{"id":384267,"date":"2021-02-27T10:34:44","date_gmt":"2021-02-27T09:34:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=384267"},"modified":"2021-02-27T10:34:44","modified_gmt":"2021-02-27T09:34:44","slug":"dhjete-gjuhet-me-te-vjetra-ne-bote-qe-fliten-edhe-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/lista\/dhjete-gjuhet-me-te-vjetra-ne-bote-qe-fliten-edhe-sot\/","title":{"rendered":"Dhjet\u00eb gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb bot\u00eb q\u00eb fliten edhe sot"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjuh\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb \u201cfibra\u201d e njer\u00ebzimit. Guri i themelit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, dhe forca q\u00eb i hapi rrug\u00ebn qytet\u00ebrimit. Pa t\u00eb, shoq\u00ebrit\u00eb nuk mund t\u00eb zhvilloheshin si\u00e7 jan\u00eb zhvilluar. Ndaj gjuh\u00ebt jan\u00eb \u201ctestament\u201d mbi nevoj\u00ebn e madhe t\u00eb species ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Sigurisht q\u00eb ato jan\u00eb nj\u00eb forc\u00eb fluide, evoluojn\u00eb gjithmon\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb koh\u00ebs dhe ndikimeve t\u00eb jashtme\u2026<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Gjuh\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb \u201cfibra\u201d e njer\u00ebzimit. Guri i themelit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, dhe forca q\u00eb i hapi rrug\u00ebn qytet\u00ebrimit. Pa t\u00eb, shoq\u00ebrit\u00eb nuk mund t\u00eb zhvilloheshin si\u00e7 jan\u00eb zhvilluar. Ndaj gjuh\u00ebt jan\u00eb \u201ctestament\u201d mbi nevoj\u00ebn e madhe t\u00eb species ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Sigurisht q\u00eb ato jan\u00eb nj\u00eb forc\u00eb fluide, evoluojn\u00eb gjithmon\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb koh\u00ebs dhe ndikimeve t\u00eb jashtme. Edhe sot, gjuh\u00ebt zhduken dhe rishfaqen, n\u00eb forma t\u00eb reja dhe t\u00eb ndryshme. Por cilat jan\u00eb gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb fliten ende sot?<\/p>\n<p>GJUHA BASKE. Gjuha Baske ose Euskara si\u00e7 njihet nga fol\u00ebsit e saj, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e mahnitshme dhe unike n\u00eb Evrop\u00eb. Ajo flitet sot n\u00eb rajonin Bask n\u00eb Spanj\u00eb nga rreth 750.000 fol\u00ebs amtar\u00eb dhe rreth 1.185.000 fol\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb nuk e kan\u00eb gjuh\u00ebn e tyre t\u00eb origjin\u00ebs. Rajoni Bask \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e popullit bask, nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb shtrihet midis kufirit mes Spanj\u00ebs dhe Franc\u00ebs, e p\u00ebrqendruar rreth Gjirit t\u00eb Biskaj\u00ebs. Gjuha baske nuk ka asnj\u00eb lidhje me gjuh\u00ebt fqinje. Nj\u00eb teori interesante, e lidh baskishten me gjuh\u00ebt e maleve t\u00eb Kaukazit, si\u00e7 jan\u00eb gjuha \u00e7e\u00e7ene dhe ajo gjeorgjiane, q\u00eb jan\u00eb gjithashtu unike.<\/p>\n<p>GJUH\u00cbT KARTVELIANE. Banor\u00ebt autokton\u00eb t\u00eb rajonit t\u00eb Maleve t\u00eb Kaukazit Jugor, gjuh\u00ebt kartveliane jan\u00eb padyshim nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vjetrat n\u00eb bot\u00eb, dhe q\u00eb fliten ende. K\u00ebtu futen gjuha gjeorgjiane, svan, zan, mingrelian dhe laz. Izolimi gjeografik i fiseve q\u00eb jetonin k\u00ebtu, lejoi zhvillimin e pashqet\u00ebsuar t\u00eb shoq\u00ebrive unike, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb sundonin rajonin. Gjuha gjeorgjiane, ka form\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb shkruar q\u00eb daton n\u00eb vitin 430 Pas Krishtit. Por vet\u00eb gjuha, \u00ebsht\u00eb sigurisht shum\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr. Kjo familje gjuh\u00ebsore, nuk \u00ebsht\u00eb e lidhur me asnj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, dhe ka rreth 5.2 milion\u00eb fol\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>GJUHA TAMILE. Gjuha tamile \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e gjuh\u00ebve dravidiane, dhe flitet nga komuniteti etnik Tamil, q\u00eb banon n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb jugore t\u00eb n\u00ebnkontinentit Indian. Ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb bot\u00eb q\u00eb fliten ende sot. N\u00eb shtetin indian Nadu, gjuha tamile \u00ebsht\u00eb gjuha zyrtare. Ajo nuk ka asnj\u00eb lidhje \u201cgjenetike\u201d me gjuh\u00ebn dominuese hindu n\u00eb Indi. Ajo flitet nga rreth 75 milion\u00eb tamile, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Forma e saj m\u00eb e hershme e shkruar, daton n\u00eb vitin 300 Para Krishtit.<\/p>\n<p>GJUH\u00cbT PALEO-SIBERIANE. Ato u p\u00ebrkasin fiseve t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb Siberis\u00eb dhe Lindjes s\u00eb Larg\u00ebt n\u00eb Rusi. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen gjuh\u00ebt ket, \u00e7ukotko-kam\u00e7atkane, nivk dhe hukagir. Nga ana tjet\u00ebr, ato p\u00ebrb\u00ebhen nga shum\u00eb forma dhe dialekte rajonale. \u00cbsht\u00eb e sigurt\u00eb, q\u00eb k\u00ebto gjuh\u00eb i paraprijn\u00eb gjuh\u00ebve q\u00eb jan\u00eb sot dominuese n\u00eb Siberin\u00eb e sotme, si gjuh\u00ebt ruse, tunguze dhe turke. K\u00ebto fise nomade, nuk zhvilluan kurr\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb shkruar t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>GJUHA AINU. \u00cbsht\u00eb gjuha e komunitetit etnik Ainu n\u00eb Japonin\u00eb Veriore, dhe q\u00eb i paraprin popullit modern japonez, q\u00eb u vendos n\u00eb k\u00ebto ishujt. Ainu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e izoluar, pa asnj\u00eb lidhje me japonishten. Ekzistojn\u00eb disa lidhje t\u00eb vogla t\u00eb saj me gjuh\u00ebt paleo-siberiane. Njer\u00ebzit e komunitetit ainu dhe gjuha e tyre jan\u00eb sot t\u00eb rrezikuar, teksa shfaqin tipare t\u00eb dallueshme gjenetike dhe kulturore n\u00eb krahasim me japonez\u00ebt.<\/p>\n<p>GJUHA ARABE. I p\u00ebrket grupit t\u00eb gjuh\u00ebve semite, dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vjetrat ende n\u00eb p\u00ebrdorim. Disa mbishkrime n\u00eb arabisht, datojn\u00eb q\u00eb nga viti 125 Pas Krishtit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shembull i shk\u00eblqyer se si nj\u00eb gjuha e nj\u00eb kombi t\u00eb fuqish\u00ebm pushtues, mund t\u00eb vendoset n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, dhe t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebr shekuj n\u00eb form\u00ebn e saj origjinale.<\/p>\n<p>GJUHA ARAMAIKE. Kjo gjuh\u00eb mburret me afro 3.100 vjet histori t\u00eb shkruar. Ajo ishte n\u00eb fillim gjuha e fisit aramean, q\u00eb u p\u00ebrhap n\u00eb rajonet e Levantit, Siris\u00eb dhe Mesopotamis\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme, dhe q\u00eb kishte krijuar nj\u00eb mbret\u00ebri q\u00eb rreth vitit 1000 Para Krishtit. Edhe n\u00eb koh\u00ebrat antike, ajo u p\u00ebrdor si nj\u00eb gjuh\u00eb mbret\u00ebrore n\u00eb disa nga oborret m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>GJUHA KINEZE. Gjuha kineze \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vjet\u00ebr, dhe nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb uniket n\u00eb bot\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse \u2013 si n\u00eb t\u00eb shkruar, ashtu edhe n\u00eb t\u00eb folur \u2013 dhe sistemi i saj i shkrimit mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet deri n\u00eb 100 mij\u00eb simbole t\u00eb ndryshme. Forma m\u00eb e hershme e shkruar e kinez\u00e7es, daton q\u00eb nga viti 1250 Para Krishtit.<\/p>\n<p>GJUHA PERSE. Persishtja, e njohur edhe si farsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb shum\u00eb e vjet\u00ebr indo-evropiane, q\u00eb i p\u00ebrket n\u00ebnndarjes indo-iraniane. Ajo flitet nga rreth 70 milion\u00eb njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e gjurmuar n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar q\u00eb n\u00eb shekullin VI Para Krishtit, por historia e saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr. Persishtja e vjet\u00ebr, ishte gjuha e Perandoris\u00eb Akamenidiane, e cila ekzistoi gjat\u00eb viteve 550-330 Para Krishtit, dhe m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb Perandorin\u00eb Sasaniane. Shkrimi m\u00eb i vjet\u00ebr daton nga sundimi i Darit I.<\/p>\n<p>GJUHA GAELIKE IRLANDEZE. \u00cbsht\u00eb dega irlandeze e gjuh\u00ebve goidelike, nj\u00eb pjes\u00eb e familjes keltike t\u00eb gjuh\u00ebve indo-evropiane. Shkrimet m\u00eb t\u00eb hershme n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb n\u00eb Irland\u00eb, datojn\u00eb nga shekulli IV Pas Krishtit. Pas disa shekujsh shtypje brutale nga pushtuesit anglez\u00eb, kjo gjuh\u00eb po p\u00ebrjeton sot nj\u00eb ringjallje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjuh\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb \u201cfibra\u201d e njer\u00ebzimit. Guri i themelit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, dhe forca q\u00eb i hapi rrug\u00ebn qytet\u00ebrimit. Pa t\u00eb, shoq\u00ebrit\u00eb nuk mund t\u00eb zhvilloheshin si\u00e7 jan\u00eb zhvilluar. Ndaj gjuh\u00ebt jan\u00eb \u201ctestament\u201d mbi nevoj\u00ebn e madhe t\u00eb species ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Sigurisht q\u00eb ato jan\u00eb nj\u00eb forc\u00eb fluide, evoluojn\u00eb gjithmon\u00eb, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":384268,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-384267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/384267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=384267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/384267\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/384268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=384267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=384267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=384267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}