{"id":407753,"date":"2021-04-09T18:05:17","date_gmt":"2021-04-09T16:05:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=407753"},"modified":"2021-04-09T18:05:17","modified_gmt":"2021-04-09T16:05:17","slug":"si-mund-te-nxise-apatia-e-zgjerimit-te-be-bashkimin-e-kosoves-me-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/si-mund-te-nxise-apatia-e-zgjerimit-te-be-bashkimin-e-kosoves-me-shqiperine\/","title":{"rendered":"Si mund t\u00eb nxis\u00eb apatia e zgjerimit t\u00eb BE bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Orlando Crowcroft<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb muajin mars, Kryeministri i ri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar ndryshimin, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs m\u00eb 14 shkurt: \u201cShqiptar\u00ebt meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, tha ai.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kurti, s\u00eb bashku me rreth 90 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb prej 1.8 milion\u00eb banor\u00ebsh t\u00eb Kosov\u00ebs, iu k\u00ebrkoi votuesve t\u00eb zgjedhin an\u00ebtaret e l\u00ebvizjes s\u00eb tij t\u00eb majt\u00eb Vet\u00ebvendosje n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb po garojn\u00eb p\u00ebr poste n\u00eb parlamentin shqiptar n\u00eb zgjedhjet e dat\u00ebs 25 prill, p\u00ebr nj\u00eb mandat anti-korrupsion.<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht fryma anti-korrupsion dhe kund\u00ebrshtia ndaj elitave politike ato q\u00eb \u00e7uan drejt fitores s\u00eb thell\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes m\u00eb 14 shkurt. Kurti do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb tashm\u00eb si kryeminist\u00ebr i vendit, nd\u00ebrsa aleatja e tij, Vjosa Osmani, u betua n\u00eb detyr\u00eb si presidente m\u00eb 4 prill. Vet\u00ebvendosje ka 58 poste nga 120 ul\u00ebset n\u00eb parlamentin e Kosov\u00ebs, nj\u00eb shumic\u00eb funksionale me mb\u00ebshtetjen e 10 politikan\u00ebve t\u00eb minoriteteve jo serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ky rezultat nuk duket se ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb vij\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht duke qen\u00eb se Vet\u00ebvendosja garon n\u00eb vet\u00ebm tri qarqe, me Boiken Abazin, kreun e VV n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr kryeqytetin. Zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen k\u00ebt\u00eb muaj n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb mbeten nj\u00eb gar\u00eb dypal\u00ebshe midis Edi Ram\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe Lulzim Bash\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, dy partit\u00eb kryesore n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosja, aktive n\u00eb politik\u00ebn shqiptare prej dy vitesh, mund t\u00eb mos kaloj\u00eb as pragun e nevojsh\u00ebm prej 1 p\u00ebr qind p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb parlament, sipas sondazheve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Por Abazi ka plane t\u00eb m\u00ebdha: ai tha p\u00ebr Euronews Albania se n\u00eb zgjedhjet e ardhshme Vet\u00ebvendosje do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb post nga t\u00eb gjith\u00eb qarqet e vendit p\u00ebr t\u00eb siguruar referendumin p\u00ebr unifikimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ana nacionaliste e Kurtit dhe em\u00ebrtimi i Vet\u00ebvendosjes si nj\u00eb parti \u201cnacionaliste e majt\u00eb\u201d q\u00eb zgjat k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr bashkim \u2013 ose ribashkim \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb nga Serbia n\u00eb 2008 dhe dy kombet kan\u00eb vendosur misione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta diplomatike e firmosur rreth 140 marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe, dhe gjat\u00eb luft\u00ebs me Serbin\u00eb n\u00eb 1998 dhe 1999, Shqip\u00ebria hapi dyert p\u00ebr qindra mij\u00ebra refugjat\u00eb nga Kosova q\u00eb largoheshin nga dhuna dhe spastrimi etnik.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb kosovar\u00eb, bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb sillte siguri kundrejt nj\u00eb Serbie ekspansioniste dhe nacionaliste dhe do e b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nd\u00ebrhyrjen e Beogradit n\u00eb politikat e brendshme p\u00ebrmes minoritetit t\u00eb fort\u00eb prej 120 mij\u00eb serb\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb. Gjithashtu, shihet edhe si nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr negociatat tashm\u00eb t\u00eb tejzgjatura me Bashkimin Europioan.<\/p>\n<p>Unifikimi me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u00eb kund\u00ebrshtohet nga t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe do t\u00eb \u201czinte n\u00eb befasi\u201d dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga SHBA dhe BE. Referendumi p\u00ebr bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur shpesh si arm\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese nga politikan\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb kur marr\u00ebdh\u00ebniet me Brukselin apo Uashingtonin nuk jan\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira, si p\u00ebr t\u00eb \u201chidh\u00ebruar\u201d lider\u00ebt amerikan\u00eb dhe europian\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Anti-korrupsion<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 2019, Hashim Tha\u00e7i k\u00ebrc\u00ebnonte se do t\u00eb mbante referendum p\u00ebr bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, edhe pse Kushtetuta e Kosov\u00ebs nuk i ka mekanizmat e duhur p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, Kurti tha p\u00ebr Euronews se n\u00ebse do t\u00eb mbahej nj\u00eb referendum p\u00ebr bashkimin \u2013 ose ribashkimin \u2013 ashtu si\u00e7 i referohen shum\u00eb kosovar\u00eb \u2013 ai do t\u00eb votonte pro bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj historie t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb vjet\u00ebr dhe mb\u00ebshtetjes t\u00eb madhe q\u00eb ka n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb sondazh i koh\u00ebve t\u00eb fundit tregoi se 64 p\u00ebr qind e kosovar\u00ebve ishin pro \u2013 megjithat\u00eb kjo nuk ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore n\u00eb fushat\u00ebn e ndjekur nga Vet\u00ebvendosje p\u00ebr zgjedhjet e shkurtit. VV ishte nj\u00eb parti e majt\u00eb, por jo nacionaliste, q\u00eb mbizot\u00ebroi \u2013 e n\u00eb fund triumfoi \u2013 n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) e Kosov\u00ebs ia doli t\u00eb mbaj\u00eb pushtetin vet\u00ebm kur hodhi posht\u00eb retorik\u00ebn nacionaliste dhe vijoi me nj\u00eb fushat\u00eb anti-korrupsion\u201d, tha analisti Alfonc Rakaj p\u00ebr Euronews.<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt etnik\u00eb jan\u00eb s\u00eb pari e m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr mir\u00ebqenien, prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin. Si rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen kushtet e jetes\u00ebs, t\u00eb forcohet besueshm\u00ebria tek demokracia dhe llogaridh\u00ebnia p\u00ebr t\u00eb baraspeshuar nga ana tjet\u00ebr thirrjet nacionaliste\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 Vet\u00ebvendosje shmangu \u00e7\u00ebshtjen e unifikimit n\u00eb rrug\u00ebtimin drejt 14 shkurtit, ashtu ka b\u00ebr\u00eb edhe partia shqiptare si-mot\u00ebr p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit. Kjo gj\u00eb, sipas analist\u00ebve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk b\u00ebn jehon\u00eb tek shqiptar\u00ebt dhe praktikisht nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e madhe p\u00ebr publikun e gjer\u00eb\u201d, tha Rakaj.<\/p>\n<p>Abazi, kandidati i VV n\u00eb Tiran\u00eb, tha p\u00ebr Euronews Albania se \u00ebsht\u00eb pro mbajtjes s\u00eb nj\u00eb referendumi n\u00eb t\u00eb dyja shtetet. Por, n\u00eb fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb fokusuar tek kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte: p\u00ebr shembull, duke lobuar p\u00ebr heqjen e tarif\u00ebs n\u00eb autostrad\u00ebn q\u00eb lidh Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb. Fushata e tij i b\u00ebn jehon\u00eb asaj t\u00eb Kurtit me theksin lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe elitave.<\/p>\n<p>Teksa nacionalizmi \u00ebsht\u00eb shtuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb vende si Serbia dhe Hungaria, kjo nuk ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb 2013, p\u00ebr shembull, nj\u00eb parti e sapo-themeluar nacionaliste, Aleance Kuq e Zi, b\u00ebri thirrje p\u00ebr unifikim me Kosov\u00ebn gjat\u00eb zgjedhjeve dhe fitoi m\u00eb pak se 11 mij\u00eb vot\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin. Thirrja e liderit t\u00eb k\u00ebsaj partie p\u00ebr referendum u injorua n\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Kurti, Kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk ka komentuar shpesh mbi \u00e7\u00ebshtjen e bashkimit komb\u00ebtar. N\u00eb 2017, ai tha p\u00ebr Politico se nuk do ta p\u00ebrjashtonte \u201cnj\u00eb union t\u00eb vog\u00ebl\u201d midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00ebse BE vendos t\u00eb heq\u00eb nga tryeza bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin. Por ai nuk ka dal\u00eb kurr\u00eb publikisht pro ose kund\u00ebr ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Kurti disa her\u00eb gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike.<\/p>\n<p>Rama, si edhe Kurti \u2013 pavar\u00ebsisht komenteve t\u00eb fundit \u2013 me shum\u00eb gjas\u00eb e kan\u00eb kuptuar se p\u00ebrgjigja nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb ishte krejt\u00ebsisht kund\u00ebr, vazhdimi i promovimit t\u00eb k\u00ebsaj ideje do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb interesave t\u00eb t\u00eb dy shteteve si dhe shp\u00ebrdorim i kapitalit politik, ve\u00e7an\u00ebrisht duke qen\u00eb se p\u00ebrfitimet politike dhe ekonomike t\u00eb nj\u00eb unioni t\u00eb till\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb panjohura.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve kan\u00eb ardhur duke u ftohur n\u00eb vitet e fundit, thot\u00eb Rakaj, teksa Bashkimi Europian e ka ulur vler\u00ebsimin nga \u201cshk\u00eblqyer\u201d n\u00eb \u201cmir\u00eb\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Kurti nuk do i ket\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar relatat q\u00eb pas komenteve t\u00eb marsit, nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt i pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs prej afro 8 vitesh dhe elitave q\u00eb dominoj\u00eb partit\u00eb politike shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb. M\u00eb 28 n\u00ebntor 2020, Vet\u00ebvendosje do t\u00eb mbante nj\u00eb tubim n\u00eb p\u00ebrvjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar tarif\u00ebn n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit dhe p\u00ebr t\u00eb lobuar p\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt midis dy shteteve.<\/p>\n<p>Dejona Mihali, koordinatore e Vet\u00ebvendosje, tha se shqiptar\u00ebt duhet t\u2019i bashkohen tubimit p\u00ebr t\u00eb protestuar p\u00ebrdorimin e PPP-ve nga qeveria.<\/p>\n<p>Edhe pse u anulua p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, Rama e kritikoi Vet\u00ebvendosjen gjat\u00eb nj\u00eb interviste duke argumentuar se nuk ishte e p\u00ebrshtatshme q\u00eb nj\u00eb parti me baz\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb Dit\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhe politike. \u201cImagjinoni sikur Partia Socialiste t\u00eb b\u00ebj\u00eb thirrje p\u00ebr protesta Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs: \u00c7far\u00eb do t\u00eb mendonte populli i Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?\u201d, pyeti Rama.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb 2018 gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi n\u00eb parlamentin e Kosov\u00ebs, Rama sugjeroi q\u00eb Kosova dhe Shqip\u00ebria t\u00eb ndajn\u00eb s\u00eb bashku politik\u00ebn e jashtme dhe misionet diplomatike, e ndoshta edhe territoret t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb president t\u00eb vet\u00ebm. Avdullah Hoti, i cili u zgjodh m\u00eb pas kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, tha se komentet e Ram\u00ebs \u201ctregojn\u00eb munges\u00eb respekti\u201d p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook pas fjalimit t\u00eb Ram\u00ebs, Hoti shtoi se kosovar\u00ebt do t\u00eb preferonin m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur e t\u00eb integruar n\u00eb BE dhe NATO.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e tij jan\u00eb ilustruese t\u00eb ides\u00eb q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, unifikimi me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e dyt\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, \u201cnj\u00eb Plan B\u201d q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb jet\u00eb n\u00ebse p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e integrimit europian. Ndryshe nga pjesa tjet\u00ebr e Ballkanit, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb ende me regjim vizash nd\u00ebrsa shteti nuk njihet nga pes\u00eb vende an\u00ebtare, \u00e7ka ka sjell\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 n\u00eb shpresat e tyre p\u00ebr t\u2019u bashkuar me unionin.<\/p>\n<p>Progresi ka qen\u00eb edhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb, me vonesa p\u00ebr shkak t\u00eb hendekut midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Q\u00eb nga zgjedhja e tij, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb falje, njohja e plot\u00eb dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimet p\u00ebr luft\u00ebn nga Serbia do t\u00eb ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, di\u00e7ka q\u00eb qeveria nacionaliste serbe nuk do ta pranonte kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshtimi i Evrop\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Shtoji k\u00ebsaj edhe skepticizmin n\u00eb rritje brenda vet\u00eb unionit p\u00ebr zgjerimin, ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ballkanin. Emmanuel Macron ka ve\u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb si shembulli i nj\u00eb shteti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gati t\u2019i bashkohet unionit, duke argumentuar s\u00eb fundmi se shifrat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb azilk\u00ebrkuesve n\u00eb Franc\u00eb vjen nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb, d\u00ebshtimi i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr heqjen e vizave jo vet\u00ebm q\u00eb shihet si \u201ci m\u00ebrzitsh\u00ebm\u201d, por edhe si \u201ctradhti\u201d. N\u00ebse Shqip\u00ebria dhe Kosova vazhdojn\u00eb t\u2019i gjejn\u00eb t\u00eb mbyllura dyert e BE, ato mund t\u00eb dalin n\u00eb p\u00ebrfundimin se federata do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr to. Kjo q\u00ebndron edhe m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr Kosov\u00ebn, alternativa tjet\u00ebr e s\u00eb cil\u00ebs, do t\u00eb ishte izolim i plot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e ribashkimit midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs ka dal\u00eb s\u00ebrish n\u00eb sip\u00ebrfaqe n\u00eb vitet e fundit si pasoj\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtareve p\u00ebr t\u00eb njohur dhe pranuar Kosov\u00ebn si nj\u00eb an\u00ebtare e barabart\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shteteve sovrane\u201d, tha G\u00ebzim Visoka, profesor i asociuar i studimeve p\u00ebr paqe dhe konflikt n\u00eb Universitetin e Dublinit.<\/p>\n<p>\u201cDuke e ditur se BE nuk ia ka dal\u00eb t\u00eb formuloj\u00eb politika t\u00eb unifikuara mbi pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe vazhdimisht shtyn shpresat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e saj, nuk do t\u00eb ishte p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb projekti strategjik i integrimit europian t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej n\u00eb t\u00eb ardhmen me nj\u00eb projekt alternative, neofunksional dhe nj\u00eb ribashkim de facto me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<a href=\"https:\/\/euronews.al\/al\/rajoni\/2021\/04\/09\/si-mund-te-nxise-apatia-e-zgjerimit-te-be-bashkimin-e-kosoves-me-shqiperine\/?fbclid=IwAR2vcCYWshC79IwP79wUCG7wa-AyJr5uDtxcL3JsndLTpYXtx1Axmw5H0DM\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/Euronews Albania\/<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Orlando Crowcroft Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb muajin mars, Kryeministri i ri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar ndryshimin, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs m\u00eb 14 shkurt: \u201cShqiptar\u00ebt meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, tha ai. Kurti, s\u00eb bashku me rreth 90 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb prej 1.8 milion\u00eb banor\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":407755,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-407753","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=407753"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407753\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/407755"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=407753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=407753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=407753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}