{"id":386025,"date":"2021-03-02T19:48:42","date_gmt":"2021-03-02T18:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=386025"},"modified":"2021-03-23T18:14:42","modified_gmt":"2021-03-23T17:14:42","slug":"hoti-e-osmani-nuk-arrijne-ujdi-per-emrin-e-shefit-te-ri-te-aki-se-qeveria-ne-detyre-heq-dore-nga-propozimet-e-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hoti-e-osmani-nuk-arrijne-ujdi-per-emrin-e-shefit-te-ri-te-aki-se-qeveria-ne-detyre-heq-dore-nga-propozimet-e-reja\/","title":{"rendered":"Hoti e Osmani nuk arrijn\u00eb ujdi p\u00ebr emrin e shefit t\u00eb ri t\u00eb AKI-s\u00eb, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb heq dor\u00eb nga propozimet e reja"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<b> Mirlind Behluli<\/b><\/p>\n<hr \/>\n<p><b>Ka m\u00eb shum\u00eb se dy muaj q\u00eb Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb ka mbetur pa drejtor pasi Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Avdullah Hoti, e liroi nga detyra Kreshnik Gashin, tashm\u00eb ish-drejtor i AKI-s\u00eb. Edhe dy muaj e gjysm\u00eb pas k\u00ebtij vendimi, intelegjenca kosovare ka mbetur pa udh\u00ebheq\u00ebs.<\/b><\/p>\n<hr \/>\n<p>M\u00eb 17 dhjetor, kryeministri Hoti n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb postimi n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook tregoi se ka k\u00ebrkuar lirimin nga detyra t\u00eb shefit t\u00eb AKI-s\u00eb. Kjo pas nj\u00eb skandali n\u00eb t\u00eb cilin dyshohet se u p\u00ebrfshi Kreshnik Gashi, p\u00ebr nxjerrjen e kund\u00ebrligjshme t\u00eb disa dokumenteve nga kasaforta n\u00eb zyr\u00ebn s\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>Edhe pas kaq shum\u00eb koh\u00ebsh, ende nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar pasardh\u00ebsi i Gashit n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta gjetur nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr shef t\u00eb ri t\u00eb AKI-s\u00eb nuk kan\u00eb munguar, shkruan Gazeta Online \u2018Reporteri.net\u2019.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr emrin nuk kan\u00eb ra n\u00eb ujdi kryeministri Hoti dhe u.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, dikur bashk\u00ebpartiak\u00eb.<\/p>\n<p>Shefi i AKI-s\u00eb em\u00ebrohet n\u00eb konsultim nd\u00ebrmjet kryeministrit dhe presidentit, institucionet q\u00eb momentalisht i udh\u00ebheqin Hoti e Osmani.<\/p>\n<p>Nga Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u2018Reporteri.net\u2019, treguan se kryeministri e u.d. e Presidentes kan\u00eb propozuar persona t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr ta marr\u00eb udh\u00ebheqjen e AKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>E p\u00ebr shkak t\u00eb mosdakordimit me Presidenc\u00ebn, Qeveria Hoti nuk do t\u00eb b\u00ebj m\u00eb asnj\u00eb propozim t\u00eb ri p\u00ebr shef t\u00eb AKI-s\u00eb. Em\u00ebrimin e drejtorit t\u00eb AKI-s\u00eb do t&#8217;i mbetet ta b\u00ebj qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri Hoti ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb propozim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post, nd\u00ebrkoh\u00eb u.d. e Presidentit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb propozim, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk jan\u00eb dakorduar me kryeministrin. Nuk ka dakordim midis tyre p\u00ebr kandidaturat. Nuk ka ndonj\u00eb l\u00ebvizje pozitive n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nuk besoj se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim deri n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re\u201d, tha p\u00ebr Reporteri.net z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Qeveris\u00eb, Antigona Baxhaku.<\/p>\n<p>Gazeta ka k\u00ebrkuar sqarime dhe informata edhe nga Kabineti i u.d. t\u00eb Presidentes, Vjosa Osmani, n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e mos em\u00ebrimit t\u00eb shefit t\u00eb ri t\u00eb AKI-s\u00eb. Por t\u00eb nj\u00ebjtit deri n\u00eb momentin e botimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje p\u00ebr Reporterin.<\/p>\n<p>T\u00eb heshtur ndaj k\u00ebsaj situate jan\u00eb treguar edhe vet\u00eb AKI-ja.<\/p>\n<p>Gazeta Online \u2018Reporteri.net\u2019 ka pyetur AKI-n\u00eb n\u00ebse mungesa e drejtorit ka ndikuar n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij institucioni. Por sikurse Presidenca, edhe AKI ka zgjedhur t\u00eb mos p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetjet e gazet\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga burime, Gazeta Online \u201cReporteri.net\u201d ka kuptuar se p\u00ebr pozit\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb AKI-s\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmendur emrat e Latif Merovcit, Vlora Hysenit dhe Burim Ramadanit.<br \/>\nMerovci, dikur z\u00ebvend\u00ebs drejtor i k\u00ebtij institucioni i em\u00ebruar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, i specializuar n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs, luftimin e terrorizmit e pastrimit t\u00eb parave, p\u00ebr pak koh\u00eb kishte ushtruar detyr\u00ebn e drejtorit t\u00eb AKI-s\u00eb pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Agron Selimajt.<\/p>\n<p>Vlora Hyseni, q\u00eb tani ushtron detyr\u00ebn e zv.drejtoresh\u00ebs s\u00eb AKI-s\u00eb, e em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post nga ish-presidenti Hashim Tha\u00e7i dhe kryeministri Ramush Haradinaj, si\u00e7 m\u00ebson Reporteri.net vet\u00eb i ka shprehur synimet e saja p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb udh\u00ebheqjen e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Por kund\u00ebrshtar e ka nj\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tij. Burim Ramadani, i em\u00ebruar nga Presidenti Tha\u00e7i dhe Kryeministri Haradinaj n\u00eb postin e Inspektorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb AKI-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga emrat e p\u00ebrfolur p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb drejtor i t\u00eb gjith\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb AKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se procesi i emrimit t\u00eb t\u00eb parit t\u00eb AKI-s\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u politizuar.<\/p>\n<p>Drizan Shala, ekspert i siguris\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Reporteri.net se politizimi i em\u00ebrimit t\u00eb drejtorit t\u00eb inteligjenc\u00ebs kosovare e v\u00eb n\u00eb rrezik humbjen e besimit n\u00eb AKI-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPolitizimi i procesit n\u00eb veti paraqet rrezik deri t\u00eb humbja e besimit n\u00eb institucionin n\u00eb fjale, sepse mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr adaptimin n\u00eb pozit\u00ebn e drejtorit t\u00eb ri duhet nj\u00eb interval kohor prej 5 muajve p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe krijuar besimin e zyrtareve t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Kjo ndikon n\u00eb pun\u00ebt e AKI-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt. Pra U.D e Presidentit dhe Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb em\u00ebrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb personin i cili \u00ebsht\u00eb apolitik dhe profesional pa preferenca politike dhe duhet t\u00eb vi nga shoq\u00ebria civile p\u00ebr t\u00eb ruajtur profesionalizimin dhe kredibilitetin e k\u00ebtij institucioni nacional\u201d, tha Shala p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb media \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur emri i Florian Qehaj\u00ebs, ekspert i siguris\u00eb, si i propozuar nga Osmani p\u00ebr shef t\u00eb AKI-s\u00eb. Por k\u00ebto raportime i kishte mohuar vet\u00eb u.d. e Presidentes duke th\u00ebn\u00eb se lajmet Qehaja \u00ebsht\u00eb propozuar nga Osmani p\u00ebr shef t\u00eb AKI-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sakt\u00ebsisht 76 dit\u00eb q\u00eb kur Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb ka mbetur pa drejtor t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mirlind Behluli Ka m\u00eb shum\u00eb se dy muaj q\u00eb Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb ka mbetur pa drejtor pasi Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Avdullah Hoti, e liroi nga detyra Kreshnik Gashin, tashm\u00eb ish-drejtor i AKI-s\u00eb. Edhe dy muaj e gjysm\u00eb pas k\u00ebtij vendimi, intelegjenca kosovare ka mbetur pa udh\u00ebheq\u00ebs. M\u00eb 17 dhjetor, kryeministri Hoti n\u00ebp\u00ebrmjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":386026,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-386025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/386025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=386025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/386025\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/386026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=386025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=386025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=386025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}