{"id":411716,"date":"2021-04-16T13:06:09","date_gmt":"2021-04-16T11:06:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=411716"},"modified":"2021-04-16T13:06:09","modified_gmt":"2021-04-16T11:06:09","slug":"nga-qeveria-e-re-kerkohet-terheqja-e-investimeve-te-huaja-per-te-krijuar-vende-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/nga-qeveria-e-re-kerkohet-terheqja-e-investimeve-te-huaja-per-te-krijuar-vende-pune\/","title":{"rendered":"Nga Qeveria e re k\u00ebrkohet t\u00ebrheqja e investimeve t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb krijuar vende pune"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebr t\u00eb nxitur investimet e huaja direkte dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur potencialin akoma t\u00eb pashfryt\u00ebzuar t\u00eb diaspor\u00ebs kosovare n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit, k\u00ebrkohet nga Qeveria e re e Kosov\u00ebs realizmi i premtimeve p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja dhe nga diaspora t\u00eb cilat kan\u00eb ndikim n\u00eb rritjen e pun\u00ebsimit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, e mb\u00ebshtetur nga GIZ Kosovo, ka realizuar dy studime p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb n\u00eb krah Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me informacione dhe rekomandime.<\/p>\n<p>Drejtoresha e Od\u00ebs Ekonomike Gjermane-Kosovare, Nora Hasani theksoi se synojn\u00eb fuqizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me mikun dhe donatorin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Kosov\u00ebs, Gjermanin\u00eb.<\/p>\n<p>Hasani tha se me rritjen e interesimit t\u00eb kompanive t\u00eb m\u00ebdha evropiane dhe gjermane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar apo p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb diversifikimin e furnitor\u00ebve t\u00eb tyre, Ballkani Per\u00ebndimor, sikurse edhe Kosova, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fokus.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se Gjermania \u00ebsht\u00eb miku yn\u00eb para dhe pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb investitori num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, partneri kryesor tregtar i Kosov\u00ebs, donatori m\u00eb i madh bilateral, edhe n\u00eb Gjermani jeton grupi m\u00eb i madh i diaspor\u00ebs shqiptare, ne pra e kemi p\u00ebr synim q\u00eb t\u2019i forcojm\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie bilaterale ekonomike me Gjermanin\u00eb, dhe mu tani kur \u00ebsht\u00eb rritur interesimi i kompanive evropiane, por edhe gjermane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar apo p\u00ebr t\u00eb diversivikuar furnitor\u00ebt e tyre, fokusi \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Tani p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re q\u00eb t\u00eb hartoj\u00eb politika sa m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj, n\u00eb ve\u00e7anti atyre gjerman\u00eb, por edhe p\u00ebr ta p\u00ebrkrahur diaspor\u00ebn q\u00eb t\u00eb nxis\u00eb m\u00eb shum\u00eb investime t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ne po dalim me dy studime\u201d, theksoi Hasani.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se k\u00ebto studime do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb edhe p\u00ebr Od\u00ebn, p\u00ebr pun\u00ebn e m\u00ebtutjeshme, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebshillimin e investitor\u00ebve potencial\u00eb gjerman\u00eb, por edhe n\u00eb nxitjen e investimeve nga diaspora n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Jan-Axel Voss, z\u00ebvend\u00ebsambasador n\u00eb Ambasad\u00ebn Gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb, theksoi me k\u00ebt\u00eb rast se dymb\u00ebdhjet\u00eb muajt e fundit kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr njer\u00ebzit e saj dhe p\u00ebr kompanit\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Derisa diplomati gjerman Voss shtoi se \u00ebsht\u00eb koha tani p\u00ebr Qeverin\u00eb e re q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investime t\u00eb huaja dhe nga diaspora p\u00ebr t\u00eb krijuar vende pune n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi mundet Kosova t\u00eb paraqes\u00eb veten m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investitor\u00eb nga Gjermania? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, jan\u00eb publikuar dy botime. At\u00ebher\u00eb ishte edhe pyetja: Si t\u00eb t\u00ebrheqim investimin e diaspor\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb? Pse diaspora nuk po investon m\u00eb shum\u00eb, dhe pse ata i shpenzojn\u00eb shumic\u00ebn e parave t\u00eb tyre n\u00eb prona dhe konsum, n\u00eb vend se t\u2019i shpenzojn\u00eb n\u00eb krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb kosovar\u00eb? Dhe \u00e7far\u00eb ndikimi ka nj\u00eb investim i vog\u00ebl q\u00eb vjen nga diaspora kur ata vendosin t\u00eb investojn\u00eb? Pra, gjithashtu edhe k\u00ebto aspekte u hulumtuan n\u00eb dy botimet t\u00eb cilat prezantohen sot. Mendoj se nuk do t\u00eb kishte koh\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa tani: Qeveria e re e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, se d\u00ebshiron t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investime t\u00eb tilla nga diaspora dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb vende pune n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb besoj se t\u00eb dyja k\u00ebto botime ofrojn\u00eb njohuri interesante mbi at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet, dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e dobishme t\u00eb b\u00ebhet nga kjo qeveri e re\u201d, thekson Voss.<\/p>\n<p>Krenare Loxhaj, k\u00ebshilltare p\u00ebr politika t\u00eb migrimit tek Programi p\u00ebr Migrim dhe Diaspor\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb GIZ-it gjerman n\u00eb Kosov\u00eb, tha se q\u00ebllim kryesor i k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb fuqizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb diaspor\u00ebs me shtetin am\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe rritja e investimeve t\u00eb huaja direkte n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kemi p\u00ebrkrahur edhe projektin t\u00eb cilin po e implementon Oda (Ekonomike) Gjermane n\u00eb Kosov\u00eb, e cila parimisht ka p\u00ebr q\u00ebllim edhe fuqizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjermani. Gjithashtu edhe p\u00ebr t\u00eb ofruar ose p\u00ebr t\u2019i zhvilluar lidhjet e bizneseve gjermane me Kosov\u00ebn si nj\u00eb vend potencial ku munden edhe t\u00eb zhvillohen dhe t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb shum\u00eb investime t\u00eb huaja direkte. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, q\u00ebllimi yn\u00eb si program edhe p\u00ebrmes k\u00ebtij projekti dhe hulumtimeve \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesim ose p\u00ebr t\u2019i ndihmuar institucioneve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i hartuar politikat t\u00eb cilat i p\u00ebrgjigjen nevojave dhe k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb fuqizuar marr\u00ebdh\u00ebniet e diaspor\u00ebs me Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr rritjen e investimeve t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, theksoi Loxhaj.<\/p>\n<p>Drejtoresha menaxhuese n\u00eb \u201cKantar\u201d, Vlora Basha potencoi se gjetjet e studimit nxjerrin n\u00eb pah se, ajo q\u00eb e frenon diaspor\u00ebn nga investimi n\u00eb Kosov\u00eb nuk ndodhet n\u00eb nj\u00eb zinxhir\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb varg t\u00eb zinxhirit ekonomik dhe social.<\/p>\n<p>Ajo ngriti shqet\u00ebsimin se korrupsioni dhe jo stabiliteti politik jan\u00eb nj\u00eb prej pengesave kryesore q\u00eb e ndalon diaspor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cImazhi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i vendit, respektivisht si perceptohet Kosova nga bota e jashtme, i cili imazh marr\u00eb parasysh lajmet dhe etiketimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb dy dekadat e fundit, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk reflekton q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb vend i sigurt dhe i pa korruptuar ose vend i mund\u00ebsive. Pra kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej pengesave kryesore q\u00eb e ndalon diaspor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Kosov\u00eb. Pengesat e tjera, q\u00eb nd\u00ebrlidhen me funksionimin e vendit, jan\u00eb edhe ndryshimet e shpeshta t\u00eb qeverisjes s\u00eb vendit, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar ndikim negativ n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d, deklaroi Basha.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Gjikolli nga \u201cDeloitte\u201d ve\u00e7oi n\u00eb prezantimin e tij se sa kan\u00eb pasur ndikim investimet e huaja direkte te banor\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe ndarjen e investimeve gjermane n\u00ebp\u00ebr shtete. Ai tregon se parashihet rritje e investimeve t\u00eb huaja p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMesatarisht v\u00ebrehet se investimet e huaja direkte ka pasur 124 euro investime p\u00ebr kok\u00eb banori. Gjithashtu parashihet q\u00eb ne vitet 2020-2023 do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb investimeve t\u00eb huaja direkte prej 4.7 p\u00ebrqind. Sa i p\u00ebrket Gjermanis\u00eb, Gjermania njihet nj\u00eb prej investitor\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs, nd\u00ebr ato m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb. Shihet edhe ndarja p\u00ebr vendet e ndryshme, \u00ebsht\u00eb Turqia, Rumania, \u00ebsht\u00eb Serbia me 6.5 p\u00ebrqind t\u00eb investimeve gjermane, nd\u00ebrsa Kosova radhitet diku me m\u00eb pak se 1 p\u00ebrqind\u201d, tha Gjikolli.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai theksoi se duhet t\u00eb hartohet strategjia p\u00ebr investime t\u00eb huaja, pasi sipas tij, sektor\u00ebt m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs potencial p\u00ebr investime n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb sektor\u00ebt e energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrtritshme, turizmi, dhe industria e tekstilit. \/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb nxitur investimet e huaja direkte dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur potencialin akoma t\u00eb pashfryt\u00ebzuar t\u00eb diaspor\u00ebs kosovare n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit, k\u00ebrkohet nga Qeveria e re e Kosov\u00ebs realizmi i premtimeve p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja dhe nga diaspora t\u00eb cilat kan\u00eb ndikim n\u00eb rritjen e pun\u00ebsimit n\u00eb Kosov\u00eb. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":411717,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-411716","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=411716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411716\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/411717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=411716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=411716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=411716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}