{"id":372148,"date":"2021-02-06T08:07:13","date_gmt":"2021-02-06T07:07:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=372148"},"modified":"2021-02-06T08:07:13","modified_gmt":"2021-02-06T07:07:13","slug":"mergimtaret-te-pakenaqur-me-votimin-permes-postes-proces-i-nderlikuar-dhe-i-kushtueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/mergimtaret-te-pakenaqur-me-votimin-permes-postes-proces-i-nderlikuar-dhe-i-kushtueshem\/","title":{"rendered":"M\u00ebrgimtar\u00ebt t\u00eb pak\u00ebnaqur me votimin p\u00ebrmes post\u00ebs: Proces i nd\u00ebrlikuar dhe i kushtuesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><b>Kan\u00eb ngelur edhe pak dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb, proces ky q\u00eb ka ngjallur interesim t\u00eb madh t\u00eb diaspor\u00ebs. Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve konstatoi se nga 130 mij\u00eb e e 168 aplikime jan\u00eb verifikuar 102 mij\u00eb e 100 qytetar, nj\u00eb rritje prej 225 p\u00ebr qind krahasuar me aplikimet n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019.<\/b><\/p>\n<hr \/>\n<p>Megjithat\u00eb, Diaspora e Kosov\u00ebs po ankohet se votimi me post\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i nd\u00ebrlikuar dhe i kushtuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa KQZ arsyetohet se jan\u00eb duke zbatuar ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr 25 vje\u00e7arin Arlind Alidema, q\u00eb jeton prej tre vitesh n\u00eb SHBA, pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 14 shkurtit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Arlindi thot\u00eb se ndoqi t\u00eb gjitha procedurat e aplikimit p\u00ebr t\u00eb votuar me post\u00eb, por mbeti i zhg\u00ebnjyer kur pa list\u00ebn e votuesve t\u00eb publikuar n\u00eb faqen e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb p\u00ebr vete si t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrcolla rregullat n\u00eb afat kohor. Prita mos po m\u00eb telefonojn\u00eb, nuk m\u00eb telefonuan. N\u00eb momentin q\u00eb treguan se do ta publikojn\u00eb list\u00ebn e pash\u00eb q\u00eb emri im nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00eb. P\u00ebr mua ishte shokuese dhe hyra t\u00eb shoh mos kam harruar ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ose dat\u00eb. E pash\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, kopja e let\u00ebrnjoftimit ishte pjes\u00eb e emailit\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Arlindi priste q\u00eb procesi t\u00eb ishte m\u00eb i leht\u00eb sesa n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019, kur ai thot\u00eb se u lejua t\u00eb votoj\u00eb nga Amerika.<\/p>\n<p>\u201cSivjet e pash\u00eb q\u00eb u nd\u00ebrlikua edhe m\u00eb shum\u00eb pa nevoj\u00eb\u201d, shton Arlindi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Aplikant\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb miratuar kishin mund\u00ebsi ankese n\u00eb Panelin Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa, vet\u00ebm p\u00ebrmes post\u00ebs.<\/p>\n<p>PZAP tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tyre ka mb\u00ebrritur nj\u00eb num\u00ebr i konsiderush\u00ebm ankesash t\u00eb cilat po shqyrtohen.<\/p>\n<p>Edhe shqiptaro-amerikani Esad Gjonbalaj \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur me procesin, pasi aplikimi i tij u verifikua, nd\u00ebrsa ai i bashk\u00ebshortes s\u00eb tij jo. ndon\u00ebse t\u00eb dy kishin aplikuar s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb problem i vet\u00ebm q\u00eb ai ka. Vendimi i KQZ-s\u00eb q\u00eb votat me post\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, i la zotit Gjonbalaj vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi, ta d\u00ebrgoj\u00eb vot\u00ebn me post\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, q\u00eb kushton mbi 100 diollar\u00eb, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb vota e tij do t\u00eb num\u00ebrohet.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebrgata \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb sh\u00ebrbimet me post\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, post\u00eb e cila ka kosto jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe. Mendoj q\u00eb KQZ-ja nuk \u00ebsht\u00eb duke zbatuar ligjin, por mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke penalizuar diaspor\u00ebn shqiptare me m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes dhe trajtimit t\u00eb saj. Le ta din\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e KQZ-s\u00eb se nuk i kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb pagujn\u00eb nga 160 dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb. Ka familje q\u00eb jan\u00eb fillestare, ka familje q\u00eb thot\u00eb fjala e popullit nuk i ka marr\u00eb Amerika me t\u00eb mir\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>KQZ thekson se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e saj, pasi ajo duhet t\u00eb zbatoj\u00eb ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb me aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb specifikuar edhe afati kohor ashtu si\u00e7 e prasheh edhe ligji p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se fletvotimet nga jasht\u00eb vendit p\u00ebrmes post\u00ebs duhet t\u00eb pranohen nga KQZ-ja para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, ashtu si\u00e7 p\u00ebrcaktohet me rregullat e KQZ-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast deri m\u00eb dat\u00eb 12 shkurt\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Valmir Elezi, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve<\/p>\n<p>Mark Gjonaj, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Nju Jorkut dhe veprimtar aktiv p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb emigracionit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb thot\u00eb se ky proces po p\u00ebrjashton nga vendimmarrja ata q\u00eb ndihmuan shtetnd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuke e nd\u00ebrlikuar procesin dhe duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb shum\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm, u pamund\u00ebson t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb ndihmuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs. Atyre q\u00eb ndihmuan n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Atyre q\u00eb vuajt\u00ebn, ndihmuan, luftuan dhe derdh\u00ebn gjak, sot po u thuhet faleminderit p\u00ebr sh\u00ebrbimin tuaj, q\u00ebndroni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb veproni kur na duheni, por ne e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb\u201d, tha zoti Gjonaj.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebn thirrje qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00ebp ta ushtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE di se \u00ebsht\u00eb barr\u00eb financiare, ishte nj\u00eb proces shum\u00eb i nd\u00ebrlikuar, por vota juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju, p\u00ebr t\u00eb ardhmen tuaj dhe popullin e Kosov\u00ebs\u201d, p\u00ebrfundon zoti Gjonaj.<\/p>\n<p>Besnik Pula, Profesor i Asocuar i Shkencave Politike n\u00eb Universitetin \u201cVirginia Tech\u201d, thot\u00eb se v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e procesit mund t\u00eb zbehin interesimin e madh t\u00eb diaspor\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cE drejta kushtetuese p\u00ebr ta ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb n\u00ebse nuk ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr ushtrimin e saj, n\u00ebse ka pengesa q\u00eb vendosen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, ose jo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Fletvotimi botohet vet\u00ebm 10 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe duhet t\u00eb paguhen shuma marramend\u00ebse p\u00ebr ta transportuar vot\u00ebn deri n\u00eb Kosov\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb ajo t\u00eb arrij\u00eb atje me koh\u00eb, sepse KQZ-ja nuk i pranon votat q\u00eb arrijn\u00eb pas dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta shtypur vot\u00ebn e diaspor\u00ebs\u201d, thot\u00eb Besnik Pula, Profesor i Asociuar n\u00eb Universitetin Virginia Tech.<\/p>\n<p>KQZ thot\u00eb se duhet t\u00eb mirret parasysh fakti se k\u00ebto jan\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe koha e organizimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e shkurt\u00ebr krahasuar me afatet n\u00eb zgjedhje t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2019 numri i aplikimeve p\u00ebr t\u00eb votuar me post\u00eb ishte 40 mij\u00eb e 313. Prej tyre ishin miratuar 35 mij\u00eb e 87 ose 87 p\u00ebr qind e aplikimeve.<\/p>\n<p>Aplikimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb shtuar me 225 p\u00ebr qind, me mbi 130 mij\u00eb e 168 aplikues.<\/p>\n<p>Prej tyre jan\u00eb miratuar 102 mij\u00eb e 100 votues ose 78.4 p\u00ebr qind e totalit t\u00eb aplikuesve.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit KQZ refuzoi mbi 28 mij\u00eb e 68 aplikues ose 21.5 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa zgjedhjet e kaluara kishte refuzuar 5 mij\u00eb e 226 aplikues ose 12.9 p\u00ebr qind.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kan\u00eb ngelur edhe pak dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb, proces ky q\u00eb ka ngjallur interesim t\u00eb madh t\u00eb diaspor\u00ebs. Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve konstatoi se nga 130 mij\u00eb e e 168 aplikime jan\u00eb verifikuar 102 mij\u00eb e 100 qytetar, nj\u00eb rritje prej 225 p\u00ebr qind krahasuar me aplikimet n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":129602,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-372148","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/372148","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=372148"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/372148\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=372148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=372148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=372148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}