{"id":383021,"date":"2021-02-24T20:12:49","date_gmt":"2021-02-24T19:12:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=383021"},"modified":"2021-02-24T20:36:49","modified_gmt":"2021-02-24T19:36:49","slug":"historia-e-debimit-te-gjashte-gulenisteve-nga-kosova-per-te-cilet-u-ngrit-aktakuze-ndaj-ish-shefit-te-aki-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/historia-e-debimit-te-gjashte-gulenisteve-nga-kosova-per-te-cilet-u-ngrit-aktakuze-ndaj-ish-shefit-te-aki-se\/","title":{"rendered":"Historia e d\u00ebbimit t\u00eb gjasht\u00eb gylenist\u00ebve nga Kosova p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt u ngrit aktakuz\u00eb ndaj ish-shefit t\u00eb AKI-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><b>N\u00eb marsin e vitit 2018, shteti i Kosov\u00ebs kishte arrestuar e m\u00eb pas deportuar 6 qytetar\u00eb turq p\u00ebr n\u00eb Turqi. Ata u dep\u00ebrtuan p\u00ebr n\u00eb vendin e origjin\u00ebs n\u00ebn masa t\u00eb rrepta policore, ani pse shumica nga ta kishin vite q\u00eb q\u00ebndronin e punon n\u00eb Kosov\u00eb, shkruan Reporteri.net.<\/b><\/p>\n<hr \/>\n<p><b><\/b>6 turqit dyshoheshin se ishin pjes\u00eb e rrjetit Hizmet, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga kleriku Fethullah Gylen, t\u00eb cilin Turqia e njeh p\u00ebr organizat\u00eb terroriste.<\/p>\n<p>E tri vite pas ngjarjes, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuz\u00eb p\u00ebr Driton Gashin, ish-shefin e AKI-s\u00eb at\u00ebkoh\u00eb, Valon Krasniqit, drejtorit n\u00eb Departamentin e Shtet\u00ebsis\u00eb, Azilit dhe Migracionit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb e Migracionit dhe t\u00eb Huajve t\u00eb Policis\u00eb Kufitare, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Por si kishte ndodhur dep\u00ebrtimi i 6 turqve q\u00eb n\u00eb media u njoh si rasti i Gylenist\u00ebve<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka filloi me 29 mars t\u00eb 2018, kur n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb m\u00ebngjesit Policia e Kosov\u00ebs kishte udh\u00ebhequr nj\u00eb operacion policor n\u00eb Prishtin\u00eb, Prizren, Gjakov\u00eb e Lipjan.<\/p>\n<p>Target i k\u00ebtij operacioni ishin pjes\u00ebtar\u00ebt e rrjetit t\u00eb Gylenit, disa nga ta m\u00ebsues n\u00eb shkoll\u00ebn \u2018Mehmet Akif\u2019 n\u00eb Lipjan e Gjakov\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Fondacionit Gylestan.<\/p>\n<p>Operacioni ishte udh\u00ebhequr nga Policia e Kosov\u00ebs e asistuar n\u00eb AKI.<\/p>\n<p>N\u00ebn pranga p\u00ebrfunduan Yusuf Karabina, Cihan Oguzkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb \u2018Mehmet Akif\u2019.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me ta u arrestua edhe Osman Karakay, kardiolog q\u00eb punont\u00eb n\u00eb nj\u00eb spital privat n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Alarmin p\u00ebr arrestimin e 6 gylenist\u00ebve e dhan\u00eb shpejt familjar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p><strong>Reagimet e para<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb par\u00ebt q\u00eb reaguan p\u00ebr gylenist\u00ebt ishin lider\u00ebt kosovar.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e aksionit, Ramush Haradinaj, q\u00eb udh\u00ebhiqte Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, n\u00eb deklarimin e par\u00eb tha se nuk kishte informacione p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb si Haradinaj, edhe Kadri Veseli deklaroi se nuk dinte asgj\u00eb p\u00ebr operacionin q\u00eb kishte ndodhur m\u00eb 29 mars.<\/p>\n<p>Edhe Hashim Tha\u00e7i, at\u00ebkoh\u00eb president i Kosov\u00ebs, kishte deklaruar se ishte i painformuar p\u00ebr operacionin e Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita, q\u00eb udh\u00ebhiqej nga LDK dhe LVV, kishte kritikuar ashp\u00ebr aksionin duke k\u00ebrkuar hetim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p><strong>Deportimi i 6 gylenist\u00ebve, shkarkimet<\/strong><\/p>\n<p>6 turqit e arrestuar u d\u00ebbuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb p\u00ebr n\u00eb Turqi, me nj\u00eb avion q\u00eb kishte ardhur special p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb ata.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u zbulua se Birlesik Insaat, kompani nd\u00ebrtimore turke, kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb lajthitje institucionet e vendit duke keqp\u00ebrdorur lejen q\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs i kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr aterim, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para u mor vesh se nj\u00ebri nga 6 t\u00eb arrestuarit ishte d\u00ebbuar gabimisht, pasi q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Hasan Huseyin Demir ishte deportuar Hasan Huseyin Guhnakan.<\/p>\n<p>N\u00eb media u raportua se Guhnakan tentoi t\u2019ua shpjegoj\u00eb autoriteteve kosovare gabimin q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb, por pa sukses.<\/p>\n<p>E nj\u00ebri nga t\u00eb arrestuarit kishte edhe n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Haradinaj, q\u00eb ishte kryeminsit\u00ebr i vendit, pas operacionit shkarkoi Ministrin e Brendsh\u00ebm, Flamur Sefajn dhe Driton Gashin, Drejtor i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Intelegjenc\u00eb, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasja Erdogan-Haradinaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje nuk e la pa u p\u00ebrfshi edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb nj\u00eb miting me simpatizant\u00ebt e tij n\u00eb Stamboll kishte kritikuar ashp\u00ebr Ramush Haradinajn, i cili ishte pozicionuar kund\u00ebr d\u00ebbimit t\u00eb 6 turqve.<\/p>\n<p>E nuk p\u00ebrtoi ta fal\u00ebnderonte Tha\u00e7in.<\/p>\n<p>&#8221;Kam nj\u00eb pik\u00ebllim. Kryeministri i Kosov\u00ebs i largoi nga detyra personin n\u00eb krye t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe ministrin e Brendsh\u00ebm. Un\u00eb tani pyes kryeministrin e Kosov\u00ebs: Me udh\u00ebzim t\u00eb kujt more nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb? Prej kur fillove t\u2019i mbrosh ata q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i b\u00ebjn\u00eb grusht shteti Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb? Fal\u00ebnderoj Presidentin e Kosov\u00ebs, por kryeministrit i them \u2018turp&#8221;, deklaronte Erdgoan, p\u00ebrcjell\u00eb Reporteri.net.<\/p>\n<p>Haradinaj ia ktheu ashp\u00ebr duke i th\u00ebn\u00eb Presidentit Erdogan t\u00eb mos nd\u00ebrhynte n\u00eb pun\u00ebt \u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>E m\u00eb von\u00eb u kuptua se Turqia kishte d\u00ebrguar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me emrat e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Hizmetit, q\u00eb ajo i konsideronte si terrorist\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Komisioni hetimor i Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Opozita n\u00eb Kuvend, LVV e LDK, formoi nj\u00eb komision hetimor parlamentar p\u00ebr t\u00eb zbardhur rastin e dep\u00ebrtimit t\u00eb 6 gylenist\u00ebve, i udh\u00ebhequr nga Xhelal Sve\u00e7la, deputet i VV-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Komisionin Hetimor deklaratat e tyre i dhan\u00eb Presidenti Tha\u00e7i, Kryeministri Haradinaj, ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Flamur Sefaj, ish-ministri i Infrastruktur\u00ebs, Pal Lekaj, Shpend Maxhuni, Drjetor i Policis\u00eb, Driton Gashi, shef i AKI-s\u00eb e shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni hetimor parlamentar n\u00eb lidhje me ndri\u00e7imin e rastit t\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb gjasht\u00eb shtetasve turq arriti t\u2019i evidentoj\u00eb 31 shkelje ligjore n\u00eb planin 17 ditor\u00eb t\u00eb AKI-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion.<\/p>\n<p>E raporti i hartuar u votua me 59 vota pro n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p><strong>Reagimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr rastin e Gylenist\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara e kishte cil\u00ebsuar arrestimin dhe d\u00ebbimin e 6 turq\u00ebve si t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tutje Raporti i Grupit Punues t\u00eb OKB-s\u00eb mbi ndalimet arbitrare kishte theksuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga autoritetet e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Turqis\u00eb, p\u00ebrcjell\u00eb Reporteri.net.<\/p>\n<p>Edhe Ambasada Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb i cil\u00ebsonte si shqet\u00ebsuese shkeljet ligjore, t\u00eb cilat sipas tyre ngren\u00eb shqet\u00ebsime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore t\u00eb siguris\u00eb.<br \/>\nKy reagim i Ambasad\u00ebs s\u00eb ShBA-s\u00eb ishte p\u00ebrkrahur nga ajo e Britanis\u00eb e Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fati i 6 gylenist\u00ebve t\u00eb d\u00ebbuar<\/strong><\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs \u2018Hizmet\u2019, q\u00eb n\u00eb Turqi njihet si Organizata Terroriste e Fethulah Gylenit, kan\u00eb dal\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vendin e tyre t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb gjykimi t\u00eb shpejt\u00eb m\u00eb akuz\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb terorriste, 6 t\u00eb d\u00ebbuarit nga Kosova u d\u00ebnuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysm\u00eb burgim n\u00eb total.<\/p>\n<p><strong>Aktakuza ndaj Driton Gashit dhe t\u00eb tjer\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Pas gati 3 viteve nga d\u00ebbimi i 6 gylenist\u00ebve, Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj ish drejtorit t\u00eb AKI-s\u00eb, Driton Gashi, Valon Krasniqit, drejtorit n\u00eb Departamentin e Shtet\u00ebsis\u00eb, Azilit dhe Migracionit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb e Migracionit dhe t\u00eb Huajve t\u00eb Policis\u00eb Kufitare.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e dhen\u00eb nga Prokuroria Speciale, aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur ndaj t\u00eb pandehurve Driton Gashi, Valon Krasniqi, dhe Rrahman Sylejmani, p\u00ebr veprat penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar dhe \u201cPrivimi i kund\u00ebrligjsh\u00ebm i liris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se se t\u00eb pandehurit Gashi dhe Krasniqi, kan\u00eb vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d, nd\u00ebrsa i pandehuri Sylejmani, ka kryer vepr\u00ebn penale, \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d dhe vepr\u00ebn penale \u201cPrivimi i kund\u00ebrligjsh\u00ebm i liris\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb marsin e vitit 2018, shteti i Kosov\u00ebs kishte arrestuar e m\u00eb pas deportuar 6 qytetar\u00eb turq p\u00ebr n\u00eb Turqi. Ata u dep\u00ebrtuan p\u00ebr n\u00eb vendin e origjin\u00ebs n\u00ebn masa t\u00eb rrepta policore, ani pse shumica nga ta kishin vite q\u00eb q\u00ebndronin e punon n\u00eb Kosov\u00eb, shkruan Reporteri.net. 6 turqit dyshoheshin se ishin pjes\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":281524,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-383021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/383021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=383021"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/383021\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/281524"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=383021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=383021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=383021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}