{"id":365934,"date":"2021-01-25T20:06:50","date_gmt":"2021-01-25T19:06:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=365934"},"modified":"2021-01-25T20:07:33","modified_gmt":"2021-01-25T19:07:33","slug":"mbi-40-kandidate-qe-garojne-me-vetevendosje-dikur-ishin-anetare-ne-parti-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/mbi-40-kandidate-qe-garojne-me-vetevendosje-dikur-ishin-anetare-ne-parti-tjera\/","title":{"rendered":"Mbi 40 kandidat\u00eb q\u00eb garojn\u00eb me Vet\u00ebvendosjen dikur ishin an\u00ebtar\u00eb n\u00eb parti tjera"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lista e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputete\u0308 nga radh\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje ka sjellur me\u0308 se\u0308 shumti befasi n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Pe\u0308rfshirja e disa emrave qe\u0308 nuk pritej, e madje ne\u0308 dhjete\u0308shen e pare\u0308, u komentua mjaft shume\u0308.<\/p>\n<p>Emrat si Avni Dehari, Vasfije Krasniqi, Shqipe Selimi e Donika Ge\u0308rvalla u interpretuan si nj\u00eb veprim simbolik i Kurtit pe\u0308r te\u0308 prekur kategori te\u0308 ndryshme te\u0308 shoq\u00ebrise\u0308.<\/p>\n<p>Por nje\u0308 gje\u0308 qe\u0308 i ka ikur ve\u0308mendjes se\u0308 publikut e\u0308shte\u0308 fakti qe\u0308 nga 110 kandidate\u0308t e ke\u0308saj liste, 40 nga ta jane\u0308 ose kane\u0308 qene\u0308 ane\u0308tare\u0308 te\u0308 partive te\u0308 tjera.<\/p>\n<p>Fillimisht, 14 kandidate\u0308 te\u0308 ke\u0308saj liste jane\u0308 pjese\u0308 e Liste\u0308s \u201cGuxo\u201d te\u0308 Vjosa Osmanit. Kjo e fundit, Donika Ge\u0308rvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Doarsa Kica, Burim Karameta, Jeta Statovci, Rrustem Leti, Nasuf Bejta, Ekrem Mustafa, Gresa Bytyqi, Blerim Gashani, Leonora Sfarqa e Nita Bakalli, jane\u0308 \u201cguximtare\u0308t\u201d qe\u0308 nuk jane\u0308 pjese\u0308 e partise\u0308 se\u0308 Albin Kurtit, por qe\u0308 jane\u0308 ne\u0308 ke\u0308te\u0308 liste\u0308 pe\u0308rmes nje\u0308 marre\u0308veshjeje bashke\u0308punimi.<\/p>\n<p>Me\u0308 tej, ne\u0308 liste\u0308n e Kurtit be\u0308n pjese\u0308 edhe partia e Mimoza Kusari-Lile\u0308s, Alternativa, e cila kishte garuar brenda liste\u0308s se\u0308 VV-se\u0308 edhe ne\u0308 zgjedhjet e vitit 2019. Ke\u0308saj here nga Alternativa ne\u0308 liste\u0308n e VV\u2019se\u0308, pe\u0308rvec\u0327 Kusari-Lile\u0308s garojne\u0308 edhe Angjelina Krasniqi dhe Ali Tafarshiku.<\/p>\n<p>Arion Thac\u0327i e\u0308shte\u0308 pjese\u0308 e liste\u0308s se\u0308 VV-se\u0308 nga nje\u0308 fraksion i Partise\u0308 Shqiptare Demokristiane te\u0308 Kosove\u0308s (PSHDK), te\u0308 cile\u0308t nuk njihen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nde\u0308rsa, numri 4 ne\u0308 ke\u0308te\u0308 parti, Vasfije Krasniqi, e\u0308shte\u0308 pjese\u0308 e ke\u0308saj liste duke mos qene\u0308 ane\u0308tare e partise\u0308 se\u0308 Kurtit. Ke\u0308te\u0308 gje\u0308 e ka konfirmuar edhe ve\u0308llai i saj, sikurse u be\u0308 e ditur qe\u0308 zonja Krasniqi kishte negociuar edhe me PDK-ne\u0308 pe\u0308r t\u2019u be\u0308re\u0308 pjese\u0308 e liste\u0308s se\u0308 tyre.<\/p>\n<p>Derisa ke\u0308ta 19 emra ne\u0308 liste\u0308n e VV-se\u0308 nuk jane\u0308 ane\u0308tare\u0308 te\u0308 saj aktualisht, mbi 20 te\u0308 tjere\u0308 qe\u0308 tashme\u0308 vazhdojne\u0308 aktivitetin politik pe\u0308rkrah Kurtit, me\u0308 here\u0308t ishin pjese\u0308 e partive te\u0308 tjera.<\/p>\n<p>E\u0308shte\u0308 Glauk Konjufca, nje\u0308ri nga njere\u0308zit me\u0308 besnik te\u0308 Kurtit sot, i cili ne\u0308 moshe\u0308 me\u0308 te\u0308 re ishte pjese\u0308 e partise\u0308 se\u0308 Ramush Haradinajt, AAK. Madje, kane\u0308 qarkulluar edhe fotografi nga ajo periudhe\u0308 kur ai e\u0308shte\u0308 pare\u0308 i afe\u0308rt edhe me forumin rinor te\u0308 PDK-se\u0308.<\/p>\n<p>Ne\u0308 PDK kane\u0308 qene\u0308 edhe Gani Krasniqi dhe Hydajet Hyseni. Krasniqi qe\u0308 ne\u0308 ke\u0308to zgjedhe e\u0308shte\u0308 ne\u0308 dhjete\u0308shen e pare\u0308, ishte kryetar i Malisheve\u0308s nga PDK qe\u0308 udhe\u0308hiqej nga Thac\u0327i, derisa Hyseni ishte deputet nga kjo parti. Madje ky i fundit para se te\u0308 ishte ne\u0308 PDK, ka qene\u0308 edhe pjese\u0308 e LDK-se\u0308 dhe LRDK-se\u0308.<\/p>\n<p>Hatixhe Hoxha e\u0308shte\u0308 po ashtu nje\u0308 ish-ane\u0308tare e PDK, e madje ajo ka qene\u0308 deputete e ke\u0308saj partie ne\u0308 legjislature\u0308n e dyte\u0308 te\u0308 Kuvendit te\u0308 Kosove\u0308s, ne\u0308 vitet 2004-2007.<\/p>\n<p>Mirsad Shkreta e\u0308shte\u0308 nje\u0308 kandidat tjete\u0308r qe\u0308 me\u0308 pare\u0308 ishte ne\u0308 PDK, e ishte be\u0308re\u0308 i njohur si i vetmi ane\u0308tar i Ke\u0308shillit te\u0308 ke\u0308saj partie qe\u0308 kishte votuar kunde\u0308r Hashim Thac\u0327it ne\u0308 zgjedhjen e tij kryetar te\u0308 ke\u0308tij subjekti.<\/p>\n<p>Enver Dugolli, nje\u0308 kandidat tjete\u0308r, kishte afe\u0308rsi te\u0308 vazhdueshme me PDK-ne\u0308, e edhe sot vazhdon te\u0308 kete\u0308 miqe\u0308si me kryetarin e Drenasit nga kjo parti, Ramiz Lladrovcin. Ndryshe, ai e\u0308shte\u0308 edhe ve\u0308llai i Bujar Dugollit, i cili kishte qene\u0308 ministe\u0308r nga AAK e me\u0308 vone\u0308 pjese\u0308 e PDK-se\u0308.<\/p>\n<p>Shqipe Selimi qe\u0308 ke\u0308to zgjedhje ka vendin e bashke\u0308shortit te\u0308 saj Rexhep Selimi, nuk dihet ne\u0308se zyrtarisht ka qene\u0308 pjese\u0308 e AAK-se\u0308, por ky i fundit ishe pjese\u0308 e partise\u0308 se\u0308 Haradinajt dhe kishte braktisur AAK-ne\u0308 pas koalicionit te\u0308 saj me LDK-ne\u0308 ne\u0308 vitet e para te\u0308 paslufte\u0308s.<\/p>\n<p>Ge\u0308ge\u0308 Lleshi ka aderuar se\u0308 fundi ne\u0308 VV dhe e\u0308shte\u0308 kandidat pe\u0308r deputet, por edhe ky ishte ne\u0308 AAK, e madje nga kjo parti synonte edhe pozite\u0308n e deputetit ne\u0308 zgjedhjet e vitit 2019.<\/p>\n<p>Nje\u0308 eme\u0308r tjete\u0308r i re\u0308nde\u0308sishe\u0308m nga partia e Kurtit, ne\u0308nkryetarja e VV-se\u0308 Fatmire Kollc\u0327aku, ishte pjese\u0308 e dy partive para se te\u0308 aderonte ne\u0308 partine\u0308 ku e\u0308shte\u0308 aktualisht. Ajo ishte ne\u0308 partine\u0308 ORA te\u0308 Veton Surroit, e me\u0308 pas ne\u0308 AAK-ne\u0308 e Haradinajt. Ne\u0308 AAK, madje kryetar i Dege\u0308s se\u0308 Podujeve\u0308s, ishte edhe Fatmir Humolli, kurse tani kandidon ne\u0308 kuade\u0308r te\u0308 VV-se\u0308.<\/p>\n<p>Enver Haliti, ish-drejtor ne\u0308 Komune\u0308n e Ferizajit ishte gjithashtu pjese\u0308 e AAK-se\u0308 dhe iu bashkua VV-se\u0308 kur prishi raportet me kryetarin e ke\u0308saj partie, Haradinajn. Haliti ishte edhe deputet ne\u0308 legjislature\u0308n e fundit.<\/p>\n<p>Edhe nje\u0308 kandidat tjete\u0308r me\u0308 here\u0308t vepronte ne\u0308n logon e AAK-se\u0308. E\u0308shte\u0308 Bajram Mavriqi, i cili ka pasur edhe pozita brenda ke\u0308saj partie ne\u0308 Dege\u0308n e Kamenice\u0308s.<\/p>\n<p>Ne\u0308nkryetarja e Kuvendit te\u0308 Kosove\u0308s Arbe\u0308rie Nagavci ishte pjese\u0308 e AKR-se\u0308 se\u0308 Behgjet Pacollit, e madje ishte eme\u0308r i pe\u0308rfolur si pe\u0308rfaqe\u0308suese e ke\u0308saj partie ne\u0308 Komisionin Komunal te\u0308 Zgjedhjeve ne\u0308 Gjakove\u0308.<\/p>\n<p>Jahja Koka qe\u0308 e\u0308shte\u0308 deputet i VV-se\u0308 vete\u0308m nga legjislatura e fundit, ishte po ashtu pjese\u0308 e AKR-se\u0308 se\u0308 Pacollit. Ne\u0308 ke\u0308te\u0308 parti jozyrtarisht thuhet se ka qene\u0308 edhe kandidatja tjete\u0308r pe\u0308r deputete, Nazlie Bala, e cila me\u0308 here\u0308t ishte edhe ne\u0308 PDK.<\/p>\n<p>Ne\u0308 vitin 2014, mbe\u0308shtete\u0308s i AKR-se\u0308 ishte edhe Visar Korenica, i cili ne\u0308 publik mori nam me deklaratat e tij pe\u0308r zhdukjen e Izraelit. Ai kishte qene\u0308 edhe kandidat pe\u0308r kryetar te\u0308 Rahovecit nga radhe\u0308t e VV-se\u0308, ne\u0308 zgjedhjet lokale te\u0308 vitit 2017.<\/p>\n<p>Liburn Aliu e\u0308shte\u0308 nje\u0308ri nde\u0308r themeluesit e VV-se\u0308, por kjo nuk ishte partia e pare\u0308 pe\u0308r te\u0308. Ai ka qene\u0308 ne\u0308 Le\u0308vizjen Kombe\u0308tare pe\u0308r C\u0327lirimin e Kosove\u0308s (LKC\u0327K), qe\u0308 dikur kishte lidere\u0308 Avni Klinakun dhe de\u0308shmorin Bahri Fazliu. LKC\u0327K ishte ndare\u0308 me\u0308 vone\u0308 ne\u0308 Le\u0308vizjen pe\u0308r Integrim e Bashkim (LIB) me ne\u0308 krye Smajl Latifin, dhe Le\u0308vizjen pe\u0308r Bashkim (LB), e cila ne\u0308 zgjedhe e vitit 2010 ishte pjese\u0308 e liste\u0308s se\u0308 VV-se\u0308, kur kjo e fundit garonte pe\u0308r here\u0308 te\u0308 pare\u0308 ne\u0308 zgjedhje. LB ate\u0308bote\u0308 drejtohej nga Avni Klinaku dhe kishte fituar 2 ule\u0308se ne\u0308 Kuvend, por me\u0308 pas, pe\u0308r arsye financiare ishin prishur marre\u0308dhe\u0308niet e tyre me partine\u0308 e Kurtit, pasi qe\u0308 ke\u0308ta te\u0308 fundit refuzonin t\u2019iu ndanin nje\u0308 pjese\u0308 te\u0308 fondit qe\u0308 grupi i tyre parlamentar e pe\u0308rfitonte nga shteti.<\/p>\n<p>Edhe Hysmedin Feraj qe\u0308 synon pozite\u0308n e deputetit pe\u0308r here\u0308 te\u0308 trete\u0308 nga viti 2010, dhe qe\u0308 vjen nga Shqipe\u0308ria, ishte pjese\u0308 e nje\u0308 partie atje. Ai ishte ne\u0308nkryetar ne\u0308 partine\u0308 Rimeke\u0308mbja, e drejtuar nga Abdi Baleta, parti me fryme\u0308 nacional-islamiste.<\/p>\n<p>Ne\u0308 liste\u0308n e VV-se\u0308 ka edhe kandidate\u0308 qe\u0308 me here\u0308t ishin pjese\u0308 e Nisme\u0308s Socialdemokrate te\u0308 Fatmir Limajt. E\u0308shte\u0308 Valon Ramadani, i cili ishte edhe deputet ne\u0308 dy legjislaturat e fundit.<\/p>\n<p>Dyert e liste\u0308s se\u0308 VV-se\u0308 jane\u0308 hapur edhe pe\u0308r ane\u0308tare\u0308 nga parti edhe me\u0308 te\u0308 vogla. Deputetja e legjislsture\u0308s se\u0308 fundit, Labinote\u0308 Demi-Murtezi, ishte pjese\u0308 e Partise\u0308 se\u0308 Drejtise\u0308, e udhe\u0308hequr nga Ferid Agani.<\/p>\n<p>Nje\u0308 ish-deputet nga legjislatura e fundit, Eman Rrahmani, pe\u0308rflitet si ane\u0308tar i dikursh\u00ebm i LDK-se\u0308, te\u0308 cilit i kane\u0308 qarkulluar edhe fotografi nga aktivitetet e tij ne\u0308 ke\u0308te\u0308 parti. Ndone\u0308se aderimet nga LDK ne\u0308 VV kane\u0308 qene\u0308 te\u0308 rralla, ne\u0308 ke\u0308te\u0308 liste\u0308 be\u0308n pjese\u0308 edhe Jeton Lajqi, i cili me here\u0308t ishte pjese\u0308 e partise\u0308 se\u0308 Isa Mustafe\u0308s.<\/p>\n<p>Ne\u0308 liste\u0308 ka edhe emra te\u0308 tjere\u0308 qe\u0308 kane\u0308 qene\u0308 pjese\u0308 e dikastereve te\u0308 ndryshme qeveriare dhe kane\u0308 pasur afe\u0308rsi me partite\u0308 qe\u0308 ishin ne\u0308 pushtet, por nuk dihet zyrtarisht se kane\u0308 pasur angazhim direkt ne\u0308 ke\u0308to parti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lista e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputete\u0308 nga radh\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje ka sjellur me\u0308 se\u0308 shumti befasi n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Pe\u0308rfshirja e disa emrave qe\u0308 nuk pritej, e madje ne\u0308 dhjete\u0308shen e pare\u0308, u komentua mjaft shume\u0308. Emrat si Avni Dehari, Vasfije Krasniqi, Shqipe Selimi e Donika Ge\u0308rvalla u interpretuan si nj\u00eb veprim simbolik i Kurtit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":365938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-365934","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/365934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=365934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/365934\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/365938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=365934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=365934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=365934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}