{"id":397244,"date":"2021-03-23T18:48:32","date_gmt":"2021-03-23T17:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=397244"},"modified":"2021-03-23T21:31:18","modified_gmt":"2021-03-23T20:31:18","slug":"aki-qe-me-shume-se-3-muaj-pa-drejtor-emri-i-kryespiunit-te-ri-ne-duart-e-konjufces-e-kurtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/aki-qe-me-shume-se-3-muaj-pa-drejtor-emri-i-kryespiunit-te-ri-ne-duart-e-konjufces-e-kurtit\/","title":{"rendered":"AKI, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 muaj pa drejtor &#8211; emri i kryespiunit t\u00eb ri n\u00eb duart e Kurtit e Konjufc\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blendi Gashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Ka m\u00eb shum\u00eb se tre muaj q\u00eb Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb ka mbetur pa drejtor, kjo pasi Ish-Kryeministri, Avdullah Hoti, e liroi nga detyra Kreshnik Gashin m\u00eb 29 dhjetor t\u00eb 2020-t\u00ebs, e m\u00eb pas nuk arriti t\u00eb bie n\u00eb ujdi me ish-u.d. e Presidentit Vjosa Osmanin p\u00ebr emrin e kryespiunit t\u00eb ri. I gjith\u00eb procesi, tash ka mbetur n\u00eb duart e Kryeministrit Albin Kurti dhe u.d. t\u00eb ri t\u00eb Presidentit, Glauk Konjufca.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Bazuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr AKI-n\u00eb, n\u00eb nenin 5.3 p\u00ebrcaktohet se \u201cpresidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb bashku me kryeministrin, em\u00ebrojn\u00eb s\u00eb bashku drejtorin e AKI-s\u00eb brenda 20 dit\u00ebsh pune nga dita kur pozita mbetet e lir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ka ndodhur edhe pas m\u00eb shum\u00eb se tre muajsh nga shkarkimi i Kreshnik Gashit, pasi ish-Kryeministri Hoti dhe ish-bashk\u00ebpartiakja e tij Vjosa Osmani nuk arrit\u00ebn t\u00eb pajtohen p\u00ebr emrin e shefit t\u00eb ri t\u00eb AKI\u2019s\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs sa t\u00eb dy udh\u00ebhiqnin shtetin.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-397246\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/ligji-per-aki.png\" alt=\"\" width=\"691\" height=\"389\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/ligji-per-aki.png 582w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/ligji-per-aki-300x169.png 300w\" sizes=\"(max-width: 691px) 100vw, 691px\" \/><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, si\u00e7 ka m\u00ebsuar Gazeta Online \u201cReporteri.net\u201d, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe jan\u00eb propozuar disa emra t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr drejtor t\u00eb AKI-s\u00eb e q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjti edhe i jan\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb verifikimit nga institucioni q\u00eb synojn\u00eb ta marrin n\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Latif Merovci, Vlora Hyseni, Drizan Shala e Burim Ramadani jan\u00eb emrat e propozuar ndarazi nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit, e q\u00eb sipas burimeve t\u00eb Gazet\u00ebs Online \u2018Reporteri.net\u2019 edhe i kan\u00eb kaluar testet e verifikimit. Porse, shkaku i mos pajtimit mes ish-ushtrueses s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentes, Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti, asnjeri nga ta nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr tu v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye institucionit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Madje, i nj\u00ebjti burim, i ka th\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs se nj\u00ebri prej emrave t\u00eb lartcekur, konkretisht Latif Gashi, ishte b\u00ebr\u00eb shkak i p\u00ebr\u00e7arjes mes Osmanit e Hotin p\u00ebr AKI-n\u00eb, pasi ish-kryeministri e kishte preferuar m\u00eb shum\u00eb at\u00eb p\u00ebr shef t\u00eb AKI-s\u00eb, por ai nuk ishte pranuar nga ish-ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit kishte preferenc\u00eb ndaj nj\u00eb emri tjet\u00ebr t\u00eb propozuar.<\/p>\n<p>Bekim Kupina, k\u00ebshilltar p\u00ebr media i ish-u.d s\u00eb Presidentes Vjosa Osmani, kishte deklaruar p\u00ebr media se emri i t\u00eb propozuarit nga Presidenca nuk mund t\u00eb b\u00ebhet publik p\u00ebr shkak t\u00eb konfidencialitetit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hoti-e-osmani-nuk-arrijne-ujdi-per-emrin-e-shefit-te-ri-te-aki-se-qeveria-ne-detyre-heq-dore-nga-propozimet-e-reja\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">E p\u00ebr shkak t\u00eb mosdakordimit me Zyr\u00ebn e Presidenc\u00ebs, ish-Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Avdullah Hotit, para tre jav\u00ebsh, kishte konfirmuar p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u2018Reporteri.net\u2019 nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb asnj\u00eb propozim t\u00eb ri p\u00ebr shef t\u00eb AKI-s\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri Hoti ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb propozim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post, nd\u00ebrkoh\u00eb u.d. e Presidentit ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb propozim, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk jan\u00eb dakorduar me kryeministrin. Nuk ka dakordim midis tyre p\u00ebr kandidaturat. Nuk ka ndonj\u00eb l\u00ebvizje pozitive n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nuk besoj se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim deri n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re\u201d, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hoti-e-osmani-nuk-arrijne-ujdi-per-emrin-e-shefit-te-ri-te-aki-se-qeveria-ne-detyre-heq-dore-nga-propozimet-e-reja\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">kishte deklaruar m\u00eb 2 mars 2021, p\u00ebr Reporteri.net, ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Qeveris\u00eb, Antigona Baxhaku<\/a>.<\/p>\n<p>Si\u00e7 edhe kishte paralajm\u00ebruar ish-Qeveri Hoti, em\u00ebrimi i drejtorit t\u00eb AKI-s\u00eb tash i mbetet Qeveris\u00eb s\u00eb re, Kurti 2. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktualisht edhe institucioni i Presidenc\u00ebs, drejtohet nga bashk\u00ebpartiaku i Kryeministrit Kurti, Glauk Konjufca, q\u00eb si Kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, i zgjedhur dje me 69 vota t\u00eb deputet\u00ebve, e ka marr\u00eb me automatiz\u00ebm edhe ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb vendit, deri n\u00eb zgjedhjen e shefit t\u00eb ri t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb gjasht\u00eb vjet\u00ebt e fundit, n\u00eb AKI jan\u00eb nd\u00ebrruar tre drejtor\u00eb. I vetmi q\u00eb ka p\u00ebrfunduar nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb ka qen\u00eb drejtori i par\u00eb, Bashkim Smakaj, i cili ishte em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2009. Nj\u00eb vit pas riem\u00ebrimit, m\u00eb 2015 ai kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar nga Agron Selimaj. Ky i fundit po ashtu kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje dy vjet m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb tij, m\u00eb 2017, u em\u00ebrua Driton Gashi, t\u00eb cilit iu k\u00ebrkua t\u00eb lironte detyr\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb vit pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb skandalit me arrestimin dhe d\u00ebbimit t\u00eb gjasht\u00eb shtetasve turq. Ndaj tij, sot ka t\u00eb ngritur edhe aktakuz\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin rast q\u00eb u shkarkua.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, n\u00eb pozit\u00ebn e drejtorit t\u00eb AKI-s\u00eb ishte em\u00ebruar Kreshnik Gashi, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kryeministri-hoti-shkarkon-shefin-e-aki-se\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">t\u00eb cilit po ashtu iu k\u00ebrkua largimi nga ky post, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar<\/a>.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr AKI-n\u00eb, n\u00eb nenin 5.3 p\u00ebrcaktohet se \u201cpresidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb bashku me kryeministrin, em\u00ebrojn\u00eb s\u00eb bashku drejtorin e AKI-s\u00eb brenda 20 dit\u00ebsh pune nga dita kur pozita mbetet e lir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit n\u00eb fuqi, drejtori i AKI-s\u00eb i p\u00ebrgjigjet drejtp\u00ebrdrejt kryeministrit.<\/p>\n<p>Po sipas k\u00ebtij ligji, drejtori i AKI-s\u00eb sh\u00ebrben si k\u00ebshilltar i presidentit dhe kryeministrit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb inteligjenc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs; njofton presidentin dhe kryeministrin p\u00ebr aktivitetet e AKI-s\u00eb dhe ofron informata p\u00ebr presidentin dhe kryeministrin sa i p\u00ebrket siguris\u00eb. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Gashi Ka m\u00eb shum\u00eb se tre muaj q\u00eb Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb ka mbetur pa drejtor, kjo pasi Ish-Kryeministri, Avdullah Hoti, e liroi nga detyra Kreshnik Gashin m\u00eb 29 dhjetor t\u00eb 2020-t\u00ebs, e m\u00eb pas nuk arriti t\u00eb bie n\u00eb ujdi me ish-u.d. e Presidentit Vjosa Osmanin p\u00ebr emrin e kryespiunit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":397249,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-397244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397244"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397244\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397249"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}