{"id":422051,"date":"2021-05-02T13:37:59","date_gmt":"2021-05-02T11:37:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=422051"},"modified":"2021-05-02T13:37:59","modified_gmt":"2021-05-02T11:37:59","slug":"ngec-zbatimi-i-ligjit-per-rimekembje-ekonomike-qeverise-kurti-i-kerkohet-pako-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/ngec-zbatimi-i-ligjit-per-rimekembje-ekonomike-qeverise-kurti-i-kerkohet-pako-e-re\/","title":{"rendered":"Ngec zbatimi i Ligjit p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike, Qeveris\u00eb Kurti i k\u00ebrkohet pako e re"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi ka k\u00ebrkuar nga qeveria e re q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rishikimit t\u00eb buxhetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb program t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike q\u00eb \u00ebsht\u00eb i zbatuesh\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb bizneseve dhe pun\u00ebtor\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kryetari Rukiqi shprehet i habitur p\u00ebrse ligji p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike i nxjerr\u00eb nga qeveria e kaluar q\u00eb parasheh mbi 200 milion\u00eb euro, nuk \u00ebsht\u00eb inkorporua me buxhetin 2021.<\/p>\n<p>\u201cTani jemi n\u00eb muajin prill dhe pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb e pazbatueshme, pasi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb buxhet, por neve na mbetet q\u00eb me rishikim t\u00eb buxhetit i nj\u00ebjti ligj por edhe masa t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme t\u00eb buxhetohen dhe pastaj p\u00ebr bizneset t\u00eb krijohet nj\u00eb plan q\u00eb i mb\u00ebshtet ato\u2026 N\u00ebse ne e shohim k\u00ebt\u00eb trendin negativ t\u00eb rritjes ekonomike sikur vitin e kaluar, n\u00ebse i marrim parasysh krejt parametrat p\u00ebrfshir\u00eb edhe pandemin\u00eb e tej zgjatur at\u00ebher\u00eb ne edhe n\u00eb dy vitet e tjera do t\u00eb kemi probleme n\u00eb raport me rikuperimin e pasojave t\u00eb ekonomis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb veprime buxhetore p\u00ebr me ruajtur sektorin privat dhe vendet e pun\u00ebs\u201d,\u00a0theksoi Rukiqi.<\/p>\n<p>Edhe drejtori ekzekutiv i Od\u00ebs Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thot\u00eb se asnj\u00eb mas\u00eb e aplikuar deri tani dhe as kjo e fundit prej 6 milion\u00eb euro, nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr kompanit\u00eb e sektorit privat, p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur vendet e pun\u00ebs ose t\u00eb ardhurat e t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb tkurrur.<\/p>\n<p>\u201cDuke i ditur ndikimet tejet negativ q\u00eb kuzimi i aktiviteteve ekonomike ka pasur n\u00eb nd\u00ebrmarrjet t\u00eb sektorit privat dhe n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, asnj\u00ebra mas\u00eb e aplikuar deri tani mund t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb e duhura n\u00eb aspektin e shum\u00ebs q\u00eb k\u00ebto masa e kan\u00eb ofruar si p\u00ebrkrahje qoft\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e sektorit privat, qoft\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt ose punonj\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur vendet e pun\u00ebs ose t\u00eb ardhurat e t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb reduktuar. Por megjithat\u00eb secila mas\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb aspektin e mbajtjes n\u00eb nivel t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs agragate dhe t\u00eb qarkullimit t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb sektorit privat\u201d,\u00a0thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Prioritet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Qeveri, Zeka po thot\u00eb se duhet t\u00eb jet\u00eb sigurimi i vaksinave p\u00ebr shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPrioritetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet duhet t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb lidhen me menaxhimin e pandemis\u00eb Covid-19, sigurimi i vaksinave dhe nisja e procesit m\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb vaksinimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe p\u00ebrkrahja p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e goditura nga pandemia Covid19\u201d,\u00a0theksoi Zeka.<\/p>\n<p>Edhe Dardan Abazi nga Instituti p\u00ebr Politika Zhvillimore (INDEP), thekson se implementimi i ligjit t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ka qen\u00eb i pjessh\u00ebm dhe si\u00e7 tregon ai nuk ka pasur bashk\u00ebrendim nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr zbatimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cImplementimi i Ligjit t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i pjessh\u00ebm deri m\u00eb tani. ajo q\u00eb mungon v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgatitje m\u00eb e mir\u00eb nga ana institucioneve q\u00eb n\u00eb hartim t\u00eb ligjit nuk ka pasur nj\u00eb bashk\u00ebrendim t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve p\u00ebr t\u00eb trajtuar t\u00eb gjitha temat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike. Pastaj, qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka hartuar nj\u00eb set t\u00eb indikator\u00ebve t\u00eb caktuar p\u00ebr secilin prej k\u00ebtyre masave ose t\u00eb pritshm\u00ebrive q\u00eb i ka qeveria p\u00ebr secil\u00ebn prej k\u00ebtyre masave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pastaj t\u00eb mund t\u00eb krahasonim se sa ka pasur progres apo sukses implementimi i k\u00ebtyre masave apo jo. Ka pasur nj\u00eb munges\u00eb dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb bashk\u00ebrendimit t\u00eb masave n\u00eb mes t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryetari i Komisionit parlamentar p\u00ebr Ekonomi, Ferat Shala ka adresuar mjaft kritika p\u00ebr Qeverin\u00eb Kurti 2.<\/p>\n<p>Deputeti nga PDK thot\u00eb p\u00ebr KP, se kjo qeveri p\u00ebrve\u00e7 se duhet t\u00eb nxjerr\u00eb pako t\u00eb re mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr sektorin privat, duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb zbaton edhe ligjin p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cPara se t\u00eb sillte nj\u00eb pako tjet\u00ebr, ai (kryeministri) do t\u00eb duhej ta implementon Ligjin rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike dhe do t\u00eb binte nisma t\u00eb tjera p\u00ebr ligje t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nevojshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb pandemie. Pra, ende nuk kemi asgj\u00eb konkrete n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb. T\u00eb gjitha jan\u00eb retorik\u00eb, vjedhje kohe para nj\u00eb aft\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb planin tash\u2026 T\u00eb gjitha shifrat, statistikat, jo vet\u00ebm vendore tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb alarmante t\u00eb ekonomis\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb sektorit privat\u201d, thekson Shala.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb Qeveris\u00eb, ekzekutivi ka ndar\u00eb 6 milion\u00eb euro p\u00ebr subvencionimin e 50 % t\u00eb pag\u00ebs dhe qiras\u00eb p\u00ebr bizneset, puna e t\u00eb cilave u ndalua shkaku i masave kund\u00ebr pandemis\u00eb t\u00eb marra nga 6 deri me 18 prill.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi ka k\u00ebrkuar nga qeveria e re q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rishikimit t\u00eb buxhetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb program t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike q\u00eb \u00ebsht\u00eb i zbatuesh\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb bizneseve dhe pun\u00ebtor\u00ebve. Kryetari Rukiqi shprehet i habitur p\u00ebrse ligji p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike i nxjerr\u00eb nga qeveria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":415450,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-422051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/422051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=422051"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/422051\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=422051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=422051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=422051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}