{"id":368264,"date":"2021-01-30T08:57:37","date_gmt":"2021-01-30T07:57:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=368264"},"modified":"2021-01-30T08:57:37","modified_gmt":"2021-01-30T07:57:37","slug":"kandidati-i-aak-se-per-deputet-kujton-shkrimin-e-vv-se-kur-thoshte-nato-ka-intervenuar-per-ta-renduar-katastrofen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/kandidati-i-aak-se-per-deputet-kujton-shkrimin-e-vv-se-kur-thoshte-nato-ka-intervenuar-per-ta-renduar-katastrofen\/","title":{"rendered":"Kandidati i AAK-s\u00eb p\u00ebr deputet kujton shkrimin e VV-s\u00eb kur thoshte &#8220;NATO ka intervenuar p\u00ebr ta r\u00ebnduar katastrof\u00ebn&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kandidati p\u00ebr deputet nga AAK, Dardan Islami, ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb opinionit nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje t\u00eb titulluar \u2018P\u00ebr \u00e7far\u00eb ka intervenuar NATO n\u00eb Kosov\u00eb?\u2019.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ai ka publikuar shkrimin, nd\u00ebrsa ka shkruar n\u00eb Facebook \u201clexoni milet lexoni!?\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-368265\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Screenshot_9-4.jpg\" alt=\"\" width=\"507\" height=\"493\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Screenshot_9-4.jpg 507w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Screenshot_9-4-300x292.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Screenshot_9-4-432x420.jpg 432w\" sizes=\"(max-width: 507px) 100vw, 507px\" \/><\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb VV-s\u00eb q\u00eb u publikua m\u00eb 2010?<\/p>\n<p>Partia e cila udh\u00ebhiqet nga Albin Kurti, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, pretendon se forcat e NATO-s kan\u00eb intervenuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ta \u2018r\u00ebnduar katastrof\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij shkrimi VV-ja akuzon bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe NATO-n, se me bombardimin e forcave paramilitare serbe \u2018\u00ebsht\u00eb ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial i Jugosllavis\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Shkrimi \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb 2 qershor t\u00eb vitit 2010 n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, si i till\u00eb q\u00ebndron edhe sot.<\/p>\n<p>Aty citohen nj\u00ebansh\u00ebm deklaratat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me pretendimet e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, madje n\u00eb nj\u00eb paragraf t\u00eb shkrimit citohet edhe nj\u00eb \u2018ekspert kosovar\u2019, t\u00eb cilit nuk ia p\u00ebrmendin emrin por vet\u00ebm konstatimin e tij se \u2018rezultati p\u00ebrfundimtar i bombardimeve t\u00eb NATO-s ka qen\u00eb ruajtja e integritetit territorial t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb imponuar vet\u00ebvendosje e brendshme\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb shkrimit, Vet\u00ebvendosje deklaron se NATO ka garantuar mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebtu, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje preokupimet e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr fatin e kosovar\u00ebve, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu dyshon n\u00eb q\u00ebllimin humanitar t\u00eb intervenimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cPasiq\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka qen\u00eb shum\u00eb e preokupuar me fatin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pasiq\u00eb q\u00ebllimet e saj kan\u00eb qen\u00eb q\u00ebllime humanitare, at\u00ebher\u00eb pse ajo ka vendosur q\u00eb para fillimit t\u00eb intervenimit t\u00eb NATO-s t\u2019i l\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e regjimit t\u00eb Millosheviqit duke e larguar KVM-n\u00eb nga Kosova?!\u201d, shtron nj\u00eb pyetje VV.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb shkrimi i plot\u00eb i VV-s\u00eb i botuar m\u00eb 2010:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb ka intervenuar NATO n\u00eb Kosov\u00eb?!<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn rezolut\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb t\u00eb miratuar p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb autorizuar p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs nga ndonj\u00eb entitet i jasht\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 se u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje pal\u00ebve n\u00eb konflikt q\u00eb t\u00eb ndalin dhun\u00ebn. Bile-bile, n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto rezoluta \u00ebsht\u00eb riafirmuar sovraniteti dhe integriteti territorial i RFJ-s\u00eb. Pra, nuk ka pasur autorizim t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr bombardimet e NATO-s, edhe pse disa konsiderojn\u00eb se me aprovimin e Rezolut\u00ebs 1244 realisht miratohen bombardimet e NATO-s, por ky nuk \u00ebsht\u00eb autorizim ab initio. N\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq e r\u00ebnd\u00ebsishme se a ka qen\u00eb ky intervenim legal, sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb zb\u00ebrthehet se p\u00ebr \u00e7far\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky intervenim?! \u00cbsht\u00eb \u00e7liruar Kosova me intervenimin e NATO-s apo \u00ebsht\u00eb ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial i Jugosllavis\u00eb?!<\/p>\n<p>Shum\u00eb ekspert\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht ata t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb eset\u00eb e tyre, t\u00eb botuara kryesisht n\u00eb American Journal of International Law, konsiderojn\u00eb se aksioni i NATO-s ishte disenjuar p\u00ebr t\u00eb shtr\u00ebnguar Qeverin\u00eb Jugosllave q\u00eb t\u00eb pranoj planin e paqes p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebt\u00eb e thot\u00eb edhe gjenerali Wesley K. Clark n\u00eb librin e tij \u201cT\u00eb b\u00ebsh luft\u00eb moderne\u201d(faqe 469). Madje-madje, vet\u00eb gjenerali Wesley K. Clark e pranon se sikur t\u00eb kishin filluar q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebrgatitjet p\u00ebr intervenim tok\u00ebsor do t\u00eb shp\u00ebtoheshin shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm: \u201cJam i bindur q\u00eb planet dhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr intervenim tok\u00ebsor e kan\u00eb bindur Millosheviqin q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohet\u201d(\u201cT\u00eb b\u00ebsh luft\u00eb moderne\u201d, faqe 471)<\/p>\n<p>Pra, v\u00ebrehet se NATO nuk ka qen\u00eb edhe aq e shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb zmbrapsur sulmin e armatosur t\u00eb forcave serbe mbi popullat\u00ebn civile shqiptare. Edhe k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon vet\u00eb deklarata e gjeneralit Wesley K. Clark, komandant suprem i NATO-s gjat\u00eb bombardimeve n\u00eb Kosov\u00eb, i cili thot\u00eb se ashp\u00ebrsimi i dhun\u00ebs dhe mizorive t\u00eb forcave serbe pas fillimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s ka qen\u00eb krejt i parashikuesh\u00ebm. Andaj, Noam Chomsky ka t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb se n\u00eb rast t\u00eb paraqitjes s\u00eb kriz\u00ebs humanitare, bota e jashtme ka tri mund\u00ebsi: t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebr ta r\u00ebnduar katastrof\u00ebn; t\u00eb mos veproj\u00eb fare; dhe t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebr ta zbutur katastrof\u00ebn; Kosova i takon kategoris\u00eb s\u00eb par\u00eb p\u00ebr arsye se: deportimi i af\u00ebrsisht nj\u00eb milion njer\u00ebzve ka ndodhur pas fillimit t\u00eb intervenimit t\u00eb NATO-s dhe se pjesa d\u00ebrrmuese e vrasjeve kund\u00ebr civil\u00ebve ka ndodhur po ashtu pas fillimit t\u00eb intervenimit t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Pasiq\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka qen\u00eb shum\u00eb e preokupuar me fatin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pasiq\u00eb q\u00ebllimet e saj kan\u00eb qen\u00eb q\u00ebllime humanitare, at\u00ebher\u00eb pse ajo ka vendosur q\u00eb para fillimit t\u00eb intervenimit t\u00eb NATO-s t\u2019i l\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e regjimit t\u00eb Millosheviqit duke e larguar KVM-n\u00eb nga Kosova?!\u2026 Nj\u00eb shkrimtar serb, Vladimir Arsenijevic, n\u00eb ditarin e tij p\u00ebr luft\u00ebn, \u201cMexico \u2013 Ditari i luft\u00ebs\u201d, thot\u00eb: \u201c\u00cbsht\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm q\u00eb NATO e ka mb\u00ebshtetur drejtp\u00ebrdrejt Sllobodan Millosheviqin duke ndihmuar q\u00eb ta nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb val\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb mizorive gjithandej n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe ta forcoj kontrollin e tij n\u00eb gjith\u00eb Jugosllavin\u00eb. P\u00ebrderisa NATO zhvillon luft\u00ebn e vet komode nga ajri, civil\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe atje posht\u00eb n\u00eb terren\u201d (faqe 121).<\/p>\n<p>N\u00ebse intervenimi i NATO-s \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr pastrimit etnik, si\u00e7 edhe thot\u00eb Tzvetan Todorov, at\u00ebher\u00eb rezultati final, p\u00ebrkundrazi, ka qen\u00eb ai i forcimit t\u00eb pastrimit etnik. Jo vet\u00ebm pse pas fillimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s jan\u00eb deportuar af\u00ebrsisht nj\u00eb milion shqiptar\u00eb, por edhe p\u00ebr faktin se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtyre bombardimeve dhe vendosjes s\u00eb trupave t\u00eb NATO-s \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb Kosov\u00eb pothuajse etnikisht homogjene nga ku jan\u00eb p\u00ebrjashtuar minoritar\u00ebt.<\/p>\n<p>Intervenimi i NATO-s nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta \u00e7liruar Kosov\u00ebn, por p\u00ebr ta shtr\u00ebnguar pal\u00ebn serbe ta pranoj planin e paqes, e ai plan jo vet\u00ebm se ka garantuar q\u00eb NATO-ja t\u00eb ket\u00eb qarkullim t\u00eb lir\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb RFJ-n\u00eb, por ka garantuar edhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial t\u00eb Jugosllavis\u00eb (q\u00ebllimi ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhet paqja dhe stabiliteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar) dhe k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e d\u00ebshmon dokumenti i 3 qershorit t\u00eb vitit 1999 (Ahtisari dhe \u00c7ernomerdini)\u2026 Po k\u00ebt\u00eb \u2013 pra se rezultati p\u00ebrfundimtar i bombardimeve t\u00eb NATO-s ka qen\u00eb ruajtja e integritetit territorial t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb imponuar vet\u00ebvendosje e brendshme \u2013 e thot\u00eb edhe nj\u00eb ekspert kosovar n\u00eb faqe 242 t\u00eb librit e tij \u201cSelf Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia\u201d t\u00eb botuar nga nj\u00eb institut prestigjioz vjenez p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve.<\/p>\n<p>NATO ka rezultuar e suksesshme: pala serbe e ka pranuar me 3 qershor dokumentin e Atisarit dhe \u00c7ernomerdinit prej 10 pikash, ku pika tet\u00eb e merr t\u00ebr\u00ebsisht parasysh Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb dhe integritetin e sovranitetin territorial t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Nga kjo rrjedh\u00eb se Parlamenti i Serbis\u00eb dhe ish-Presidenti Millosheviq, me 3 qershor e kan\u00eb pranuar Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb. Zat\u00ebn, intervenimi i NATO-s \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, si\u00e7 u tha edhe m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr t\u2019u pranuar Marr\u00ebveshja e Rambujes\u00eb, e kjo marr\u00ebveshje, si\u00e7 thuhet, ve\u00e7 tjerash, n\u00eb Kapitullin 7 t\u00eb saj \u2013 Shtojcat \u2013 Shtojca B: Statusi i forcave implementuese multinacionale, pika 8, garanton q\u00eb \u201cpersoneli i NATO-s do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb s\u00eb bashku me automjetet, aeroplan\u00ebt, mbajt\u00ebsit dhe mjetet e tij, qarkullim t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pakufizuar dhe hyrje t\u00eb papenguar n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb RFJ-n\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore dhe uj\u00ebrat territoriale\u2026\u201d<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambujes\u00eb qe parapar\u00eb q\u00eb trupat e NATO-s t\u00eb mund t\u00eb vendosen n\u00eb gjith\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb dhe po ashtu, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj marr\u00ebveshjeje qe parapar\u00eb q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mbesin 2500 trupa t\u00eb MUP-it, kurse 1500 trupa t\u00eb armat\u00ebs jugosllave si roje t\u00eb kufirit\u2026 Mir\u00ebpo, pas intervenimit t\u00eb NATO-s p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar vendoset q\u00eb t\u00eb mos mbesin trupat serbe q\u00eb ka qen\u00eb parapar\u00eb t\u00eb mbesin n\u00eb Kosov\u00eb, por t\u00eb kthehen m\u00eb von\u00eb kur t\u00eb vler\u00ebsohet nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt se p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb jan\u00eb pjekur kushtet \u2013 legalisht s\u2019ka asfar\u00eb pengese; dhe po ashtu p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar as trupat e NATO-s s\u2019do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendosen n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb tash SMZ-s\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thuhet se n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me 23 shtator t\u00eb vitit 1999, n\u00eb gazet\u00ebn Washington Post, ish-sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s Javier Solana, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cShqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga shpresat e tyre se do t\u00eb fitojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb duke e ndar\u00eb provinc\u00ebn nga Serbia. Ata duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga q\u00ebllimet e tyre. Po qe se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar lejon ndryshimin e kufinjve n\u00eb Serbin\u00eb jugore do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndalohej ndarja n\u00eb vendet tjera t\u00eb Ballkanit dhe mbase edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Rusis\u00eb\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se kaq, edhe presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm amerikan, gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s, n\u00eb nj\u00eb fjalim drejtuar popullit serb, pat deklaruar: \u201caleat\u00ebt e NATO-s mb\u00ebshtesin popullin serb p\u00ebr ruajtjen e Kosov\u00ebs si pjes\u00eb e vendit tuaj.\u201d (Henry Kissinger, \u201cD\u00ebmtimi i Historis\u00eb\u201d, botuar n\u00eb librin \u201cLufta kund\u00ebr luft\u00ebs\u201d n\u00eb faqe 232-236.) Po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e pat th\u00ebn\u00eb edhe ish sekretarja amerikane Albright, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb kanalit televiziv CNN me 21 shkurt t\u00eb vitit 1999\u2026<\/p>\n<p>Fare n\u00eb fund, me intervenimin e NATO-s nuk \u00ebsht\u00eb suprimuar sovraniteti i Jugosllavis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs \u2013 pra sovraniteti de facto se ai de jure garantohet me rezolut\u00ebn 1244 \u2013 por vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb suspenduar. N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebsaj, duhet th\u00ebn\u00eb se garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb ish RFJ-s\u00eb, tash SMZ-s\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb reperkusione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb definimin e statusit final t\u00eb Kosov\u00ebs dhe se nuk duhet t\u00eb mirret joseriozisht deklarata e Solan\u00ebs me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb paradoditshme n\u00eb Prishtin\u00eb, ku n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb RTK-s\u00eb inter alia tha: e vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb kthim t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb gjendjen para vitit 1999 dhe se e ardhmja e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Tash shtrohet pyetja: E ardhmja e Kosov\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb si shtet i pavarur apo si pjes\u00eb e Unionit Serbi Mali i Zi, ngase e kemi t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ardhmja e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Azi?!<\/p>\n<p>Lord Robertson, ish-Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, n\u00eb nj\u00eb vjetorin e sulmeve t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, kur b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e kwtij intervenimi, thot\u00eb se nd\u00ebr k\u00ebrkesat q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur Millosheviqi t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndalur bombardimet e NATO-s ka qen\u00eb edhe garantimi i njw gatishm\u00ebrie t\u00eb besueshme p\u00ebr t\u00eb punuar mbi baz\u00ebn e bisedimeve t\u00eb Rambuj\u00e9s\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb plan-marr\u00ebveshjeje politike p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati p\u00ebr deputet nga AAK, Dardan Islami, ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb opinionit nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje t\u00eb titulluar \u2018P\u00ebr \u00e7far\u00eb ka intervenuar NATO n\u00eb Kosov\u00eb?\u2019. Ai ka publikuar shkrimin, nd\u00ebrsa ka shkruar n\u00eb Facebook \u201clexoni milet lexoni!?\u201d. Por \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb VV-s\u00eb q\u00eb u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":368268,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-368264","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/368264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=368264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/368264\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/368268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=368264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=368264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=368264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}