{"id":42431,"date":"2019-05-23T21:45:23","date_gmt":"2019-05-23T19:45:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=42431"},"modified":"2019-05-23T21:45:23","modified_gmt":"2019-05-23T19:45:23","slug":"ndodh-edhe-kjo-prokurori-shqiptar-e-quan-deodorantin-arme-te-ftohte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/ndodh-edhe-kjo-prokurori-shqiptar-e-quan-deodorantin-arme-te-ftohte\/","title":{"rendered":"Ndodh edhe kjo: Prokurori shqiptar e quan deodorantin arm\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb rast absurd \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb Pogradec, ku nj\u00eb avokat \u00ebsht\u00eb akuzuar se ka p\u00ebrdorur si arm\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb nj\u00eb deodorant! Emisioni \u201cStop\u201d n\u00eb Tv Klan ka trajtuar k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb avokatit Meard Berberi, i cili akuzohet p\u00ebr dy vepra penale, at\u00eb t\u00eb mbajtjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb ftohta dhe kund\u00ebrshtim t\u00eb policis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ngjarja absurde ka ndodhur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pogradecit, teksa avokati dhe prokurori po prisnin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ardhjen e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, polici i Gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit u ka th\u00ebn\u00eb avokatit dhe prokurorit q\u00eb t\u00eb prisnin jasht\u00eb sall\u00ebs deri sa t\u00eb mb\u00ebrrinte trupa. Mir\u00ebpo, teksa po q\u00ebndronin n\u00eb hollin e Gjykat\u00ebs, avokati Meard Berberi kishte nj\u00eb deodorant q\u00eb e p\u00ebrdorte p\u00ebr higjien\u00eb vetjake. Por, pa dashje sp\u00ebrkati policin e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, prokurori Sotir Kllapi e akuzoi avokatin Berberi p\u00ebr mbajtje t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb ftohta, duke iu referuar deodorantit si t\u00eb till\u00eb, dhe kund\u00ebrshtim t\u00eb policis\u00eb. Avokati i akuzuar tregon se ai nuk ka ushtruar dhun\u00eb kund\u00ebr policit dhe se deodoranti nuk \u00ebsht\u00eb arm\u00eb e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Meard Berberi: \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ndryshe sepse polici aty ka d\u00ebshmuar ndryshe, sikurse m\u00eb akuzon Prokuroria. Mes meje dhe tij ka ndodhur nj\u00eb incident pa dashje dhe un\u00eb kam pasur nj\u00eb mjet vetjak, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tip sprajt, t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebta ma kan\u00eb kategorizuar n\u00eb arm\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Pasi m\u00eb \u00ebsht\u00eb komunikuar masa arrest n\u00eb burg n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pogradecit, e kam ankimuar p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit. Dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa q\u00eb kam pasur, i jam drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, e cila m\u00eb ka zbutur mas\u00ebn e d\u00ebnimit arrest me burg n\u00eb detyrim paraqitje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb inicident, prokurori Sotir Kllapi k\u00ebrkoi arrest me burg p\u00ebr avokatin. Gjykata e Pogradecit vendosi mas\u00ebn e siguris\u00eb arrest n\u00eb burg p\u00ebr Meard Berberin, edhe pse dosja hetimore e prokurorit ishte e paplot\u00eb dhe e cunguar. \u00c7\u00ebshtja shkoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Pogradec, dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat prova dhe argumentim trupa gjykuese e liroi avokatin duke vendosur detyrim paraqitje.<\/p>\n<p>Gazetari i emisionit \u201cStop\u201d bisedoi me policin q\u00eb u sp\u00ebrkat aksidentalisht me deodorant. Vet\u00eb ai thot\u00eb se incidenti ndodhi pa dashje, dhe k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi ai e dha para prokurorit Sotir Kllapi.<\/p>\n<p>Gazetari: Si kalove? Zefe ti je? Genci nga Klani nga Stopi. Ne po ndjekim k\u00ebt\u00eb rastin me k\u00ebt\u00eb Meard Berberit, djalin e Benit. Mund t\u00eb m\u00eb saqrosh, si ka q\u00ebn\u00eb situata? Ka qen\u00eb n\u00eb shaka e sip\u00ebr? Ndonj\u00eb incident?<\/p>\n<p>Zefe Kotka Polici: Tani puna \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu: un\u00eb nuk kam pasur asnj\u00eb her\u00eb konflikt me t\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb d.m.th, ka zbatuar ato, q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb neve, da\u00e7 me makina, se vinin n\u00eb xhami ata, d.m.th, nuk na kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb. At\u00eb dit\u00eb kishim nj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari: M\u00eb tha ai, kishin gjyq.<\/p>\n<p>Zefe Kotka Polici:\u2026edhe kishin hyr\u00eb parakohe, ne ishim \u00e7ik me vones\u00eb edhe shefja ishte duke ardhur, kryetare e gjykat\u00ebs\u2026Ata kishin hyr\u00eb brenda e kishin shok edhe un\u00eb.., ishte ora gati 3 hyra n\u00eb moment, ju thash\u00eb: \u00e7una t\u00eb vij\u00eb, t\u00eb hyjn\u00eb prokuror\u00ebt, t\u00eb hyjn\u00eb gjyqtar\u00ebt edhe t\u2019ju themi n.q.s, lejohet, do hyni, n.q.s, s\u2019hyni sipas rregullit do b\u00ebhet, nuk do hyni brenda.<\/p>\n<p>Gazetari: Po si e shtypi at\u00eb? \u00c7far\u00eb ishte? Sprajt? Gabimisht apo me q\u00ebllim?<\/p>\n<p>Zefe Kotka Polici: Po ajo nuk ishte me q\u00ebllim\u2026,po t\u00eb ishte me q\u00ebllim, ai ma kishte hedhur q\u00eb atje, se nuk pat\u00ebm ndonj\u00eb debat. D.m.th ai m\u00eb tha kaq: un\u00eb Zefe, ti m\u00eb njeh, un\u00eb jam jurist, jam k\u00ebshtu. Sidoqoft\u00eb, je jurist, do i pyesim, do hysh,- i thash\u00eb,- ata jan\u00eb baza pastaj do t\u2019ju kontrolloj. Do hyni brenda! -Kaq ju thash\u00eb, sipas urdhrave.<\/p>\n<p>Gazetari: Ju kan\u00eb th\u00ebrritur k\u00ebtu n\u00eb prokurori z. Kllapi, q\u00eb e ka pasur, sepse e ka \u00e7uar p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr penale k\u00ebt\u00eb. Cfar\u00eb ju ke th\u00ebn\u00eb? T\u00eb kan\u00eb pyet?<\/p>\n<p>Zefe Kotka Polici: Jo, q\u00eb n\u00eb fillim\u2026<\/p>\n<p>Gazetari: \u00c7far\u00eb t\u00eb than\u00eb? Ju the ti, q\u00eb ka qen\u00eb keqkuptim, kemi njohje?<\/p>\n<p>Zefe Kotka Polici: Un\u00eb ju thash\u00eb kaq, q\u00eb me dashje nuk ka qen\u00eb thash\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cStop\u201d zbuloi nj\u00eb tjet\u00ebr rast kur prokurori Kllapi, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme gjyq\u00ebsore, vendosi pushimin e hetimeve, kurse n\u00eb rastin e avokatit Berberi k\u00ebrkoi arrest me burg, duke shfaqur haptazi dy standarde n\u00eb pun\u00ebn e tij. N\u00eb bised\u00ebn q\u00eb pati me gazetarin e emisionit, Sotir Kllapi refuzoi t\u00eb p\u00ebrgjigjej.<\/p>\n<p>Sotir Kllapi Prokuror: N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, q\u00eb ta kesh parasysh, kur t\u00eb hysh n\u00eb institucion! B\u00ebj k\u00ebrkes\u00eb me shkrim dhe t\u00eb kthen p\u00ebrgjigje sekretaria.<\/p>\n<p>Gazetari: P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, ju keni dal\u00eb me mosfillim.<\/p>\n<p>Sotir Kllapi Prokuror: O zot\u00ebri, bosi! T\u00eb lutem b\u00ebj k\u00ebrkes\u00eb me shkrim, sepse un\u00eb nuk mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi, se cfar\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjith\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gazetari: Jo! Jeni ju!<\/p>\n<p>Sotir Kllapi Prokuror: B\u00ebj \u00e7ik k\u00ebrkes\u00eb me shkrim!<\/p>\n<p>Gazetari: Jo! Jeni ju!<\/p>\n<p>Gazetari: P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, ke dal\u00eb me mosfillim!<\/p>\n<p>Sotir Kllapi Prokuror: O zot\u00ebri! Edhe nj\u00ebher\u00eb tani! Ka mund\u00ebsi, t\u00eb ma hapish nj\u00ebcik rrug\u00ebn? B\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim dhe do t\u00eb kthej p\u00ebrgjigje!<\/p>\n<p>Gazetari: Un\u00eb s\u2019po t\u00eb z\u00eb rrug\u00ebn dhe avash nj\u00ebcik\u00eb me dor\u00eb, meq\u00eb i di ligjet..!<\/p>\n<p>Sotir Kllapi Prokuror: Po pra!<\/p>\n<p>Gazetari: Mos m\u00eb prek me dor\u00eb, meq\u00eb i di ligjet!<\/p>\n<p>Sotir Kllapi Prokuror: B\u00ebj k\u00ebrkes\u00eb me shkrim dhe do t\u00eb kthej p\u00ebrgjigje!<\/p>\n<p>Gazetari: \u00c7far\u00eb k\u00ebrkes\u00eb? Ti me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, nj\u00ebher\u00eb e con p\u00ebr mosfillim, nj\u00ebher\u00eb e con p\u00ebr burg?<\/p>\n<p>Sotir Kllapi Prokuror: Ouuuu\u2026 ik nxirre n\u00eb sekretari! Nxirre tek Stopi tani..!<\/p>\n<p>Por akuzat absurde q\u00eb jan\u00eb ngritur nga prokurori, jan\u00eb p\u00ebrforcuar edhe nga gjyqtari Artan Janollari, i cili dha mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d edhe pse n\u00eb dosjen e pretenc\u00ebs mungonte akti i mjetit.<\/p>\n<p>Stopi: Shiko tani! N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimin, q\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb ti, duhet t\u00eb kishte dal\u00eb gjyqtari me mosfillim, sepse \u00ebsht\u00eb neni\u2026!<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan Janollari: 328! Pushimi i \u00e7\u00ebshtjes!<\/p>\n<p>Gazetari: Po! Pushimin e akuz\u00ebs, ose c\u00ebshtjes, kur jan\u00eb rastet e paragrafit 1. Sepse nuk kemi aktin e mjetit. M\u00eb kupton?<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan Janollari: \u00cb\u00eb\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gazetari: Si \u00ebsht\u00eb quajtur? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sprajti? M\u00eb kupton?<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan Janollari: \u00cb\u00eb\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gazetari: Kjo \u00ebsht\u00eb kjo, q\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan Janollari: Q\u00eb ngre si pretendim. Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e p\u00ebrgjithshme, ku kam dh\u00ebn\u00eb, q\u00eb q\u00ebllimi i gjyqtarit n\u00eb seanc\u00ebn paraprake, \u00ebsht\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb organin e akuz\u00ebs, t\u00eb kryej\u00eb hetime t\u00eb plota dhe t\u00eb gjithanshme.<\/p>\n<p>Gazetari: Po s\u2019kemi hetime t\u00eb plota, sepse s\u2019\u00ebsht\u00eb akt-ekspertiza! Se po t\u00eb lexosh edhe apelin n\u00eb Korc\u00eb, q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn c\u00ebshtje\u2026,Apeli i konstaton k\u00ebto, ku thot\u00eb: \u201c nuk kemi akt-ekspertimi t\u00eb mjetit, q\u00eb ka dal\u00eb sprajti. Nuk \u00ebsht\u00eb e zbardhur, se cfar\u00eb ka q\u00ebn\u00eb ky mjet, si ka dal\u00eb, ose nj\u00eb p\u00ebrshkrim, ku t\u00eb thot\u00eb ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb kanace me ngjyr\u00eb blu, prodhimi kaq e aq, ka pasur k\u00ebt\u00eb l\u00ebng, t\u00eb kishim nj\u00eb zb\u00ebrthim t\u00eb gj\u00ebs\u00eb, q\u00eb nga se ka ardhur kjo, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha, thelbi i gjith\u00eb situat\u00ebs, sespe nga kjo kemi dhe kund\u00ebrshtimin e forcave t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan Janollari: Apeli ka dh\u00ebn\u00eb, q\u00eb ka dyshime, q\u00eb kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb arm\u00eb e ftoht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rast absurd \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb Pogradec, ku nj\u00eb avokat \u00ebsht\u00eb akuzuar se ka p\u00ebrdorur si arm\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb nj\u00eb deodorant! Emisioni \u201cStop\u201d n\u00eb Tv Klan ka trajtuar k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb avokatit Meard Berberi, i cili akuzohet p\u00ebr dy vepra penale, at\u00eb t\u00eb mbajtjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb ftohta dhe kund\u00ebrshtim t\u00eb policis\u00eb. Ngjarja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":42432,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-42431","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42431"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42431\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42432"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}