{"id":402426,"date":"2021-04-01T11:27:57","date_gmt":"2021-04-01T09:27:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=402426"},"modified":"2021-04-01T11:27:57","modified_gmt":"2021-04-01T09:27:57","slug":"nga-gjykata-nderkombetare-penale-per-ish-jugosllavine-te-dhomat-e-specializuara-rrugetimi-i-uck-se-neper-gjykata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nga-gjykata-nderkombetare-penale-per-ish-jugosllavine-te-dhomat-e-specializuara-rrugetimi-i-uck-se-neper-gjykata\/","title":{"rendered":"Nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb te Dhomat e Specializuara, rrug\u00ebtimi i U\u00c7K-s\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjykata"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Arbesa Hoxha-Dobrunaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nj\u00eb artikull i gjat\u00eb i publikuar n\u00eb Institutin p\u00ebr K\u00ebrc\u00ebnime Globale dhe Studime t\u00eb Demokracive, i njohur si IGTDS, i \u00ebsht\u00eb kushtuar krijimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb, raportit fam\u00ebkeq t\u00eb Dick Martyt dhe nj\u00eb kronologjie t\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjeve q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me funksionimin e k\u00ebsaj gjykate, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe akuzat p\u00ebr ish-komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb po mbahen n\u00eb Hag\u00eb. Nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb shkurt\u00ebr, por t\u00eb sakt\u00eb, e jep edhe ish-ministri britanik i BE-s\u00eb, Dennis McShane, i cili thot\u00eb se nuk ka asnj\u00eb d\u00ebshmi dhe as prov\u00eb q\u00eb ish-presidenti Tha\u00e7i t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbahet n\u00eb Hag\u00eb.\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb analiza e publikuar nga Instituti p\u00ebr K\u00ebrc\u00ebnime Globale dhe Studime t\u00eb Demokracive:<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Hag\u00eb u krijuan me k\u00ebmb\u00ebnguljen e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrmes ndryshimeve p\u00ebrkat\u00ebse kushtetuese nga Kuvendi i Kosov\u00ebs. Gjykata Speciale, si\u00e7 njihet n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkohshme dhe, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e gjyq\u00ebsorit n\u00eb Kosov\u00eb, ajo funksionon e pavarur dhe financohet nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Krijimi i saj vjen si rezultat i nj\u00eb raporti t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb vitin 2011, n\u00eb t\u00eb cilin senatori zviceran, Dick Marty, fliste p\u00ebr krimet e pretenduara t\u00eb kryera nga an\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb kund\u00ebr pakicave etnike dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000. Raporti i Dick Martyt akuzon udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr trafikim organesh dhe p\u00ebr krime tjera t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo kishte d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb imazhin dhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb nga nj\u00eb perspektiv\u00eb gjeopolitike, si nj\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe si nj\u00eb pretendente p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb Bashkimin Evropian, shkruan IGTDS.<\/p>\n<p>Provat e paraqitura nga Marty jan\u00eb gjithashtu shum\u00eb t\u00eb diskutueshme dhe jo p\u00ebrfundimtare. Disa vjet para raportit, n\u00eb Kosov\u00eb ishte publikuar nj\u00eb p\u00ebrgjim i nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb pretenduar t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret serb, q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb blinte sh\u00ebrbimet e nj\u00eb shqiptari t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb lidhje me skandalin e trafikimit t\u00eb organeve p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjykat\u00eb. Ky skandal u ndalua nga policia e Kosov\u00ebs, por p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh n\u00eb v\u00ebrtetimin e t\u00eb v\u00ebrtetave.<\/p>\n<p>IGTDS shkruan se hetimi i politikanit zviceran, Dick Marty, mbi trafikimin e organeve dhe krime t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri nuk po gjente prova edhe pas disa udh\u00ebtimeve t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr rajon. Hetuesit e krimeve t\u00eb luft\u00ebs nga EULEX-i, gjithashtu i than\u00eb Martyt se akuzat kund\u00ebr autoriteteve ishin nj\u00eb \u201cp\u00ebrrall\u00eb\u201d e tmerrshme. Marty, i njohur p\u00ebr \u201chetimet\u201d e tij n\u00eb burgjet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb Evrop\u00eb, dihet gjithashtu se e ka kund\u00ebrshtuar Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe tani po bashk\u00ebpunon me Serbin\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb minuar shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Dennis McShane, nj\u00eb ish-minist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar i BE-s\u00eb, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb shkruar n\u00eb \u201cDemokracin\u00eb e Hapur\u201d se \u201craporti i Dick Marty-t drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs pasqyron politizimin fatkeq t\u00eb k\u00ebtij organi nga Rusia q\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi i saj n\u00eb vitin 1995. Politika kosovare nuk \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr, por atje nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb trafikimit t\u00eb organeve nga ana e Tha\u00e7it. Dhe gjykimi i Martyt shihet t\u00eb jet\u00eb i imponuar nga instinktet e tij antiamerikane\u201d. McShane gjithashtu thot\u00eb se \u201cnuk ka nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm ose nj\u00eb d\u00ebshmitar t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pretendimet se Tha\u00e7i ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikimin e organeve njer\u00ebzore nga viktimat e vrara\u201d.<\/p>\n<p>Se praktika t\u00eb tilla neverit\u00ebse kan\u00eb ndodhur dhe ndodhin diku tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, nuk ka dyshim. Por, Marty nuk arrin ta lidh Tha\u00e7in drejtp\u00ebrdrejt me trafikimin e organeve, edhe pse titulli i zhurmsh\u00ebm i raportit t\u00eb tij: \u201cTrafikimi i paligjsh\u00ebm i organeve njer\u00ebzore n\u00eb Kosov\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb maksimizuar titujt kryesor\u00eb t\u00eb gazetave. Raporti u iniciua nga Konstantin Kosachev dhe Mikhail Margelov, eurodeputet\u00eb rus\u00eb s\u00eb bashku me Milos Aligrudic, deputet nga Serbia, Yevhen Marmazov nga partia komuniste ukrainase dhe eurodeputet. Deputet\u00ebt e tjer\u00eb ndoq\u00ebn grupe t\u00eb ndryshme parlamentare t\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, IGTDS shkruan se n\u00eb vitin 2015, Kosova u shty t\u00eb besonte se Kombet e Bashkuara do t\u00eb themelojn\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb hetuar Kosov\u00ebn p\u00ebr akuzat. Nga frika e ndikimit rus n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, Kuvendi i Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2015 votoi pro krijimit t\u00eb nj\u00eb Gjykate Speciale dhe e konsideroi themelimin e saj si \u201cnj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb Kosova duhet ta kaloj\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se e gjith\u00eb kjo u krijua nga presioni i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i ushtruar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb mbi institucionet e Kosov\u00ebs, duke k\u00ebrkuar nga Kuvendi i Kosov\u00ebs t\u00eb themeloj\u00eb Gjykat\u00ebn e saj Speciale, q\u00eb do t\u00eb shikoj\u00eb krimet e nj\u00eb etnie vet\u00ebm n\u00eb kontekstin e kaq shum\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb ushtris\u00eb serbe t\u00eb papara nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb dhe nga gjykata t\u00eb tjera. Partit\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs kund\u00ebrshtuan krijimin e Gjykat\u00ebs Speciale me pretekstin se nuk ishin kund\u00ebr nj\u00eb gjykate p\u00ebr krime lufte, por k\u00ebrkuan q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb mos gjykoj\u00eb vet\u00ebm pal\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb u nd\u00ebrtua nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie nga administrata e UNMIK-ut, nj\u00eb sistem i brisht\u00eb dhe jofunksional. UNMIK-u, gjithashtu nuk e miratoi praktik\u00ebn e gjykimeve n\u00eb munges\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb shumica e t\u00eb akuzuarve p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin serb\u00eb dhe arrit\u00ebn t\u00eb largoheshin n\u00eb vitin 1999, dol\u00ebn t\u00eb lir\u00eb. Ky sistem i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjymt\u00eb i Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me krimet e luft\u00ebs \u00e7on te mosbesimi i njer\u00ebzve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY) u krijua pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb me Rezolut\u00ebn 808 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. K\u00ebshtu, Tribunali p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb ishte nj\u00eb organ i Kombeve t\u00eb Bashkuara. Nd\u00ebrsa, Gjykata Penale e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ i bashk\u00ebngjitur n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Gjykata Speciale e Kosov\u00ebs u krijua me nj\u00eb ndryshim kushtetues dhe me nj\u00eb ligj t\u00eb votuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, i cili e b\u00ebn at\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb anomalie t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Institucionet e Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb projekt unik qeveritar, i cili mb\u00ebshtetet nga shtete t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe financohet t\u00ebr\u00ebsisht nga BE-ja. Asnj\u00eb an\u00ebtar i trupit gjykues nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar, as n\u00eb zyrat e Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, megjith\u00ebse dhomat jan\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb bashkangjitura n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme dhe n\u00eb at\u00eb Kushtetuese. Gjyqtar\u00ebt e caktuar nga EULEX-i punojn\u00eb n\u00eb to. Prokurori i Specializuar me zyr\u00eb n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb i pavarur nga dhomat dhe ka policin\u00eb e vet, e cila ka t\u00eb drejta t\u00eb barabarta me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, por q\u00eb nuk lejon q\u00eb Policia e Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb rastet e Gjykat\u00ebs Speciale. Asnj\u00eb shqiptar i Kosov\u00ebs nuk punon p\u00ebr gjykat\u00ebn, nd\u00ebrsa gjykata pun\u00ebson serb\u00eb, shkruan IGTDS.<\/p>\n<p>Themelimi i Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e kat\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb gjykuar krimet e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Nga viti 2019 e deri m\u00eb tani, rreth 250 ish-ushtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb udh\u00ebtuan n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje nga Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga Zyra e Prokurorit Special.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-402438\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/167634295_928137067996376_4213812566980911033_n.png\" alt=\"\" width=\"1023\" height=\"529\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/167634295_928137067996376_4213812566980911033_n.png 1023w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/167634295_928137067996376_4213812566980911033_n-300x155.png 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/167634295_928137067996376_4213812566980911033_n-768x397.png 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/167634295_928137067996376_4213812566980911033_n-696x360.png 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/167634295_928137067996376_4213812566980911033_n-812x420.png 812w\" sizes=\"(max-width: 1023px) 100vw, 1023px\" \/><\/p>\n<p><strong>U\u00c7K, nga ICTY n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale<\/strong><\/p>\n<p>Si nj\u00eb formacion ushtarak, U\u00c7K-ja u krijua kryesisht nga njer\u00ebz t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb papun\u00eb dhe rural\u00eb, por shum\u00eb shpejt fitoi mb\u00ebshtetje nga masa e popullat\u00ebs shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb mbrojtur fshatrat q\u00eb u sulmuan nga forcat serbe.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb dekade t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes paq\u00ebsore n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1993, nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb u mblodh\u00ebn rreth ides\u00eb s\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur kund\u00ebr Serbis\u00eb e quajt\u00ebn at\u00eb Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs. Pas vet\u00ebm disa vitesh, ky grup u b\u00eb guerilja m\u00eb e njohur p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar m\u00eb von\u00eb edhe me Organizat\u00ebn e Traktatit t\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut (NATO) gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb bombardimeve kund\u00ebr sh\u00ebnjestrave ushtarake jugosllave dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullsin\u00eb civile nga forcat serbe.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb formacion i gueriles nuk u mendua kurr\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb frontale me forc\u00ebn ushtarake serbe. Komandanti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, n\u00eb librin e tij \u201cDuke zhvilluar nj\u00eb luft\u00eb moderne\u201d (2001), tha: \u201cKomuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk kishte ide p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb dhe as kush ishin ata\u201d, por pasi NATO-ja filloi sulmet e saj kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb, U\u00c7K-ja shpesh ishte sigurimi i koordinatave t\u00eb pozicionimit n\u00eb tok\u00eb t\u00eb caqeve p\u00ebr bombardime.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb kriz\u00ebs humanitare me refugjat\u00eb dhe vrasjeve masive, n\u00eb vitin 1999, NATO-ja nd\u00ebrhyri dhe i dha fund sundimit ushtarak serb mbi Kosov\u00ebn. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999, Kosova u vu n\u00ebn administrimin e OKB-s\u00eb dhe prania e madhe civile dhe ushtarake ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb dhe sundimin e ligjit n\u00eb Kosov\u00eb. U\u00c7K-ja n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen e \u00e7militarizimit dhe \u00e7mobilizimit me OKB-n\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas vendosjes s\u00eb forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, IGTDS shkruan se fillimisht n\u00ebn Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb OKB-s\u00eb, Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY) u krijua p\u00ebr t\u00eb hetuar t\u00eb gjitha krimet e kryera n\u00eb Kosov\u00eb. Pas disa aktakuzave t\u00eb figurave t\u00eb larta t\u00eb shtetit serb, si Millosheviq, Shainoviq dhe t\u00eb tjer\u00eb nga elita politike, ICTY-ja paditi disa figura ushtarake gjithashtu n\u00eb Serbi. ICTY-ja, gjithashtu paditi disa figura t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, nj\u00eb komandant i U\u00c7K-s\u00eb. Limaj u shpall i pafajsh\u00ebm n\u00eb vitin 2007 dhe Haradinaj n\u00eb vitin 2012. Brenda vendit, n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb, UNMIK-u mbajti lidhjet e sektorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb vitin 2001, UNMIK-u l\u00ebshoi nj\u00eb rregullore q\u00eb gjykimet p\u00ebr krimet e luft\u00ebs nuk mund t\u00eb mbahen n\u00eb munges\u00eb, duke mbyllur k\u00ebshtu nj\u00eb kapitull t\u00eb trajtimit t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr krimet q\u00eb ishin kryer nga serb\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kryesisht ik\u00ebn pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s. Kjo i mund\u00ebsoi UNMIK-ut q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb me akuza p\u00ebr krime dhe p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, p\u00ebrkat\u00ebsisht kund\u00ebr udh\u00ebheqjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr ca koh\u00eb. Prokuror\u00ebt vendas, t\u00eb cil\u00ebt u paguan nga OKB-ja, hetuan \u00e7do rast p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb dhe k\u00ebshtu proceduan qindra raste. Disa nga k\u00ebto raste u karakterizuan nga gabime procedurale t\u00eb cilat \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb mosbesim masiv n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga UNMIK-u.<br \/>\nKur paraqitja e par\u00eb e akuzave kund\u00ebr udh\u00ebheqjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb doli n\u00eb sip\u00ebrfaqe n\u00eb fund t\u00eb viteve 2000, hetimet gazetareske ishin n\u00eb gjendje t\u00eb gjurmonin nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve nga sh\u00ebrbimi sekret serb n\u00eb Kosov\u00eb, por ky nuk ishte nj\u00eb zhvillim i fundit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mediat n\u00eb Kosov\u00eb e raportuan k\u00ebt\u00eb n\u00eb publik. Por, ky nuk ishte nj\u00eb zhvillim i fundit. Carla Del Ponte, nj\u00eb ish-prokurore e ICTY-s\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet Limaj dhe Haradinaj, pasi u t\u00ebrhoq nga ICTY-ja, botoi nj\u00eb lib\u00ebr, fillimisht n\u00eb italisht, ku ngriti akuza p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs si mafi q\u00eb b\u00ebri kontraband\u00eb dhe trafik organesh. Ajo kishte dyshime dhe nuk ishte n\u00eb gjendje t\u2019i provonte ato n\u00eb gjykat\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, por kjo nuk e pengoi at\u00eb t\u00eb shkruante nj\u00eb lib\u00ebr me akuza t\u00eb tilla. Dick Marty i mori seriozisht k\u00ebto akuza n\u00ebn sponsorizimin e Konstantin Kosachev dhe t\u00eb Mikhail Margelov p\u00ebr t\u00eb hetuar \u201ctrafikimin e organeve nga Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cSht\u00ebpia e Verdh\u00eb\u201d, ku pretendohet t\u00eb ken\u00eb ndodhur operacione t\u00eb tilla. Kosachev dihet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat i ngusht\u00eb i Leonid Slutsky, kryetar i Komitetit t\u00eb Dum\u00ebs Shtet\u00ebrore p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Federat\u00ebn Ruse.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb veprime t\u00eb tilla t\u00eb ndodhin n\u00eb kushte t\u00eb tilla. Nj\u00eb ekspert i forensik\u00ebs nga Kroacia, Miljenko Dori\u00e7, tha nj\u00eb her\u00eb se p\u00ebr \u00e7do transplantim organi, ekziston nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr analiza t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb zgjasin me muaj dhe p\u00ebrputhja e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem real. Ju nuk mund t\u00eb merrni nj\u00eb organ nga nj\u00eb person dhe ta bashkoni me nj\u00eb tjet\u00ebr sikur t\u00eb ishte nj\u00eb pjes\u00eb makine. Edhe n\u00eb vetura ekzistojn\u00eb disa kushte, n\u00eb prodhim, n\u00eb llojin e makin\u00ebs, n\u00eb vitin e prodhimit t\u00eb tyre dhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, at\u00eb q\u00eb ICTY-ja nuk mundi ta argumentoj\u00eb dhe ajo q\u00eb kaloi n\u00ebp\u00ebr filtrin e ICTY-s\u00eb si joargumentuese, u mor nga Gjykata Speciale me nxitjen ruse p\u00ebr t\u00eb krijuar akuza p\u00ebr udh\u00ebheqjen e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Si libri i Carla Del Pontes, ashtu dhe raporti i Dick Martyt, dol\u00ebn n\u00eb publik para p\u00ebrgatitjes s\u00eb \u00e7do akuze q\u00eb e b\u00ebn publikun t\u00eb \u00e7uditet p\u00ebr q\u00ebllimin e saj. N\u00ebse dikush ka fakte, shkon n\u00eb gjykat\u00eb \u2013 n\u00eb \u00e7far\u00ebdo gjykate. N\u00ebse dikush nuk ka fakte, shkruan nj\u00eb raport duke mohuar em\u00ebrimin e ndonj\u00eb burimi, mohon t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr media, mohon t\u2019i p\u00ebrgjigjet \u00e7do transparence, llogaridh\u00ebnieje ose p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb shpjeguar raportin si Dick Marty.<\/p>\n<p><strong>*<\/strong><em><a href=\"https:\/\/igtds.org\/blog\/2021\/03\/30\/from-the-icty-to-the-specialized-chambers-the-klas-journey-through-the-courts\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ky q\u00ebndrim i Institutit p\u00ebr K\u00ebrc\u00ebnime Globale dhe Studime t\u00eb Demokracive \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga analistja Arbesa Hoxha-Dobrunaj, e cila \u00ebsht\u00eb bashkautore e raporteve p\u00ebr gazetarin\u00eb<\/a>.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Arbesa Hoxha-Dobrunaj Nj\u00eb artikull i gjat\u00eb i publikuar n\u00eb Institutin p\u00ebr K\u00ebrc\u00ebnime Globale dhe Studime t\u00eb Demokracive, i njohur si IGTDS, i \u00ebsht\u00eb kushtuar krijimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb, raportit fam\u00ebkeq t\u00eb Dick Martyt dhe nj\u00eb kronologjie t\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjeve q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me funksionimin e k\u00ebsaj gjykate, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":319598,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-402426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=402426"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402426\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/319598"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=402426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=402426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=402426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}