{"id":403998,"date":"2021-04-03T17:04:01","date_gmt":"2021-04-03T15:04:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=403998"},"modified":"2021-04-03T17:09:44","modified_gmt":"2021-04-03T15:09:44","slug":"zgjidhje-perfekte-juridike-me-nje-levizje-gjeniale-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/zgjidhje-perfekte-juridike-me-nje-levizje-gjeniale-politike\/","title":{"rendered":"Zgjidhje p\u00ebrfekte juridike me nj\u00eb l\u00ebvizje gjeniale politike!"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Bardhyl Hasanpapaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>L\u00ebvizja e fundit politike e Kurtit dhe Osmanit i Siguron Kosov\u00ebs Zgjedhjen e Presidentit dhe garanton p\u00ebrfundimisht shmangien e zgjedhjeve t\u00eb reja parlamentare!<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Shum\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje taktike politike por q\u00eb do d\u00ebshmohet q\u00eb ishte e vetmja q\u00eb i siguron vendit stabilitet politik duke garantuar zgjedhjen e Presidentit t\u00eb vendit dhe rrejdhimisht edhe shmangien e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Paqart\u00ebsia dhe zhurma q\u00eb u krijua nga l\u00ebvizja e fundit politike nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb vecse nj\u00eb taktik\u00eb e ideuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfekte politikisht dhe e siguruar kat\u00ebrciprisht juridikisht q\u00eb siguron shmangien e zgjedhjeve dhe garanton zgjedhjen e Presidentit. Kjo gj\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb garantuar jo vet\u00ebm politikisht por ka hyr\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e duhur juridik.<\/p>\n<p>Juridikisht tashm\u00eb ka filluar procedura e zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb vendit, me vet mbledhjen e n\u00ebnshkrimeve dhe paraqitjen e dy kandidat\u00ebve p\u00ebr President. Kuvendi sipas nenit 82 (paragrafi 1.3) ka maksimumi 60 dit\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e Presidentit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn shp\u00ebrndahet automatikisht dhe vendi shkon n\u00eb zgjedhje. Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas nenit 86 (paragrafi 2) t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Presidenti duhet t\u00eb zgjidhet jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb tij. N\u00eb rastin konkret, sipas Kushtetut\u00ebs, Presidenti duhet t\u00eb zgjedhet m\u00eb s\u00eb largu diten e h\u00ebn\u00eb me 5 prill, 2021.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk shkohet n\u00eb votim pa garanci. Zgjedhje e Presidentit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i thjeshte, q\u00eb n\u00ebse nuk miratohet nuk behet qiameti! P\u00ebrkundrazi, d\u00ebshtimi p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit paralizon t\u00eb gjitha institucionet tjera. D\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb zgjedh\u00eb Presidentin n\u00ebnkupton q\u00eb nuk kemi m\u00eb as Kuvend dhe kemi vet\u00ebm nj\u00eb Qeveri n\u00eb Detyr\u00eb. Dilema eshte q\u00ebndrueshm\u00ebria e institucioneve t\u00eb vendit. Prandaj, procesi i votimit n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk duhet t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb siguruar Kryetari i VV Albin Kurti dhe l\u00ebvizja GUXO e Vjosa Osmanit, \u00a0me l\u00ebvizjen e tyre taktike mir\u00eb t\u00eb menduar strategjikisht dhe t\u00eb garantuar juridikisht. N\u00ebse nuk votohet Presidenti at\u00ebher\u00eb u ri-kthehemi zgjedhjeve. Por kesaj rradhe, m\u00eb n\u00eb fund do te llogariten edhe kontribuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs: votat e Diaspor\u00ebs q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pengesave procedurale dhe zvarritjeve teknike jan\u00eb hedhur n\u00eb koshin e plehrave.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, me nj\u00eb proces shum\u00eb demokratik n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, koalicioni VV dhe Lista Vjosa, ua kan\u00eb mund\u00ebsuar partive opozitare q\u00eb t\u00eb shmangin zgjedhje t\u00eb reja. Pra, kualicioni qeveris\u00ebs,ka toleruar dhe ka hequr dor\u00eb nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar edhe m\u00eb shum\u00eb politikisht, duke investuar n\u00eb stabilitetin politik t\u00eb vendit dhe n\u00eb qeverisje e mir\u00eb t\u00eb institucioneve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Me nje qasje shtet-formuese, kualicioni Kurti \u2013 Osmani, mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mir\u00ebkuptimin dhe bashk\u00ebpunimin e opozit\u00ebs q\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>T\u00eb fillohet procedura p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit dhe kjo t\u00eb votohet q\u00eb n\u00eb votimin e par\u00eb. Pra opozita duhet t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb tentativen e par\u00eb dhe t\u00eb zgjedh\u00eb presidentin e vendit;<\/li>\n<li>N\u00eb rast se n\u00eb tentativ\u00ebn e par\u00eb nuk zgjedhet Presidenti, at\u00ebher\u00eb elektorati e m\u00ebson q\u00eb opozita preferon t\u00eb rrezikoj\u00eb zgjedhje t\u00eb reja dhe q\u00eb deputet\u00ebt e sapo-zgjedhur nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ushtrojn\u00eb detyrat p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb votuar nga populli. Si pasoj\u00eb, t\u00eb gjitha deklaratat e eksponent\u00ebve t\u00eb LDK p\u00ebr konstruktivitet n\u00eb fakt do duhet t\u00eb intepretoheshin si q\u00ebllim p\u00ebr de-struktivitet dhe p\u00ebr interesa te ngushta politike;<\/li>\n<li>N\u00ebse d\u00ebshton tentativa e par\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, Kryetari i Kuvendit ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mos vazhdoj\u00eb me votimin e raundeve t\u00eb dyta dhe rrjedhimisht mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb votimi i roundit t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb\/dat\u00eb tjet\u00ebr. Kjo do mund\u00ebsont\u00eb q\u00eb shumica parlamentare n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb miratonte ligjin p\u00ebr ndryshimin e Ligjit t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme, duke i mund\u00ebsuar k\u00ebshtu diaspor\u00ebs \u2013 m\u00eb s\u00eb fundmi \u2013 votimin n\u00ebp\u00ebr Ambasadat dhe p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo mund t\u00eb b\u00ebhet brenda 2-3 jav\u00ebsh, sipas procedur\u00ebs s\u00eb rregullt t\u00eb miratimit t\u00eb ligjeve n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Rregulloren e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe standardet m\u00eb t\u00eb larta ligj-b\u00ebr\u00ebse.<\/li>\n<li>Pas miratimit t\u00eb ndryshimeve t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, at\u00ebher\u00eb, Kunvedi ka mund\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb Presidentin. Pra n\u00eb tentativen e dyt\u00eb, opozita ka s\u00ebrish mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb votoj\u00eb Presidentin dhe t\u00eb mos e d\u00ebrgoj\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje.<\/li>\n<li>Meqenese shpresa vdes e fundit, e nj\u00ebjta mund\u00ebsi egziston edhe n\u00eb tentativen e tret\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb rast se k\u00ebto tentative p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit d\u00ebshtojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se kush dhe pse e ri-d\u00ebrgoi vendin n\u00eb zgjedhje. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb shumica parlamentare e sotme me zgjuarsi dhe p\u00ebrkushtim shtet-nd\u00ebrtues ka krijuar t\u00eb gjitha kushtet dhe sigurit\u00eb si politike ashtu edhe juridike q\u00eb t\u00eb zgjedhet Presidenti dhe vendi t\u00eb mos d\u00ebrgohet n\u00eb zgjedhje s\u00ebrish. N\u00eb rast se k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr tre her\u00eb radhas nuk shfryt\u00ebzohet nga opozita q\u00eb ta siguroj\u00eb zgjedhjen e Presidenti at\u00ebher\u00eb n\u00ebse vendi shkon n\u00eb zgjedhje, kjo demaskon sakt\u00eb, plot\u00ebsisht dhe pa asnj\u00eb dyshim q\u00ebllimet e drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne p\u00ebrfundim, shumica parlamentare ka krijuar t\u00eb gjitha sigurit\u00eb, si politike ashtu edhe juridike q\u00eb t\u00eb zgjedhet Presidenti. \u00a0Ky proces \u00a0nuk kryhet dot n\u00eb qoft\u00eb se partit\u00eb opozitare n\u00eb Kuvend refuzojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb detyren q\u00eb u ka ngarkuar votuesi Kosovar.<\/p>\n<p>Zgjedhja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe e qart\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana, nuk ka asnj\u00eb logjik\u00eb tjer\u00ebr as politike e aq m\u00eb pak juridike q\u00eb vendit jo vet\u00ebm t\u00eb shkoj s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje por, edhe m\u00eb keq, t\u00eb mbetet pa institucionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht pa Kreun e Shtetit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Bardhyl Hasanpapaj L\u00ebvizja e fundit politike e Kurtit dhe Osmanit i Siguron Kosov\u00ebs Zgjedhjen e Presidentit dhe garanton p\u00ebrfundimisht shmangien e zgjedhjeve t\u00eb reja parlamentare! Shum\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje taktike politike por q\u00eb do d\u00ebshmohet q\u00eb ishte e vetmja q\u00eb i siguron vendit stabilitet politik duke garantuar zgjedhjen e Presidentit t\u00eb vendit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":403999,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-403998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=403998"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403998\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/403999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=403998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=403998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=403998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}