{"id":42338,"date":"2019-05-23T18:15:22","date_gmt":"2019-05-23T16:15:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=42338"},"modified":"2019-05-23T18:15:22","modified_gmt":"2019-05-23T16:15:22","slug":"shqiperia-nuk-e-leshon-fronin-per-prodhimin-e-kanabisit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/shqiperia-nuk-e-leshon-fronin-per-prodhimin-e-kanabisit\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria nuk e l\u00ebshon \u201cfronin\u201d p\u00ebr prodhimin e kanabisit"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb raport i ri arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se trafiqet ilegale q\u00eb rrjedhin p\u00ebrmes porteve, qyteteve dhe pikave kufitare t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor mund\u00ebsohen nga nj\u00eb ekonomi politike e krimit, e cila \u00ebsht\u00eb e rr\u00ebnjosur n\u00eb vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Raporti i publikuar nga Observatori i Shoq\u00ebris\u00eb Civile Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, pasqyron pikat e nxehta t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se n\u00eb rajon marr\u00ebdh\u00ebniet e nd\u00ebrthurura mes politik\u00ebs, biznesit dhe elitave kriminale e kan\u00eb shnd\u00ebrruar aktivitetin n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes strukturave shtet\u00ebrore dhe grupeve kriminale. Nj\u00eb tjet\u00ebr tipar i p\u00ebrbashk\u00ebt i rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb pak raste t\u00eb krimit t\u00eb organizuar d\u00ebrgohen n\u00eb gjykata dhe edhe kur kjo ndodh, n\u00eb shum\u00eb pak raste jepen d\u00ebnime.<\/p>\n<p>E ashtuquajtura vij\u00eb ballkanike p\u00ebrshkon disa vende t\u00eb Ballkanit dhe mund\u00ebson trafikun e paligjsh\u00ebm drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian. Shqip\u00ebria dhe Kosova radhiten nd\u00ebr pikat e tranzitit t\u00eb heroin\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket kokain\u00ebs, Shqip\u00ebria s\u00eb bashku me Malin e Zi jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme hyr\u00ebse drejt Evrop\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj droge t\u00eb ardhur nga vende t\u00eb Amerik\u00ebs Latine.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>Ballkani vazhdon t\u00eb radhitet si furnizuesi kryesor i kanabisit p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe Shqip\u00ebria p\u00ebrmendet si vendi kryesor i prodhimit, megjith\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme t\u00eb kultivimit q\u00eb nga gjysma e vitit 2017, si dhe nj\u00eb rritje dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb konfiskimit. Rajoni vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb territor i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kontraband\u00ebn e arm\u00ebve, kontraband\u00ebn e cigareve, trafikun e qenieve njer\u00ebzve dhe tashm\u00eb vihet re edhe rritja e pranis\u00eb s\u00eb drogave sintetike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr pikat kufitare dhe portet hyr\u00ebse n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave zhvillohen aktivitete t\u00eb shum\u00ebllojshme kriminale radhiten Shkodra, Durr\u00ebsi, Vlora dhe Saranda, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zonat p\u00ebrreth Kurbinit dhe Lezh\u00ebs p\u00ebrshkruhen si zona t\u00eb nxehta t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Aktiviteti kryesor i grupeve t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruara n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb aktiviteteve n\u00eb vende t\u00eb tjera, si n\u00eb Holland\u00eb, Belgjik\u00eb, Spanj\u00eb, Zvic\u00ebr, Gjermani, Itali, Kosov\u00eb dhe Mbret\u00ebri e Bashkuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lidhjet kriminale shtrihen n\u00eb Turqi dhe Amerik\u00ebn Latine. Zona t\u00eb tjera t\u00eb nxehta jan\u00eb Elbasani dhe Fieri.<\/p>\n<p><strong>Kosova<\/strong><\/p>\n<p>Raporti e p\u00ebrshkruan Kosov\u00ebn si pjes\u00eb e \u201ctrek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb kriz\u00ebs\u201d, zona nd\u00ebrmjet Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Serbis\u00eb Jugore, t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimit t\u00eb ul\u00ebt ekonomik, paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb, kufijve poroz\u00eb dhe qeverisjes s\u00eb dob\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj krimit t\u00eb organizuar. Veriu i Kosov\u00ebs p\u00ebrmendet n\u00eb ve\u00e7anti si nj\u00eb zon\u00eb gri dhe e p\u00ebrshkuar nga aktivitete t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p><strong>Nga p\u00ebrfundimet e raportit<\/strong><\/p>\n<p>Raporti arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ka shenja q\u00eb popujt e Ballkanit jan\u00eb t\u00eb tejngopur me ndikimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb komunitetet dhe vendet e tyre. Protestat m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb disa prej vendeve t\u00eb rajonit d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr irritimin n\u00eb rritje me elitat dhe korrupsionin e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti thot\u00eb se ekonomia politike e kriminalitetit \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e rr\u00ebnjosur thell\u00eb. Rrjetet kriminale jan\u00eb zhvilluar prej dekadash dhe ekzistojn\u00eb faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb interesuar n\u00eb mbajtjen dhe shfryt\u00ebzimin e status quo-s\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsi p\u00ebrfitimesh t\u00eb paligjshme. Raporti thot\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndryshohet sistemi, n\u00ebse nuk krijohen institucione m\u00eb efikase dhe nj\u00eb sistem kontrolli dhe balancimi t\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar llogaridh\u00ebnien, transparenc\u00ebn dhe integritetin.<\/p>\n<p>Observatori \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Iniciativ\u00ebs Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai financohet nga Fondi p\u00ebr Konfliktet, Stabilitetin dhe Sigurin\u00eb i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe lidh aktor\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Ballkan.\/VOA\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb raport i ri arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se trafiqet ilegale q\u00eb rrjedhin p\u00ebrmes porteve, qyteteve dhe pikave kufitare t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor mund\u00ebsohen nga nj\u00eb ekonomi politike e krimit, e cila \u00ebsht\u00eb e rr\u00ebnjosur n\u00eb vendet e rajonit. Raporti i publikuar nga Observatori i Shoq\u00ebris\u00eb Civile Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, pasqyron pikat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":42339,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-42338","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42338","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42338"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42338\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}