{"id":371755,"date":"2021-02-05T14:16:57","date_gmt":"2021-02-05T13:16:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=371755"},"modified":"2021-02-05T14:16:57","modified_gmt":"2021-02-05T13:16:57","slug":"si-e-bindi-haradinajt-shba-ne%cc%88-pe%cc%88r-be%cc%88rjen-e-ushtrise%cc%88-se%cc%88-kosove%cc%88s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/si-e-bindi-haradinajt-shba-ne%cc%88-pe%cc%88r-be%cc%88rjen-e-ushtrise%cc%88-se%cc%88-kosove%cc%88s\/","title":{"rendered":"Si e bindi Haradinajt SHBA-ne\u0308 pe\u0308r be\u0308rjen e Ushtrise\u0308 se\u0308 Kosove\u0308s?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nje\u0308 takim i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ne\u0308 Pentagon me Sekretarin Mbrojtjes, James Mattis, ne\u0308 SHBA i parapriu pe\u0308rfundimisht formimit te\u0308 Ushtrise\u0308 se\u0308 Kosove\u0308s. Haradinaj siguroi ne\u0308 shkurt te\u0308 2018-e\u0308s, Pentagonin se Kosova ka be\u0308re\u0308 pe\u0308rparimet e duhura dhe se ka kapacitete te\u0308 nevojshme pe\u0308r shnde\u0308rrimin e FSK-se\u0308 ne\u0308 ushtri. Pe\u0308r ke\u0308te\u0308 edhe mori garancine\u0308 e plote\u0308 te\u0308 Pentagonit se e\u0308shte\u0308 i gatshme\u0308 te\u0308 ndihmoj Kosove\u0308n ne\u0308 c\u0327do etape\u0308 te\u0308 ke\u0308tij projekti. Pak muaj pas ke\u0308saj, garanci Kosova u be\u0308 me ushtri, derisa Haradinaj si kryeministe\u0308r deklaroi se ushtrive te\u0308 paqes u prine\u0308 Amerika dhe se Kosova ka nder te\u0308 rreshtohet pas Amerike\u0308s.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ish-kryeministrit dhe kandidati pe\u0308r President te\u0308 Kosove\u0308s, Ramush Haradinaj, ne\u0308 shkurt te\u0308 vitit 2018, kishte zhvilluar nje\u0308rin nde\u0308r takimet me\u0308 te\u0308 re\u0308nde\u0308sishme si kryeministe\u0308r ne\u0308 ShBA. Ne\u0308 vizite\u0308n zyrtare ne\u0308 Pentagon, Haradinaj siguroi se Kosova ka be\u0308re\u0308 pe\u0308rparimet e duhura pe\u0308r te\u0308 formuar ushtrine\u0308.<\/p>\n<p>Haradinaj nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, mori garancine\u0308 se Petagoni ishte i gatshe\u0308m pe\u0308r te\u0308 ndihmuar Kosove\u0308n, ne\u0308 rruge\u0308n e Kosove\u0308s pe\u0308r te\u0308 pasur ushtrin e vet.<\/p>\n<p>\u201cTe\u0308 drejte\u0308n pe\u0308r te\u0308 jetuar te\u0308 lire\u0308 e kemi arritur fale\u0308 ndihme\u0308s ne\u0308 kohe\u0308 te\u0308 duhur te\u0308 Ushtrise\u0308 Amerikane dhe NATO-s. E\u0308shte\u0308 fat i madh qe\u0308 pe\u0308rgjate\u0308 ke\u0308tyre viteve, ne vazhdojme\u0308 t\u2019i kemi ne\u0308 krah po ke\u0308ta partnere\u0308. I lumtur te\u0308 shoh gatishme\u0308rine\u0308 e Sekretarit Mattis dhe Pentagonit, pe\u0308r ta ndihmuar Kosove\u0308n, ne\u0308 rruge\u0308n tone\u0308 te\u0308 drejte\u0308 pe\u0308r ta pasur ushtrine\u0308 tone\u201d, jepte lajmin e madh nga ShBA-ja gjate\u0308 ke\u0308saj vizite\u0308 Haradinaj.<\/p>\n<p>Sekretari Mattis pati shprehur gatishme\u0308rine\u0308 dhe pe\u0308rkushtimin e plote\u0308 te\u0308 Qeverise\u0308 Amerikane pe\u0308r te\u0308 ndihmuar Kosove\u0308n ne\u0308 te\u0308 gjitha proceset ne\u0308pe\u0308r te\u0308 cilat po kalonte Kosova. Por theks te\u0308 vec\u0327ante\u0308 i kishte\u0308 vene\u0308 mbe\u0308shtetjes se\u0308 fuqishme pe\u0308r FSK-ne\u0308 dhe procesin e nde\u0308rlidhur me transformimin e ke\u0308saj force konform planit strategjik te\u0308 parapare\u0308.<\/p>\n<p>Pe\u0308rmes edhe nje\u0308 pritje me nderime ushtarake ne\u0308 Pentagon, Haradinajt sekretari Mattis, ia konfirmoi se ShBA do te\u0308 punoje\u0308 ngushte\u0308 ne\u0308 implementimin e secile\u0308s etape\u0308 te\u0308 ke\u0308tij plani.<\/p>\n<p>Disa muaj pas ke\u0308saj vizite te\u0308 re\u0308nde\u0308sishtme, derisa Haradinaj ishte kryeministe\u0308r, Kuvendi i Kosove\u0308s miratoi pe\u0308rfundimisht tri ligjet, me te\u0308 cilat munde\u0308sohet transformimi i Force\u0308s se\u0308 Sigurise\u0308 se\u0308 Kosove\u0308s ne\u0308 Ushtri te\u0308 Kosove\u0308s.<\/p>\n<p>Ndone\u0308se emri i FSK-se\u0308 nuk pe\u0308son ndryshime pe\u0308r shkak te\u0308 pamunde\u0308sive pe\u0308r ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara vlere\u0308sohet se i japin FSK-se\u0308 kapacitete ushtarake gjate\u0308 nje\u0308 procesi transformimi brenda disa viteve.<\/p>\n<p>Be\u0308hej fjale\u0308 pe\u0308r Ligjin pe\u0308r Ministrine\u0308 e Mbrojtjes, ate\u0308 pe\u0308r Force\u0308n e Sigurise\u0308 se\u0308 Kosove\u0308s dhe Ligjin pe\u0308r She\u0308rbim ne\u0308 Force\u0308n e Sigurise\u0308 se\u0308 Kosove\u0308s.<\/p>\n<p>Ke\u0308shtu 14 dhjetori she\u0308noi nje\u0308 dite\u0308 historike dhe nje\u0308 nga vendimet me\u0308 te\u0308 re\u0308nde\u0308sishme qe\u0308 nga shpallja e pavare\u0308sise\u0308 se\u0308 Kosove\u0308s ne\u0308 vitin 2008.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj, pas votimit formimit te\u0308 ushtrise\u0308, pati the\u0308ne\u0308 se Kosova po hynte e fundit ne\u0308 rreshtin e ushtrive te\u0308 paqes ne\u0308 bote\u0308.<\/p>\n<p>\u201cPorosia qe\u0308 e c\u0327on Kosova sot, e\u0308shte\u0308 se paqen e kemi fituar me shume\u0308 dhimbje, pe\u0308r paqe na kane\u0308 ndihmuar aleate\u0308t tane\u0308. Jemi te\u0308 fundit qe\u0308 kemi mbe\u0308rritur ne\u0308 paqe dhe te\u0308 fundit do ta le\u0308me\u0308 paqen. Nuk mund te\u0308 na largoje\u0308 askush nga rreshti i paqes\u201d, ishte shprehur Haradinaj.<\/p>\n<p>Haradinaj theksoi se ushtrive te\u0308 paqes u prine\u0308 Amerika, duke ne\u0308nvizuar se Kosova, edhe si popull, edhe si ushtri, e ka nder te\u0308 rreshtohet pas Amerike\u0308s.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ai deklaroi se Ushtria e Kosove\u0308s kurre\u0308 nuk do te\u0308 kthehet kunde\u0308r popullit te\u0308 vet.<\/p>\n<p>\u201cKurre\u0308 Ushtria e Kosove\u0308s nuk do te\u0308 kthehet kunde\u0308r askujt, pra jo kunde\u0308r popullit te\u0308 vet. Serbe\u0308t, si ne\u0308 jug, si ne\u0308 veri, jane\u0308 njere\u0308z te\u0308 ke\u0308tij vendi, ushtria e\u0308shte\u0308 e tyre, ata nese\u0308r kane\u0308 pe\u0308r te\u0308 she\u0308rbyer ne\u0308 ke\u0308te\u0308 ushtri dhe jo vete\u0308m ata, por te\u0308 gjithe\u0308 qe\u0308 jetojne\u0308 ne\u0308 Kosove\u0308\u201d, ka deklaruar Haradinaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nje\u0308 takim i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ne\u0308 Pentagon me Sekretarin Mbrojtjes, James Mattis, ne\u0308 SHBA i parapriu pe\u0308rfundimisht formimit te\u0308 Ushtrise\u0308 se\u0308 Kosove\u0308s. Haradinaj siguroi ne\u0308 shkurt te\u0308 2018-e\u0308s, Pentagonin se Kosova ka be\u0308re\u0308 pe\u0308rparimet e duhura dhe se ka kapacitete te\u0308 nevojshme pe\u0308r shnde\u0308rrimin e FSK-se\u0308 ne\u0308 ushtri. Pe\u0308r ke\u0308te\u0308 edhe mori garancine\u0308 e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":371757,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-371755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/371755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=371755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/371755\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/371757"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=371755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=371755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=371755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}