{"id":405237,"date":"2021-04-05T17:20:18","date_gmt":"2021-04-05T15:20:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=405237"},"modified":"2021-08-16T16:56:22","modified_gmt":"2021-08-16T14:56:22","slug":"interviste-bedri-elezi-rreth-10-shqiptare-se-fundi-iu-bashkuan-grupeve-terroriste-ne-siri-50-te-tjere-po-mbahen-ne-burgjet-kurde","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/interviste-bedri-elezi-rreth-10-shqiptare-se-fundi-iu-bashkuan-grupeve-terroriste-ne-siri-50-te-tjere-po-mbahen-ne-burgjet-kurde\/","title":{"rendered":"INTERVIST\u00cb | Bedri Elezi: Rreth 10 shqiptar\u00eb s\u00eb fundi iu bashkuan grupeve terroriste n\u00eb Siri, 50 t\u00eb tjer\u00eb po mbahen n\u00eb burgjet kurde"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><strong>Autor: Blendi Gashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Liria e l\u00ebvizjes \u00ebsht\u00eb kufizuar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por thuajse n\u00eb gjith\u00eb globin. Megjithat\u00eb kjo nuk ka penguar disa shqiptar\u00eb nga Kosova, Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut t\u00eb marrin rrug\u00ebn drejt Siris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu bashkuar grupeve terroriste.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu pohon n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u2018Reporteri.net\u2019, njoh\u00ebsi dhe hulumtuesi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, Bedri Elezi.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb grup prej 10 shqiptar\u00ebsh, n\u00eb muajt e fundit, besohet se i jan\u00eb bashkangjitur nj\u00eb fraksioni t\u00eb Al Kaida-s, i cili quhet Xhemati Alban si dhe udh\u00ebhiqet po nga shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt aktualisht jan\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Idlib n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ditur Elezi, q\u00eb drejton Sigurin\u00eb n\u00eb Institutin p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tregon se nga cilat zona jan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb ju bashkuan ISIS-it, sa kosovar\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb kampe, sa t\u00eb burgosur, dhe sa jan\u00eb integruar kosovar\u00ebt q\u00eb u kthyen koh\u00eb m\u00eb pare nga Siri.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs, Elezi ka komentuar edhe em\u00ebrimin e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Xhelal Sve\u00e7la, n\u00eb pozit\u00ebn e Koordinatorit Nacional p\u00ebr parandalimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe luftimin e terrorizmit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lexojeni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me ekspertin e siguris\u00eb, Bedri Elezin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z. Elezi, a ka shkuarje te reja t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova n\u00eb ISIS? N\u00ebse po, sa persona dyshohet se kan\u00eb shkuar, kur jan\u00eb nisur dhe nga cilat qytete jan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kemi dyshime se koh\u00ebve t\u00eb fundit ka pasur shkuarje t\u00eb reja drejt\u00eb Siris\u00eb, madje rasti i Ardian Palit nga Dibra e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar edhe nga mediat shqiptare. Sipas informacioneve q\u00eb ne kemi, dyshohet se numri i personave t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb bashkangjitur grupit me t\u00eb cil\u00ebt ka udh\u00ebtuar Adrian Pali arrin numrin n\u00eb dhjet\u00eb persona dhe jan\u00eb nga Kosova Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ky grup mendohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsia e cila hapi korridorin e ri drejt Siris\u00eb n\u00eb prill dhe maj t\u00eb vitit 2020, por p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs pandemike nuk kishte shkuarje t\u00eb reja. Ky grup besohet se i \u00ebsht\u00eb bashkangjitur nj\u00eb fraksioni t\u00eb Al Kaida-s, i cili quhet Xhemati Alban si dhe udh\u00ebheqet nga shqip\u00ebtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt aktualisht jan\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Idlib n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vendeve apo komunave nga t\u00eb cilat jan\u00eb k\u00ebta qytetar\u00eb, dyshohet se kryesisht mund t\u00eb jen\u00eb nga zona e Karadakut, Drenic\u00ebs dhe Shal\u00ebs. Ne dyshojm\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs me pandemi shkuarjet jan\u00eb t\u00eb vogla, por dyshohet se ka organizime t\u00eb personave apo grupeve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb rrethana t\u00eb reja mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt Siris\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsues k\u00ebt\u00eb shkuarje, \u00ebsht\u00eb fakti i organizimit n\u00eb diskrecion t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kemi informacion q\u00eb nj\u00eb person nga Shqip\u00ebria i shpallur i humbur prej kat\u00ebr muajsh, i \u00ebsht\u00eb bashkuar ISIS?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se i riu Adrian Pali nga Dibra e Shqip\u00ebris\u00eb ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij dhe ishte k\u00ebrkuar p\u00ebr rreth 4 muaj nga autoritetet shqiptare si dhe atyre t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore, por pas 4 muajsh ishte njoftuar familja e tij se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb Siri. K\u00ebt\u00eb informacion e kishte siguruar edhe inteligjenca shqiptare si dhe informacionin se ai ishte takuar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut edhe me disa shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut si dhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Edhe sa persona nga Kosova jan\u00eb n\u00eb Siri? Si \u00ebsht\u00eb gjendja e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Aktualisht nga Kosova n\u00eb Siri besohet se jan\u00eb edhe mbi 80 qytetar\u00eb, kryesisht jan\u00eb gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Sa i p\u00ebrket gjendjes s\u00eb tyre sh\u00ebndet\u00ebsore si dhe nevojave t\u00eb tyre elementare, fatkeq\u00ebsisht situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnduar, e sidomos n\u00eb burgjet e Al Hasaka dhe Nusaibin, ku s\u00eb fundi ka pasur edhe 4 shqiptar\u00eb t\u00eb vdekur si rezultat i kusht\u00ebve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb burgje.<\/p>\n<p><strong>Sa shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb burgosur n\u00eb burgjet e Siris\u00eb? Po, nga Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas informacioneve q\u00eb aktualisht kemi aktualisht, dyshohet se rreth 50 shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb burgosur n\u00eb burgjet Kurde, rreth 35 jan\u00eb nga Kosova dhe rreth 15 jan\u00eb nga jan\u00eb nga Shqip\u00ebria. Poashtu ka edhe qytetar\u00eb nga Kosova dhe Shqip\u00ebria t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb zonat e luft\u00ebs e q\u00eb aktualisht jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb fraksionit Xhemati Alban, Al Nusra dhe ISIS, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb luft\u00ebtar dhe gjithashtu disa nga ata nga kan\u00eb familjet e tyre me vete.<\/p>\n<p><strong>Po nga Shqiperia a keni informacion sa shqiptar\u00eb aktualisht gjenden n\u00eb Siri?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria aktualisht ka rreth 50 qytetar\u00eb t\u00eb saj n\u00eb Siri, kryesisht gra dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ndodh\u00ebn kampet e Al Ho\u00ebl dhe Roj si dhe burgjet e Al Hasaka. Sa i p\u00ebrket riatdhesimit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, aktualisht Shqip\u00ebria q\u00ebndron shum\u00eb dob\u00ebt sepse deri tani ka riatdhesuar vet\u00ebm 5 qytetar\u00eb t\u00eb saj, por asnj\u00eb t\u00eb burgosur.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb ket\u00eb kthime t\u00eb reja t\u00eb kosovar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ISIS? N\u00ebse po, kur pritet t\u00eb ndodh\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi informacione se Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb kthimin e grave dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt aktualisht jan\u00eb n\u00eb kapin Al Ho\u00ebl. Nj\u00eb ekip i qeveris\u00eb shqiptare koh\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa vizita n\u00eb shtetet kufitare me Sirin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt po bisedohet p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e atyre shtet\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrdorimin e territoreve apo airoporteve t\u00eb tyre, dhe mendoj se mund t\u00eb kemi s\u00eb shpejti nj\u00eb riatdhesimin t\u00eb grave dhe f\u00ebmij\u00ebve nga kampi Al Ho\u00ebl dhe Roj. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket autoriteteve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ne nuk kemi asnj\u00eb informacion p\u00ebr ndonj\u00eb pun\u00eb e cila b\u00ebhet p\u00ebr riatdhesimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe grave t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt aktualisht jan\u00eb n\u00eb kampet siriane.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin mars 2021 n\u00eb zon\u00ebn e Al Haska n\u00eb Siri, zon\u00eb e kontrolluar nga forcat demokratike siriane, \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb kontigjent i forcave t\u00eb ushtris\u00eb amerikane. N\u00eb zon\u00ebn e Al Hasaka ku jan\u00eb vendosur forcat amerikane jan\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit ku aktualisht jan\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ky fakt na jep shpres\u00eb se mund t\u00eb kemi kthimin e fillimisht t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe grave, ngase edhe her\u00ebn e par\u00eb pik\u00ebrisht forcat e ushtris\u00eb Amerikane kishin riatdhesuar 110 gra dhe f\u00ebmij\u00eb si dhe 4 pjestar\u00eb t\u00eb ISIS. N\u00ebse autoritetet e Kosov\u00ebs do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn e ushtris\u00eb amerikane, ne besojm\u00eb fort se riatdhesimi i tyre do t\u00eb ndodh\u00eb shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><strong>Kurd\u00ebt kan\u00eb arrestuar s\u00eb fundmi m\u00eb shum\u00eb se 50 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ISIS. Sa paraqet kjo rrezik p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb gjenden n\u00eb kampe?<\/strong><\/p>\n<p>Forcat demokratike Kurde t\u00eb mb\u00ebshtetura nga intelegjeca e ushtris\u00eb amerikane n\u00eb fund t\u00eb muajt mars, kan\u00eb arritur t\u00eb arrestojn\u00eb nj\u00eb grup prej 50 luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ISIS-it, t\u00eb cil\u00ebt ishin shum\u00eb af\u00ebr zon\u00ebs s\u00eb kontrolluar nga forcat demokratike kurde. Ky fakt e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb m\u00eb serioze situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb kampet ku ndodhen aktualisht qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, sepse k\u00ebto kampe mund t\u00eb sulmohen dhe t\u00eb merr\u00ebn n\u00ebn\u00eb kontroll nga ISIS.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb gjendja e kosovar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb kthyer koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb? Sa jan\u00eb integruar ata, a shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb f\u00ebmij\u00ebt apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket integrimit t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kthyer n\u00eb Kosov\u00eb, mendoj se jan\u00eb duke u trajtuar aktualisht nga institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por sa i p\u00ebrket deradikalizimit t\u00eb tyre, mendoj se kemi shum\u00eb probleme si rezultat munges\u00ebs s\u00eb kapacitet\u00ebve profesionale t\u00eb trajtimit t\u00eb ketij fenomeni i cili \u00ebsht\u00eb i panjohur deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Informacionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gabime edhe n\u00eb procesin e ndjekjes dhe aktgjykimeve, ngase mendoj se ka pasur drejt\u00ebsi selektive duke iu shqiptuar m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnime atyre q\u00eb jan\u00eb deradikalizuar dhe kan\u00eb pranuar vepr\u00ebn, se sa atyre q\u00eb nuk jan\u00eb penduar dhe poashtu deradikalizuar.<\/p>\n<p>Fenomeni i drejt\u00ebsis\u00eb sekletive n\u00eb Kosov\u00eb mendoj se ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb d\u00ebme sa i p\u00ebrket deradikalizinit apo radikalizimit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ministri i Brendsh\u00ebm, Xhelal Sve\u00e7la, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb pozit\u00ebn e Koordinatorit Nacional p\u00ebr parandalimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe luftimin e terrorizmit. Si e vler\u00ebsoni em\u00ebrimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i Ministrit s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, n\u00eb pozit\u00ebn e Koordinatorit Nacional p\u00ebr parandalimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe luftimin e terrorizmit. z.Xhelal Sve\u00e7la, mendoj se \u00ebsht\u00eb veprim i pritur ngase p\u00ebrkon edhe me detyrat t\u00eb cilat edhe duhet ti ket\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr i pun\u00ebve t\u00eb brendshme. Poashtu kryeministri ka pasur parasysh faktin se \u00e7\u00ebshtja e luftimit t\u00eb terrorizmit dhe kund\u00ebr ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e veqant kur kihet parasysh fakti se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs globale t\u00eb ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm e cila udh\u00ebheqet nga SHBA.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb detyrat kryesore t\u00eb Koordinatorit n\u00eb parandalimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe luftimin e terrorizmit?<\/strong><\/p>\n<p>Detyrat e Koordinatorit Nacional p\u00ebr parandalimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe luftimin e terrorizmit jan\u00eb, k\u00ebshillimi i Kryeministrit lidhur me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me luftimin e terrorizmit, dhe ekstremizmin e dhunsh\u00ebm dhe radikalizmin, andaj kjo detyr\u00eb duhet kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ngase n\u00eb qeverit\u00eb e kaluara, \u00e7\u00ebshtjet e k\u00ebtij fenomeni jan\u00eb neglizhuar apo jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aktivitete vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb arsyetuar pagat, meditj\u00ebt si dhe shpenzimet e tyre.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ministri apo n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Koordinatori duhet fillimisht t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thukt t\u00eb situat\u00ebs aktuale, si dhe merren masa serioze t\u00eb trajtimit real t\u00eb k\u00ebtij fenomeni, sepse pasojat do t\u00eb jen\u00eb serioze dhe afatgjate jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, por p\u00ebr rajonin e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Gashi Liria e l\u00ebvizjes \u00ebsht\u00eb kufizuar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por thuajse n\u00eb gjith\u00eb globin. Megjithat\u00eb kjo nuk ka penguar disa shqiptar\u00eb nga Kosova, Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut t\u00eb marrin rrug\u00ebn drejt Siris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu bashkuar grupeve terroriste. K\u00ebshtu pohon n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":405238,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-405237","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=405237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405237\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/405238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=405237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=405237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=405237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}