{"id":387836,"date":"2021-03-05T20:26:56","date_gmt":"2021-03-05T19:26:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=387836"},"modified":"2021-03-08T15:14:17","modified_gmt":"2021-03-08T14:14:17","slug":"padrejtesi-speciale-ne-emer-te-drejtesise-se-deshtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/padrejtesi-speciale-ne-emer-te-drejtesise-se-deshtuar\/","title":{"rendered":"Padrejt\u00ebsi speciale n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb d\u00ebshtuar"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Adil Behramaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Te drama e Shekspirit, Hamleti, heroi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i virtytsh\u00ebm, q\u00eb tronditet me t\u00eb drejt\u00eb nga ngritja e papritur n\u00eb pushtet e nj\u00eb sundimtari djall\u00ebzor. I p\u00ebrndjekur nga vizione, i pushtuar nga makthe, i vetmuar dhe i m\u00ebnjanuar, ai ndien se duhet ta rind\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb kuptuarit e koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb. \u201cKoha ka dal\u00eb nga ky\u00e7et\u201d, thot\u00eb Hamleti!<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Edhe n\u00eb Kosov\u00eb koha ka dal\u00eb nga ky\u00e7et. Por, tek ne, me nd\u00ebrhyrje politike, koh\u00ebn e nxori nga ky\u00e7et drejt\u00ebsia e tredhur nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tash, shum\u00ebkush, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duhet ta rind\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb kuptuarit e saj.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv i Shkoll\u00ebs s\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Publike dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Baltimores, profesori i njohur Ivan Sascha Sheehan, me nj\u00eb editorial t\u00eb publikuar n\u00eb \u201cNews Week\u201d goditi Bashkimin Evropian, i cili Gjykat\u00ebn Speciale e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb mjet p\u00ebr t\u2019i kthyer pik\u00ebpamjet e veta n\u00eb vep\u00ebr, duke i eliminuar politikan\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt nuk pajtohet. Pra, nga nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb synonte t\u00eb administronte drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krimet e s\u00eb kaluar\u00ebs, ajo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjet i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr politik\u00ebn e saj n\u00eb t\u00eb tashmen, duke e administruar padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ta shtruar pyetjen: sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta? Por, e pakontestueshme si e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk ekziston asnj\u00eb shtet n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb bashk\u00ebpunues me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare sesa Kosova. Shteti yn\u00eb sot \u00ebsht\u00eb 13 vje\u00e7ar, por deri von\u00eb ishte nj\u00eb foshnje e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, q\u00eb provuan ta rrisnin me \u201ckujdestar\u00ebt\u201d me t\u00eb k\u00ebqij t\u00eb tyre: UNMIK-un dhe EULEX-in.<\/p>\n<p>Krimet e pretenduara se jan\u00eb kryer gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb hetuar nga gjasht\u00eb nivele t\u00eb ndryshme gjyq\u00ebsore: vendore, rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ato u hetuan dhe gjykuan nga Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Ish-Jugosllavin\u00eb, nga UNMIK-u, EULEX-i, Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs (Departamenti p\u00ebr Krime Lufte) dhe gjykatat e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Krimet e pretenduara t\u00eb shqiptar\u00ebve u fabrikuan, u hetuan dhe u gjykuan edhe nga vet\u00eb Serbia, e cila barbarisht kreu mij\u00ebra krime n\u00eb Kosov\u00eb. Ato i hetoi dhe gjykoi Departamenti p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Beogradit. Por, p\u00ebr t\u00eb mos u mjaftuar me kaq, ato u hetuan dhe po gjykohen edhe nga seria e gjykimeve me juridiksion t\u00eb p\u00ebrzier t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale p\u00ebrb\u00ebn shkall\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb hetimeve dhe gjykimeve t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb pretendohen se jan\u00eb kryer nga ish-pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb zhargonin profesional ato jan\u00eb gjykuar nga tri gjykata paradigmatike: Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, domestike dhe modele hibride, si\u00e7 jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e vendimeve t\u00eb UNMIK-ut, EULEX-it dhe tash Gjykata Speciale.<br \/>\nPra, krahasuar me \u00e7do shtet, jo vet\u00ebm t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, por kudo q\u00eb ka pasur konflikte t\u00eb armatosura dhe luft\u00ebra n\u00eb bot\u00eb, lufta e U\u00c7K-s\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebr filtra t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shqyrtuar shum\u00eb her\u00eb nga mekanizmat m\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb hetimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb konsoliduara, nga 1 janari 1998 deri m\u00eb 31 dhjetor 2000, rezulton se jan\u00eb vrar\u00eb dhe zhdukur gjithsej 10 812 shqiptar\u00eb, 2 197 serb\u00eb, 526 rom\u00eb, boshnjak\u00eb, malazez dhe komunitete tjera joshqiptare. K\u00ebtu nuk p\u00ebrfshihen humbjet e jet\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb moshuarve q\u00eb kan\u00eb ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb luft\u00ebs dhe deportimit masiv nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre t\u00eb rreth 1 milion shqiptar\u00ebve. Nga forcat serbe, po ashtu, jan\u00eb dhunuar edhe rreth 20 mij\u00eb femra shqiptare. T\u00eb gjitha k\u00ebto krime kan\u00eb ndodhur n\u00eb nj\u00eb territor q\u00eb krejt\u00ebsisht ishte i kontrolluar nga forcat serbe. Dhe, n\u00ebse krahasojm\u00eb numrin e viktimave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb strukturore e komanduese, niveli i gjykimeve ndaj autoriteteve serbe p\u00ebr krimet e kryera, jo vet\u00ebm q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb shp\u00ebrputhje t\u00eb thell\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe fyes p\u00ebr viktimat, familjet e tyre dhe t\u00ebr\u00eb popullin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs, drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale ka pasur qasje t\u00eb papenguar n\u00eb terren, n\u00eb dosje dhe n\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi absolute p\u00ebr zbardhjen e t\u00eb gjitha rasteve. \u00c7do shqiptar i akuzuar prej tyre, sikurse askund n\u00eb bot\u00eb ka bashk\u00ebpunuar me drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila i ka gjykuar dhe rigjykuar, si\u00e7 nuk ndodh askund tjet\u00ebr. Edhe vet\u00eb lider\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, sikurse edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, sapo ua konfirmuan aktakuzat, dhan\u00eb dor\u00ebheqje dhe iu dor\u00ebzuan Gjykat\u00ebs Speciale. Nd\u00ebrsa, jo shum\u00eb larg nga Kosova, t\u00eb gjitha shtetet e ish-Jugosllavis\u00eb q\u00eb i kan\u00eb kaluar luft\u00ebrat e nisura nga Serbia, shum\u00eb m\u00eb shpejt e kan\u00eb kaluar drejt\u00ebsin\u00eb tranzicionale, duke mos qen\u00eb fare bashk\u00ebpunuese me drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Autoritetet serbe me vite t\u00eb t\u00ebra i fsheh\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkuarit e tyre nga Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, si Karaxhiqin, Mlladiqin, Millosheviqin, etj. Madje, disave prej tyre, shteti serb ua kishte nd\u00ebrruar edhe identitetin p\u00ebr t\u2019i fshehur. Pra, nuk u kan\u00eb ofruar as qasje t\u00eb papenguar n\u00eb terren dhe drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kan\u00eb sabotuar t\u00ebr\u00ebsisht, por ironikisht shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb kan\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Bombardimi 78 ditor\u00eb nuk mund t\u00eb trajtohet si d\u00ebnim q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ia ka dh\u00ebn\u00eb Serbis\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat shqiptare t\u00eb luft\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi as p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kriminel\u00ebt serb\u00eb tash sh\u00ebtisin lirsh\u00ebm, jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr Serbi, por n\u00eb \u00e7do shtet t\u00eb Bashkimit Evropian. Ata i ushtrojn\u00eb edhe funksionet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Serbi, si\u00e7 jan\u00eb rasti i Vu\u00e7iqit si ish-minist\u00ebr i Millosheviqit apo i Da\u00e7iqit si ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i atij regjimi kriminal. Nd\u00ebrsa, populli yn\u00eb, viktim\u00eb e krimeve t\u00eb tyre, ndon\u00ebse Kosova ka plot\u00ebsuar dyfish m\u00eb shum\u00eb kritere se \u00e7do shtet tjet\u00ebr i liberalizuar, vazhdon ende t\u00eb gjykohet dhe t\u00eb mbetet i izoluar.<\/p>\n<p>Edhe nevoja p\u00ebr themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale ka ardhur m\u00eb s\u00eb shumti si d\u00ebshtim i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse deri n\u00eb vitin 2018 i kishin kompetencat e plota n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Duke marr\u00eb paga t\u00eb majme t\u00eb taksapaguesve evropian\u00eb, asaj i interesonte vet\u00ebm ruajtja e siguris\u00eb dhe stabilitetit politik. Nd\u00ebrsa, as q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje minimaliste ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat e luft\u00ebs. Sot, m\u00eb shum\u00eb ka shqiptar\u00eb t\u00eb gjykuar e d\u00ebnuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs, se serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e Serbi. M\u00eb krim p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjithnj\u00eb ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb se kush\/kujt ia ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shuplak\u00eb para dy dekadash n\u00eb Kosov\u00eb, se masakrimi dhe vrasja e mbi 10 mij\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar dhe sistematike nga shteti serb. Krimet serbe mbi shqiptar\u00ebt tashm\u00eb nga drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare po trajtohen vet\u00ebm si statistik\u00eb e luft\u00ebs!<\/p>\n<p>Jofunksionaliteti i drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe lojaliteti i lidershipit t\u00eb Kosov\u00ebs e ka sjell\u00eb edhe Gjykat\u00ebn Speciale, e cila \u00e7doher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po d\u00ebshmohet si mjet politik p\u00ebr politikan\u00eb t\u00eb pad\u00ebgjuesh\u00ebm dhe si nevoj\u00eb e krimit t\u00eb burokrat\u00ebve evropian\u00eb me \u201cjaka t\u00eb bardha\u201d, q\u00eb t\u00eb vjelin paga t\u00eb majme n\u00eb mbi 20 mij\u00eb euro dhe t\u00eb blejn\u00eb prona n\u00ebp\u00ebr Holand\u00eb, duke shpresuar q\u00eb t\u2019i hetojn\u00eb e gjykojn\u00eb shqiptar\u00ebt sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb munden.<br \/>\nSikur t\u00eb mos ishin fshehur pas stigm\u00ebs speciale \u201cnd\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d, as aktakuza p\u00ebr shumic\u00ebn nuk do t\u00eb mund t\u00eb ngrehnin. Por, duke mos pasur sesi t\u2019u qepeshin ndryshe, ve\u00e7an\u00ebrisht pas r\u00ebnies s\u00eb pretendimeve t\u00eb Dick Martyt, e gjet\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u201cmodel\u201d p\u00ebr t\u2019i goditur edhe themeluesit e U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb si politikan\u00eb jan\u00eb edhe themelues t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i larguar p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe padrejt\u00ebsisht nga skena politike, deri sa bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u2019i kryej\u00eb edhe do pun\u00eb t\u00eb vetat n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova i ka vuajtur gjat\u00eb pasojat e trillimeve t\u00eb Dick Martyt, i cili, po ashtu, ishte an\u00ebtar i Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe raportues i saj. Nd\u00ebrsa, aktualisht, po vazhdon t\u2019i vuaj\u00eb pasojat e episodit t\u00eb radh\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian, si vazhdim\u00ebsi e administrimit t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb. Pretendimet e Dick Martyt jan\u00eb hetuar shum\u00eb her\u00eb nga ekipe t\u00eb ndryshme t\u00eb hetuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe kurr\u00eb nuk kan\u00eb arritur t\u2019i konfirmojn\u00eb. Por, duke i shfryt\u00ebzuar pik\u00ebrisht ato pretendime, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare pa e ndjer\u00eb aspak pesh\u00ebn e fajit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ato trillime evropiane, imponuan edhe Gjykat\u00ebn Speciale, ku tash ato as q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse pa asnj\u00eb simbol shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Gjykata Speciale n\u00eb Hag\u00eb formalisht \u00ebsht\u00eb e jona, por dihet bot\u00ebrisht q\u00eb ajo m\u00eb shum\u00eb ka bashk\u00ebpunim me autoritetet e Serbis\u00eb, se me t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e re p\u00ebr publikun, sepse bashk\u00ebpunimi i drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me drejt\u00ebsin\u00eb kosovare asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar dyansh\u00ebm dhe simetrikisht.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk ka pasur bashk\u00ebpunim efektiv as me gjyq\u00ebsin\u00eb vendore p\u00ebr krimet e luft\u00ebs. Qysh nga transferimi i dosjeve dhe informacioneve t\u00eb Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr krimet n\u00eb ish-Jugosllavi, n\u00eb p\u00ebrputhje me Strategjin\u00eb e Kompletimit, nuk ka pasur asnj\u00eb transfer tek institucionet e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa, 11 dosje i jan\u00eb transferuar Bosnje e Hercegovin\u00ebs, 1 dosje Kroacis\u00eb dhe 1 dosje Serbis\u00eb. Tek von\u00eb tash, pas themelimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale dhe r\u00ebnies drastike t\u00eb kredibilitetit t\u00eb EULEX-it, kan\u00eb nisur disa transferime t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve p\u00ebr krime lufte n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kosova sot na paska deficit n\u00eb gjyq\u00ebsor, pik\u00eb s\u00eb pari ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i vet\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb administroi me drejt\u00ebsin\u00eb plot dy dekada n\u00eb vendin ton\u00eb. UNMIK-u dhe EULEX-i, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kishin p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u2019i zhvillonin dhe fuqizonin kapacitetet e institucioneve tona t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe, nisur nga fakti q\u00eb nuk po u besojn\u00eb institucioneve q\u00eb vet\u00eb i kan\u00eb nd\u00ebrtuar, pavar\u00ebsisht investimeve qindra milion\u00ebshe, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare po e konfirmon vet\u00eb d\u00ebshtimin e saj.<\/p>\n<p>Sot, po kjo bashk\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke na e dh\u00ebn\u00eb shembullin m\u00eb t\u00eb keq sesi drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e politizuar, m\u00eb nd\u00ebrhyrjet e saj na e nxori koh\u00ebn nga ky\u00e7et edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Megjithat\u00eb, ajo si duket nuk e ka kuptuar q\u00eb reformimi i sken\u00ebs politike nuk mund t\u00eb b\u00ebhet asnj\u00ebher\u00eb me nd\u00ebrhyrje t\u00eb jashtme, por me rigjenerimin e kuadrove t\u00eb partive politike dhe institucioneve publike. Tash kur padrejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pasqyr\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, ka ardhur koha q\u00eb edhe vet\u00eb ta rind\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb kuptuarit e koh\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Adil Behramaj Te drama e Shekspirit, Hamleti, heroi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i virtytsh\u00ebm, q\u00eb tronditet me t\u00eb drejt\u00eb nga ngritja e papritur n\u00eb pushtet e nj\u00eb sundimtari djall\u00ebzor. I p\u00ebrndjekur nga vizione, i pushtuar nga makthe, i vetmuar dhe i m\u00ebnjanuar, ai ndien se duhet ta rind\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb kuptuarit e koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb. \u201cKoha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":388468,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-387836","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/387836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=387836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/387836\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/388468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=387836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=387836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=387836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}