{"id":390100,"date":"2021-03-11T18:59:24","date_gmt":"2021-03-11T17:59:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=390100"},"modified":"2021-03-11T18:59:24","modified_gmt":"2021-03-11T17:59:24","slug":"pritjet-e-qytetareve-si-opozite-e-kurtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/pritjet-e-qytetareve-si-opozite-e-kurtit\/","title":{"rendered":"Pritjet e qytetar\u00ebve si opozit\u00eb e Kurtit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Adil Behramaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Fitorja e SYRIZA-s, partis\u00eb s\u00eb majt\u00eb radikale simot\u00ebr t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, ishte historike p\u00ebr grek\u00ebt n\u00eb vitin 2015-t\u00eb. Ajo i dha fund qeverisjes s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dy partive n\u00eb Greqi. SYRIZA, deri at\u00ebher\u00eb nj\u00eb parti e vog\u00ebl, arriti t\u00eb b\u00ebhej z\u00ebri i grek\u00ebve q\u00eb nuk i p\u00ebrballonin dot masat shtr\u00ebnguese evropiane dhe t\u2019i frym\u00ebzonte ata, duke marr\u00eb shumic\u00ebn e votave.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ishte hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb greke q\u00eb nj\u00eb parti e s\u00eb majt\u00ebs radikale erdhi n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Sikurse populli yn\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb edhe grek\u00ebt prireshin kah populizmi dhe kjo ishte nj\u00eb prej arsyeve q\u00eb \u00e7oi n\u00eb ndryshimin drastik t\u00eb mjedisit politik. Shoq\u00ebria greke ndjehej e nd\u00ebshkuar padrejt\u00ebsisht nga kreditor\u00ebt evropian\u00eb, sidomos nga Gjermania. Nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 ndjehet edhe shoq\u00ebria kosovare, e cila vazhdon t\u00eb mbetet m\u00eb e mashtruara dhe m\u00eb e izoluara n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Si modeli i tij grek, Alexis Tsipras, q\u00eb kishte sjellje t\u00eb ngjashme radikale opozitare, me retorika mikse populiste edhe Albin Kurti arriti t\u00eb b\u00ebhej z\u00ebri i t\u00eb pak\u00ebnaqurve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e g\u00ebzon momentumin politik!<\/p>\n<p>Fitorja e saj i dha fund nj\u00ebher\u00ebsh edhe ciklit t\u00eb posht\u00ebr t\u00eb bllokadave politike, pjes\u00eb e t\u00eb cilave ishte edhe vet\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, q\u00eb nga viti 2014-t\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pritet t\u00eb mos ket\u00eb vonesa n\u00eb krijimin e institucioneve t\u00eb reja, ve\u00e7an\u00ebrisht zgjedhjes problematike t\u00eb presidentit, duke shpresuar n\u00eb kultur\u00ebn institucionale t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Sa do ta g\u00ebzoj\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje k\u00ebt\u00eb momentum politik dhe sa gjat\u00eb do t\u00eb dominoj\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike, varet shum\u00eb nga puna e saj dhe nga angazhimi i opozit\u00ebs s\u00eb re. Por, k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, opozita aktuale do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kafshat\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr Kurtin. Ai m\u00eb i rrezikuar \u00ebsht\u00eb nga vetvetja, nga mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs institucionale, bindjet dhe ngarkesa e tij ideologjike e politike, se nga kjo opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Kur grek\u00ebt votuan p\u00ebr Tsipras, ata nuk prisnin q\u00eb ai t\u2019i mbante t\u00eb gjitha premtimet, por zgjodh\u00ebn t\u2019ia jepnin nj\u00eb shans atij. As kosovar\u00ebt nuk presin q\u00eb Kurti t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb gjitha premtimet, por zgjodh\u00ebn t\u2019ia jepnin shansin.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans edhe p\u00ebr partit\u00eb opozitare, por p\u00ebr t\u00eb reflektuar, riorganizuar dhe reformuar.<\/p>\n<p>Zgjedhjet rezultuan t\u00eb ishin nevralgjike p\u00ebr t\u00eb gjitha subjektet tjera politike, t\u00eb cilat n\u00ebse nuk reformohen shpejt mund t\u00eb kolapsojn\u00eb dhe t\u00eb mos arrijn\u00eb t\u00eb ringrihen, duke imponuar k\u00ebshtu riorganizim t\u00eb t\u00eb rinjve dhe t\u00eb pak\u00ebnaqurve n\u00eb ndonj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb re politike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shpres\u00eb e re, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr LDK-n\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb edhe Lumir Abdixhiku me kandidatur\u00ebn e tij. Zgjedhja e tij n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb mund ta ndryshoj\u00eb trendin e r\u00ebnies, do t\u00eb ishte nj\u00eb presion pozitiv edhe p\u00ebr PDK-n\u00eb, e cila gjithsesi q\u00eb duhet t\u00eb reformohet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb konkurruese n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto kompozime politike, si\u00e7 aktualisht jan\u00eb k\u00ebto parti tradicionale, nuk do t\u00eb mund t\u2019i ruajn\u00eb dhe mir\u00ebmbajn\u00eb as pozicionet aktuale. Shum\u00eb figura t\u00eb tyre, q\u00eb politik\u00ebs i marrin me dekada pa i dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb, n\u00ebse sadopak ua duan t\u00eb mir\u00ebn partive t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht, kontrastet politike kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe elektorati politik tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe m\u00eb i l\u00ebvizsh\u00ebm se asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Prandaj, sot, p\u00ebrtej tabor\u00ebve politik\u00eb, duhet t\u00eb vler\u00ebsohet kushdo q\u00eb punon dhe i shtyn\u00eb p\u00ebrpara proceset shtet\u00ebrore e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Personalisht, jam shum\u00eb skeptik n\u00eb rezultatet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qeveria e re. E joshur nga privilegjet dhe mund\u00ebsit\u00eb e pushtetit, deri sa t\u00eb futet n\u00eb ciklin e degjenerimit publik, pres vet\u00ebm ndonj\u00eb spektak\u00ebl politik dhe kapje masive t\u00eb institucioneve publike prej saj. Por, d\u00ebshir\u00eb e \u00e7do qytetari t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb qeveria e vendit t\u00eb ket\u00eb suksese, sepse t\u00eb arriturat e saj jan\u00eb edhe suksese t\u00eb shtetit. Megjithat\u00eb, nisur nga fakti q\u00eb Kurti si majtist \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt n\u00eb bot\u00eb q\u00eb deri para disa muajsh i preferonte vet\u00ebm trotuaret dhe transportin publik, kurse tash po i preferon xhipat e zi dhe eskort\u00ebn, sigurisht se l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Kur partit\u00eb i marrin p\u00ebrgjigjet e qytetar\u00ebve nga kutit\u00eb e votimit, ato duhet t\u00eb din\u00eb t\u2019i lexojn\u00eb e kuptojn\u00eb. Prandaj, rezultatet e tashme zgjedhore e kan\u00eb ndryshuar t\u00ebr\u00ebsisht edhe kursin e politik\u00ebs, brenda dhe jasht\u00eb. K\u00ebto rezultate, po ashtu, me kok\u00ebfort\u00ebsi k\u00ebrkojn\u00eb gjenerata dhe vlera t\u00eb reja n\u00eb tregun politik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb para zgjedhjeve ka fjalime elektorale. Por, pas tyre ka vet\u00ebm realitete shoq\u00ebrore. Realiteti i ri i dal\u00eb nga zgjedhjet e 14 shkurtit k\u00ebrkon nj\u00eb kurs t\u00eb ndrysh\u00ebm prej qeverive paraardh\u00ebse. Dialogu, i cili ishte tem\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, nuk meriton t\u00eb jet\u00eb as prioritet i kat\u00ebrt, as i shtat\u00eb. Madje, as i nj\u00ebzet. Por, qeveris\u00eb do i duhet t\u00eb merret me \u00e7do \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapur, pa e pasur komoditetin e zgjedhjes s\u00eb tyre. As qeverit\u00eb e kaluara nuk do t\u00eb merreshin me dialogun, sikur ta kishin komoditetin e zgjedhjes, por ky proces ka qen\u00eb i imponuar dhe do t\u2019i imponohet edhe qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Po t\u00eb pyetej Kurti, ai me k\u00ebnaq\u00ebsi ende do t\u00eb peshkonte elektorat dhe do t\u00eb merrej me populiz\u00ebm, por ndon\u00ebse nuk po duket aspak i lumtur si fitues, tani i duhet t\u00eb merret me problemet e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve dhe me zbatimin e programit qeveris\u00ebs, t\u00eb cilin ende nuk e ka.<\/p>\n<p>Kurti \u00ebsht\u00eb zgjedhur q\u00eb ta drejtoj\u00eb vendin n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore, por i mbetet atij t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr apo kalimtar i radh\u00ebs n\u00ebp\u00ebr qeveri. Me nj\u00eb kabinet plot narcisist\u00eb, sikurse ai i kaluari, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb shp\u00ebrfaqnin injoranc\u00eb t\u00eb kombinuar me vet\u00ebbesim, se p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, maturi dhe profesionaliz\u00ebm, sigurisht se vet\u00ebm kalimtar mund t\u00eb jet\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, si ish-kryeminist\u00ebr, ve\u00e7 fotografia mund t\u2019i mbetet si gjurm\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb cep t\u00eb institucionit, jo m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb rriturit n\u00eb dhom\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb filmi q\u00eb dramatizon m\u00eb s\u00eb miri rastin e SYRIZA-s n\u00eb Greqin\u00eb e fundosur prej borxheve. Pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit me Trojk\u00ebn, q\u00eb ishin Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, teksa kryeministri Alexis Tsipras l\u00ebviz\u00eb me vetur\u00eb s\u00eb bashku me ministrin e preferuar t\u00eb grek\u00ebve, Yanis Varoufakis, n\u00eb nj\u00eb sekuenc\u00eb t\u00eb filmit b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb dialog shum\u00eb t\u00eb bukur. Pasi u hidhet mbi vetur\u00eb nj\u00eb turm\u00eb e grek\u00ebve t\u00eb entuziazmuar, Yanis i thot\u00eb Tsiprasit: \u201cAta jan\u00eb fuqia jon\u00eb\u201d. Nd\u00ebrsa, ai ia kthen: \u201cAta mund t\u00eb na kthehen kund\u00ebr nes\u00ebr\u201d. \u201cN\u00ebse ne i zhg\u00ebnjejm\u00eb apo tradhtojm\u00eb ata\u201d, vazhdon dialogun Yanis, i cili m\u00eb pas merr kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen e Tsiprasit: \u201cNj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb zhg\u00ebnjehemi edhe ne\u201d. Ministri Yanis Varoufakis, q\u00eb n\u00eb xhep mbante gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs letr\u00ebn e dor\u00ebheqjes, plot\u00ebsisht i bindur ia kthen: \u201cNuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur!\u201d.<br \/>\nPas 5 muaj e 12 dit\u00eb, Yanis i ishte kthyer gruas s\u00eb tij n\u00eb sht\u00ebpi si i dor\u00ebhequr. Nd\u00ebrsa, lideri i SYRIZA-s, i humbi zgjedhjet pas kat\u00ebr vjet qeverisjeje.<\/p>\n<p>Aktualisht, Albin Kurti e ka besimin e popullit. P\u00ebrkoh\u00ebsisht, kaq edhe mund t\u2019i mjaftoj\u00eb atij. Por, p\u00ebr fatin e tij t\u00eb keq, popullit nuk i mjafton. Populli k\u00ebrkon vazhdimisht rezultate. Publikisht apo privatisht, \u00e7do qytetar b\u00ebn rekapitulime sa i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jeta me ndryshimet e b\u00ebra, duke nisur q\u00eb nga votimi ndryshe i tij.<\/p>\n<p>Si kryeminist\u00ebr i ri, ai tash duhet t\u2019i braktis\u00eb loj\u00ebrat e tij opozitare dhe t\u00eb qeveris\u00eb si i rritur, duke shpenzuar m\u00eb pak koh\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimin e frazave p\u00ebr impresionimin e qytetar\u00ebve dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr hartimin e programit dhe politikave publike, sepse as program qeveris\u00ebs nuk ka.<br \/>\nProgrami i tij ka vet\u00ebm em\u00ebr e mbiem\u00ebr: Albin Kurti. Prapa nuk i vjen historia, por problemet e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa, aty ku pritjet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, i madh mund t\u00eb b\u00ebhet edhe zhg\u00ebnjimi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Adil Behramaj Fitorja e SYRIZA-s, partis\u00eb s\u00eb majt\u00eb radikale simot\u00ebr t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, ishte historike p\u00ebr grek\u00ebt n\u00eb vitin 2015-t\u00eb. Ajo i dha fund qeverisjes s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dy partive n\u00eb Greqi. SYRIZA, deri at\u00ebher\u00eb nj\u00eb parti e vog\u00ebl, arriti t\u00eb b\u00ebhej z\u00ebri i grek\u00ebve q\u00eb nuk i p\u00ebrballonin dot masat shtr\u00ebnguese evropiane dhe t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":390101,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-390100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/390100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=390100"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/390100\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/390101"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=390100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=390100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=390100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}