{"id":393373,"date":"2021-03-17T21:30:46","date_gmt":"2021-03-17T20:30:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=393373"},"modified":"2023-10-01T23:53:54","modified_gmt":"2023-10-01T21:53:54","slug":"interviste-artan-grubi-se-kemi-pas-zakon-ti-nderhyjme-njeri-tjetrit-ne-ceshtje-te-brendshme-e-zgjedhje-ali-ahmeti-nuk-e-ka-ndermend-te-pensionohet-jemi-te-gatshem-ta-largojme-kufirin-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/interviste-artan-grubi-se-kemi-pas-zakon-ti-nderhyjme-njeri-tjetrit-ne-ceshtje-te-brendshme-e-zgjedhje-ali-ahmeti-nuk-e-ka-ndermend-te-pensionohet-jemi-te-gatshem-ta-largojme-kufirin-me\/","title":{"rendered":"Artan Grubi: S&#8217;e kemi pas tradit\u00eb t\u2019i nd\u00ebrhyjm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme, Ali Ahmeti nuk e ka nd\u00ebrmend t\u00eb pensionohet, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta largojm\u00eb kufirin me Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Artan Grubi, Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u2018Reporteri.net\u2019 ku ka folur p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktuale, planet e projektet infrastrukturore n\u00eb qeverin\u00eb ku b\u00ebn pjes\u00eb. Grubi ka treguar p\u00ebr gjendjen me COVID-19 n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebr koh\u00ebn se kur pritet t\u00eb vijn\u00eb vaksinat e para anti-Covid e p\u00ebr regjistrimin e popullsis\u00eb q\u00eb po vazhdon n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut.<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptari num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e kryeministrit Zoran Zaev \u00ebsht\u00eb pyetur edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb ka me Albin Kurtin, liderin e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, t\u00eb cilit i ka uruar suksese n\u00eb qeverisje n\u00eb Kosov\u00eb, pas fitores s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 14 shkurtit.<\/p>\n<p>Artan Grubi ka komentuar edhe debatin q\u00eb ngjalli pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb sh\u00ebnimin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb dyzet\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb elitare \u2018Tigrat\u2019. Po ashtu, Grubi ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar z\u00ebrat q\u00eb Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim, po e mendon t\u00eb pensionohet si fitues.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb larg pensionimit pasi ka vitalitet e energji t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari Organizativ i BDI-s\u00eb, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u2018Reporteri.net\u2019, ku ai foli pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb medium n\u00eb Kosov\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs duke larguar kufirin nd\u00ebrmjet Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em><strong>Lexojeni\/Ndiqeni intervist\u00ebn e Z\u00ebvend\u00ebskryeministrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Ministrit p\u00ebr Sistem Politik dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrmjet Bashk\u00ebsive, Artan Gubi, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/i0MqZJPfeu0\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Gazeta Online &#8216;Reporteri.net&#8217;: Si \u00ebsht\u00eb gjendja me Covid-19 n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Artan Grubi:<\/strong> Numrat jan\u00eb n\u00eb rritje e sip\u00ebr, dje kemi pasur nj\u00eb mij\u00eb t\u00eb infektuar dhe 24 viktima, rritje t\u00eb personave t\u00eb infektuar dhe mbushjen e shtret\u00ebrve n\u00ebp\u00ebr spitale. Kishim mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb dje ku disktuuam n\u00eb detaje dhe vendos\u00ebm p\u00ebr kontraktimin e 200 mij\u00eb vaksinave kineze, me qeverin\u00eb kineze n\u00ebp\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, por v\u00ebrtet\u00eb numrat jan\u00eb shqet\u00ebsues dhe duhet t\u00eb marrim restriksione t\u00eb reja. Si\u00e7 e dini n\u00eb mbledhjen paraprake t\u00eb qeveris\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb kemi or\u00eb policore dhe tash nga ora 22:00 deri n\u00eb or\u00ebn 05:00 t\u00eb m\u00ebngjesit kemi or\u00eb policore, nd\u00ebrsa restorantet punojn\u00eb deri n\u00eb ora 21:00. Po diskutohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb edhe p\u00ebr restriksione shtes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ulet numri i t\u00eb infektuarve, p\u00ebr arsye t\u00eb k\u00ebsaj rritje goxha shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net: A ka ndonj\u00eb faktor q\u00eb ka rritur numrin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Artan Grubi:<\/strong> \u00cbsht\u00eb rritje normale, s\u2019mund ta quaj por, ndoshta edhe transporti publik, edhe qytetar\u00ebt jan\u00eb liruar, edhe restriksionet u liruan shum\u00eb, por edhe shp\u00ebrndarja po b\u00ebhet shpejt me k\u00ebto llojet e virusit, qoft\u00eb ai britanik apo ai afrikan. Shp\u00ebrndarja sipas ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb po b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb tek qytetar\u00ebt, dhe kemi disa vatra, si p.sh. n\u00eb Prilep, Kavadar, nj\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb Shkup, dhe po p\u00ebrpiqemi q\u00eb me restreksione q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksesshme p\u00ebr uljen e t\u00eb infektuarve.<\/p>\n<p><strong>A keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb analiz\u00eb ku q\u00ebndroni n\u00eb rajon?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Grubi:<\/strong> Absolutisht, kemi diskutim, preokupim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por nuk arrit\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb blerje, porosi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt edhe me Kosov\u00ebn, edhe keni qen\u00eb qeveri n\u00eb dor\u00ebheqje, dhe po presim organet t\u00eb konstituohen. Por krahasim me nivelet e rajonit, jemi n\u00eb nivel si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Shqip\u00ebria, Kosova, por edhe Serbia, dhe i d\u00ebgjuat paralajm\u00ebrimet q\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbyllje t\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme duke filluar nga nes\u00ebr dhe e nj\u00ebjta po ndodh edhe n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, dhe gjetiu n\u00eb bot\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pandemi q\u00eb po p\u00ebrballemi t\u00eb gjith\u00eb dhe do t\u00eb duhet t\u2019i ndajm\u00eb p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb mira me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p><strong>Kur do t\u00eb vijn\u00eb kontigjenit i vaksinave?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr momentin n\u00eb Maqedoni jan\u00eb 11 mij\u00eb e 300 vaksina t\u00eb cilat 8 mij\u00eb e 300 nga Pfizer, kurse tjera jan\u00eb vaksina Sputnik ruse. Jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje masive, t\u2019iu them sinqerisht nuk po rezultojn\u00eb me rezultate q\u00eb po presim ne. N\u00eb mbledhjen e djeshme t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb e udh\u00ebhoqa vendos\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe prokurimin edhe t\u00eb 200 mij\u00eb vaksina kineze q\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb prillit dhe vaksina nga sistemi i COVAX n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb prillit q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb, por nuk jam i k\u00ebnaqur nga puna q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebrisht n\u00eb sigurimin e vaksinave dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb jeni edhe ju. Ne i kemi vaksinuar t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb punojn\u00eb me Covid, s\u00eb paku mjek\u00ebt dhe motrat medicinale q\u00eb kujdesen p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve t\u00eb jan\u00eb t\u00eb vaksinuar. Nd\u00ebrsa po b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb sigurojm\u00eb vaksinat tjera, Pfizer, kineze, ruse, pasi mjetet financiare i kemi, por jemi treg i vog\u00ebl p\u00ebr 5-6 kompani q\u00eb prodhojn\u00eb vaksina e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nevoja e krejt globit.<\/p>\n<p><strong>Takimi me ministrin Armend Zemaj&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Kemi diskutuar me ministrin Zemaj, i cili ishte dy her\u00eb n\u00eb vizit\u00eb, pas takimit me t\u00eb e ngrita iniciativ\u00ebn q\u00eb t\u2019i hapim kufijt\u00eb me Kosov\u00ebn dhe kemi pas komunikim t\u00eb shpesht\u00eb. Rrethanat n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pazakonta, shpresoj q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb nd\u00ebrtohen institucionet q\u00eb t\u2019i qasemi jo ve\u00e7 pandemis\u00eb, por edhe gj\u00ebrave tjera bashk\u00ebrisht.<\/p>\n<figure id=\"attachment_393250\" aria-describedby=\"caption-attachment-393250\" style=\"width: 2048px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-393250\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5.jpg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1365\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5.jpg 2048w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-768x512.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-696x464.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-1392x928.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-1068x712.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-630x420.jpg 630w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-1260x840.jpg 1260w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-5-1920x1280.jpg 1920w\" sizes=\"(max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-393250\" class=\"wp-caption-text\">\u00a9 Reporteri.net \/ Foto: Argjend Mamaj<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Pse nuk u b\u00eb mbledhja e p\u00ebrbashk\u00ebt mes Qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk u b\u00eb se u shp\u00ebrnda Kuvendi tek ju, dhe vendos\u00ebt t\u00eb shkoni n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe tash po e presim konstituimin e qeveris\u00eb se re dhe pa asnj\u00eb penges\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb p\u00ebrgatitjen e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mbledhjen e qeveris\u00eb sepse kemi shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Mali sharr, rruga Prizren-Tetov\u00eb, heqja e kufirit n\u00eb Bllac\u00eb midis Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, dhe bashk\u00ebpunime tjera q\u00eb ishin 19 marr\u00ebveshje bilaterale q\u00eb prisnin p\u00ebr t\u2019u n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh keni me z. Albin Kurti?<\/strong><\/p>\n<p>Z. Kurtin e njoh nga viti 2005, kemi punuar bashk\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile. Ai at\u00ebher\u00eb drejtonte L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje q\u00eb ishte n\u00eb Kosov\u00eb, por ishte si nj\u00eb OJQ, un\u00eb drejtoja L\u00ebvizjen Zgjohu, dhe L\u00ebvizjen Mjaft n\u00eb Shqip\u00ebri. Pat\u00ebm krijuar rrjetin e OJQ-ve shqiptare, dhe kemi bashk\u00ebpunuar shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 5-6 viteve. Qysh at\u00eb dit\u00eb edhe un\u00eb edhe z. Ahmeti e kemi uruar, dhe i uroj shum\u00eb suksese e sh\u00ebndet. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe, Kosova po ballafaqohet me probleme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha para vetes.<\/p>\n<p><b>A mendoni se ka nj\u00eb plan ta shtrij\u00eb ndikimin n\u00eb Maqedoni?<\/b><\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi me autoritetet e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb gjithmon\u00eb ka qen\u00eb institucional, jo preferenc\u00eb partiake, shoq\u00ebrore, por institucionale. Kur ka qen\u00eb Mustafa, Tha\u00e7i, Haradinaj, ka udh\u00ebhequr institucionet bashk\u00ebpunimi institucional ka qen\u00eb formula m\u00eb e suksesshme.<\/p>\n<p>Z. Ahmeti ka nj\u00eb histori t\u00eb bujshme me Kosov\u00ebn dhe nuk mund t\u2019ia lejon vetes q\u00eb t\u00eb ket\u00eb preferenc\u00eb partiake, politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb procese zgjedhore atje, apo \u00e7far\u00ebdo qofte zhvillimi, por ka qen\u00eb ithtar i bashk\u00ebpunimit institucional dhe ngritjes s\u00eb Kosov\u00ebs si shtet.<\/p>\n<p>E keni nj\u00eb mbeshtetes shum\u00eb t\u00eb madh z. Ahmetin si\u00e7 ka qen\u00eb para dhe pasluft\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn, nuk ka qen\u00eb tradit\u00eb e nd\u00ebrhyrjes politike qoft\u00eb e Kosov\u00ebs apo Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb, apo Kosov\u00ebs apo Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend i ri q\u00eb po ballafaqohemi, por pam\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt u p\u00ebrcaktuan p\u00ebr ta votuar z. Ahmeti dhe BDI me 50% rritje t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e kaluara me 15 korrik m\u00eb shum\u00eb s\u00eb q\u00eb kishim n\u00eb zgjedhjet paraprake.<\/p>\n<p><strong>A i keni th\u00ebn\u00eb z. Kurtit se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull t\u00eb nd\u00ebrhyhet n\u00eb Maqedoni?<\/strong><\/p>\n<p>Jo se nuk duam t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e z.Kurti apo t\u00eb VV-s\u00eb apo cil\u00ebsdo parti politike tjet\u00ebr. Ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ta b\u00ebjm\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb institucionalisht me t\u00eb gjitha autoritetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<figure id=\"attachment_393248\" aria-describedby=\"caption-attachment-393248\" style=\"width: 2048px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-393248\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3.jpg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1120\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3.jpg 2048w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3-300x164.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3-1024x560.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3-768x420.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3-1536x840.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3-696x381.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3-1392x761.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3-1068x584.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-3-1920x1050.jpg 1920w\" sizes=\"(max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-393248\" class=\"wp-caption-text\">\u00a9 Reporteri.net \/ Foto: Argjend Mamaj<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Kur pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj rruga Bllac\u00eb-Shkup?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shpron\u00ebsimi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i gjith\u00eb trases\u00eb 13 kilomet\u00ebrshe nga rruga qarkore e Shkupit deri te vendkalimi kufitar Bllac\u00eb. Dy kilometrat e par\u00eb jan\u00eb tenderuar dhe ka filluar t\u00eb nd\u00ebrtohet, nd\u00ebrsa kemi filluar projektimin e 11 kilometrave t\u00eb dyt\u00eb duke p\u00ebrcaktuar trasen\u00eb. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit do ta tenderojm\u00eb q\u00eb ta fillojm\u00eb nd\u00ebrtimin edhe 11 kilometrave t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb 4 tunele n\u00eb trasen\u00eb e vet dhe shpresoj q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit ta p\u00ebrfundojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb q\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme Bllaca, vendkalimi kufitar deri n\u00eb Qaf\u00eb Than\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb jet\u00eb lidhje me autostrade. Prandaj dit\u00ebn e premte kam takim edhe me presidentin e Bechtelit, i cili do t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Maqedoni dhe po p\u00ebrpiqemi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb partneritet strategjik me k\u00ebt\u00eb kompani amerikane e cila ka punuar edhe n\u00eb Kosov\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb lidhje t\u00eb korridorit 8, perfshi Gostivar-Tetov\u00eb, Gostivar\u2013K\u00ebr\u00e7ov\u00eb dhe Strug\u00eb-Qaf\u00eb Than\u00eb n\u00eb form\u00ebn e autostrad\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Po rruga Tetov\u00eb \u2013 Prizren?<\/strong><\/p>\n<p>Ne e kaluam n\u00eb programin vjetor t\u00eb nd\u00ebrmarrjes s\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, para nj\u00eb muaji n\u00eb qeveri e arsyetuam dhe ndam\u00eb mjete buxhetore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fizibilitetin e asaj rruge. Jemi ne ecuri e sip\u00ebr, po presim konstituimin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb vijojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmend\u00ebt edhe heqjen e kufirit?<\/strong><\/p>\n<p>Po, nga ne ka gatishm\u00ebri absolute p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb one stop shop menj\u00ebher\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe kishim iniciativ\u00eb, mbledhja duhej t\u00eb mbahej n\u00eb janar. Por p\u00ebr arsye t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakoh\u00ebshme tek ju, u anulua. Askush nuk po e ngrit k\u00ebt\u00eb tem\u00eb ani pse kufiri me Maqedonin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i frekuentuar. Ne jemi t\u00eb interesuar shum\u00eb. Ju ftoj edhe juve si media n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb ngrisni k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb b\u00ebhet mbledhja e p\u00ebrbashk\u00ebt e qeverive dhe t\u2019i adresojm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb do t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb qarkullimin e njer\u00ebzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.<\/p>\n<p><strong>Sidoqoft\u00eb t\u00eb flasim pak edhe p\u00ebr disa probleme q\u00eb i keni n\u00eb Maqedoni. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bllokad\u00eb e Kuvendit, opozita ka bllokuar thuajse pun\u00ebt e Kuvendit. \u00c7far\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb ata? A kan\u00eb ndonj\u00eb kusht p\u00ebr zhbllokuar Kuvendin?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne votohemi n\u00eb zgjedhje parlamentare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar at\u00eb q\u00eb kemi premtuar para qytetar\u00ebve. Nuk jemi votuar p\u00ebr ta bllokuar pun\u00ebn e institucioneve n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb koh\u00eb pandemie dhe pengesave q\u00eb i b\u00ebhen ekonomis\u00eb, t\u00eb cilat u b\u00ebhen jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebr momentin deputet\u00ebt e opozit\u00ebs me mij\u00ebra amendamente kan\u00eb bllokuar paket\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb dhe qytetar\u00ebve p\u00ebr subvencionim t\u00eb rrogave, p\u00ebr ndihmes\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb, sepse do t\u00eb nd\u00ebshkohet n\u00eb zgjedhje. Ne jo m\u00eb larg se n\u00eb muajin tetor kemi zgjedhje lokale.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebrisht mos rast\u00ebsisht k\u00ebto zgjedhje lokale kan\u00eb shtyr\u00eb opozit\u00ebn t\u00eb veprojn\u00eb k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb, por me sa shoh nga anketat nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e duhur sepse nuk merr p\u00ebrkrahjen e qytetar\u00ebve. Qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje, jo bllokada. K\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrparim e jo pengesa n\u00eb pun\u00ebt e tyre. Mospasja e kapaciteteve p\u00ebr t\u00eb zbatuar politika i shtyen n\u00eb bllokada t\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme t\u00eb Kuvendit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap popullor kudo qoft\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A po duan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Qeveri ata? A kan\u00eb realisht nj\u00eb ftes\u00eb nga kryeministri Zaev?<\/strong><\/p>\n<p>Zoti Zaev doli me nj\u00eb tez\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb gjer\u00eb, por duke p\u00ebrjashtuar liderin e opozit\u00ebs zotin Mickovski. Dhe m\u00eb shum\u00eb ishte nj\u00eb test p\u00ebr t\u00eb par\u00eb reagimin e tyre meq\u00eb rast partit\u00eb shqiptare, edhe pse nuk ishin t\u00eb ftuara partit\u00eb shqiptare opozitare&#8230;<\/p>\n<p><strong>K\u00ebnd e ftoi Zaev?<\/strong><\/p>\n<p>E ftoi VMRO-DPMNE-n\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm? Partit\u00eb shqiptare jo?<\/strong><\/p>\n<p>Jo. Dhe ai tha q\u00eb pa Mickovskin, VMRO-DPMNE \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb. Nd\u00ebrsa t\u00eb vetmen p\u00ebrgjigje e mori nga partit\u00eb politike shqiptare, t\u00eb cilat edhe t\u00eb paftuara, u ofruan menj\u00ebher\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e Qeveris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mir\u00eb. Sepse ajo \u00ebsht\u00eb ambicia e partive politike. Por s\u00eb pari le t\u00eb tregojn\u00eb kapacitete p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar politika shtet\u00ebrore dhe p\u00ebr t\u00eb mospenguar funksionimin e institucioneve.<\/p>\n<figure id=\"attachment_393247\" aria-describedby=\"caption-attachment-393247\" style=\"width: 2048px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-393247\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2.jpg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1365\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2.jpg 2048w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-768x512.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-696x464.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-1392x928.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-1068x712.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-630x420.jpg 630w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-1260x840.jpg 1260w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-2-1920x1280.jpg 1920w\" sizes=\"(max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-393247\" class=\"wp-caption-text\">\u00a9 Reporteri.net \/ Foto: Argjend Mamaj<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb intereson q\u00eb realisht pati nisur n\u00eb vitin 2011 dhe \u00ebsht\u00eb stopuar. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb. Si po shkon ky proces?<\/strong><\/p>\n<p>Ka filluar me 1 mars regjistrimi i diaspor\u00ebs do vijon deri m\u00eb 21 prill. B\u00ebhet n\u00eb form\u00ebn e vet regjistrimit n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit, n\u00ebp\u00ebrmjet faqes s\u00eb Entit Statistikor. Tashm\u00eb deri n\u00eb momentin q\u00eb po flasim, 72 mij\u00eb m\u00ebrgimtar\u00eb t\u00eb regjistruar zyrtarisht n\u00eb Entin p\u00ebr Statistik\u00eb. Un\u00eb pres q\u00eb akoma, presim q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr minimialisht deri n\u00eb 200 mij\u00eb t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb regjistrohen. Me 1 prill fillohet regjistrimi i qytetar\u00ebve rezident ku edhe ne si rezident mundemi t\u2019i regjistrojm\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb ose familjar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb i kemi n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb.<\/p>\n<p>Pandemia po e v\u00ebshtir\u00ebson regjistrimin e popullsis\u00eb, por un\u00eb jam i bindur se do t\u2019ia dalim p\u00ebr arsye se ky vend nuk ka regjistrim q\u00eb nga viti 2001. Do t\u00eb thot\u00eb po b\u00ebhen 20 vite pa regjistrim t\u00eb popullsis\u00eb q\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebson nd\u00ebrtimin e politikave.<\/p>\n<p><b>Pandemia e v\u00ebshtir\u00ebson, por mua m\u00eb intereson m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse ka ndonj\u00eb problem politik se ajo edhe e ndalon procesin e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>Kishte probleme politike dhe prandaj d\u00ebshtoi n\u00eb vitin 2011 p\u00ebrpjekja p\u00ebr regjistrim t\u00eb popullsis\u00eb. Sepse si\u00e7 e dini t\u00eb drejtat e komuniteteve, shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend lidhet me p\u00ebrqindjen me t\u00eb cil\u00ebn ata p\u00ebrfaq\u00ebsohen. N\u00ebse je mbi 20% ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh zyrtarisht gjuh\u00ebn shqipe. N\u00ebse je mbi 50% ke t\u00eb drejt\u00eb ta p\u00ebrdor\u00ebsh flamurin komb\u00ebtar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare. Dhe prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb aspektin politik regjistrimi k\u00ebtu, por ne kemi vendosur mekanizma mbrojt\u00ebs n\u00eb Ligjin p\u00ebr Regjistrim, i cili u miratua n\u00eb Kuvend. Dhe \u00e7do dokument, \u00e7do vendim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me regjistrimin e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb valid n\u00ebse e ka n\u00ebnshkrimin edhe t\u00eb drejtorit dhe t\u00eb zv.drejtorit t\u00eb Entit Statistikor. K\u00ebshtu q\u00eb e kemi mekanizmin kontrollues p\u00ebr t\u00eb evituar \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb keqp\u00ebrdorimi me t\u00eb dh\u00ebnat ose edhe me vet procesin e regjistrimit.<\/p>\n<p><strong>Kemi d\u00ebgjuar politikan\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb q\u00eb shqiptar\u00eb ka rreth 25% t\u00eb popullsis\u00eb. Meq\u00eb ju po p\u00ebrmendni shifra i bie se keni nj\u00eb lloj analize ose qasje n\u00eb statistika. A ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb kjo p\u00ebrqindje?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimin e vitit 2001 shqiptar\u00ebt jan\u00eb 25.17%. Gjithsesi duke i par\u00eb numrat e zhvillimeve k\u00ebtu n\u00eb Maqedoni, nataliteti, mortaliteti dhe mandej edhe m\u00ebrgimi i qytetar\u00ebve, por edhe l\u00ebvizja e qytetar\u00ebve brenda shtetit, shihet nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh n\u00eb rritje t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb regjistruar n\u00eb shkolla fillore dhe shkolla t\u00eb mesme. Ngjall\u00eb shpres\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb rriten n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb madhe se 25%.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse del mbi 25%, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton p\u00ebr shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sukses shum\u00eb i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ndihmon edhe n\u00eb ndarjen e mjeteve n\u00eb p\u00ebrputhje me zhvillimin e barabart\u00eb rajonal, ndihmon edhe n\u00eb rritjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb tyre n\u00eb institucione shtet\u00ebrore, ndihmon edhe n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre n\u00eb sektorin privat. Dhe paraqet nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe politike, nj\u00eb kapacitet shum\u00eb t\u00eb madh. E shihni sot shqiptar\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb ken\u00eb tri universitete n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe k\u00ebtu n\u00eb vend, zyrtarizojn\u00eb flamurin, zyrtarizojn\u00eb gjuh\u00ebn, kan\u00eb mbi 20 administrator\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb kishit edhe m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht po. Dhe mund t\u00eb marrin mandatin p\u00ebr t\u00eb qeverisur me k\u00ebt\u00eb vend si\u00e7 e mor\u00ebm tashm\u00eb me iden\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr shqiptar dhe me imponimin e pranimit nga ana e partis\u00eb politike maqedonase.<\/p>\n<figure id=\"attachment_393249\" aria-describedby=\"caption-attachment-393249\" style=\"width: 2048px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-393249\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4.jpg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1156\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4.jpg 2048w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-300x169.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-1024x578.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-768x434.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-1536x867.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-696x393.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-1392x786.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-1068x603.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-744x420.jpg 744w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-1488x840.jpg 1488w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-4-1920x1084.jpg 1920w\" sizes=\"(max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-393249\" class=\"wp-caption-text\">\u00a9 Reporteri.net \/ Foto: Argjend Mamaj<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Ne n\u00eb Kosov\u00eb nuk e dim\u00eb realisht ose le t\u00eb them detajisht \u00e7ka n\u00ebnkupton p\u00ebrqindja e popullsis\u00eb n\u00eb relacion me pushtetin. Por e dim\u00eb dhe e kemi pa nj\u00eb far\u00eb q\u00ebndrimi ose nj\u00eb lloj kritike ndaj teje p\u00ebr vizit\u00ebn tek nj\u00ebsiti \u201cTigrat\u201d. U komentua mjaft\u00eb shum\u00eb, madje edhe n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrse e vizituat k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsit\u00eb z. Grubi? Cili ishte mesazhi?<\/strong><\/p>\n<p>Ata kishin dyzet\u00eb vjetorin e themelimit t\u00eb tyre dhe b\u00ebn ftes\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb autoriteti shqiptar. Dhe p\u00ebr arsye t\u00eb mbylljes s\u00eb tyre t\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme ndaj shqiptar\u00ebve dhe komuniteteve tjera, vendos\u00ebm q\u00eb ta thejm\u00eb k\u00ebt\u00eb akull. Dhe ta ngritim z\u00ebrin p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e drejt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve edhe n\u00eb at\u00eb njesit\u00eb ku \u00ebsht\u00eb ndoshta institucioni i vet\u00ebm, nj\u00eb apo dy, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb nuk kan\u00eb shqiptar n\u00eb radh\u00ebt e tyre. Mora premtimin nga komandanti i nj\u00ebsitit, por edhe nga kryeministri dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme q\u00eb me konkursin e fundit, 600 polic\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb pun\u00ebsohen, \u00ebsht\u00eb i hapur edhe nj\u00ebsiti p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p><strong>Sa mendohen t\u00eb p\u00ebrfshihen aty?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb n\u00eb trajnim tridhjet\u00eb. Shpresoj se i kalojn\u00eb trajnimet, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsit special, nj\u00ebsit elitar sikur ju q\u00eb e keni ROSU-n\u00eb besoj n\u00eb Kosov\u00eb dhe do t\u00eb duhet t\u00eb kalojn\u00eb trajnimet. Shpresoj se nga k\u00ebta tridhjet\u00eb t\u00eb ket\u00eb persona q\u00eb do t\u2019i kalojn\u00eb k\u00ebto trajnime dhe t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebtij nj\u00ebsiti. Ka ardhur koha p\u00ebr pajtim n\u00eb vendin ton\u00eb p\u00ebr arsye se kan\u00eb kaluar 20 vite nga konflikti. Dhe besoj q\u00eb ne duhet t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb mesazhin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, edhe ne ndaj maqedonasve edhe maqedonasit ndaj shqiptar\u00ebve, q\u00eb ka ardhur koha p\u00ebr barazi absolute midis dy komuniteteve tona, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb bart\u00ebs t\u00eb sovranitetit t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe bashkarisht t\u00eb prijm\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><b>Dua t\u2019iu pyes edhe p\u00ebr nj\u00eb zhvillim interesant n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjykata Speciale. A keni ndonj\u00eb koment? Besoj e dini pse po ju pyes? Ju nj\u00eb koh\u00eb keni punuar n\u00eb Hag\u00eb dhe ai institucion ka kryer gjykime t\u00eb ngjashme si\u00e7 po b\u00ebn tash Gjykata Speciale?<\/b><\/p>\n<p>Sundimi i ligjit \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr funksionimin e demokracis\u00eb n\u00eb shtetet tona. Dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb autoritetet kosovare, koleg\u00ebt tan\u00eb, shok\u00ebt tan\u00eb atje, vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb ligjin, t\u00eb respektojn\u00eb partneritetin me komunitetin euro-amerikan dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb isntitucione p\u00ebr t\u2019u zbardhur e v\u00ebrteta. Vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet sundimit t\u00eb ligjit dhe respektimit t\u00eb institucioneve mund t\u00eb prijm\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr arsye se k\u00ebto jan\u00eb standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat i kemi p\u00ebrqafuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Me sa kam par\u00eb deklaratat, edhe personat e apostrofuar q\u00eb jan\u00eb subjekt i Gjykat\u00ebs Speciale kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe po t\u00eb kishin shansin e dyt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri do ta votonin themelimin e k\u00ebsaj gjykate. Por \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebrndjekja e nj\u00eb anshme, vet\u00ebm e autoriteteve kosovare kur dihet q\u00eb Kosova ishte viktim\u00eb e gjenocidit serb n\u00eb vitin 98 dhe 99 si dhe n\u00eb vitet para luft\u00ebs. Po shpresoj q\u00eb nj\u00eb mobilizim gjith\u00eb-shoq\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ta rikthyer t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr golgot\u00ebn e popullit shqiptar dhe luft\u00ebn p\u00ebr liri vis-\u00e0-vis agrisivitetin dhe masakrat serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<figure id=\"attachment_393251\" aria-describedby=\"caption-attachment-393251\" style=\"width: 2048px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-393251\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6.jpg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1365\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6.jpg 2048w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-768x512.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-696x464.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-1392x928.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-1068x712.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-630x420.jpg 630w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-1260x840.jpg 1260w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Artan-Grubi-6-1920x1280.jpg 1920w\" sizes=\"(max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-393251\" class=\"wp-caption-text\">\u00a9 Reporteri.net \/ Foto: Argjend Mamaj<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Z. Grubi meq\u00eb nuk kemi edhe shum\u00eb koh\u00eb, d\u00ebshiroj t\u2019iu pyes p\u00ebr fund. Si \u00ebsht\u00eb BDI? N\u00eb Kosov\u00eb ka disa informacione q\u00eb thon\u00eb se z.Ali Ahmeti po planifikon mbase t\u00eb pensionohet si fitues meq\u00eb tash ka arritur nj\u00eb rezultat t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p>Z. Ali Ahmeti i nevojitet BDI-s\u00eb m\u00eb shum\u00eb se BDI t\u2019i nevojitet z. Ali Ahmetit. Dhe z. Ali Ahmeti \u00ebsht\u00eb n\u00eb energji t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb vitalitet t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb suksesit. \u00cbsht\u00eb i vetmi lider n\u00eb rajon q\u00eb ka sh\u00ebnuar fitore n\u00eb 20 vitet e fundit n\u00eb t\u00eb gjitha ciklet zgjedhore qofshin ato lokale, parlamentare, presidenciale, referendum apo \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb procesi tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka patur gar\u00eb politike, pa asnj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb vet\u00ebm, me suksese t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe asnj\u00ebher\u00eb pa marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ekzekutive ai vet. Z. Ahmeti nuk e ka nd\u00ebrmend t\u00eb pensionohet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb mira, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitalitetin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb produktivitetin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr momentin. Sepse e siguroi kryeministrin e par\u00eb shqiptar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ashtu si\u00e7 e siguroi edhe kryetarin e par\u00eb t\u00eb Parlamentit t\u00eb k\u00ebtij vendi. Z\u00ebrat t\u00eb tilla jan\u00eb z\u00ebra t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit nga ana e opozit\u00ebs p\u00ebr arsye se e din\u00eb q\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb z. Ahmeti \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, ata nuk kan\u00eb shanc\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pushtetit, p\u00ebr arsye se shqiptar\u00ebt i njohin. Nd\u00ebrsa e njohin edhe z. Ahmetin.<\/p>\n<p><strong>Realisht m\u00eb shum\u00eb z\u00ebrat kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb lloj analize se z. Ali Ahmeti e ka nj\u00eb mosh\u00eb dhe dikur do t\u00eb vi pensionimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, dua t\u2019iu pyes ju, s\u2019po them tash q\u00eb mund t\u00eb ndodh, por mbas disa viteve z. Ali Ahmeti vendos\u00eb t\u00eb pensionohet p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs apo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. A keni ju ambicie p\u00ebr ta drejtuar BDI-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo nuk kam ambicie dhe z. Ahmeti \u00ebsht\u00eb larg nga pensionimi edhe nga mosha, por edhe nga vitaliteti. \u00cbsht\u00eb goxha larg. Shihni n\u00eb Amerik\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb ju keni president me 74, 78 vje\u00e7 dhe senator, kongresmen. Por gjithandej edhe n\u00eb Evrop\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e pakrahasueshme me mosh\u00ebn e z. Ahmetit, i cili \u00ebsht\u00eb akoma i ri dhe \u00ebsht\u00eb larg mosh\u00ebs s\u00eb pensionimit. Un\u00eb nuk kam ambicie dhe z. Ali Ahmeti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider, s\u00eb paku ju n\u00eb Kosov\u00eb, e njihni mir\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet. Ose nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb z\u00eb vendin e tij p\u00ebr arsye se un\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebndej e konsiderojm\u00eb si figur\u00eb historike, jo vet\u00ebm nj\u00eb kryetar t\u00eb nj\u00eb partie politike.<\/p>\n<p><strong>Z.Grubi, ju faleminderit q\u00eb ishit sot me ne. Shpresoj se do t\u00eb jeni mysafir i Reporterit p\u00ebrs\u00ebri.<\/strong><\/p>\n<p>Faleminderit juve dhe ju uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=314&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freporteri%2Fvideos%2F2978079565757965%2F&amp;show_text=false&amp;width=560\" width=\"560\" height=\"314\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artan Grubi, Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u2018Reporteri.net\u2019 ku ka folur p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktuale, planet e projektet infrastrukturore n\u00eb qeverin\u00eb ku b\u00ebn pjes\u00eb. Grubi ka treguar p\u00ebr gjendjen me COVID-19 n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebr koh\u00ebn se kur pritet t\u00eb vijn\u00eb vaksinat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":393246,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-393373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/393373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=393373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/393373\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/393246"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=393373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=393373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=393373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}