{"id":40992,"date":"2019-05-20T23:09:29","date_gmt":"2019-05-20T21:09:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=40992"},"modified":"2019-05-20T23:09:29","modified_gmt":"2019-05-20T21:09:29","slug":"rehabilitohet-shtepia-kadare-muzeu-gati-te-prese-vizitoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/rehabilitohet-shtepia-kadare-muzeu-gati-te-prese-vizitoret\/","title":{"rendered":"Rehabilitohet sht\u00ebpia \u2018Kadare\u2019, Muzeu gati t\u00eb pres\u00eb vizitor\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sht\u00ebpia ku jetoi dhe punoi p\u00ebr shum\u00eb vite p\u00ebr t\u00eb shkruar disa nga veprat e tija m\u00eb t\u00eb njohura letrare, Ismail Kadare \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb muze.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Banesa ndodhet n\u00eb nj\u00eb prej pallateve me m\u00eb tep\u00ebr histori n\u00eb kryeqytet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, ku shkrimtari ka jetuar p\u00ebr rreth 15 vite dhe ka shkruar disa nga kryeveprat e tij dhe pas pak dit\u00ebsh do t\u00eb hapet p\u00ebr vizitor\u00ebt.<\/p>\n<p>Fal\u00eb nism\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, punimet n\u00eb jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e fundit dhe ato jan\u00eb ndjekur nga af\u00ebr nga arkitektja Elisabetta Terragni e cila ka punuar edhe p\u00ebr ngritjen e muzeut \u201cSht\u00ebpia me gjethe\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi drejt fundit dhe duke qen\u00eb se jemi fanatik\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn ton\u00eb nuk kemi dashur t\u00eb tregojm\u00eb pamjen p\u00ebrfundimtare pa i dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn e fundit detajeve t\u00eb mbetura. Vizitor\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndjehen jo vet\u00ebm pjes\u00eb e periudh\u00ebs s\u00eb viteve \u201974 \u2013 \u201990, por edhe t\u00eb zbulojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga krijimtaria e Ismail Kadares\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne sepse kjo hap\u00ebsir\u00eb simbolizon fuqin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb dhe pun\u00ebs s\u00eb tij dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duam t\u00eb tregojm\u00eb nj\u00eb banes\u00eb tipike p\u00ebr t\u00eb treguar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj kohe\u201d, tregoi arkitektja Elisabetta Terragni, raporton shqiptarja.com.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ajo thekson se gjat\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr transformimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie n\u00eb nj\u00eb muze t\u00eb mirefillt\u00eb \u00ebsht\u00eb synuar t\u00eb mbahet atmosfera e apartamentit duke e transformuar n\u00eb nj\u00eb vend ku njer\u00ebzit do t\u00eb mund t\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit dhe bot\u00ebkuptimin e shkrimtarit.<\/p>\n<p>\u201cIsmail Kadare vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shkrimtar produktiv. Ai na dha, le t\u00eb themi, \u00e7el\u00ebsin se si duhet t\u00eb vazhdonim pun\u00ebn me k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi studio. Kjo na ndihmoi gjithashtu t\u00eb kuptonim q\u00eb puna e tij \u00ebsht\u00eb e vazhdueshme, e nj\u00ebtrajtshme dhe e thell\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb l\u00eb gjurm\u00eb\u201d, &#8211; shtoi m\u00eb tej arkietektja.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb guid\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi-muze, ajo b\u00ebn t\u00eb ditur se q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb mur. \u201cN\u00eb momentin q\u00eb hyni n\u00eb apartament kjo do t\u00eb jet\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u2019\u2019u bjer\u00eb n\u00eb sy. Ky mur tregon shtrirjen kohore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij duke filluar nga viti 1954 deri n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>&#8220;Secila nga veprat ka edhe titullin n\u00eb anglisht p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr vizitor\u00ebt e huaj. Nj\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme lidhet me faktin q\u00eb sakt\u00ebsia e t\u00eb dh\u00ebnave vjen nga nj\u00eb ekip konsulent\u00ebsh t\u00eb afirmuar, ekspert\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb nga arkivat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00e7do fjal\u00eb ka nj\u00eb kuptim. Mendoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb meritat shkrimtarit p\u00ebr t\u00eb cilin sakt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor ky\u00e7 n\u00eb pun\u00ebn e tij. Letrat murale nuk ekzistonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, por Kadare arriti t\u2019i sillte ato nga Parisi. Ideja e letrave murale ishte ekstravagante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, por ishte m\u00ebnyra e tij p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb i lidhur me bot\u00ebn. Ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb pasi, si\u00e7 ai thot\u00eb &#8211; un\u00eb krijova normalisht n\u00eb nj\u00eb vend ku normalja nuk ekzistonte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mur renditen m\u00eb shum\u00eb se 100 tituj sipas kronologjis\u00eb, aq sa na u desh t\u00eb kalonim n\u00eb faqen e murit t\u00eb dhom\u00ebs tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019i vendosur t\u00eb gjith\u00eb titujt bashk\u00eb. Vizitor\u00ebt mund t\u2019i hedhin nj\u00eb sy ose t\u00eb futen n\u00eb detaje t\u00eb tjera ku p\u00ebrve\u00e7 titujve gjendet edhe viti i publikimit&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Ky pallat \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga arkitekti i njohur Maks Velo. Mund t\u00eb shoh\u00ebsh p\u00ebrtej dritareve p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si ka ndryshuar qyteti. \u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptojm\u00eb periudh\u00ebn kur Kadare ka shkruar dhe punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kur nxor\u00ebm materialet nga arkiva nuk kishte mjaftuesh\u00ebm hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekspozuar gjith\u00e7ka k\u00ebshtu q\u00eb ato mund t\u00eb shihen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme duke u hedhur nj\u00eb sy fotografive. Mund t\u00eb uleni n\u00eb karrige dhe t\u00eb shikoni qytetin ose mund t\u00eb p\u00ebrfshiheni m\u00eb tep\u00ebr duke par\u00eb m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi pun\u00ebn e tij ose mund t\u00eb zgjidhni t\u00eb lexoni disa nga tekstet p\u00ebrreth\u201d, shton m\u00eb tej arkitektja Terragni.<\/p>\n<p>Por ajo zbulon edhe nj\u00eb sekret t\u00eb apartamentit t\u00eb Kadares\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRaftet ai i bleu n\u00eb Itali dhe i montoi vet\u00eb. Ashtu si\u00e7 ju that\u00eb. Edhe librat i renditi sipas d\u00ebshir\u00ebs. Struktur\u00ebn e kemi mbajtur t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm riorganizimin e librave, q\u00eb i gjet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi. Duhet t\u00eb keni parasysh q\u00eb Ismaili dhe Elena e lan\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb vititn 1990. Pra ka 29 vite q\u00eb k\u00ebta libra kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi thuajse t\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb. K\u00ebto dit\u00eb, p\u00ebrpara se kjo sht\u00ebpi-studio t\u00eb hapet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vizitor\u00ebt brenda k\u00ebsaj jave, presim t\u00eb na vij\u00eb edhe tryeza e shkrimit, t\u00eb cil\u00ebn ai e mori me vete kur shkoi n\u00eb Paris. K\u00ebtu pran\u00eb meje ndodhet edhe oxhaku i famsh\u00ebm dhe tep\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb i k\u00ebsaj sht\u00ebpie. E them k\u00ebt\u00eb sepse n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi n\u00eb Europ\u00eb, oxhaku ndodhet n\u00eb hyrje t\u00eb banes\u00ebs. Nd\u00ebrsa ky oxhak ndodhet n\u00eb nj\u00eb qoshe. Kjo p\u00ebr faktin sepse ishte i ndaluar nga regjimi i asaj kohe. S\u00eb bashku me Maks Velon, ata nd\u00ebrtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, t\u00eb vetmin oxhak q\u00eb dilte nga kjo nd\u00ebrtes\u00eb, dhe kur shkrimtarin e vizitonin miq, ata nuk sillnin lule apo dhurata t\u00eb tjera, por sillnin nga nj\u00eb tulle\u201d , tregon Terragni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sht\u00ebpia ku jetoi dhe punoi p\u00ebr shum\u00eb vite p\u00ebr t\u00eb shkruar disa nga veprat e tija m\u00eb t\u00eb njohura letrare, Ismail Kadare \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb muze. Banesa ndodhet n\u00eb nj\u00eb prej pallateve me m\u00eb tep\u00ebr histori n\u00eb kryeqytet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, ku shkrimtari ka jetuar p\u00ebr rreth 15 vite dhe ka shkruar disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":40993,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-40992","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40992\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}