{"id":42963,"date":"2019-05-25T08:16:46","date_gmt":"2019-05-25T06:16:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=42963"},"modified":"2019-05-25T08:16:46","modified_gmt":"2019-05-25T06:16:46","slug":"ismail-kadare-rrefen-si-e-arrestuan-per-falsifikim-monedhash-kur-ishte-vetem-12-vjec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/ismail-kadare-rrefen-si-e-arrestuan-per-falsifikim-monedhash-kur-ishte-vetem-12-vjec\/","title":{"rendered":"Ismail Kadare rr\u00ebfen si e arrestuan p\u00ebr falsifikim monedhash kur ishte vet\u00ebm 12 vje\u00e7"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb lirshme, me pyetje nga m\u00eb naivet e deri tek ato t\u00eb kuruara bukur, shkrimtari me fam\u00eb bot\u00ebrore iu p\u00ebrgjigj interesit t\u00eb tyre, duke treguar episode t\u00eb path\u00ebna m\u00eb par\u00eb. Ato datojn\u00eb q\u00eb nga koha e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb me prap\u00ebsin\u00eb q\u00eb i kushtoi arrestimin n\u00eb klas\u00eb, fillimin e palavdish\u00ebm n\u00eb let\u00ebrsi e d<\/strong><strong>eri te njohja me Helen\u00ebn e bukur p\u00ebrmes shokut shkrimtar, Dhimit\u00ebr Xhuvani.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb takimi t\u00eb paharruesh\u00ebm, n\u00eb fund t\u00eb bised\u00ebs q\u00eb zgjati p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb, Kadare iu dhuroi f\u00ebmij\u00ebve libra t\u00eb tij me autografe. Nuk mungoi apeli drejtuar shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb interes m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb drejtim t\u00eb tyre. M\u00eb posht\u00eb sjellim bised\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb shkrimtarit me f\u00ebmij\u00ebt jetim\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse zgjodh\u00ebt t\u00eb b\u00ebheshit shkrimtar? \u00c7far\u00eb sh\u00ebrbeu si shtys\u00eb p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>Kur jemi f\u00ebmij\u00eb kemi lloj-lloj \u00ebndrrash, mendimesh\u2026kushedi \u00e7\u2019keni menduar secili nga ju se \u00e7\u2019do b\u00ebheni\u2026balerina, shkrimtar\u00eb, filozof\u00eb, aviator\u00eb. Njer\u00ebzit nuk i tregojn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebto, por ne shkrimtar\u00ebt jemi t\u00eb detyruar t\u2019i tregojm\u00eb n\u00eb kuptimin moral. Un\u00eb kam qen\u00eb i vog\u00ebl kur kam menduar si plot f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb pa i dh\u00ebn\u00eb at\u00eb pesh\u00ebn e fjal\u00ebs shkrimtar, mendoja t\u00eb b\u00ebja at\u00eb q\u00eb po lexoja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Isha n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb 11-12-vje\u00e7are ku leximi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i natyrsh\u00ebm te disa dhe jo fort i natyrsh\u00ebm te disa t\u00eb tjer\u00eb. Un\u00eb e doja shum\u00eb leximin dhe si\u00e7 e kam shpjeguar disa her\u00eb, fati e solli q\u00eb nga librat q\u00eb m\u00eb ran\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ishte nj\u00eb lib\u00ebr jo i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr \u201cMakbeth\u201d t\u00eb Shekspirit, e cila m\u00eb t\u00ebrhoqi sepse kishte fantazma dhe shtriga. Jo se e kuptoja thell\u00ebsin\u00eb e saj, se isha i vog\u00ebl. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb q\u00eblloi nj\u00eb model i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, u magjepsa pas tij dhe m\u00eb rrinte mendja q\u00eb t\u00eb b\u00ebhem edhe un\u00eb si ky dhe m\u2019u duk shum\u00eb e leht\u00eb. Gj\u00eb e par\u00eb q\u00eb b\u00ebra, mora nj\u00eb fletore dhe laps dhe fillova ta kopjoj me dor\u00eb \u2026 ky \u00ebsht\u00eb fillimi im. Ka di\u00e7ka komike n\u00eb k\u00ebto fillime, nuk jan\u00eb serioze. Po ju them thjesht si kuriozitet. Le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb lirshme, jo si artikuj gazete. Ndaj, s\u2019dua t\u2019ju jap kufizime e k\u00ebshilla se \u00e7far\u00eb pyetje duhet t\u00eb b\u00ebni. Ju jeni djem e vajza t\u00eb reja, keni fantazi t\u00eb zhvilluar. Mund t\u2019ju mungojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por jam i sigurt se nuk ju mungon fantazia, \u00ebndrrat, mendimet, opinionet q\u00eb keni p\u00ebr gj\u00ebrat e t\u00eb gjitha. Ndaj, do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb lirshme me nj\u00eb shkrimtar.<\/p>\n<p><strong>Cili ka qen\u00eb shkrimi juaj i par\u00eb dhe kur e keni botuar?<\/strong><\/p>\n<p>Kur un\u00eb isha 11-12 vje\u00e7, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dilte nj\u00eb gazet\u00eb, \u201cLetrari i ri\u201d quhej. K\u00ebt\u00eb gazet\u00eb e nxirrte Lidhja e Shkrimtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb rinj ku botoheshin shkrime t\u00eb fillestar\u00ebve dhe disa her\u00eb jepeshin dhe p\u00ebrgjigjet e redaksis\u00eb p\u00ebr shkrimet e tyre dhe meqen\u00ebse bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt ishin t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb, gazeta jepte edhe k\u00ebshilla. Duke e kuptuar q\u00eb ajo q\u00eb kisha shkruar nuk kishte ndonj\u00eb vler\u00eb, mua m\u00eb jepte nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb: \u201cJu mos u d\u00ebshp\u00ebroni q\u00eb kjo q\u00eb keni shkruar nuk po e botojm\u00eb, por ju duhet t\u00eb lexoni pak m\u00eb shum\u00eb para se t\u00eb shkruani\u201d. Me nj\u00eb fjal\u00eb, m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb dush t\u00eb ftoht\u00eb sepse v\u00ebrtet vjersha ishte e dob\u00ebt nga \u00e7do pik\u00ebpamje. Fillim i palavdish\u00ebm ky. Por un\u00eb u g\u00ebzova se pash\u00eb emrin t\u00eb shkruar n\u00eb gazet\u00eb dhe s\u2019m\u00eb interesoi shum\u00eb se \u00e7far\u00eb shkruante brenda. Me kok\u00ebn time e kisha t\u00eb zhvilluar an\u00ebn e fantazis\u00eb, por logjik\u00ebn t\u00eb varf\u00ebr. Ky ka qen\u00eb fillimi, nj\u00eb fillim p\u00ebr t\u00eb mos u marr\u00eb si shembull.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr t\u00eb arritur majat e suksesit, mendoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne e kemi nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes. Kush ka ndikuar te ju?<\/strong><\/p>\n<p>Kur kam qen\u00eb adoleshent, n\u00eb gjimnaz, kemi pasur nj\u00eb rreth letrar, ku disa djem e vajza t\u00eb reja, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb let\u00ebrsi, kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rrethi. Ky rreth ishte shum\u00eb nxit\u00ebs n\u00eb let\u00ebrsi sepse mblidheshim dhe diskutonim, lexonim vjershat e nj\u00ebri-tjetrit. P\u00ebr krijimtarin\u00eb time kan\u00eb ndikuar shkrimtar\u00ebt q\u00eb b\u00ebja m\u00ebsim n\u00eb shkoll\u00eb. Ata q\u00eb ishin t\u00eb njohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ishin edhe p\u00ebr ne. Ishte i pamjaftuesh\u00ebm ky ndikim, sepse kjo let\u00ebrsi klasike shqipe mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb te letrar\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb shkruajn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kur ishit 12 vje\u00e7 u d\u00ebnuat p\u00ebr falsifikim monedhash?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb 12 vje\u00e7 dhe bashk\u00eb me nj\u00eb shokun tim t\u00eb klas\u00ebs na tha mendja, e shkurt\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, q\u00eb ngaq\u00eb gjet\u00ebm ca shkronja plumbi, me t\u00eb cil\u00ebn shtypeshin librat, t\u2019i shkrinim e t\u00eb b\u00ebnim lodra me to. Na shkrepi n\u00eb kok\u00eb t\u00eb b\u00ebnim 5- lek\u00ebshe. N\u00eb nj\u00eb vend kishte vajtur motra e vog\u00ebl e k\u00ebtij shokut tim t\u00eb blinte pasta e akullore. Lajm\u00ebroi policin\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs iu duk nj\u00eb kuriozitet i madh q\u00eb n\u00eb qytetin tim s\u2019kishte pasur rast ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb zbuloheshin monedha false, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e komplikuar, e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb dhe nuk mund t\u00eb merret seriozisht, aq m\u00eb tep\u00ebr kur e b\u00ebjn\u00eb ca kalamaj. Por kjo s\u2019e pengoi policin\u00eb t\u00eb na arrestoj\u00eb n\u00eb or\u00ebn e m\u00ebsimit. Ne u b\u00ebm\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm p\u00ebr keq\u2026. Kjo histori mezi u harrua, por kjo s\u2019i pengoi m\u00eb von\u00eb t\u00eb ma p\u00ebrmendin dhe n\u00eb biografin\u00eb time, kur un\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb botoja libra. Ca m\u00eb b\u00ebri mir\u00eb kjo, ca m\u00eb b\u00ebri keq, u b\u00ebra si figur\u00eb kurioze, por kur je n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb, nuk t\u00eb b\u00ebn fort p\u00ebrshtypje. Kjo ka qen\u00eb aventur\u00eb e par\u00eb e imja.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshte p\u00ebr ju t\u00eb ishit shkrimtar i realizmit socialist? Ju ka mbetur ndonj\u00eb ngjarje e asaj periudhe pa e hedhur n\u00eb flet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ngjarjet e jet\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pafundme dhe n\u00eb epok\u00ebn e socializmit kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta, dramatike, t\u00eb dhimbshme, por p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk jan\u00eb t\u00eb pasqyruara n\u00eb let\u00ebrsi, sepse let\u00ebrsia e asaj kohe, n\u00eb vendin ton\u00eb dhe aleate komuniste, e kishte pothuajse t\u00eb ndaluar t\u00eb shkruante p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb dhimbshme, q\u00eb t\u00eb fusnin n\u00eb mendime, t\u00eb nxirrnin gjumin, sepse shteti nuk donte. At\u00ebher\u00eb ishte parulla q\u00eb populli ishte i lumtur dhe ne shkrimtar\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrshkruanin lumturin\u00eb e tij. Por lumturia n\u00eb let\u00ebrsi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e m\u00ebrzitshme ta shkruash. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb ta kesh, ta shijosh, por t\u00eb ulesh t\u00eb shkruash di\u00e7ka, nuk \u00ebsht\u00eb fort t\u00ebrheq\u00ebse. P\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr artin jan\u00eb gj\u00ebrat dramatike. Let\u00ebrsia dhe arti k\u00ebshtu jan\u00eb. Bazohen n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb fuqishme, shpesh jo t\u00eb g\u00ebzueshme, shpesh t\u00eb hidhura. P\u00ebr shembull, kemi let\u00ebrsin\u00eb e vjet\u00ebr antike, e gjitha e bazuar n\u00eb p\u00ebrshkrime fatkeq\u00ebsish. N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr ose dram\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra ushtar\u00eb q\u00eb grihen n\u00eb fush\u00ebn e luft\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb grua\u2026Pra, nuk del njeri t\u00eb thot\u00eb q\u00eb let\u00ebrsia, thesari i njer\u00ebzimit, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ky thesar q\u00eb na m\u00ebrzit. Ja q\u00eb k\u00ebshtu qenka let\u00ebrsia, sepse t\u00eb zgjon nd\u00ebrgjegjen, s\u2019t\u00eb l\u00eb t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb nga kureshtjet e mia \u00ebsht\u00eb t\u00eb di historin\u00eb se si jeni njohur me bashk\u00ebshorten tuaj\u2026<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb ke z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb k\u00ebtu se s\u2019mund ta ndryshoj fare. E kam p\u00ebrbri. Njohja ime ka qen\u00eb si ta them, edhe e zakonshme, edhe jo e zakonshme. Un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb Bashkimin Sovjetik, studioja let\u00ebrsi dhe her\u00eb pas here n\u00eb Mosk\u00eb vinin gazetat e vendeve aleate, midis tyre dhe shqiptare. Nd\u00ebr to pash\u00eb nj\u00eb tregim t\u00eb nj\u00eb vajze q\u00eb quhej Helena Gushi. Nj\u00eb shok i imi i institutit m\u00eb tha: \u201cE sheh k\u00ebt\u00eb vajz\u00ebn q\u00eb ka botuar k\u00ebt\u00eb, e njoh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e bukur dhe po t\u2019i shkruash ti nj\u00eb urim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tregimin, ajo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb let\u00ebr dhe do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb dashuri me ty. Dhe kur t\u00eb vemi p\u00ebr pushime, pas 2-3 jav\u00ebsh ta kesh t\u00eb njohur atje, mos t\u00eb vish v\u00ebrdall\u00eb n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb\u201d. K\u00ebshtu ndodhi v\u00ebrtet. Ky \u00ebsht\u00eb Dhimit\u00ebr Xhuvani. U tregua profet. Un\u00eb i b\u00ebra nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr Helen\u00ebs q\u00eb u impresionova nga tregimi dhe Helena b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrgjigje\u00a0dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. K\u00ebshtu u njoh\u00ebm. Kur erdha n\u00eb Shqip\u00ebri pat\u00ebm rast q\u00eb u takuam.<\/p>\n<p><strong>Dua t\u00eb di, a ka qen\u00eb kuraja nj\u00eb nga deg\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebn e keni shtr\u00ebnguar fort gjat\u00eb udh\u00ebtimit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam pasur shum\u00eb besim n\u00eb vetvete. T\u00eb vegjlit kan\u00eb shum\u00eb besim. Mua shok\u00ebt e mi t\u00eb ngusht\u00eb m\u00eb thoshin q\u00eb ti je shkrimtar i madh, pavar\u00ebsisht se kishin lexuar 4-5 vjersha dhe un\u00eb e besoja. M\u00eb dukej normale. Bile ata ziheshin me shok\u00ebt e klasave t\u00eb tjera q\u00eb thoshin se nga doli ky shkrimtar i madh, ai \u00ebsht\u00eb si ne. F\u00ebmij\u00ebt e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Besojn\u00eb n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pabesueshme. Por kjo \u00ebsht\u00eb edhe e mir\u00eb, edhe e keqe n\u00ebse b\u00ebhet s\u00ebmundje pastaj. N\u00eb fillim kisha kuraj\u00eb t\u00eb madhe shum\u00eb, t\u00eb pafundme. T\u00eb jesh shkrimtar i madh, n\u00eb fillim s\u2019m\u00eb dukej ndonj\u00eb gj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. M\u00eb von\u00eb, sa m\u00eb tep\u00ebr rritesha, aq m\u00eb shum\u00eb e kuptoja q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p><strong>Sa ka ndikuar n\u00eb veprat tuaja jetesa n\u00eb Rusi?<\/strong><\/p>\n<p>Jeta studentore n\u00eb Rusi ka ndikuar shum\u00eb, sikurse ndikon f\u00ebmij\u00ebria. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb papritura, p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq. E keqja e let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte se djemt\u00eb dhe vajzat e reja n\u00eb mosh\u00eb, kur fillonin t\u00eb shkruanin ishin p\u00ebrpara nj\u00eb propagande jasht\u00ebzakonisht k\u00ebrkuese, t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. Po t\u00eb d\u00ebgjoje propagand\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte shtypi, let\u00ebrsia, shkollat, t\u00eb merrte n\u00eb qaf\u00eb. Ata thoshin se detyra e shkrimtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr lumturin\u00eb e popullit, p\u00ebr g\u00ebzimin e pun\u00ebs. Mendoni nj\u00eb roman p\u00ebr g\u00ebzimin e pun\u00ebs. S\u2019t\u00eb nxit asgj\u00eb. Kurse nj\u00eb dram\u00eb, nj\u00eb ngjarje e hidhur, nj\u00eb tragjedi q\u00eb keni par\u00eb nuk harrohet t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjitha veprat tuaja, jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb do lexohen nga mbar\u00eb bota. A keni ju nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb preferuar?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pyetje ua b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebve. Nuk mund t\u00eb them nj\u00eb. Jan\u00eb disa vepra, nj\u00eb grup veprash q\u00eb un\u00eb i preferoj mbi t\u00eb tjerat, por nuk mund t\u00eb them k\u00ebto. Shkrimtar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i p\u00ebrcaktojn\u00eb. Nj\u00eb nga librat q\u00eb \u00e7mohet n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cPrilli i thyer\u201d, sepse ka brenda kureshtje dhe gj\u00ebra q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb te disa popuj\u2026p\u00ebr arsye nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa koh\u00eb keni jetuar n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe \u00e7far\u00eb ndikimi ka pasur qyteti n\u00eb veprat tuaja?<\/strong>\u00a0<strong>Edhe pse e di q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e teksteve zhvillohen aty\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Gjirokastra ka luajtur nj\u00eb rol dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e kam fshehur. Kam shkruar dhe nj\u00eb lib\u00ebr \u201cKronik\u00eb n\u00eb gur\u201d. Kan\u00eb qen\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme. Vet\u00eb Gjirokastra \u00ebsht\u00eb qytet interesant, por mund edhe t\u00eb mos ishte dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb syt\u00eb e tij mund t\u00eb b\u00ebhej. Ka qen\u00eb n\u00eb koh\u00eb lufte dhe tamam si n\u00eb teat\u00ebr. Kam qen\u00eb i vog\u00ebl kur erdh\u00ebn ushtrit\u00eb italiane. Ata kishin nj\u00eb porosi q\u00eb t\u00eb silleshin mir\u00eb, t\u00eb mos i fyenin shqiptar\u00ebt, sidomos vajzat, sepse jan\u00eb me sed\u00ebr t\u00eb madhe. Por italian\u00ebt nuk e respektonin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe shpesh q\u00ebllonin q\u00eb banor\u00ebt fanatik\u00eb, konservator\u00eb t\u00eb Gjirokastr\u00ebs e dinin k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim zyrtar t\u00eb shtetit dhe ishin shum\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr me ushtarak\u00ebt italian\u00eb q\u00eb ngacmonin vajzat. Me syt\u00eb e mi un\u00eb kam par\u00eb 2-3 raste, plaka t\u00eb lagjes, q\u00eb kan\u00eb kapur p\u00ebr flok\u00ebsh nj\u00eb oficer italian dhe ai nga frika s\u2019dinte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte, sepse plakat gjirokastrite ishin prej natyre t\u00eb guximshme, sidomos p\u00ebr pun\u00eb nderi. Kjo gj\u00eb ndodhi n\u00eb kontrast me gjerman\u00ebt, q\u00eb erdh\u00ebn m\u00eb von\u00eb. Ata kishin t\u00eb nj\u00ebjtin udh\u00ebzim, gati t\u00eb fsheht\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos ngacmonin shqiptar\u00ebt p\u00ebr pun\u00eb nderi sepse k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb \u00e7mendur dhe i japin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe dhe do na krijonin telashe politike. Gjerman\u00ebt nuk kthenin as kok\u00ebn kur kalonin grat\u00eb, iu bindeshin urdhrave. T\u00eb tilla gj\u00ebra ishin si teat\u00ebr. \u201cDark\u00eb e gabuar\u201d e t\u00eb tjera q\u00eb kam shkruar un\u00eb kam kujtuar episode t\u00eb tilla, q\u00eb b\u00ebnin edhe p\u00ebr t\u00eb qeshur. Kjo ishte e mir\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb se kjo nuk e b\u00ebnte realitetin ta p\u00ebrshkruaje bardh\u00eb e zi, dometh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb ne t\u00eb mir\u00ebt, partizan\u00ebt, e nga ana tjet\u00ebr fashist\u00ebt, t\u00eb ligjt\u00eb, t\u00eb poshtrit. Ishte nj\u00eb realitet i p\u00ebrzier, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb let\u00ebrsi nuk zuri vend dhe e dob\u00ebsoi let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Nuk besoj se keni lexuar libra t\u00eb asaj kohe, ku t\u00eb p\u00ebrshkruheshin drama t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Jetim\u00ebve, a keni nj\u00eb apel p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7moj shum\u00eb brezin e mosh\u00ebs suaj, sidomos n\u00eb nj\u00eb gjendje jo fort t\u00eb zakonshme si\u00e7 jeni juve, q\u00eb ju mungon di\u00e7ka q\u00eb ka lidhje dashur pa dashur me let\u00ebrsin\u00eb dhe artet. Nj\u00eb pik\u00ebllim (let\u00ebrsia e ka k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb)t\u00eb prek, s\u2019t\u00eb l\u00eb t\u00eb qet\u00eb. E gjith\u00eb shoq\u00ebria ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019ua leht\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, do doja t\u00eb ishte m\u00eb i madh interesi, m\u00eb i vazhduesh\u00ebm. Ju jeni tamam ajo pjes\u00eb e popullsis\u00eb q\u00eb keni nevoj\u00eb p\u00ebr ngroht\u00ebsi njer\u00ebzore, nuk ju ngopin fjal\u00ebt boshe. Nj\u00eb shpirt kur d\u00ebshp\u00ebrohet, kur mall\u00ebngjehet, trazohet, d\u00ebshp\u00ebrohet \u00ebsht\u00eb i pasur gjithmon\u00eb.\/panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb lirshme, me pyetje nga m\u00eb naivet e deri tek ato t\u00eb kuruara bukur, shkrimtari me fam\u00eb bot\u00ebrore iu p\u00ebrgjigj interesit t\u00eb tyre, duke treguar episode t\u00eb path\u00ebna m\u00eb par\u00eb. Ato datojn\u00eb q\u00eb nga koha e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb me prap\u00ebsin\u00eb q\u00eb i kushtoi arrestimin n\u00eb klas\u00eb, fillimin e palavdish\u00ebm n\u00eb let\u00ebrsi e deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":42964,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-42963","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42963\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}