{"id":414936,"date":"2021-04-21T16:32:16","date_gmt":"2021-04-21T14:32:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=414936"},"modified":"2021-04-22T15:03:14","modified_gmt":"2021-04-22T13:03:14","slug":"amnezia-politike-e-qellimeve-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/amnezia-politike-e-qellimeve-te-luftes\/","title":{"rendered":"Amnezia politike e q\u00ebllimeve t\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Po flitet se shum\u00eb shpejt do t\u00eb rifilloj\u00eb dialogu nd\u00ebrmjet autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel. Jan\u00eb shtuar me t\u00eb madhe k\u00ebrkesat dhe ftesat drejtuar autoriteteve politike, si n\u00eb Prishtin\u00eb ashtu edhe ne Beograd, p\u00ebr rinisjen e k\u00ebtij procesi nga t\u00eb gjitha qendrat e vendosjes diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nisma t\u00eb tilla kan\u00eb marr\u00eb hov ve\u00e7an\u00ebrisht pas konstituimit t\u00eb institucioneve qeveris\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb dol\u00ebn nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb mbajtura m\u00eb 14 shkurt. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrjeje m\u00ebtohet q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr normalizimin e raporteve nd\u00ebrmjet dy shteteve.<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Mir\u00ebpo, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur presioni p\u00ebr rikthimin e pal\u00ebve n\u00eb tavolin\u00ebn e dialogut po b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb i theksuar, nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik, si n\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor ashtu edhe n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, u trazua nga publikimi q\u00eb portali i djatht\u00eb slloven \u201cnecenzurirano.si\u201d i b\u00ebri nj\u00eb plani q\u00eb u spekulua se ishte hartuar nga kryeministri i Sllovenis\u00eb, Janez Jansha. K\u00ebt\u00eb dokument ai ua kishte d\u00ebrguar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb strukturave vendimmarr\u00ebse n\u00eb Bruksel, p\u00ebrkat\u00ebsisht presidentit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb, Charles Michel, si rekomandim p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb kriz\u00ebs ish-jugosllave. Pak m\u00eb von\u00eb, kryetari i qeveris\u00eb n\u00eb Slloveni e mohoi kategorikisht autor\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij non-paperi. E quajti spekulim dhe t\u00eb orkestruar nga oponent\u00ebt e tij politik\u00eb, si pjes\u00eb e nj\u00eb plani konspirativ p\u00ebr ta denigruar autoritetin e tij. Thuhet se ku ka tym ka edhe zjarr. Megjithat\u00eb, e v\u00ebrteta e plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dokument \u201cbastard\u201d mund t\u00eb kuptohet me von\u00eb, ose ndoshta edhe mund t\u00eb mos zbulohet asnj\u00ebher\u00eb. Kjo mbetet t\u00eb shihet. Inskenime t\u00eb tilla sekrete mund t\u00eb lansohen n\u00eb opinionin publik nga disa instanca, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb testohet opinioni publik. T\u00eb matet disponimi dhe prirjet e tij. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb publikimi i tij ndodhi pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur Uashingtoni dhe Brukseli jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktivitet dinamik me q\u00ebllim t\u00eb ringjalljes s\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit.<\/p>\n<p><strong>Fantazmat alarmuese<\/strong><\/p>\n<p>Ky non-paper q\u00eb u \u201cdekonspirua\u201d konstaton se shp\u00ebrb\u00ebrja e ish-Jugosllavis\u00eb q\u00eb filloi n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201880 dhe vazhdoi p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, me t\u00ebr\u00eb konsekuencat e saj tragjike, ende nuk ka p\u00ebrfunduar. Nd\u00ebrkaq, ndarje t\u00eb reja t\u00eb shteteve ekzistuese, rishikim kufijsh dhe bashkime t\u00eb mundshme shtetesh sipas linjave etnike, duhet t\u00eb jen\u00eb terapia e vetme p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb shkallmimin dhe dezintegrimin e asaj mini-perandorie.<\/p>\n<p>Paralelisht m\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument qarkulluan edhe disa harta \u201csekrete\u201d, t\u00eb cilat e paraqesin territorin e Kosov\u00ebs pa komunat e banuara me shumic\u00eb serbe n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb saj, \u00e7far\u00eb i shtuan dhe m\u00eb shum\u00eb dyshimet dhe ankthet mbi prapaskenat e planeve dhe projeksioneve t\u00eb tilla. Madje, mediumi i njohur gjerman Deutsche Welle, n\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb tij, dokumentin e till\u00eb e quajti ringjallje t\u00eb fantazmave diplomatike t\u00eb shekullit XIX, q\u00eb ta kujtonte skem\u00ebn e \u201cOtto von Bismarck-ut, Lord Salisbury-it dhe Princ Gorcakov-it, kur uleshin s\u00eb bashku p\u00ebrpara hart\u00ebs s\u00eb Ballkanit dhe brenda nj\u00eb muaji vendosnin me dor\u00eb p\u00ebr fatin e kombeve\u201d. Ngjash\u00ebm, edhe kjo \u201cshkarravin\u00eb sekrete\u201d m\u00ebton t\u00eb ofroj\u00eb \u201czgjidhje finale\u201d p\u00ebr t\u00eb gjitha \u201c\u00e7\u00ebshtjet nacionale\u201d q\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb hapura nga ai proces detronizues historik dhe q\u00eb aktualisht i ka bllokuar n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ky dokument q\u00eb \u201cduhet t\u00eb mbetet sekret deri sa vendimmarr\u00ebsit nuk fillojn\u00eb ta adresojn\u00eb publikisht\u201d sipas autorit t\u00eb tij, q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb kryeministri slloven, me an\u00eb t\u00eb disa rreshtave parasheh ndarjen e Bosnj\u00ebs dhe bashkimin e Republik\u00ebs Serbe me Serbin\u00eb si nj\u00eb shans p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes etnike serbe. Po ashtu, rekomandohet autonomia sipas modelit t\u00eb Tirolit Jugor p\u00ebr kroatet e Bosnj\u00ebs, ose eventualisht bashkimi i tyre me Kroacin\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen nacionale kroate. Dokumenti parasheh edhe rip\u00ebrcaktimin e kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe eventualisht bashkimin e saj m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, si solucion adekuat p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<\/p>\n<p>Spekulohet se formula t\u00eb tilla nuk \u00ebsht\u00eb se s\u2019jan\u00eb diskutuar edhe m\u00eb her\u00ebt. Natyrisht, jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb panrajonale dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Supozohet se tema t\u00eb tilla ishin hapur n\u00ebp\u00ebr korridoret e salloneve diplomatike edhe gjat\u00eb negociatave n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrmjet autoriteteve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. K\u00ebto pretendime at\u00ebbot\u00eb ngjall\u00ebn reagime t\u00eb ashpra ndaj ish-presidentit Tha\u00e7i, si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe tek nj\u00eb pjes\u00eb e shteteve evropiane, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Gjermania. Madje, n\u00eb Samitin e Siguris\u00eb n\u00eb Munih t\u00eb Gjermanis\u00eb, kryeministri Kurti \u2013 duke aluduar n\u00eb k\u00ebto spekulime dhe i nxitur nga nj\u00eb rivalitet i kahersh\u00ebm ndaj ish-presidentit Tha\u00e7i, nuk nguroi t\u2019i atakonte at\u00eb dhe presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, si kreator\u00ebt e k\u00ebtij projekti ogurzi. Ai shtoi se dialogu mund t\u00eb zhvillohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb largohen duart e president\u00ebve nga hartat. I nxitur nga e nj\u00ebjta bindje, Albin Kurti refuzoi t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e bisedimeve n\u00eb Uashington nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb aranzhuara nga ish-presidenti Trump. K\u00ebt\u00eb refuzim ai e justifikoi me pohimin se nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tavolin\u00eb ku, n\u00eb vend t\u00eb dark\u00ebs, p\u00ebr meny shtrohet harta e Kosov\u00ebs. Kurse thikat dhe pirun\u00ebt n\u00eb vend se te p\u00ebrdoreshin p\u00ebr ushqim, do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr cop\u00ebtimin e asaj harte. Ish-presidentit Tha\u00e7i iu pamund\u00ebsua pjes\u00ebmarrja n\u00eb at\u00eb ngjarje p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve q\u00eb u lidhen me Gjykat\u00ebn Speciale. Dhe ish-kryeministrit Hoti i mbeti barra e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Uashington, i cili fatkeq\u00ebsisht nuk kishte legjitimitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm qytetar dhe me von\u00eb, si\u00e7 konstatoi Gjykata Kushtetuese, qeveria e tij ishte zgjedhur edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me procedurat legale. Ajo \u00e7far\u00eb pasoi pas k\u00ebtij tensioni \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, iden\u00eb e rishikimit t\u00eb kufijve me q\u00ebllim t\u00eb mbylljes s\u00eb kontestit t\u00eb gjat\u00eb historik dhe politik nd\u00ebrmjet dy popujve e kishte ravij\u00ebzuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb studim edhe Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave, me seli n\u00eb Uashington. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb opsioneve p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, kjo qend\u00ebr analitike konstaton se krahas autonomis\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr komunat veriore me shumic\u00eb serbe, nuk duhet p\u00ebrjashtuar as projektin e k\u00ebmbimeve territoriale nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre komunave dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb banuar me shumic\u00eb shqiptare, q\u00eb ndodhet n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb. Madje, autor\u00ebt e k\u00ebtij v\u00ebshtrimi analitik marrin rol qortues edhe ndaj disa qendrave t\u00eb vendosjes n\u00eb BE, p\u00ebr rolin e tyre refuzues dhe bllokues ndaj k\u00ebtij opsioni. Ky grup i k\u00ebshillon k\u00ebto instanca t\u00eb diplomacis\u00eb per\u00ebndimore q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb fleksibile, duke i inkurajuar pal\u00ebt p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhje inventive.<\/p>\n<p>Studimi konstaton se problemi i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb terren mbetet ai i komunave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Komuniteti serb q\u00eb jeton atje ka refuzuar t\u00eb integrohet n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs sipas Planit t\u00eb Ahtisarit. K\u00ebshtu, pyetja se kush do i qeveris\u00eb ato komuna, pas sabotimit q\u00eb ato i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi stabilizimit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb imponuar si tem\u00eb e patejkalueshme e procesit t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ka lindur edhe ideja e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, apo edhe ajo p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve. Kurse konkluzionet e Grupit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Krizave, p\u00ebr dallim nga \u201czgjidhja magjike\u201d rajonale q\u00eb e kumton non-paperi slloven, fokusohen vet\u00ebm n\u00eb raportet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. E n\u00ebse arrihet pajtimi eventual n\u00eb p\u00ebrputhje m\u00eb k\u00ebto parime, ato duhet t\u00eb vlejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dy vendet. Po ashtu, ky hulumtim p\u00ebrkujdeset q\u00eb konstatimet e tij t\u00eb mos ken\u00eb implikime gjeopolitike rajonale dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb merren masa mbi efektin domino q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Bosnje. Mir\u00ebpo, kjo frik\u00eb e eksportimit t\u00eb k\u00ebsaj formule edhe n\u00eb Bosnj\u00eb flet m\u00eb shum\u00eb s\u00eb \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Sepse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite ajo tregon se sfidat me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen shtetet e Bosnj\u00ebs dhe Kosov\u00ebs e kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn origjin\u00eb, dirigjohen nga e nj\u00ebjta qend\u00ebr dhe motivohen nga i nj\u00ebjti q\u00ebllim, por q\u00eb manifestohen n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Derisa n\u00eb at\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb Republika Serbe q\u00eb po bllokon funksionalizimin normal t\u00eb tij, n\u00eb Kosov\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht jan\u00eb serb\u00ebt e veriut q\u00eb po e minojn\u00eb stabilizimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Vazhdimi i luft\u00ebs me mjeta tjera politike<\/strong><\/p>\n<p>Pa m\u00ebdyshje, nuk mund t\u00eb mohohet fakti se Bosnja dhe Kosova aktualisht kan\u00eb mbetur peng n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, ndon\u00ebse secila me specifikat e veta. Dhe k\u00ebtu nuk duhet t\u00eb kemi iluzione p\u00ebr k\u00ebt\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Madje, me t\u00eb drejt\u00eb Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave p\u00ebr rastin e Kosov\u00ebs konstaton se refuzimi q\u00eb komuniteti serb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb veri, ka demonstruar ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, e ka b\u00ebr\u00eb gjendjen n\u00eb at\u00eb rajon tejet fragjile dhe nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb vazhdueshme krize me potencial shp\u00ebrthyes. Prandaj zgjidhja e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje ka karakter urgjent.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, q\u00eb analiza t\u00eb jet\u00eb kuptimplote, duhet th\u00ebn\u00eb tro\u00e7 dhe pa ekuivoke se gjeneza e k\u00ebsaj krize nuk e ka burimin te mungesa e vullnetit t\u00eb autoriteteve kosovare p\u00ebr ta integruar k\u00ebt\u00eb segment t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs, as te kufizimet e Planit t\u00eb Ahtisarit. Sepse i nj\u00ebjti plan ka d\u00ebshmuar se ofron nj\u00eb korniz\u00eb tejet t\u00eb avancuar p\u00ebr akomodimin e interesave t\u00eb serb\u00ebve lokal\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Kosov\u00ebs. Rezistenca q\u00eb komunat n\u00eb veri kan\u00eb shfaqur ndaj rendit legal n\u00eb Kosov\u00ebs e ka baz\u00ebn n\u00eb instrumentalizimin dhe manipulimin q\u00eb Beogradi zyrtar u ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb politika e shtetit serb ajo q\u00eb e ka penguar integrimin e tyre n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb ata p\u00ebr llogari t\u00eb veta dhe si lev\u00eb p\u00ebr projeksionet dhe ambiciet gjeopolitike rajonale.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk duhet harruar faktin se ky keqp\u00ebrdorim i serb\u00ebve lokal\u00eb n\u00eb vendet q\u00eb dol\u00ebn nga<br \/>\nshp\u00ebrb\u00ebrja e ish-Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb metod\u00eb q\u00eb Serbia e inauguroi n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201880, kur filloi shthurja e atij shteti. Megjithat\u00eb, tani ky skenar abuziv po implementohet n\u00eb forma tjera.<\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb, kur u pa qart\u00eb se ajo krijes\u00eb amalgame nuk mund t\u2019i rezistonte presioneve dhe forcave demokratike q\u00eb u \u00e7liruan nga kolapsi i komunizmit dhe p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb, Serbia e Millosheviqit u mobilizua jo p\u00ebr zgjidhje legale t\u00eb problemit, sikur nj\u00ebsit\u00eb tjera konstituive, por p\u00ebr opsion militar dhe gllab\u00ebrim t\u00eb territoreve t\u00eb tyre me arsyetimin e mbrojtjes dhe bashkimit t\u00eb gjith\u00eb serbeve t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm serb.<\/p>\n<p>Kjo politik\u00eb hegjemoniste e shpalli tok\u00eb serbe \u00e7do vend ku mund t\u00eb gjendet nj\u00eb varr serb. Nj\u00eb strategji t\u00eb till\u00eb, si\u00e7 dihet, ajo e filloi n\u00eb Kosov\u00eb. Me q\u00ebllim t\u00eb shuarjes s\u00eb identitetit politik, kushtetues dhe administrativ t\u00eb Kosov\u00ebs, propaganda e Beogradit i p\u00ebrdori si pretekst vuajtjet q\u00eb serb\u00ebt gjoja se i p\u00ebrjetonin n\u00ebn sundimin e shqiptareve. M\u00eb q\u00ebllim t\u00eb rehabilitimit t\u00eb k\u00ebtyre paranojave, ajo k\u00ebrkonte privimin e nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga t\u00eb drejtat e natyrshme politike, kulturore, ekonomike dhe sociale.<\/p>\n<p>Pas suspendimit t\u00eb institucioneve legale t\u00eb Kosov\u00ebs, Beogradi me ndihm\u00ebn e ushtris\u00eb s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb e nd\u00ebrmori militarizimin e popullsis\u00eb serbe etnike n\u00eb Kroaci dhe Bosnje me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsohej pavar\u00ebsia e k\u00ebtyre dy republikave sipas kufijve t\u00eb brendsh\u00ebm kushtetues q\u00eb ato i posedonin. Pra, luft\u00ebn p\u00ebr territore Serbia e maskonte me an\u00eb t\u00eb propagand\u00ebs p\u00ebr mbrojtjeje t\u00eb serb\u00ebve kudo q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ishin ata. Kjo politik\u00eb u b\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr shp\u00ebrthimin e luft\u00ebrave n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, q\u00eb si e till\u00eb shkaktoi tragjedi, humbje, vuajtje dhe shkat\u00ebrrime t\u00eb panum\u00ebrta. Rrjedhimisht, ajo kauz\u00ebn serbe e imponoi me an\u00eb t\u00eb gjenocidit ndaj tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo ambicie p\u00ebr hegjemoni nuk ka ndryshuar as sot. Madje, nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb pinjojt\u00eb e regjimit fashist t\u00eb Millosheviqit jan\u00eb ende n\u00eb pushtet n\u00eb Serbi. Asnj\u00eb pendes\u00eb p\u00ebr krimet e b\u00ebra. Spastrimin etnik. Gjenocidin ndaj popujve tjer\u00eb. P\u00ebrkundrazi, politika shtet\u00ebrore e Serbis\u00eb po shfaqet vet\u00ebm si vazhdim i q\u00ebllimeve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb saj, por tani me mjete tjera politike. E k\u00ebto objektiva ajo pretendon t\u2019i realizoj\u00eb jo m\u00eb me luft\u00ebra dhe pushtime, sikur n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, sepse tashm\u00eb koniunktura nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka marr\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsire gjeopolitike, por duke i keqp\u00ebrdorur serb\u00ebt, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Bosnje, madje edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i destabilizoj\u00eb k\u00ebto shtete nga brenda. T\u2019i b\u00ebj\u00eb jofunksionale dhe t\u00eb d\u00ebshtuara. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta imponoj\u00eb narracionin e saj si standard t\u00eb pranuar edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht se vet\u00ebm zhb\u00ebrja e Kosov\u00ebs, Bosnj\u00ebs, e pse jo nes\u00ebr edhe Malit t\u00eb Zi, dhe bashkimi i pjes\u00ebve territoriale t\u00eb tyre me Serbin\u00eb t\u00eb shfaqet si i vetmi shans p\u00ebr paqe afatgjat\u00eb n\u00eb rajon. Jan\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra q\u00eb tregojn\u00eb se trash\u00ebgimtar\u00ebt e Millosheviqit dhe Sheshelit q\u00eb ndodhen aktualisht n\u00eb kupol\u00ebn drejtuese t\u00eb Serbis\u00eb, po e ndjekin me zell fanatik doktrin\u00ebn ultranacionaliste t\u00eb et\u00ebrve t\u00eb tyre politik\u00eb. Asnj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>****<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto motive duhet kuptuar edhe bllokimin q\u00eb ajo u b\u00ebn serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb integrohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shantazhi ajo e mban gjall\u00eb procesin negociator, e maksimalizon relevanc\u00ebn p\u00ebr vete dhe imponon k\u00ebrkesa t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr kompromise mbi kompromise mbi pal\u00ebn kosovare. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se Serbia nuk lufton p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb t\u00eb drejtave individuale politike, kulturore dhe etnike t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Ngase ato ky komunitet i g\u00ebzon plot\u00ebsisht. Por, ky shtet angazhohet q\u00eb vet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejta shtes\u00eb mbi Kosov\u00ebn. T\u00eb b\u00ebhet hisenik i plot\u00eb n\u00eb ndarjen e pushtetit. E pjes\u00ebtar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb serbe i p\u00ebrdor n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij programi hegjemonik. Pretendimet e v\u00ebrteta t\u00eb Beogradit jan\u00eb minimi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet imponimit t\u00eb dualizmit t\u00eb plot\u00eb administrativ, qeveris\u00ebs dhe politik mbi territorin e Kosov\u00ebs. Konstatimet se Kosova duhet ta tejkaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb problem me an\u00eb t\u00eb l\u00ebshimeve t\u00eb reja ndaj serb\u00ebve t\u00eb veriut derisa t\u00eb pajtohet Beogradi mbartin shum\u00eb rreziqe dhe pasiguri. Sepse ato nuk e ngopin, por vet\u00ebm e ushqejn\u00eb k\u00ebt\u00eb politik\u00eb destruktive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, politika kosovare ndodhet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sfide t\u00eb dyfisht\u00eb. Ta diskreditoj\u00eb logjik\u00ebn e k\u00ebsaj politike malinje para partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe po ashtu t\u00eb mos kualifikohet si fajtore p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebshtim eventual t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>Rekomandimet dhe presionet q\u00eb Prishtina duhet ta vazhdoj\u00eb n\u00eb pafund\u00ebsi procesin e negociatave dhe kompromiseve me Beogradin n\u00ebn emrin e agjend\u00ebs s\u00eb integrimit dhe perspektiv\u00ebs evropiane jan\u00eb absurde dhe kontraproduktive. Sepse ta promovosh strategjin\u00eb e destabilizimit t\u00eb vendeve fqinje p\u00ebr t\u2019i mbajtur ato n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb tensionit dhe konfliktit permanent nuk \u00ebsht\u00eb veprim konform normave integruese evropiane, por zbatim i p\u00ebrpikt\u00eb i modelit putinist. Skenar\u00eb t\u00eb till\u00eb kemi pasur rastin t\u2019i shohim n\u00eb Ukrain\u00eb, Gjeorgji, etj., ku Federata Ruse nd\u00ebrmori aksione intervenuese militare ndaj ish-republikave t\u00eb Bashkimit Sovjetik, duke e p\u00ebrdorur minoritetin rus t\u00eb atyre vendeve si pretekst q\u00eb Moska ta ushtroj\u00eb sundimin e saj n\u00eb k\u00ebto shtete. Ti mbaj\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e saj t\u00eb influenc\u00ebs. Dhe ta stopoj\u00eb procesin e integrimit t\u00eb tyre n\u00eb strukturat euro-atlantike. T\u00eb k\u00ebrkosh sot legalizimin e k\u00ebtij bashkimi me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb prerjeje cezariane do t\u00eb thot\u00eb ta shp\u00ebrblesh k\u00ebt\u00eb politik\u00eb rr\u00ebnimtare.<\/p>\n<p>Mjerisht, k\u00ebso zgjidhje e ofron p\u00ebr rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor non-paperi \u201canonim\u201d. T\u00eb konstatosh se Bosnja duhet t\u00eb ndahet p\u00ebr shkak t\u00eb jofunksionalitetit t\u00eb saj t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb mos adresosh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Serbis\u00eb n\u00eb gjenerimin e k\u00ebsaj krize, qoft\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet gjenocidit dhe sot n\u00ebp\u00ebrmjet Republik\u00ebs Serbe q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb gjenocidiale e politik\u00ebs s\u00eb spastrimit etnik, apo t\u00eb rekomandosh harta t\u00eb Kosov\u00ebs pa nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb saj si zgjidhje p\u00ebr problemin e Kosov\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb ta amnistosh, inkurajosh dhe bekosh q\u00ebllimin se pse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Serbia i nisi luft\u00ebrat e saj t\u00eb p\u00ebrgjakshme kund\u00ebr popujve tjer\u00eb dhe politik\u00ebn q\u00eb ajo sot po ndjek n\u00eb minimin e funksionalitetit t\u00eb k\u00ebtyre shteteve. Dhe, n\u00eb fund, ta propagandosh k\u00ebt\u00eb variant nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa ta introjektosh narracionin zyrtar serb se k\u00ebto shtete duhet t\u00eb zhb\u00ebhen p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsive t\u00eb tyre imanente e jo obstruksioneve q\u00eb po u b\u00ebn atyre Serbia. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite kjo n\u00ebnkupton edhe zhvleft\u00ebsimin e p\u00ebrpjekjeve titanike q\u00eb ato kan\u00eb demonstruar n\u00eb akomodimin e interesave t\u00eb serb\u00ebve lokal\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, mund t\u00eb themi se edhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb paralele nd\u00ebrmjet \u00e7\u00ebshtjes nacionale shqiptare dhe asaj serbe, si\u00e7 e b\u00ebn ky non-paper kontrovers, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simplifikim malicioz. Shp\u00ebrfillje flagrante e ve\u00e7antive t\u00eb tyre historike dhe politike. Sepse \u00e7\u00ebshtja nacionale shqiptare u imponua si realitet objektiv p\u00ebr shkak t\u00eb fragmentarizmit dhe ndarjes q\u00eb e p\u00ebsuan territoret shqiptare q\u00eb nga koha kur u shpall shteti shqiptar n\u00eb vitin 1912, si dhe sanksionimit t\u00eb kufijve shtet\u00ebror\u00eb q\u00eb i b\u00ebn\u00eb konferencat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kurse \u00e7\u00ebshtja serbe u lind dhe u imponua nga mitologjia nacionaliste dhe pretendimet e saj hegjemonike n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ideolog\u00ebt edhe projektuesit e k\u00ebsaj kauze i p\u00ebrkufizuan si territore serbe edhe ato toka ku nuk kishte serb\u00eb, por n\u00ebn emrin e nj\u00eb t\u00eb kaluare hyjnore historike. E mb\u00ebshtetur ushtarakisht dhe n\u00eb aspektin diplomatik nga Rusia, Serbia nd\u00ebrmori ekspeditat e saj pushtuese me q\u00ebllim t\u00eb gllab\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebtyre territoreve. Objektivi ishte q\u00eb t\u00eb ndryshohej realiteti n\u00eb terren. P\u00ebr jet\u00ebsimin e k\u00ebsaj politike u p\u00ebrdoren instrumentet e gjenocidit, spastrimit etnik, d\u00ebbimit t\u00eb popullsive autoktone, etj. Metoda k\u00ebto q\u00eb kemi pasur rastin t\u2019i shohim edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb dezintegrimit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Kauza serbe \u00ebsht\u00eb e shpifur. Joreale. Ajo rrjedh nga inkongruenca nd\u00ebrmjet gjendjes konkrete dhe doktrinave t\u00eb saj iluzore historike dhe nacionale. Kriza permanente dhe telashet n\u00eb t\u00eb cilat kjo shoq\u00ebri e futi veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb nga vitet 1877-1878 kur u shfaq \u00e7\u00ebshtja lindore, e deri te luft\u00ebrat e Millosheviqit, burojn\u00eb nga kjo shp\u00ebrputhje nd\u00ebrmjet mitit dhe realitet. Nga synimet e nacionalizmit serb p\u00ebr t\u2019u zgjeruar n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Prandaj, t\u00eb k\u00ebrkosh sot zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me iden\u00eb e bashkimit t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet do t\u00eb thot\u00eb ta amnistosh iden\u00eb e gjenocidit. Viktimat e k\u00ebsaj politike kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi e jo p\u00ebr shp\u00ebrblim t\u00eb fajtorit.<\/p>\n<p>Amnezia nuk \u00ebsht\u00eb terapi e duhur p\u00ebr tragjedit\u00eb. Shp\u00ebrfillja e k\u00ebtij parimi do t\u00eb n\u00ebnkuptonte riviktimizimin e tyre. Paqja t\u00eb cil\u00ebs i mungon drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Po flitet se shum\u00eb shpejt do t\u00eb rifilloj\u00eb dialogu nd\u00ebrmjet autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel. Jan\u00eb shtuar me t\u00eb madhe k\u00ebrkesat dhe ftesat drejtuar autoriteteve politike, si n\u00eb Prishtin\u00eb ashtu edhe ne Beograd, p\u00ebr rinisjen e k\u00ebtij procesi nga t\u00eb gjitha qendrat e vendosjes diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nisma t\u00eb tilla kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":414940,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-414936","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=414936"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414936\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/414940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=414936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=414936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=414936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}