{"id":398310,"date":"2021-03-25T12:17:53","date_gmt":"2021-03-25T11:17:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=398310"},"modified":"2023-10-02T15:59:33","modified_gmt":"2023-10-02T13:59:33","slug":"eksperti-i-sigurise-ne-krye-te-aki-se-te-vije-nje-person-me-integritet-te-larte-profesional-dhe-kombetar-problemet-me-xhandarmerine-serbe-i-zgjidh-markimi-i-vijes-kufitare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/eksperti-i-sigurise-ne-krye-te-aki-se-te-vije-nje-person-me-integritet-te-larte-profesional-dhe-kombetar-problemet-me-xhandarmerine-serbe-i-zgjidh-markimi-i-vijes-kufitare\/","title":{"rendered":"Eksperti i siguris\u00eb: N\u00eb krye t\u00eb AKI-s\u00eb t\u00eb vije nj\u00eb person me integritet t\u00eb lart\u00eb profesional dhe komb\u00ebtar \u2013 problemet me xhandarmerin\u00eb serbe i zgjidh markimi i vij\u00ebs kufitare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gazeta Online \u201cReporteri.net\u201d para disa dit\u00ebsh raportoi se jan\u00eb propozuar disa emra t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr drejtor t\u00eb AKI-s\u00eb e q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit edhe i jan\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb verifikimit nga institucioni q\u00eb synojn\u00eb ta marrin n\u00eb drejtim. <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/aki-qe-me-shume-se-3-muaj-pa-drejtor-emri-i-kryespiunit-te-ri-ne-duart-e-konjufces-e-kurtit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">N\u00eb mesin e k\u00ebtyre emrave \u00ebsht\u00eb ai edhe i ekspertit t\u00eb siguris\u00eb, Drizan Shala.<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Gazeta Online \u2018Reporteri.net\u2019 ka zhvilluar nj\u00eb intervist\u00eb me Shal\u00ebn i cili thot\u00eb se n\u00ebse vler\u00ebsohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb kryeshef i AKI-s\u00eb, nuk do i iki p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Por, thekson se nuk mund t\u00eb thot\u00eb di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se qeveria Kurti dhe Presidenca e vendit sa ma par\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa konkret p\u00ebr t\u00eb zgjedhur drejtorin e ri t\u00eb k\u00ebtij institucioni, i cili sipas Shal\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb i pavarur n\u00eb aspektin politik dhe me integritet t\u00eb lart\u00eb profesional, por edhe komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00eb, Drizan Shala, si njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb komenton edhe em\u00ebrimin e ish-ushtarakut norvegjez nga Kosova n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Qeverin\u00eb Kurti 2. Ai vler\u00ebson edhe gjendjen e siguris\u00eb n\u00eb vend, dhe raportimet p\u00ebr hyrjen e xhandarmeris\u00eb serbe n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em><strong>Lexojeni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn e ekspertit t\u00eb siguris\u00eb, Drizan Shala, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u2018Reporteri.net\u2019:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>REPORTERI.net: Para dy dit\u00ebsh \u00ebsht\u00eb formuar qeveria e re, ku minist\u00ebr i Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar ushtaraku Armend Mehaj. Cilat jan\u00eb sfidat q\u00eb e presin ministrin e ri?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Drizan Shala:<\/strong> N\u00eb fakt ministri i ri i mbrojtjes z.Mehaj n\u00eb aspektin profesional ka t\u00eb p\u00ebrfunduar shkoll\u00ebn e oficer\u00ebve n\u00eb Norvegji ku sipas vler\u00ebsimeve nga NATO-ja \u00ebsht\u00eb shkolla e dyt\u00eb m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb e cila p\u00ebrgatit\u00eb kuadro ushtarak p\u00ebr nivelet e oficereve.<\/p>\n<p>Ardhja e ti n\u00eb krye t\u00eb mbrojtjes mendoj q\u00eb do t\u2019i kontribuon procesit e tranzicionit t\u00eb filluar nga ana e k\u00ebsaj ministrie apo si\u00e7 njihet plani 10 vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb arritur kapacitetet e plota ushtarake, sepse mund t\u00eb ndihmoj edhe nivelit ushtarak, por edhe atij politik p\u00ebr t\u00eb vazhduar k\u00ebt\u00eb proces pa shk\u00ebputje t\u00eb informacioneve.<\/p>\n<p>Oficer\u00ebt e vendeve t\u00eb skandinavis jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr njohurit q\u00eb i kan\u00eb, ku vendet si Amerika, Gjermania, Italia d\u00ebrgojn\u00eb oficer\u00ebt deri t\u00eb grada e gjeneralit p\u00ebr t\u2019i rritur njohurit e tyre ushtarake t\u00eb nj\u00eb modeli q\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebto shtete.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto parametra nga aspekti i klim\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, por edhe atij profesional mendoj q\u00eb mbetet t\u00eb shihet se sa mund t\u00eb inkorporohet n\u00eb kapjen vizuale t\u00eb proceseve q\u00eb jan\u00eb duke u zhvilluar brenda ministris\u00eb dhe q\u00eb kultur\u00ebn e pun\u00ebs norvegjeze ta vendos brenda nivelit politik dhe atij ushtarak.<\/p>\n<p><strong>REPORTERI.net: Jo rrall\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur si tem\u00eb buxheti i vog\u00ebl p\u00ebr ushtrin\u00eb. A duhet buxheti t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e armatimit dhe pajisjes s\u00eb k\u00ebsaj force?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Drizan Shala:<\/strong> Sektori i mbrojtjes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb faktike q\u00eb ka nj\u00eb buxhet t\u00eb vog\u00ebl sa i p\u00ebrket ambicieve p\u00ebr t\u00eb realizuar planin e saj 10 vje\u00e7ar t\u00eb tranzicionit, i ndar\u00eb n\u00eb 3 faza. Pra bazuar p\u00ebr vitin 2021 nuk pres ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb aspektin buxhetor p\u00ebr ushtrin\u00eb, por p\u00ebr vitin 2022 e tutje p\u00ebrfaq\u00ebsuesi politik i k\u00ebsaj ministrie duhet q\u00eb t\u00eb loboj n\u00eb qeveri dhe kuvend p\u00ebr rritjen e 100% t\u00eb buxhetit p\u00ebr t\u2019i plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat dhe nevojat ushtarake dhe FSK-ja t\u00eb jet\u00eb n\u00eb trend me vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs s\u00eb armatimit, pavar\u00ebsisht vullnetit dhe d\u00ebshir\u00ebs politike p\u00ebr t\u00eb armatosur FSK-n\u00eb, jan\u00eb disa pengesa t\u00eb bazuara n\u00eb planin e Ahtisarit e cila nd\u00ebrlidhet me sektorin e pesh\u00ebs s\u00eb armatimit p\u00ebr FSK-n\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-398313\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/drizan-shala-2.jpg\" alt=\"\" width=\"743\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/drizan-shala-2.jpg 743w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/drizan-shala-2-300x166.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/drizan-shala-2-696x385.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/drizan-shala-2-741x412.jpg 741w\" sizes=\"(max-width: 743px) 100vw, 743px\" \/><\/p>\n<p><strong>Z. Shala ne si media kemi m\u00ebsuar nga burimet n\u00eb Presidenc\u00eb se emri juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e kandidat\u00ebve p\u00ebr drejtor t\u00eb ri t\u00eb Agjencis\u00eb Kosovare p\u00ebr Inteligjenc\u00eb? \u00c7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shala:<\/strong> P\u00ebr informacionin q\u00eb posedoni q\u00eb nd\u00ebrlidhet m\u00eb lakimin e emrit tim p\u00ebr pozit\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb AKI-s\u00eb, un\u00eb mund t\u2019ju them se n\u00ebse vler\u00ebsohet q\u00eb duhet t\u00eb jem un\u00eb n\u00eb at\u00eb pozit\u00eb nuk do i iki p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, por deri m\u00eb tani mund t\u2019ju them vet\u00ebm at\u00eb \u00e7ka kam lexuar edhe un\u00eb n\u00eb medien tuaj, dhe nuk mund t\u00eb them asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni shkarkimet e shpeshta t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb AKI-s\u00eb? Sa e rrezikon kjo k\u00ebt\u00eb agjencion?<\/strong><\/p>\n<p>AKI-ja ka mbetur m\u00eb U.D dhe si pasoj\u00eb e situat\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb pasqyr\u00eb jo e mir\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb institucionet mike t\u00eb AKI-s\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke humbur kredibiliteti i pun\u00ebs se k\u00ebtij institucioni si rezultat i lirimeve nga detyra dhe shkarkimeve t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi q\u00eb jan\u00eb duke ndodhur shpesh.<\/p>\n<p>Pra, qeveria e z.Kurtit dhe Presidenca e vendit sa ma par\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapat konkret p\u00ebr t\u00eb zgjedhur drejtorin e ri t\u00eb k\u00ebtij institucioni, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb i pavarur n\u00eb aspektin politik dhe me integritet t\u00eb lart\u00eb profesional, por edhe komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>A funksionojn\u00eb mekanizmat e siguris\u00eb n\u00eb vend dhe sa parandalojn\u00eb veprat kriminale?<\/strong><\/p>\n<p>Kosova ka krijuar institucione t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat nd\u00ebrlidhen m\u00eb hallk\u00ebn e siguris\u00eb, por bazuar n\u00eb raportet e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe mekanizmat tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e gjitha institucioneve vendore \u00ebsht\u00eb paraqitur q\u00eb krimi i organizuar, korrupsioni dhe krimet ekonomike jan\u00eb tri sfera q\u00eb mekanizmat aktual t\u00eb siguris\u00eb jan\u00eb duke ngecur n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve q\u00eb derivojn\u00eb nga ligjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb Kosov\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb krijohen edhe kat\u00ebr mekanizma t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb cilat do kishin m\u00eb p\u00ebrmbyll arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb se Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs dhe t\u00eb cilat jan\u00eb : 1. Agjencia p\u00ebr Mbrojtjen e Informacionit t\u00eb Klasifikuar; 2. Agjencia p\u00ebr Mbrojtjen e Sulmeve Kibernetike; 3. Agjencia p\u00ebr Zbulim dhe Kund\u00ebr-Inteligjenc\u00eb; 4. Agjencia (Byroja) Nacionale e Hetimeve.<\/p>\n<p><strong>Disa her\u00eb xhandarm\u00ebria serbe u raportua se ka hyr\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, konkretisht n\u00eb Kara\u00e7ev\u00eb. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin mekanizmat e siguris\u00eb n\u00eb ruajtjen e paqes n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizjet nga ana e Xhandarmeris\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt e territorit t\u00eb Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs po krijon sh\u00ebtisim t\u00eb banoret e atyre fshatrave ku kjo forc\u00eb hyn\u00eb. Por problemi kryesor apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi zgjedhja e k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb n\u00eb fillimin e markimit t\u00eb vij\u00ebs kufitare shtet\u00ebrore n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila si\u00e7 shihet do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb problem politik se sa problem teknik.<\/p>\n<p>Pra institucionet e vendit duhet q\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb patrullime n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb rendit si dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb plani operacional t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion edhe nj\u00eb regjiment i FSK-s\u00eb e cila mund t\u2019i asistoj\u00eb forcave t\u00eb rendit n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb komplikuar e cila mund t\u00eb prodhohet nga k\u00ebto nd\u00ebrhyrje. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta Online \u201cReporteri.net\u201d para disa dit\u00ebsh raportoi se jan\u00eb propozuar disa emra t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr drejtor t\u00eb AKI-s\u00eb e q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit edhe i jan\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb verifikimit nga institucioni q\u00eb synojn\u00eb ta marrin n\u00eb drejtim. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre emrave \u00ebsht\u00eb ai edhe i ekspertit t\u00eb siguris\u00eb, Drizan Shala. Gazeta Online \u2018Reporteri.net\u2019 ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":398312,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-398310","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398310\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398312"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}