u00eb votonte, q\u00eb territoret e theksuara t\u00eb zbrazura nga shqiptar\u00ebt si rrjedhim i gjenocidit serb(1878-2018) t\u2019i liheshin Serbis\u00eb si kompensim p\u00ebr rikthimin e Preshev\u00ebs, t\u00eb Bujanocit dhe t\u00eb Medvegj\u00ebs brenda kufijve historik\u00eb dhe gjeopolitik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kompromisi paq\u00ebsor historik. Nuk ekziston tjet\u00ebr kompromis, sepse Veriu i Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb territor i Shqip\u00ebris\u00eb etnike, jo i Serbis\u00eb s\u00eb madhe kolonialiste. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim, nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurrfar\u00eb kompromisi tjet\u00ebr gjeopolitik me Serbin\u00eb, pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb thon\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u201cvizatojn\u00eb\u201d gjeometrat hashim\u00eb, isa ,ramush\u00eb, murat\u00eb dhe bulliq\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Malit t\u00eb Zi ia fal\u00ebn \u201c8200 kilometra\u201d territor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike. K\u00ebsi \u201cspecialist\u00eb\u201d p\u00ebr \u201ct\u00ebkurrjen\u201d e territorit shqiptar, nuk i duhen as Kosov\u00ebs e as Shqip\u00ebris\u00eb etnike.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse Serbia do paqe me shqiptar\u00ebt, Beogradi, duhet t\u00eb arrij\u00eb kompromis me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr statusin e Preshev\u00ebs, t\u00eb Bujanocit dhe t\u00eb Medvegj\u00ebs, jo p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila dikur ishte vet\u00ebm koloni e saj (1912-1999), kurse sot, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shtet fqinj\u00eb i Serbis\u00eb, sepse q\u00eb nga 17 shkurti 2008, \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe Sovran, i njohur nga m\u00eb se 100 shtete t\u00eb OKB-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nuk ka se \u00e7far\u00eb t\u00eb debatohet me Serbin\u00eb kolonialiste p\u00ebr statusin e mbyllur t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, Tirana dhe Prishtina t\u00eb negociojn\u00eb me Beogradin p\u00ebr zgjidhjen e problemit kolonial t\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb Bujanocit dhe t\u00eb Medvegj\u00ebs, POR JO p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse kjo me t\u2019u pavar\u00ebsuar q\u00eb nga 17 shkurti 2008 nuk \u00ebsht\u00eb kurrfar\u00eb \u00e7\u00ebshtje e bendshme e as e jashtme e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb REFERNDUM i till\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfundonte me sukses, q\u00eb territoret autoktonte t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike, sot t\u00eb pabanuara me shqiptar\u00eb, t\u2019i jipen Serbis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb eq\u00eb dor\u00eb nga sundimi kolonial 140-vje\u00e7ar mbi Preshev\u00ebn, Bujanocin dhe Medvegj\u00ebn.<\/p>\n<p>Po qe se serb\u00ebt, duan q\u00eb me paqe ta mbyllin konfliktin historik me shqiptar\u00ebt, ky do t\u00eb ishte i vetmi opsion p\u00ebr arritjen e kompromisit politik me shqiptar\u00ebt dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb, JO me Kosov\u00ebn, sepse Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale dhe e ligjshme e Shqip\u00ebris\u00eb, jo m\u00eb KOLONI e Serbis\u00eb imperialiste.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse Beogradi zyrtar do kompromis, paqe dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira miq\u00ebsore me shqiptar\u00ebt dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb, at\u00ebher\u00eb serb\u00ebt dhe Serbia, do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrqafonin dhe t\u00eb ngelnin t\u00eb k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb lloj kompromisi historik dhe paq\u00ebsor t\u00eb shqiptar\u00ebve, sepse po ua falin territoret e aneksuara dhe gjenocidin e kryer mbi shqiptar\u00ebt e k\u00ebtyre territoreve (1878 \u2013 2018).<\/p>\n<p>Ndryshe, brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, Serbia do t\u00eb jet\u00eb e detyruar, q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga sundimi kolonial 140-vje\u00e7ar, Jo vet\u00ebm nga Presheva, Bujanoci dhe Medevegja, por edhe nga: Nishi, Novi Pazari, Kurshumlia, Bllaca, Prokupla, Vraja, Leskovci etj., sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb territore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike, t\u00eb spastruara etnikisht si pasoj\u00eb e shfarosjes, e masakrave, e reprezalieve dhe e shp\u00ebrnghuljes masovike nga soldateskat sereb\u00ebve t\u00eb Obrenoqviq\u00ebve, t\u00eb Karagjorgjeviq\u00ebve, t\u00eb Pashiq\u00ebve\u2026etj.<\/p>\n<p>N\u00ebse Serbia nuk pajtohet me k\u00ebt\u00eb kompromis, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kompromis, por falje e territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike, at\u00ebher\u00eb, Tirana zyrtare, duhet patjet\u00ebr, urgjentisht, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb KONFERENC\u00cb ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE P\u00cbR BALLKANIN, ku fjal\u00ebn kryesore, do ta ket\u00eb Amerika dhe fuqit\u00eb e m\u00ebdha bot\u00ebrore, Jo Serbia, e cila nuk do t\u00eb pranoj\u00eb kurrfar\u00eb kompromosi politik, q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga territoret e Shqip\u00ebris\u00eb etnike.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, duhet rikujtuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb deklarojn\u00eb ose shkruajn\u00eb kund\u00ebr bashkimit, ata jan\u00eb aleat\u00eb bes\u00ebnik\u00eb t\u00eb amalgam\u00ebs sllavo-bizantine ballkanike kund\u00ebr antikolonializmit t\u00eb forcave progresive patriotike shqiptare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata \u201ckalemxhinj\u201d dhe lider\u00eb politik\u00eb, q\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb tyre pushtetore, pasurore, karrieriste etj., po e frik\u00ebsojn\u00eb popullin nga bashkimi, ata nuk meritojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb vend as n\u00eb qeveri, as ne parlament, as n\u00eb presidenc\u00eb, as n\u00eb universitet, as n\u00eb akademi e as n\u00eb shkolla t\u00eb nivelit t\u00eb mes\u00ebm dhe fillor, sepse haptazi jan\u00eb armiq t\u00eb popullit dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mehdi Hyseni Sepse t\u00eb gjith\u00eb votuesit patriot\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb e duan dhe e mb\u00ebshtesin bashkimin komb\u00ebtar, pa dyshim se, do t\u2019ia hedhin vot\u00ebn e tyre n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 14 shkurtit 2021. N\u00ebse Ramush Haradinaj e mb\u00ebshtet me Referendum bashkimin komb\u00ebtar, at\u00ebher\u00eb e ka t\u00eb siguruar postin e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Urime Ramush ! [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":362807,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-362794","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/362794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=362794"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/362794\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/362807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=362794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=362794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=362794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}