{"id":432412,"date":"2021-05-18T17:41:22","date_gmt":"2021-05-18T15:41:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=432412"},"modified":"2021-08-16T16:54:21","modified_gmt":"2021-08-16T14:54:21","slug":"interviste-hoxhe-drilon-gashi-zgjidhja-e-konfiltit-izrael-palestine-su-ka-mbetur-nje-grupi-shqiptaresh-qe-bertasin-allahu-ekber-ka-shume-genjeshtra-ne-trashegimine-islam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/interviste-hoxhe-drilon-gashi-zgjidhja-e-konfiltit-izrael-palestine-su-ka-mbetur-nje-grupi-shqiptaresh-qe-bertasin-allahu-ekber-ka-shume-genjeshtra-ne-trashegimine-islam\/","title":{"rendered":"INTERVIST\u00cb | Hoxh\u00eb Drilon Gashi: Zgjidhja e konfiltit Izrael-Palestin\u00eb s\u2019u ka mbetur nj\u00eb grupi shqiptar\u00ebsh q\u00eb b\u00ebrtasin \u201cAllahu Ekber\u201d, ka shum\u00eb g\u00ebnjeshtra n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb islame"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Mirlind Behluli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Drilon Gashi, hoxh\u00eb me profesion, ka folur p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d rreth debat\u00ebve q\u00eb deklaratat e tij q\u00eb jo rrall\u00eb her\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb virale duke ngjallur debat t\u00eb madh n\u00eb rrjetet sociale e n\u00eb mreediat tradicionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ish-imami n\u00eb xhamin\u00eb e Vitomeric\u00ebs, i p\u00ebrjashtuar nga Bashk\u00ebsia Islame, ka sqaruar iden\u00eb e tij rreth mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb Profeti Muhamed t\u00eb jet\u00eb shqiptar e mbi mos obligueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mbules\u00ebs n\u00eb Islam.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>P\u00ebrtej sqarimeve, hoxha nga Peja ka komentuar ndarjet fetare n\u00eb Islam duke konkluduar se reforma e par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pranimi nga sunit\u00ebt e shiit\u00ebt (dy rrymat kryesore t\u00eb Islamit) \u201cse ka nd\u00ebrhyrje dhe g\u00ebnjeshtra t\u00eb panum\u00ebrta n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb Islame\u201d.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i filozifis\u00eb islame ka folur edhe rreth q\u00ebndrimeve t\u00eb tij mbi interpretimet konservatore t\u00eb hoxhollar\u00ebve rreth gruas. Sipas hoxh\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e Zotit burri dhe gruaja jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe se feja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej gjinis\u00eb.<\/p>\n<p>Gashi, q\u00eb shpesh nga p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij \u00ebsht\u00eb quajtur hoxh\u00eb liberal, ka shprehur mendimin e tij rreth konfliktit t\u00eb riaktualizuar nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb gjith\u00eb arabet budallenj\u00eb me t\u00ebr\u00eb at\u00eb potencial intelektual, me njer\u00ebz t\u00eb ngritur t\u00eb lindur dhe t\u00eb ritur me at\u00eb konflikt, me nj\u00eb dialog 50 vje\u00e7ar me nd\u00ebrmjet\u00ebsues t\u00eb rangut m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb diplomat\u00ebve bot\u00ebror, mos u merakonsi shum\u00eb, nuk kan\u00eb mbetur n\u00eb hall q\u00eb nj\u00eb grup nga Shkupi, Prishtina apo Tirana tua zgjidhin problemin kaq kompleks, duke b\u00ebrtitur \u201cAllahu Ekber\u201d, tha Gashi.<\/p>\n<p><em><strong>Lexojeni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn t\u00eb hoxh\u00ebs Drilon Gashi p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u2018Reporteri.net\u2019:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Deklaratat e juaja, po t\u00eb shprehemi n\u00eb gjuh\u00ebn e internetit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb virale dhe nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb kur b\u00ebheni figur\u00eb e p\u00ebrfolur n\u00eb mediat tradicionale e ato sociale. Ju madje jeni ankuar disa her\u00eb p\u00ebr keqcitim e nxjerrje nga konteksti t\u00eb fjalive. Pse gjith\u00eb k\u00ebto reagime kundrejt q\u00ebndrimeve q\u00eb i mbani, t\u00eb cilat s\u2019p\u00ebrtoni t\u2019i shfaqni edhe publikisht?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Drilon Gashi<\/strong>: Tipat e personalitetit logjik\u00eb si\u00e7 jam un\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb neveri ndaj gjith\u00e7kaje q\u00eb ata e konsiderojn\u00eb t\u00eb palogjikshme, jo t\u00eb bazuar n\u00eb arsye dhe prova. K\u00ebrkimi im p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn varet nga nj\u00eb parim q\u00eb kam p\u00ebrdorur gjithmon\u00eb si themelin tim: logjika. Si nj\u00eb mendimtar mysliman me k\u00ebt\u00eb natyr\u00eb, jam i shtyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj hulumtime papushim, tu jap p\u00ebrgjigje gj\u00ebrave derisa t\u00eb mund t\u00eb marrin kuptim dhe t\u00eb di gj\u00ebrat e reja dhe t\u00eb paprekura m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Si f\u00ebmij\u00eb dhe adoleshent, un\u00eb kam marr\u00eb fen\u00eb, kryesisht me pasim t\u00eb verb\u00ebr, sepse askush rreth meje nuk mund t&#8217;i shpjegonte ato gj\u00ebra logjikisht. Por ja q\u00eb sot, un\u00eb \u2013fal\u00eb Zotit- po mundohem t\u00eb shpjegoj t\u00eb gjitha ato gj\u00ebra q\u00eb nuk kishin kuptim kur isha m\u00eb i ri. Jam shum\u00eb i prirur t\u00eb ngrej pyetje dhe t\u00eb k\u00ebrkoj shpjegime dhe m\u00eb p\u00eblqen parafrazimi dhe shtjellimi me fjal\u00ebt dhe stilin tim.<\/p>\n<p>Tani, t\u00eb mos m\u00eb keqkuptoj\u00eb dikush, identiteti im &#8220;Un\u00eb jam&#8221;, ka edhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb si dhembshuria, dashuria, men\u00e7uria, etj. por Logjika dhe Filozofia Islame \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb jehon\u00eb m\u00eb shum\u00eb me mua. Shum\u00eb her\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb debatuar me mua, kan\u00eb lexuar shkrimet e mia dhe d\u00ebgjuar z\u00ebrin tim m\u00eb quajn\u00eb t\u00eb pandjesh\u00ebm dhe madje kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim edhe cil\u00ebsin\u00eb e islamit tim p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb &#8220;dashuris\u00eb&#8221; q\u00eb un\u00eb shfaq sa her\u00eb q\u00eb diskutoj ose debatoj mbi fet\u00eb \/ besimet e tyre. Ka pasur raste kur edhe jam ndier fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por sidoqoft\u00eb, un\u00eb e di q\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin fetar, logjika e ftoht\u00eb pa dashuri, zem\u00ebr dhe shpirt \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb.<\/p>\n<p>Feja nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb tregohet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb logjike dhe t\u00eb argumentohet filozofikisht dhe shumica e njer\u00ebzve nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb. Jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit mendojn\u00eb dhe thellohen, por ata t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhe ndiejn\u00eb. Prandaj, e kam kuptuar q\u00eb ruajtja e emocioneve t\u00eb tyre n\u00eb disa raste \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sesa arsyeja.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb shum\u00eb m\u00eb shtyu t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb kuptoj edhe fet\u00eb e tjera. K\u00ebshtu, p\u00ebrve\u00e7 sekteve islame q\u00eb i njoh shum\u00eb mir\u00eb, lexova edhe p\u00ebr fraksionet e krishtera, Judaizmin, Taoizmin, Hinduizmin, Budizmin, Zoroastron, Filozofit\u00eb e Egjiptit, Indis\u00eb, Persis\u00eb, Greqis\u00eb dhe Rom\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb. Ishte qet\u00ebsuese t\u00eb kuptosh q\u00eb p\u00ebrtej ritualeve dhe shkrimeve t\u00eb shenjta t\u00eb secil\u00ebs Fe q\u00ebndron nj\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb i lidh t\u00eb gjitha s\u00eb bashku. Edhe Ajnshtajni besoi n\u00eb Zot, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij. Ai besonte se matematika dhe fizika ishin m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb Zotin dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb pran\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb e p\u00ebrkrahin \u00e7asjen time, por natyrisht, ka edhe t\u00eb atill\u00eb q\u00eb jan\u00eb kundra q\u00ebndrimeve t\u00eb mia. Arsyjet jan\u00eb t\u00eb shumta. N\u00eb nj\u00eb shkrim vendos faktin, n\u00eb nj\u00eb video e tregoj nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb emision flas p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn, jurisprudenc\u00ebn, psikologjin\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb pse jo e p\u00ebrdori edhe talljen, ironin\u00eb, sarkazm\u00ebn, tragjiken, prandaj jo t\u00eb gjith\u00eb mund ti ndajn\u00eb ato e ti kuptojn\u00eb. Nuk jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebt ata q\u00eb mund t\u2019i kuptojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, prandaj edhe mund t\u2019ia fusin nj\u00eb zg\u00ebrdhim\u00eb nga fillimi deri n\u00eb fund, mendojn\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kapur, por se kan\u00eb kuptuar ndoshta as titullin e lere m\u00eb q\u00ebllimin, epo k\u00ebtyre personave s&#8217;kam \u00e7&#8217;ju b\u00ebj. N\u00ebse do t\u00eb ishin ushtarak\u00eb t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb si\u00e7 thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, at\u00ebher\u00eb do ta kuptonin tekstin, mesazhet dhe q\u00ebllimet e mia. Disa sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb nuk i l\u00eb egoja ta lexojn\u00eb apo d\u00ebgjojn\u00eb mesazhin m\u00eb kujdes. Ka ndodhur q\u00eb nj\u00eb tez\u00eb t\u00eb vetme e kam studjuar p\u00ebraf\u00ebrsisht 20 vite radhazi. Origjinaliteti, fryma, ideja, e reja, inteligjenca kan\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb jet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, un\u00eb dua t\u2019i fal\u00ebnderoj miqt\u00eb dhe dashamir\u00ebt, si dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb lexojn\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb mendimet e mia e t\u00eb cil\u00ebt nuk pajtojn\u00eb n\u00eb ato q\u00eb them. Jemi pajtuar q\u00eb t\u00eb mos pajtojm\u00eb mes vete. Po jetojm\u00eb n\u00eb pluraliz\u00ebm dhe demokraci dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu shkohet p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb keni deklaruar se Pejgamberi Muhamed mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb shqiptar. A mund ta elaboroni k\u00ebt\u00eb mendim q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me narrativ\u00ebn e p\u00ebrgjithshme historike se Profeti \u00ebsht\u00eb arab nga fisi Kurejshit?<\/strong><\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb, presidenti i Universitetit Irakian \u201cAl-Muthanna\u201d, Dr. Ezz Al-Din Abu Al-Taman botoi nj\u00eb lib\u00ebr me titullin &#8220;Muhamedi nuk \u00ebsht\u00eb arab&#8221;. Autori n\u00eb at\u00eb lib\u00ebr pretendon se Profeti Muhamed (a.s.) nuk ishte arab, sepse ai kishte lidhje me Ismailin dhe Ismaili ishte djali i profetit Ibrahim, e profeti Ibrahim dihet se nuk ka qen\u00eb arab.<\/p>\n<p>Ai aty pretendon se as fisi Kurejsh nuk jan\u00eb arab\u00eb, por t\u00eb arabizuar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ai fis u b\u00eb arab p\u00ebrmes shoq\u00ebrimit t\u00eb tij me fisin Xhurthum, i cili jetoi n\u00eb Mek\u00eb dhe m\u00ebsoi gjuh\u00ebn e tyre. \u00cbsht\u00eb e njohur q\u00eb nga koh\u00ebrat antike se arab\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb: Kahtan dhe Adnan. Fisi Kahtan jan\u00eb arab\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe ata jan\u00eb arab\u00ebt e Jugut, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb arab\u00ebt e Jemenit dhe ata jan\u00eb origjina e arab\u00ebve , nd\u00ebrsa arab\u00ebt e Arabizuar dhe Adnani jan\u00eb Arab\u00ebt e Veriut dhe ata i referohen Adnan bin Ad, i cili shkon p\u00ebrs\u00ebri te Nabit bin Ismaili.<\/p>\n<p>Dhe fakti q\u00eb Profeti Abraham nuk ishte arab, nuk e ndaloi djalin e tij t\u00eb arabizohet, dhe arabizmi i tij nuk ishte as me gjak dhe as me prejardhje, k\u00ebshtu q\u00eb ai ishte i pari q\u00eb u arabizua. P\u00ebr ta sjell\u00eb iden\u00eb m\u00eb af\u00ebr atyre q\u00eb po diskutojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme, un\u00eb u them: Dikush mund t\u00eb jet\u00eb francez dhe babai i tij maroken\u00eb ose algjerian, dhe ai mund t\u00eb jet\u00eb suedez dhe babai i tij \u00ebsht\u00eb irakian, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb &#8211; deklaron ai.<br \/>\nN\u00ebse e marrim parasysh k\u00ebt\u00eb hipotez\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk duhet harruar edhe hipotez\u00ebn tjet\u00ebr se pellazg\u00ebt tan\u00eb si populli m\u00eb i lasht\u00eb n\u00eb bot\u00eb, mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb edhe themeluesit e Egjiptit t\u00eb Lasht\u00eb, sepse Thoti (Hermesi i Madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb Trefisht\u00eb) pretendohet se Fliste Shqip. Filologu i shquar nga Roma Guiseppe Catapano, si rezultat i pun\u00ebs s\u00eb tij k\u00ebrkimore-shkencore 40-vje\u00e7are, botoi nj\u00eb vep\u00ebr kapitale nga fusha e shkencave filologjike, t\u00eb cil\u00ebs ia v\u00ebndosi nj\u00eb titull shum\u00eb interesant: THOT \u2013TAT PARLAVA ALBANESE q\u00eb dmth. TATI FLISTE SHQIP. Si\u00e7 shihet nga vet vepra, autori p\u00ebr studimin e vet delikat dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb veprat e shkrimtar\u00ebve antik\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrmendoret e egjiptian\u00ebve, hitit\u00ebve, grek\u00ebve dhe romaklve, respektivisht edhe n\u00eb shkrimet e ilir\u00ebve-shqiptar\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb.<\/p>\n<p>Kur jemi t\u00eb profeti yn\u00eb i dashur Muhamed, librat si \u201cShamail Muhamedije\u201d t\u00eb cilat e p\u00ebrshkruajn\u00eb dukjen, fizionomin\u00eb, ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs sipas goj\u00ebdh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb sakta historike, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dyshosh edhe m\u00eb tep\u00ebr se ai ngjasonte me arab\u00ebt e dit\u00ebve t\u00eb sotme. Ah sikur t\u00eb posedonim ndonj\u00eb piktur\u00eb t\u00eb tij, por edhe kjo u pat ndaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, ajo q\u00eb dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb spikam\u00eb \u00ebsht\u00eb se gjeth\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur dhe ne si pasardh\u00ebs t\u00eb ilirisht\u00ebs nuk duhet q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb ta n\u00ebn\u00e7mojm\u00eb prejardhjen ton\u00eb t\u00eb lasht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklaratat e mia, p\u00ebrkund\u00ebr titujve bombastik t\u00eb disa mediave, un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam dh\u00ebn\u00eb gjykime afirmative p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb Muhamedi ishte shqiptar, por kalimthi e kam p\u00ebrmendur q\u00eb figuron si nj\u00eb hipotez\u00eb, sepse m\u00eb p\u00eblqen hulumtimi i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe dua ta nxis pra kritik\u00ebn shkencore n\u00eb k\u00ebto fusha t\u00eb dijes, e cila p\u00ebr fat t\u00eb keq, deri n\u00eb dit\u00ebt tona, nuk ka arritur n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb duhur.<\/p>\n<p><strong>Po ashtu, mediat ju cituan se keni th\u00ebn\u00eb se mbulimi i femr\u00ebs \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb arabe dhe se s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj me f\u00ebn\u00eb islame. \u00c7ka realisht keni dashur t\u00eb thoni me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kuran, fjala \u201chixhab\u201d nuk i referohet mbules\u00ebs islame, por ka krejt tjet\u00ebr kuptim. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vargun 30 dhe 31 nga kaptina nr. 24 n\u00eb Kuranin Fisnik me emrin En-Nur, ka edhe nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb shum\u00eb hoxhallar\u00eb po e anashkalojn\u00eb.<br \/>\nKurani \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb, por interpretimi i tij \u00ebsht\u00eb mund njer\u00ebzor. Mua m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb t\u00eb paraqes alternativa dhe kush t\u00eb doj\u00eb le ta merr, kush t\u00eb doj\u00eb le t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb besnik klasik\u00ebs. Sipas interpretimit tjet\u00ebr, rreth t\u00eb cilit kam dh\u00ebn\u00eb shenj\u00eb, vargjet n\u00eb fjal\u00eb nuk e urdh\u00ebrojn\u00eb as mbulimin e flokut, e lere m\u00eb mbulimin e fytyr\u00ebs apo vellon q\u00eb quhen \u201cburka\u201d.<\/p>\n<p>Trupi i nj\u00eb gruaje sipas Kuranit \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb:<\/p>\n<p>a) nj\u00eb pjes\u00eb e ekspozuar (e dukshme): vargu thot\u00eb, &#8220;p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb (duhet rregullisht) t\u00eb shfaqet (ila ma dhahara minh\u0101)&#8221;; k\u00ebto pjes\u00eb t\u00eb jashtme jan\u00eb ato q\u00eb mund t\u00eb shihen nga nj\u00eb trup fem\u00ebror: koka, shpina, supet, krah\u00ebt, k\u00ebmb\u00ebt, dhe t\u00eb tilla, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pamjen e saj fizike (n\u00eb publik);<\/p>\n<p>b) nj\u00eb pjes\u00eb e paekspozuar (e padukshme): pjes\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb saj q\u00eb Allahu zakonisht nuk i ka ekspozuar para syve; pjesa e paekspozuar e nj\u00eb gruaje quhet xhujub (xhepat).<\/p>\n<p>Termi arab q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb varg \u201cxhejb\u201d i referohet nj\u00eb hapjeje, nj\u00eb \u00e7arje, xhepi ose ndarjeje q\u00eb hapet midis dy pal\u00ebve (\u2018nj\u00eb \u00e7arje n\u00eb shk\u00ebmbinj\u2019 ose \u2018hapje e nj\u00eb xhepi\u2019). Nj\u00eb m\u00ebng\u00eb k\u00ebmishe, p\u00ebr shembull, ka nj\u00eb hapje t\u00eb rrumbullak\u00ebt dhe shtrihet midis dy pal\u00ebve. Sa i p\u00ebrket trupit t\u00eb nj\u00eb gruaje, ka disa pjes\u00eb q\u00eb ndodhen \u2018nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve\u2019, p\u00ebr shembull, zona midis dhe n\u00ebn gjoksin e saj; n\u00ebn sqetullat e saj; zona e vagin\u00ebs dhe mollaqet. T\u00eb gjitha k\u00ebto fusha jan\u00eb xhepat e saj, dhe k\u00ebto jan\u00eb ato vendet q\u00eb k\u00ebrkohet nga gruaja besimtare q\u00eb t&#8217;i mbuloj\u00eb.<\/p>\n<p>Disa njer\u00ebz do t\u00eb argumentojn\u00eb se fytyra e nj\u00eb gruaje (syt\u00eb, vesh\u00ebt, goja dhe hunda) gjithashtu mund t\u00eb vler\u00ebsohet si private. Ne nuk e mohojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, por fytyra e nj\u00eb gruaje u p\u00ebrket atyre pjes\u00ebve q\u00eb jan\u00eb \u201cm\u0101 zahara minha\u201d, pjes\u00eb t\u00eb trupit q\u00eb jan\u00eb e ekspozuar dhe jo e fshehur natyrsh\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb fytyr\u00eb njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e dukshme e trupit dhe u jep individ\u00ebve identitetin e tyre. Allahu kurr\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebshironte ta vinte fytyr\u00ebn e nj\u00eb gruaje, me t\u00eb cil\u00ebn shpreh personalitetin e saj, n\u00ebn nj\u00eb vello. Prandaj, fytyra (goja, syt\u00eb, vesh\u00ebt, etj.) nuk i p\u00ebrket pjes\u00ebve t\u00eb &#8216;fshehura&#8217; t\u00eb nj\u00eb gruaje, por \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e bukuris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb dukshme (zana) dhe nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb mbulohet.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vellos n\u00eb kuptimin e mbulimit edhe t\u00eb fytyr\u00ebs (burk\u00ebs) ajo s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj fare me islamin, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb ju prezantua mysliman\u00ebve kur ata pushtuan Persin\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 10-t\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb e respektit t\u00eb grave dhe jo e n\u00ebnshtrimit. N\u00eb antikitet, vet\u00ebm grave asiriane t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb lart\u00eb u k\u00ebrkohej me ligj t\u00eb mbanin vello, nd\u00ebrsa skllev\u00ebrit dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt ishin t\u00eb ndaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nga ajo. Urdhri islam p\u00ebr t\u00eb veshur vellon erdhi nga fundi i shekullit t\u00eb 16-t\u00eb, kur yashmak (vello) u b\u00eb e detyrueshme n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. Abbasid\u00ebt, duke marr\u00eb hua nga praktika e mbret\u00ebrve t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm Persian\u00eb Sasan\u00eb, zhvilluan sistemin e tanish\u00ebm &#8230; q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb burgim i p\u00ebrhersh\u00ebm dhe skllav\u00ebrim i gjysm\u00ebs s\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Grat\u00eb muslimane n\u00eb Kardesiah dhe Jarmuk &#8211; dy betejat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e Islamit pran\u00eb Bedrit dhe Huneinit, dhe infermieria e tyre e shk\u00eblqyer e t\u00eb plagosurve pas atyre betejave, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr \u00e7do person t\u00eb arsyesh\u00ebm se Burka, si\u00e7 kuptohet tani, nuk \u00ebsht\u00eb konceptuar kurr\u00eb nga shok\u00ebt e Profetit.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00ebn e pluralizmit, njer\u00ebzit e kan\u00eb lirin\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mir\u00ebpo nuk duhet t\u00eb ket\u00eb detyrim p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, as nga ana e prindit e as e burrit, absolutisht.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam respekt t\u00eb madh p\u00ebr \u00e7do individ q\u00eb d\u00ebshiron n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur t\u00eb shoq\u00ebrohet me besimin e tij. Ky fenomen i tmerrsh\u00ebm i burk\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur q\u00eb nga shekulli III dhe IV i kalendarit islamik \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb pritet, megjithat\u00eb, ne duhet ta tolerojm\u00eb dhe pranojm\u00eb at\u00eb plot\u00ebsisht dhe personalisht nuk do ta sfidoja kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ka nj\u00eb debat t\u00eb madh, q\u00eb duket q\u00eb s\u2019do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrmjet tradicionalist\u00ebve dhe modernist\u00ebve mysliman\u00eb. T\u00eb par\u00ebt pra tradicionalist\u00eb m\u00eb shum\u00eb i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje haditheve (fjal\u00ebve e veprave t\u00eb Profetit) dhe jan\u00eb shpesh reaksionar e nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebs kundrejt zhvillimeve filozofike e etike n\u00eb Per\u00ebndim. Nd\u00ebrkaq modernist\u00ebt l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se jan\u00eb m\u00eb racional, ezoterik\u00eb e m\u00eb brend\u00ebsues t\u00eb ideve per\u00ebndimore. Ku e gjeni veten ju m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo q\u00eb thoni \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb ka pasur nj\u00eb ndarje t\u00eb ngjajshme. Drejtimi i par\u00eb heziton t\u00eb ngre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb reja, sepse ngritja e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tilla i \u00e7on njer\u00ebzit t\u00eb humbin besimin. Sipas tyre, duhet t\u00eb heshtim dhe jo t\u00eb flasim, t\u00eb mos provokojm\u00eb ide e as t\u00eb reformojm\u00eb sistemin, por ta imitojm\u00eb me fanatiz\u00ebm tradit\u00ebn e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Detyra e tyre \u00ebsht\u00eb transmetimi i tradit\u00ebs, i mendimeve t\u00eb themeluesit dhe mjeshtrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb saj, brezit tjet\u00ebr, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbahet e pac\u00ebnuar doktrina. Nj\u00eb medh\u2019heb i till\u00eb nuk pranon kurr\u00eb ide t\u00eb reja, modifikime, dhe kritik\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr mjeshtrin. Idet\u00eb e reja jan\u00eb herezi dhe \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebr\u00e7arje. N\u00eb \u00e7oft\u00eb se nj\u00eb pjestar i shkoll\u00ebs p\u00ebrpiqet t\u00eb ndryshoj\u00eb doktrin\u00ebn, at\u00ebher\u00eb ai p\u00ebrjashtohet si heretik.<\/p>\n<p>Tradicionalist\u00ebt po mundohen ta ruajn\u00eb me fanatiz\u00ebm rrob\u00ebn e vjet\u00ebr, edhe at\u00ebher\u00eb kur ajo i \u00e7on n\u00eb gj\u00ebra absurde dhe ekstremiz\u00ebm. Kur i pyet pse k\u00ebshtu dhe cilat jan\u00eb provat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ata do t\u2019ju thon\u00eb se k\u00ebshtu thot\u00eb historia dhe trash\u00ebgimia e medh\u2019hebit ton\u00eb. E v\u00ebrtet\u00eb, ata ndoshta mund t\u2019ju p\u00ebrmendin juve edhe ndonj\u00eb ajet kuranor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por t\u00eb jeni t\u00eb sigurt, prova e v\u00ebrtet\u00eb e tyre nuk \u00ebsht\u00eb ajeti kuranor. P\u00ebrkundrazi, evidenca e tyre \u00ebsht\u00eb transmetimi tek i cili ata u mb\u00ebshtet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb interpretuar ajetin kuranor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb gjitha ndryshimet e doktrin\u00ebs, n\u00ebse ndodhin si t\u00eb tilla jan\u00eb ndryshime tinzare. T\u00eb gjitha k\u00ebto paraqiten si ripohime t\u00eb th\u00ebnieve t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb mjeshtrit, t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb kuptimit t\u00eb tij, t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb tij, me nj\u00eb fjal\u00eb gjith\u00e7ka i atribuohet mjeshtrit.<\/p>\n<p>Natyrisht n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloji nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb shqyrtim racional. Atje zakonisht gjen argument kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve dhe heretik\u00ebve ose kund\u00ebr shkollave rivale dhe doktrina mbrohet kryesisht m\u00eb shum\u00eb m\u00eb pohime t\u00eb thata, dogma dhe d\u00ebnime, sesa me argumente.<\/p>\n<p>Drejtimi i dyt\u00eb thot\u00eb se, pasi q\u00eb interpretimet fetare nuk jan\u00eb feja vet, at\u00ebher\u00eb ju (drejtimi i par\u00eb) i bie q\u00eb nuk po frik\u00ebsoheni p\u00ebr fen\u00eb, por realisht vet\u00ebm p\u00ebr interpretimin tuaj fetar.<br \/>\nA duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllimi kryesor i ruajtjes s\u00eb besimit me \u00e7do \u00e7mim, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes intrigave, g\u00ebnjeshtrave, legjendave, haditheve t\u00eb dob\u00ebta dhe transmetimeve izraelite?!<\/p>\n<p>Reforma e par\u00eb \u00ebsht\u00eb pranimi nga Sunit\u00ebt dhe Shiit\u00ebt, nga njer\u00ebzve t\u00eb tyre t\u00eb thjesht\u00eb dhe nga dijetar\u00ebt dhe hoxhallar\u00ebt e tyre, se ka sigurisht nd\u00ebrhyrje dhe g\u00ebnjeshtra t\u00eb panum\u00ebrta n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb Islame n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb rr\u00ebshqitur shumica e predikuesve dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb motivuar me arrogance impulset personale dhe sektare p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb p\u00ebrplasje dhe kontradikta n\u00eb besimin dhe Sheriatin Islam.<\/p>\n<p>Edhe sipas dijetar\u00ebve m\u00eb eminent t\u00eb shkenc\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se tri t\u00eb kat\u00ebrtat e transmetimeve gojore nga historia islame jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe jo-autentike. \u00c7\u00ebshtja e cila duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrparimi dhe evulimi, dhe se feja e v\u00ebrtet\u00eb e Zotit nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb bie ndesh me faktet dhe p\u00ebrparimin. Ne duhet ta japim kontributin ton\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb po jetojm\u00eb, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb edhe gjeneratat e kaluara p\u00ebr koh\u00ebn e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo fusha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po mundohem ta jap kontributin tim.<\/p>\n<p><strong>Nga p\u00ebrkrah\u00ebsit e juaj, jeni quajtur shpesh hoxh\u00eb modern e liberal. Por, kund\u00ebrshtar\u00ebt e juaj, nuk kan\u00eb p\u00ebrtuar t\u2019iu shpallin heretik e t\u00eb pafe. \u00c7far\u00eb mendoni rreth k\u00ebtyre etiketave? A jeni hoxh\u00eb modern apo jeni i devijuar po te shpreheshimi n\u00eb gjuh\u00ebn refuzuese t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb mundohemi t\u00eb prodhojm\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb zellsh\u00ebm dhe t\u00eb dalim me shpjegime t\u00eb reja n\u00eb shkrimet dhe k\u00ebrkimet tona. Pala tjet\u00ebr le t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb na shaj e akuzoj p\u00ebr braktisje t\u00eb sektit apo islamit t\u00eb tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pretendimeve t\u00eb tjera substanciale, sepse si\u00e7 duket, edhe ata vet\u00eb jan\u00eb m\u00ebrzitur me t\u00eb nj\u00ebjtat argumente t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb vjetruara, t\u00eb cilat kurr\u00eb nuk e bind\u00ebn dhe as nuk do ta bindnin ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00ebse ekziston Reforma n\u00eb Islame, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se CILA reform\u00eb Islame \u00ebsht\u00eb e nevojshme. E kur ndodh\u00eb, at\u00ebher\u00eb disa n\u00eb fillim gjithmon\u00eb e konsiderojn\u00eb t\u00eb devijuar, por m\u00eb pas b\u00ebhet pjes\u00eb e domosdoshme e jet\u00ebs dhe gjeneratat q\u00eb vijn\u00eb e mir\u00ebpresin dhe e falenderojn\u00eb.<\/p>\n<p>Muhamed Abdu dhe Rashid Rida paten b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb kthim n\u00eb baz\u00eb, duke hequr m\u00ebnjan\u00eb disa nga interpretimet ligjore nga e kaluara, dhe zhvilluan nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrirjes s\u00eb interpretimit racional ose ixhtihad q\u00eb p\u00ebrfshin tekstet origjinale n\u00eb nj\u00eb kontekst modern. Sot, ekziston nj\u00eb lloj k\u00ebndv\u00ebshtrimi reformist i quajtur Mysliman\u00ebt Progresiv\u00eb Iluminist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar nga fryma e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, por edhe kritike t\u00eb bursave moderne dhe rrjedhave t\u00eb ndryshme t\u00eb tradit\u00ebs Myslimane p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb interpretim Islam t\u00eb shekullit 21, humanist dhe tep\u00ebr intelektual.<br \/>\nPrej k\u00ebtyre mendimtar\u00ebve mund t\u00eb p\u00ebrmendim: Fazlur Rahman, Abu Yarub Al Marzouki, Khalil Abdel-Karim, Nasr Ebu Zejdi, Farag Foda, Muhammad Mustafa al-Maraghi, Mahmoud Mohammed Taha, Khaled Abu al-Fadl, Adis Duderija, Farid Esack, Omid Safi, Leila Ahmed, Abdullahi Ahmed En-Na&#8217;im, Mustafa Akyol, Inxhinier Asghar Ali, Mohammad Khatami, Ingrid Mattson, Fatema Mernissi, Mohammad Mojtahed Shabestari, Tarik Ramadan, Omid Safi, Ali Shariati, Abdolkarim Soroush, Ali Gomaa, Ziauddin Sardar, Amina \u00cbadud, Muhamed Shahrur, Adnan Ibrahim, Kamal al-Haydari, etj.<\/p>\n<p>Njeriu duhet ta pranoj\u00eb urt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn kudo q\u00eb ta gjej dhe nuk duhet t\u00eb pres p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndonj\u00eb urdh\u00ebr prej ndonj\u00eb kryetari, hoxhe, prifti apo dikujt tjet\u00ebr [Ju e besuat At\u00eb, para se t\u2019u jap\u00eb leje un\u00eb juve!](Taha, 71).<\/p>\n<p>Ka th\u00ebn\u00eb Gazaliu n\u00eb \u201cMunkidh mine Dalalal\u201d (fq. 52): \u201cZakoni i mendjeleht\u00ebve \u00ebsht\u00eb se ata e njohin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebrmes njer\u00ebzve e jo njer\u00ebzit p\u00ebrmes t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. I menquri duhet t\u00eb pajtoj\u00eb me fjal\u00ebt e imam Aliut r.a. I cili ka th\u00ebn\u00eb: Mos e njih t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebrmes njer\u00ebzve, por njihe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ti njoh\u00ebsh pasuesit e saj.\u201d I menquri i ditur fillimisht e studion t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, e pastaj i shikon mendimet, at\u00ebher\u00eb, n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta i pranon\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrsa pak m\u00eb posht\u00eb, faqe 54 ai thot\u00eb: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyshim i kot\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb shumica e njer\u00ebzve. Kur ia atribuon nj\u00eb fjal\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb ata e z\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb e pranojn\u00eb edhe n\u00ebse ajo fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb, e n\u00ebse fjala i atribuohet nj\u00eb personi q\u00eb ata e shohin si t\u00eb keq e refuzojn\u00eb, edhe pse fjala n\u00eb vete \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb devijim i madh\u201d. Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7arja sektare dhe urrejtja e tjetrit vet\u00ebm pse mendon ndryshe nga ti.<\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb ramazanit pati nj\u00eb debat rreth barazis\u00eb s\u00eb grave n\u00eb Islam q\u00eb u ngjall pas nj\u00eb deklarimi t\u00eb nj\u00eb hoxhe se gruaja kryesisht e ka vendin n\u00eb kuzhin\u00eb, nd\u00ebrkaq burrat n\u00eb od\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, d\u00ebshmia e grave, sipas intepretimeve t\u00eb shum\u00eb hoxhollar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb sa gjysma e burrave. A po i shnd\u00ebrrojn\u00eb k\u00ebto interpretime grat\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb-nj\u00ebri? A ka barazi ontologjike nd\u00ebrmjet burrave dhe grave n\u00eb Islam?<\/strong><\/p>\n<p>Filozofia dhe feja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej gjinis\u00eb dhe burri dhe gruaja jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb syt\u00eb e Zotit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb psikologjike dhe anatomike se tek shum\u00eb mashkuj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dominon m\u00eb shum\u00eb ana racionale, nd\u00ebrsa femra ka m\u00eb shum\u00eb karakter emocional. Burri zakonisht \u00ebsht\u00eb m\u00eb i plot\u00eb p\u00ebr nga ana logjike, nd\u00ebrsa i mang\u00ebt nga ana emocionale dhe ajo e ndienjave, nd\u00ebrsa gruaja \u00ebsht\u00eb me e plot\u00eb p\u00ebr nga ndenjat e saja sesa burri, por m\u00eb e mang\u00ebt nga ana racionale. Karakteri f\u00ebm\u00ebror m\u00eb tep\u00ebr sheh detajet nd\u00ebrsa ai mashkullor fokusohet te totali. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ata duhet t\u00eb mundohen ta plot\u00ebsojn\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia para gjygjit konsiderohet nj\u00eb emanet shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e kupton, sepse ajo mund t\u00eb sjell\u00eb d\u00ebnimin e njeriut, burgosjen apo tek e fundit edhe vdekjen e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, islami i koh\u00ebs s\u00eb profetit Muhamed, \u00ebsht\u00eb rreshtuar n\u00eb krah femr\u00ebs, sepse ia ka v\u00ebn\u00eb asaj partner\u00ebn p\u00ebr ta ndihmuar dhe p\u00ebr ta rikujtuar.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr: Prej gj\u00ebrave apriori q\u00eb duhet ti dim\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb se babai shembull nuk lejohet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebr djalin e vet, po k\u00ebshtu as djali p\u00ebr baban\u00eb e tij. K\u00ebtu futet edhe gruaja dhe burri, nuk lejohet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr apo kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit. Po k\u00ebshtu as gjykat\u00ebsi apo hetuesi nuk \u00ebsht\u00eb lejuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i af\u00ebrt i t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>A keni menduar ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse zakonisht n\u00eb k\u00ebto raste, humb natyra e racionalitetit dhe drejt\u00ebsis\u00eb dhe kalojm\u00eb tek ana emocionale e njeriut q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb shpejt dhe si pasoj\u00eb e prish ekuilibrin e gjykimit. P\u00ebrderisa tek gruaja dominon ana emocionale, at\u00ebher\u00eb ajo ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndihm\u00ebs tjet\u00ebr k\u00ebtu. Kjo nuk presupozon q\u00eb femra na qenka me gjysme truri, si\u00e7 thon\u00eb disa njer\u00ebz, absolutisht.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia e njeriut q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, nuk kosiderohet munges\u00eb. P\u00ebr shembull, un\u00eb mund t\u00eb jem nj\u00eb kontabilist i mir\u00eb, mir\u00ebpo injorant n\u00eb mjek\u00ebsi. Dikush tjet\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mjek I mir\u00eb, por injorant n\u00eb inxhinjeri. Gjarpri mbrohet me an\u00eb t\u00eb helmit, e iriqi mbrohet me therra. Burri nuk mund t\u00eb lind e as ti jap gji nj\u00eb f\u00ebmiu, nd\u00ebrsa gruaja zakonisht nuk mund t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb xehtore.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb diversitet i till\u00eb i jet\u00ebs dhe natyr\u00ebs son\u00eb, p\u00ebrkundrazi, rezulton nj\u00eb plot\u00ebsim i mrekulluesh\u00ebm. Bukuria e gruas \u00ebsht\u00eb n\u00eb ndjenjat dhe emocionet e saj, nd\u00ebrsa bukuria e burrit \u00ebsht\u00eb n\u00eb intelektin e tij.<\/p>\n<p>Gruaja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet d\u00ebshmitare n\u00eb gjyq, zakonisht ajo duhet ta d\u00ebshmoj\u00eb nj\u00eb krim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka mund\u00ebsi q\u00eb emocionet e saja ta mundin trurin e saj, sidomos at\u00ebher\u00eb kur sheh ngjyr\u00ebn e gjakut p\u00ebrshembull, ose imazhin e nj\u00eb krimineli, ose mund ta mbuloj\u00eb frika apo tmerrohet, gj\u00ebra k\u00ebto q\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb tek ajo munges\u00ebn e detajit t\u00eb krimit n\u00eb fjal\u00eb, prandaj Kurani n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e ka par\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndihm\u00ebtar nga ky aspekt.<\/p>\n<p>N\u00eb jurisprudenc\u00ebn klasike islame, n\u00eb rastin e \u00e7\u00ebshtjeve trupore si divorci, martesa, emancipimi i skllavit dhe raju \u2018(kthimi i t\u00eb drejtave bashk\u00ebshortore), sipas Averroes, Imam Abu Hanifa besonte se d\u00ebshmia e tyre \u00ebsht\u00eb e pranueshme n\u00eb raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Bile kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmin\u00eb ligjore q\u00eb ishte transferuar n\u00eb fush\u00ebn private (p.sh. lindja), d\u00ebshmia e nj\u00eb gruaje ishte e barabart\u00eb, dhe shpesh m\u00eb e denj\u00eb se d\u00ebshmia e nj\u00eb burri, pasi nuk kishte dyshim se nj\u00eb grua ishte m\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb at\u00eb aren\u00eb. Ibn Kudamah (vd. 620 H), n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e tij mbi jurisprudenc\u00ebn islamike al-Mughn\u012b, shpjegoi se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e infermieris\u00eb, lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, menstruacioneve, d\u00eblir\u00ebsis\u00eb dhe defekteve fizike, d\u00ebshmitari mashkull nuk pranohet fare.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastet e hududit &#8211; d\u00ebnimeve p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, n\u00eb historin\u00eb islame gjejm\u00eb edhe disa goj\u00ebdh\u00ebna e hadithe t\u00eb cilat regjistrojn\u00eb pranin\u00eb e vetme t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve femra n\u00eb rastet e nj\u00eb vrasjeje si ajo e atentatit ndaj Kalifit Uthman, t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb.<br \/>\nN\u00eb kapitullin e dyt\u00eb t\u00eb Kuranit, Al-Baqarah, ajeti 2: 282 thuhet q\u00eb dy gra jan\u00eb t\u00eb barabarta me nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb sigurimin e nj\u00eb d\u00ebshmie n\u00eb situata financiare, sepse n\u00eb at\u00eb bot\u00eb, gruaja nuk punonte n\u00eb komune dhe nuk kishte p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto aspekte.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thot\u00eb dikush: Por edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pasur raste kur gruaja \u00ebsht\u00eb me racionale sesa burri. Themi: Po, mir\u00ebpo kodi legjislativ zakonisht merr parasysh shumic\u00ebn e rasteve dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj formulon ligjin.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr: N\u00ebse e meditojm\u00eb me kujdes, shohim se Islami nuk pretendon q\u00eb d\u00ebshmia e nj\u00eb gruaje t\u00eb jet\u00eb gjysma n\u00eb asnj\u00eb rast. Islami k\u00ebrkon dy d\u00ebshmitare femra kund\u00ebr nj\u00eb mashkulli n\u00eb rastin e transaksioneve financiare si nj\u00eb mjet relaksimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb pasi nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr temperamentin, sfer\u00ebn e tyre t\u00eb interesit dhe mjedisin e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajeti Kur&#8217;anor duhet t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb rekomandim i drejtuar ndaj individ\u00ebve dhe gjyqtari i gjykat\u00ebs duhet t\u00eb vendos\u00eb se \u00e7far\u00eb lloji dhe provat e kujt do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Marrja e provave p\u00ebrfundimtare \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ato mund t\u00eb merren nga vet\u00ebm nj\u00eb burr\u00eb apo vet\u00ebm nj\u00eb grua. N\u00eb rastet kur nj\u00eb grua dhe nj\u00eb burr\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb e mira islame t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitari, p\u00ebrkundrazi d\u00ebshmia e nj\u00eb gruaje t\u00eb v\u00ebrtetuar nga nj\u00eb grua tjet\u00ebr mund t\u00eb konsiderohet n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se d\u00ebshmia e pabazuar e nj\u00eb burri.<\/p>\n<p>Sot, me ndryshimin e rrethanave, duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe delikti fetar. N\u00ebse nj\u00eb grua p\u00ebrmbush kriteret e d\u00ebshmis\u00eb dhe ka p\u00ebrvoj\u00ebn e duhur, duhet t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb me burrin edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, dhe k\u00ebshtu, p\u00ebrve\u00e7 modernist\u00ebve, kan\u00eb menduar edhe disa prej klasik\u00ebve, bile edhe disa tradicionalist\u00eb si Ibn Tejmije dhe Ibn Kajimi.<br \/>\nN\u00eb Islam, d\u00ebshmia e disa grave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme si ato q\u00eb transmetuan Hadithin \u00ebsht\u00eb konsideruar si m\u00eb e fort\u00eb se e shum\u00eb burrave t\u00eb cil\u00ebt nuk plot\u00ebsuan kriteret e duhura n\u00eb vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>P\u00ebfundimisht, Komentuesit klasik\u00eb zakonisht shpjeguan trajtimin e pabarabart\u00eb t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb duke pohuar se natyra e grave i b\u00ebri ato m\u00eb t\u00eb prirura p\u00ebr gabime sesa burrat. Modernist\u00ebt mysliman\u00eb kan\u00eb ndjekur reformatorin egjiptian Muhamed Abduhu n\u00eb shikimin e pjes\u00ebve t\u00eb shenjta p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb kusht\u00ebzuara nga rolet e ndryshme gjinore dhe p\u00ebrvojat e jet\u00ebs q\u00eb mbizot\u00ebruan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sesa n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb mendore inferiore t\u00eb grave, duke e b\u00ebr\u00eb rregullin jo p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb zbatuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat dhe vendet.<\/p>\n<p><strong>Ka disa jav\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes konflikti shum\u00eb-dimensional nd\u00ebrmjet izraelit\u00ebve dhe palestinez\u00ebve. Nyja e \u00e7\u00ebshtjes palestineze duket se \u00ebsht\u00eb xhamia al-Aksa, q\u00eb n\u00eb historin\u00eb islame njihet si kibla e par\u00eb e vendi i Isras\u00eb e Miraxhit t\u00eb Profetit. Si i keni par\u00eb riaktualizimin e konfliktit mes izraelit\u00ebve e palestinez\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Debati p\u00ebr konfliktin mes Palestin\u00ebs dhe Izraelit pik\u00eb s\u00eb pari k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe maturi nga \u00e7do debatues, politikan, shkenc\u00ebtar apo profesionalist p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb konflikteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kur t\u00eb flasim rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, duhet t\u2019i kemi parasysh 3 gjera fundamentale:<\/p>\n<p>E para: Arabet jan\u00eb nj\u00eb popull me num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh, kan\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb fe dhe nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb vecant\u00eb nga popujt tjer\u00eb dhe kan\u00eb nj\u00eb shtrirje gjeografike shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb dy kontinente, me nje potencial ekonomik, politik, ushtarak dhe intelektual, q\u00eb i b\u00ebn ata t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebndesish\u00ebm n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>E dyta: Arab\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb bujshme edhe nga e kaluara edhe n\u00eb koh\u00ebn e tashme dhe kan\u00eb miq\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb popuj t\u00eb bot\u00ebs, edhe me vet hebrejt\u00eb e ndajn\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt sepse hebrejt\u00eb para se t\u00eb formojn\u00eb shtetin e tyre kan\u00eb jetuar dhe jetojn\u00eb n\u00eb mesin e arabeve, me t\u00eb sigurt\u00eb se askund tjeter n\u00eb bot\u00eb, duke p\u00ebrjashtuar armiq\u00ebsin\u00eb e fundit q\u00eb e ka zanafill\u00ebn me fillimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit t\u00eb tyre n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb arabve.<\/p>\n<p>E treta: Konflikti Arabo-Izraelit asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb komflikt lokal, por prej fillimit ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb konflikt me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt edhe fizikisht edhe politikisht edhe ushtarakisht, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten t\u00eb involvuara fuqit\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb ndara n\u00eb dy blloqeve deri n\u00eb luft\u00ebn e fundit 73 mes Egjiptit dhe Izraelit.<\/p>\n<p>Prandaj, t\u00eb flas\u00ebsh pa p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsi reth k\u00ebtij konflikti ose t\u00eb flas\u00ebsh me gjuh\u00ebn e militanteve partiak dhe militant\u00ebve t\u00eb klubeve sportive, se un\u00eb e p\u00ebrkrahi palestinezet kund\u00ebr Izraeliteve ose Izraelin kund\u00ebr Arabeve \u00ebsht\u00eb sharllataniz\u00ebm i v\u00ebrtet\u00eb dhe ruga\u00e7\u00ebri adoleshente. Ka nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb profetike q\u00eb thot\u00eb se \u201cI zoti i shpis\u00eb me s\u00eb miri i di problemet e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet\u201d. Pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Arab\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e shpis\u00eb s\u00eb vet edhe ata i din\u00eb me s\u00eb miri problemet e veta. Nuk jan\u00eb gjith\u00eb arabet budallenj\u00eb me t\u00ebr\u00eb at\u00eb potencial intelektual, me njer\u00ebz t\u00eb ngritur t\u00eb lindur dhe t\u00eb ritur me at\u00eb konflikt, me nj\u00eb dialog 50 vje\u00e7ar me nd\u00ebrmjet\u00ebsues t\u00eb rangut m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb diplomat\u00ebve bot\u00ebror, mos u merakonsi shum\u00eb, nuk kan\u00eb mbetur n\u00eb hall q\u00eb nj\u00eb grup nga Shkupi, Prishtina apo Tirana tua zgjidhin problemin kaq kompleks, duke b\u00ebrtitur \u201cAllahu Ekber\u201d.<\/p>\n<p>Ky konflikt \u00ebsht\u00eb futur q\u00eb moti n\u00eb kornizat e zgjidhjes paq\u00ebsore, por fillimisht duhet t\u00eb pritet q\u00eb Arab\u00ebt t\u00eb zgjidhin deri diku problemet e veta v\u00ebllaz\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuara dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme se sa konflikti me Izraelin. Izraelitet po ashtu jan\u00eb nj\u00eb popull q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb mes vete me bindje historike se a duhet t\u00eb ken\u00eb shtetin e vet apo jo; ka prej tyre q\u00eb shohin andrr\u00ebn e Izraelit te Madh n\u00eb gjith\u00eb tok\u00ebn arabe.<\/p>\n<p>Zgjidhja e problemeve t\u00eb mbr\u00ebndshme t\u00eb arab\u00ebve dhe hebrejve, kam bindjen se do vjen deri t\u00eb zgjidhja paq\u00ebsore shum\u00eb shpejt me ndihm\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos pas r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik, i cili pat mbjell nj\u00eb far\u00eb urrejtje shum\u00eb t\u00eb madhe duke p\u00ebrdorur nj\u00eb propagande tmeruese kund\u00ebr Per\u00ebndimit dhe involvimit t\u00eb besimit fetar si mjet efikas n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Per\u00ebndimit, q\u00eb realisht nuk ka t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb me besimin, por thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr territor n\u00eb tok\u00ebn e shenjt\u00eb nga tre besimet.<\/p>\n<p><strong>Kosova tashm\u00eb ka q\u00ebndrim zyrtar rreth konfiliktit t\u00eb fundit nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit, i cili konflikt po vazhdon edhe gjat\u00eb koh\u00ebs sa po realizohet kjo intervist\u00eb. Sipas jush, a do t\u00eb duhej t\u00eb kishte q\u00ebndrim zyrtar Kosova p\u00ebrkitazi me k\u00ebt\u00eb konflikt?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se shumica e konflikteve lindin nga probleme thelb\u00ebsisht politike. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi im, edhe pse grupet fetare dhe qeverit\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb bazuara n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, feja dhe politika jan\u00eb dy gj\u00ebra krejt t\u00eb ndryshme. N\u00ebse guxoj ta them, politika duhet t&#8217;u lihet politikan\u00ebve dhe Zoti Zotit.<br \/>\nTheksoj, konflikti Izraelito-palestinez nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7\u00ebshtje fetare por politike, dhe Feja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb pretekst ose, aq m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb instrument i manipuluar nga forcat politike. Simpatizantet e njer\u00ebs pal\u00eb apo tjetr\u00ebs pal\u00eb nuk e zgjidhin as nj\u00eb problem mes Izraelit dhe arab\u00ebve, por shum\u00eb leht\u00eb mund ta djegin sht\u00ebpin\u00eb e vet.<br \/>\nPar\u00eb n\u00eb aspektin human, filozofik dhe fetar, jam kund\u00ebr \u00e7do lloj dhune ndaj njer\u00ebzve, kafsh\u00ebve dhe madje edhe bim\u00ebve; jam pra gjithashtu kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb ndaj palestinez\u00ebve (dhe natyrisht edhe dhun\u00ebs ndaj izraelit\u00ebve sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, civil\u00ebt nga t\u00eb dy pal\u00ebt po vriten.)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin politik, si\u00e7 e dini kam mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim \u201cneutral\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt. Pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb kontribuon n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb &#8220;neutral&#8221; ndaj k\u00ebtyre gj\u00ebrave n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb? T\u00eb qenit neutral n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos b\u00ebhemi pjes\u00eb e LUFTRAVE POLITIKE, por t\u2019i shikojm\u00eb obligimet e domosdoshme q\u00eb kemi para popullit ton\u00eb; arsimin, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe ekonomin\u00eb e vendit. Q\u00ebllimi im \u00ebsht\u00eb vendosja e paqes dhe d\u00ebshira q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe fush\u00ebn e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurani m\u00ebson q\u00eb bota kur s\u00ebmuhet me s\u00ebmundje t\u00eb tilla si &#8220;p\u00ebr\u00e7arja&#8221;, &#8220;fanatizmi&#8221;, &#8220;imitimet e verbra&#8221;, at\u00ebher\u00eb njer\u00ebzimi ka nevoj\u00eb p\u00ebr edukim shpirt\u00ebror. Un\u00eb besoj se shtypjet, luft\u00ebrat dhe problemet e tjera n\u00eb bot\u00eb, do t\u00eb sh\u00ebrohen p\u00ebrmes edukimit shpirt\u00ebror t\u00eb Njer\u00ebzimit. N\u00eb fakt n\u00ebse njer\u00ebzit edukohen si duhet q\u00eb nga fillimi, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb kemi luft\u00ebra dhe konflikte. Na mbetet q\u00eb t\u00eb lutemi vet\u00ebm q\u00eb kjo luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe gjithashtu lutemi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prekur nga kjo eg\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderimi i takon Zotit dhe tek Ai \u00ebsht\u00eb suksesi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mirlind Behluli Drilon Gashi, hoxh\u00eb me profesion, ka folur p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d rreth debat\u00ebve q\u00eb deklaratat e tij q\u00eb jo rrall\u00eb her\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb virale duke ngjallur debat t\u00eb madh n\u00eb rrjetet sociale e n\u00eb mreediat tradicionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ish-imami n\u00eb xhamin\u00eb e Vitomeric\u00ebs, i p\u00ebrjashtuar nga Bashk\u00ebsia Islame, ka sqaruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":91690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-432412","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=432412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432412\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=432412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=432412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=432412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}