{"id":369516,"date":"2021-02-01T18:38:11","date_gmt":"2021-02-01T17:38:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=369516"},"modified":"2021-02-01T18:38:11","modified_gmt":"2021-02-01T17:38:11","slug":"kqz-merr-vete-persiper-organizmin-e-zgjedhjeve-edhe-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/kqz-merr-vete-persiper-organizmin-e-zgjedhjeve-edhe-ne-veri\/","title":{"rendered":"KQZ merr vet\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr organizmin e zgjedhjeve edhe n\u00eb veri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) nuk e ka ftuar misionin e Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE) n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb vendit, p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 14 shkurtit. KQZ-ja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, konsideron se jan\u00eb arritur kapacitetet e mjaftueshme p\u00ebr ta mbik\u00ebqyrur dhe organizuar vet\u00eb procesin zgjedhor.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KQZ-s\u00eb Valmir Elezi i tha Radios Evropa e Lir\u00eb, se ftesa p\u00ebr OSBE-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, pasi tashm\u00eb jan\u00eb konsoliduar trupat zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cMisioni i OSBE-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet paraprake ka pasur rol k\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr trupat lokale zgjedhore. Ne tani konsiderojm\u00eb se k\u00ebto trupa jan\u00eb konsoliduar mjaftuesh\u00ebm dhe se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushin vet\u00eb detyrimet q\u00eb dalin nga ligji dhe rregulloret n\u00eb fuqi\u201d, tha Elezi.<\/p>\n<p>Ai rikujtoi se edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr kryetar komune t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, zgjedhjet jan\u00eb organizuar pa problem nga KQZ-ja.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshje e fshehur?<\/strong><\/p>\n<p>Analisti Fisnik Halimi e konsideron si lajm t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm faktin q\u00eb KQZ-ja do t\u00eb organizoj\u00eb vet\u00eb zgjedhjet n\u00eb veri, por ai dyshon se ka marr\u00ebveshje t\u00eb fshehur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se ky aranazhim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ndonj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb Uashingtonit ose Brukselit. Konsideroj se kjo mund t\u00eb jet\u00eb mbajtur fshehur nga politikan\u00ebt, pasi nuk besoj q\u00eb ky hap do t\u00eb nd\u00ebrmerrej pa pasur nj\u00eb siguri nga Beogradi q\u00eb zyrtar\u00ebt zgjedhor\u00eb m\u00eb 14 shkurt do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt\u201d, tha Halimi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Organizatat q\u00eb merren me monitorimin e zgjedhjeve e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb vendim. Dushan Radakoviq nga organizata \u201cQendra Avokuese p\u00ebr Kultur\u00eb Demokratike\u201d, me seli n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, thot\u00eb se ky vendim ishte i domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cRealisht, ka qen\u00eb koha e fundit q\u00eb KQZ-ja t\u00eb marr\u00eb vet\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb procesin e organizimit t\u00eb zgjedhjeve\u201d, tha Radakoviq, organizata e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrjetit t\u00eb organizatave joqeveritare \u201cDemokracia n\u00eb Veprim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb jet\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr KQZ-n\u00eb dhe test se sa mund t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb drejta. Por, nuk e shoh problematike k\u00ebt\u00eb proces, pasi edhe ne si \u2018Demokraci n\u00eb Veprim\u2019 do t\u00eb japim kontributin ton\u00eb. Pra, i t\u00ebr\u00eb procesi do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn monitorim\u201d, tha Radakoviq.<\/p>\n<p>Misioni i OSBE-s\u00eb, q\u00eb nga zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013, \u00ebsht\u00eb ftuar q\u00eb t\u00eb asistoj\u00eb n\u00eb organizimin e zgjedhjeve n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb zgjedhjet n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e vendit organizohen vet\u00ebm nga KQZ-ja.<\/p>\n<p><strong>Siguria e procesit zgjedhor<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit do t\u00eb marrin pjes\u00eb 28 subjekte politike. Nga to, tri jan\u00eb subjekte politike serbe, por vet\u00ebm Lista Serbe ka struktura dhe deg\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe. Ky subjekt politik p\u00ebrkrahet hapur nga Beogradi zyrtar.<\/p>\n<p>Dushan Radakoviq nga \u201cDomokracia n\u00eb Veprim\u201d thot\u00eb se nuk ka arsye p\u00ebr shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201cDuhet konsideruar faktin se n\u00eb komisionet lokale zgjedhore do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara t\u00eb gjitha subjektet politike. \u00cbsht\u00eb faj i vet\u00eb subjekteve t\u00eb caktuara q\u00eb nuk kan\u00eb aplikuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje\u201d, shtoi Radakoviq.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e vitit 2019, p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, Misioni mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bashkimit Evropian, kishte konstatuar presionet dhe frik\u00ebsimet e qytetar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb, q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr List\u00ebn Serbe.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb votojn\u00eb m\u00eb 14 shkurt n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare, t\u00eb cilat u urdh\u00ebruar nga Gjykata Kushtetuese, me aktgjykimin p\u00ebr rastin e deputetit Etem Arifi. Vota e tij u pa si p\u00ebrcaktuese p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti m\u00eb 3 qershor, 2020.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) nuk e ka ftuar misionin e Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE) n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb vendit, p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 14 shkurtit. KQZ-ja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":247866,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-369516","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/369516","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=369516"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/369516\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247866"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=369516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=369516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=369516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}