{"id":379071,"date":"2021-02-17T12:25:43","date_gmt":"2021-02-17T11:25:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=379071"},"modified":"2021-02-17T12:25:43","modified_gmt":"2021-02-17T11:25:43","slug":"edhe-pas-13-vitesh-pavaresi-shteti-sfidohet-nga-dinari-serb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/edhe-pas-13-vitesh-pavaresi-shteti-sfidohet-nga-dinari-serb\/","title":{"rendered":"Edhe pas 13 vitesh pavar\u00ebsi, shteti sfidohet nga dinari serb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kosova edhe pas 13 viteve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nuk ka nxjerr\u00eb valut\u00ebn komb\u00ebtare, ani pse p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, vendi duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb baz\u00eb relativisht t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb ekonomike.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Megjith\u00ebse, valuta nacionale \u00ebsht\u00eb stem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet n\u00eb aspektin ekonomik, ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs dhe guvernatori i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, Fehmi Mehmeti, thon\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e shtetit t\u00eb ket\u00eb valut\u00ebn e saj komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sfid\u00eb p\u00ebr vendin vazhdon t\u00eb mbetet dinari i Serbis\u00eb q\u00eb po qarkullon si mjet pagese n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe, dukuri kjo e cila nga njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike po konsiderohet si antiligjore dhe antikushtetuese.<\/p>\n<p>Profesori n\u00eb Fakultetin Ekonomik, Nagip Sk\u00ebnderi ka th\u00ebn\u00eb se sikurse problemet e tjera politike n\u00eb veri e n\u00eb zonat ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar popullata serbe, Kosova ka nj\u00eb situat\u00eb ku \u00ebsht\u00eb \u201clegalizuar\u201d edhe dinari i Serbis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me normat kushtetuese t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Profesori Sk\u00ebnderi thekson se k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, p\u00ebr t\u00eb cilat duhet p\u00ebrmes kushtetut\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb tjera relevante, Qeveria jo vet\u00ebm ta demaskoj\u00eb, por ta largoj\u00eb nga p\u00ebrdorimi totalisht dinarin serb.<\/p>\n<p>\u201cNe kur nuk mundemi q\u00eb jemi nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme mbi 94 p\u00ebrqind shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorim valut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast lekun, pse t\u00eb p\u00ebrdoret ta z\u00ebm\u00eb dinari i Serbis\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb antikushtetuese, prandaj thash q\u00eb meqen\u00ebse Kosova nuk i ka potencialet e veta t\u00eb forta politike p\u00ebr ta m\u00ebnjanuar, at\u00ebher\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bisedimeve t\u00eb cilat i b\u00ebn\u00eb me Serbin\u00eb dhe BE-n\u00eb do t\u00eb duhej q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera ekonomike q\u00eb i kemi t\u00eb pazgjidhura me Serbin\u00eb, t\u00eb jet\u00eb edhe kjo q\u00eb ajo (Serbia) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute ta t\u00ebrheq dinarin nga aplikimi si valut\u00eb zyrtare n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti fqinj\u201d, thot\u00eb Sk\u00ebnderi.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu po mendon edhe njoh\u00ebsi i ekonomis\u00eb, Bardh Ahmeti, sipas t\u00eb cilit qarkullimi i dinarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i keq q\u00eb i kontribuon jo stabilitetit t\u00eb vendit ton\u00eb dhe d\u00ebmtimit t\u00eb imazhit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa p\u00ebr krijimin e nj\u00eb valute komb\u00ebtare n\u00eb vend, Ahmeti thot\u00eb se ekonomia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e pafavorshme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vendi nj\u00eb valut\u00eb jo stabile, e t\u00eb pafuqishme n\u00eb krahasim me valutat e tjera.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse analizojm\u00eb termat makroekonomik t\u00eb vendit ton\u00eb, jemi nj\u00eb vend q\u00eb kemi disbalanc\u00eb t\u00eb madh tregtar, importojm\u00eb shum\u00eb. Jemi t\u00eb varur nga importi, prandaj kjo nuk na favorizon q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb monetare dhe t\u00eb kemi nj\u00eb valut\u00eb stabile. Ekonomia jon\u00eb e brisht\u00eb nuk na favorizon q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb valut\u00eb jo stabile dhe jo t\u00eb fuqishme n\u00eb krahasim me valutat e tjera. Ai (dinari) po qarkullon, nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb po qarkullon, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i keq q\u00eb i kontribuon jo stabilitetit t\u00eb vendit ton\u00eb dhe d\u00ebmtimit t\u00eb imazhit ton\u00eb karshi investitor\u00ebve dhe donator\u00ebve. Besoj q\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb respektimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u201d, thekson Ahmeti.<\/p>\n<p>Profesori universitar Sk\u00ebnderi tha po ashtu se valuta nacionale shpreh identitetin nj\u00eb vendi n\u00eb aspektin ekonomik, mir\u00ebpo n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb Kosova me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ekonomike, valuta do t\u00eb \u00e7onte deri te nj\u00eb ngritje inflacionit edhe p\u00ebrkeq\u00ebsimi i indikator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb makroekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht, valuta nacionale e nj\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb stem\u00eb n\u00eb aspektin ekonomik, e simbolizon shtetin dhe identitetin dhe integritetin p\u00ebr em\u00ebrtimin e ekonomis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi n\u00eb ekonomin\u00eb globale. Mir\u00ebpo n\u00eb k\u00ebto rrethana n\u00eb t\u00eb cilat ekonomia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrjetuar q\u00eb nga periudha e pas\u00e7lirimit e deri tani kur kemi pasur periudha t\u00eb ndryshme ciklike dhe kur kemi ende diproporcione t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb indikator\u00ebt e ndrysh\u00ebm makroekonomik, konsideroj q\u00eb ndoshta do t\u00eb ishte mir\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb af\u00ebrt kohore mos t\u00eb kemi valut\u00ebn nacionale, jo q\u00eb jemi kund\u00ebr asaj, mir\u00ebpo p\u00ebr ruajtjen e nj\u00eb stabiliteti makroekonomik fiskal dhe monetar ndoshta do t\u00eb ishte e rrug\u00ebs q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs edhe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ta ket\u00eb valut\u00ebn zyrtare Euron, ashtu qysh e kan\u00eb edhe t\u00eb gjitha shtetet e Bashkimit Evropian t\u00eb cilat aplikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb valut\u00eb\u201d, thot\u00eb Sk\u00ebnderi.<\/p>\n<p>Guvernatori i BQK-s\u00eb, Fehmi Mehmeti thot\u00eb se p\u00ebrdorimi i valut\u00ebs euro si valut\u00eb zyrtare \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ai thot\u00eb se BQK \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur n\u00ebse k\u00ebrkohet valuta komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb pasurit Euron valut\u00eb zyrtare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interes p\u00ebr neve si shtet, p\u00ebr shum\u00eb arsye, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb valut\u00eb e besueshme, leht\u00eb e konvertueshme n\u00eb raportet tregtare q\u00eb kemi me vendet t\u00eb cilat vijn\u00eb nga Eurozona q\u00eb p\u00ebrdorin valut\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsye q\u00eb n\u00eb planet e tona si shtet nuk \u00ebsht\u00eb interes q\u00eb t\u00eb kemi valut\u00eb tjet\u00ebr. Mir\u00ebpo, n\u00eb raste ndonj\u00ebher\u00eb paraqitet nevoja dhe na imponohet q\u00eb t\u00eb kemi di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, ne si BQK e kemi edhe planin B, por po shpresoj q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb. Ne kemi raporte t\u00eb mira me t\u00eb gjitha vendet e Eurozon\u00ebs, s\u00eb fundi kemi n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje edhe me Bank\u00ebn Qendrore Evropiane dhe kemi komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm\u201d, thekson Mehmeti.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, p\u00ebr ekspertin tjet\u00ebr t\u00eb ekonomis\u00eb Safet G\u00ebrxhaliu, tha se krijimi valut\u00ebs shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i vonuar.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se euro ka qen\u00eb nj\u00eb momentum q\u00eb Kosova t\u00eb promovoj\u00eb stabilitet politik, stabilitet ekonomik dhe kund\u00ebr inflacionit t\u00eb lart\u00eb, e cila sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar.<\/p>\n<p>\u201cBesoj q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb von\u00eb q\u00eb t\u00eb mendohet q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb valut\u00ebn e saj sepse po kalojn\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra t\u00eb tarsuara dhe t\u00eb kalkuluar n\u00eb Euro, dhe t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb ndryshim i till\u00eb kur vendet tjera po i shkrijn\u00eb valutat nacionale dhe po i shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb Euro, besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i vonuar. Duhet t\u00eb m\u00ebsohemi me k\u00ebt\u00eb realitet dhe p\u00ebr ekonomi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa t\u00eb flasim\u201d, thot\u00eb G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb ishin shp\u00ebrfaqur ide t\u00eb ndryshme, edhe p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e valut\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, lekut, edhe n\u00eb Kosov\u00eb, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb realitet. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, derisa leku dhe dinari i Maqedonis\u00eb Veriore nuk konvertohen n\u00eb bankat tona komerciale, dinari i Serbis\u00eb qarkullon dhe konvertohet n\u00eb bank\u00ebn Komercialna Bank n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova edhe pas 13 viteve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nuk ka nxjerr\u00eb valut\u00ebn komb\u00ebtare, ani pse p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, vendi duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb baz\u00eb relativisht t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb ekonomike. Megjith\u00ebse, valuta nacionale \u00ebsht\u00eb stem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet n\u00eb aspektin ekonomik, ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs dhe guvernatori i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, Fehmi Mehmeti, thon\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":379073,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-379071","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/379071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=379071"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/379071\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/379073"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=379071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=379071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=379071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}