{"id":43264,"date":"2019-05-25T18:02:16","date_gmt":"2019-05-25T16:02:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=43264"},"modified":"2019-05-25T18:49:21","modified_gmt":"2019-05-25T16:49:21","slug":"rrefim-nga-e-dhunuara-gjate-luftes-ma-kane-vra-burrin-e-vajzen-e-dhunuan-nenen-motren-kunaten-e-vellain","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/rrefim-nga-e-dhunuara-gjate-luftes-ma-kane-vra-burrin-e-vajzen-e-dhunuan-nenen-motren-kunaten-e-vellain\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfim nga e dhunuara gjat\u00eb luft\u00ebs: Ma kan\u00eb vra burrin e vajz\u00ebn, e dhunuan n\u00ebn\u00ebn, motr\u00ebn, kunat\u00ebn e v\u00ebllain"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lufta i prishi krejt. <\/strong><strong>Ky rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga libri \u201cUn\u00eb dua t\u00eb d\u00ebgjohem: Lib\u00ebr kujtimi me rr\u00ebfimet e grave t\u00eb mbijetuara t\u00eb tortur\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ajo kishte jet\u00eb t\u00eb lumtur. Ishte martuar me dashuri. Kishin dhe nj\u00eb vajz\u00eb. Gjith\u00e7ka ishte perfekte deri n\u00eb dit\u00ebn kur hyn\u00eb ata.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb do t`ia vrisnin burrin dhe vajz\u00ebn e vog\u00ebl. Do t\u00eb p\u00ebrjetonte dhun\u00ebn seksuale, po jo vet\u00ebm at\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebfimi n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb: Un\u00eb, nana, motra, kunata\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lola<\/strong><\/p>\n<p>Na kemi qen\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Edhe jemi prej nj\u00eb familjes t\u2019shkollume. Jemi tan\u00eb t\u2019shkollum\u00eb. Meqen\u00ebse lufta na ka lan\u00eb pak si mbrapa, na ka hup\u00eb edhe dijen edhe shkoll\u00ebn, ve\u00e7 apet mir\u00eb jena. Na n\u2019f\u00ebmij\u00ebri kemi pas\u00eb kushte t\u00eb mira se bab\u00ebn e kena pas pun\u00ebtor. I kena pas kushtet e mira, kena pas shkoll\u00ebn e mir\u00eb, kena pas prind\u00ebrit e mir\u00eb, na kan\u00eb kuptu edhe meqen\u00ebse jemi kan\u00eb kallaball\u00ebk.<\/p>\n<p>Kur i kom bo 18 vjet, m\u2019ka ofru martes\u00eb nji mashkull. E kom njoft\u00eb edhe p\u00ebrpara, jemi kan\u00eb n\u2019shkoll\u00eb bashk\u00eb. Jemi kan\u00eb n\u2019shkoll\u00ebn fillore bashk\u00eb edhe hajt shoq mas shoqit i kan\u00eb than\u00eb vllaut, \u201cLol\u00ebn dojna me e feju, Lol\u00ebn e juj\u00eb!\u201d Edhe qysh o kan\u00eb zakoni ktyneher\u00eb me msit edhe pse jemi kan\u00eb t\u2019shkollum\u00eb, me msit. Tani u martova.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb muaj kemi nejt\u00eb t\u2019fejum\u00eb, menjihere jemi martu. Edhe kemi pas\u00eb nji jet\u00eb shum\u00eb t\u2019mir\u00eb, shum\u00eb t\u2019bukur e kemi pas\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi pas\u00eb dasmor\u00eb shum\u00eb edhe i kemi pas\u00eb af\u00ebr shpijat. Sa shkojshim te dasmja, sa vishim prej kanagjegjit.<\/p>\n<p>Tani mas tre muajve qashtu, mbeta shat\u00ebzan\u00eb. U g\u00ebzun\u00eb krejt. Edhe me kalimin e koh\u00ebs qeshtu, linda vajz\u00eb. \u00c7far\u00eb g\u00ebzimi u bo se ata s\u2019kishin pas\u00eb asnji f\u00ebmi nji koh\u00eb t\u2019gjat\u00eb. \u00c7far\u00eb g\u00ebzimi, \u00e7far\u00eb dreke\u2026<\/p>\n<p>Ti merre me mend, n\u2019at\u00eb koh\u00eb me tupan m\u2019kan\u00eb ardh\u00eb te spitali, u g\u00ebzun\u00eb krejt familja. Si kah ana jon\u00eb, si kah ana e burrit. U g\u00ebzun\u00eb, por ra lufta, na prishi g\u00ebzimin, na prishi jet\u00ebn. M\u2019i prishi krejt gjanat q\u00eb i kom pas\u00eb n\u2019jet\u00eb. Ma murr\u00eb ma t\u2019dashtun q\u00eb e pata, ma murr\u00eb \u00e7ik\u00ebn q\u00eb e dashta\u2026 M\u2019i murr\u00eb tanat.<\/p>\n<p>Jemi kan\u00eb n\u2019shpi t\u2019u hang\u00ebr dark\u00eb. S\u2019kemi dit\u00eb gja ve\u00e7 kur than\u00eb, \u201cHin\u00ebn te kojshia policia. Hin\u00ebn po i marrin tre q\u00eb jan\u00eb t\u2019shkollum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>S\u2019kemi dit\u00eb gja ve\u00e7 kur jan\u00eb hi te na. E vrajt\u00ebn burrin. Tani t\u2019u e gju burrin e vrajt\u00ebn edhe \u00e7ik\u00ebn. Mu m\u2019murr\u00ebn m\u2019ngreh\u00ebn zhag p\u00ebr flok\u00ebsh\u2026 I kom pas flok\u00ebt e gjata at\u2019here. M\u2019ngreh\u00ebn, m\u2019mor\u00ebn dhe m\u2019\u00e7un\u00eb n\u2019stacion t\u2019policis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe aty ka fillu njifar \u00e7mendurie e tyne. Edhe mas nji kohe tani, u \u00e7um\u00eb, mas kat\u00ebr or\u00ebve m\u00eb l\u00ebshun\u00eb. Edhe ika, po tash kah me ja majt\u00eb, kah me shku. A e ki pa njerin si te nana q\u00eb e gjan\u00eb mir\u00eb k\u00ebrkun se gjan. Edhe fillova, ma, shkova te nana. Kur shkova krejt bijat ishin kan\u00eb aty. Tha, \u201c\u00c7ka u bo? \u00c7ka je ti k\u00ebshtu e stresume?\u201d Une njiher\u00eb nuk dojsha me kallxu \u00e7ka u bo. Tha, \u201c\u00c7ka krisi mori n\u2019mahall\u00ebn e juaj aty\u201d, qeshtu qeshtu. Thash\u00eb,\u201dHi\u00e7 kurrgjo!\u201d N\u2019at\u00eb moment m\u2019ka ra t\u2019lig\u00ebt. U \u00e7u vllavi e ma hjeki t\u2019lig\u00ebt. Une tu ju kallxu kadale, kadale, kadale (psher\u00ebtin\u00eb). E s\u2019kemi dit\u00eb gja ve\u00e7 kur jon\u00eb ardh\u00eb k\u00ebtu te vllavi. Jan\u00eb hi aty te vllavi, e na kan\u00eb marr\u00eb me bija. Nan\u00ebn e kan\u00eb rreh\u00eb. Nan\u00ebn para syve i kan\u00eb bo \u00e7\u2018mos para syve t\u2019vllavit, para syve t\u2019ton\u00eb. Na thojshin, \u201cLutko moja\u201d [Kukulla ime] \u201cKena me ia bo edhe juve qeshtu\u201d n\u2019serbisht. Na kan\u00eb ngarku n\u2019kamion edhe na kan\u00eb \u00e7u tani\u2026 na kan\u00eb bajt\u00eb, her\u00eb anej e her\u00eb knej. Me kunat\u00eb, me halla, me teze, me \u00e7ka jemi kan\u00eb aty, na kan\u00eb qit\u00eb n\u2019kamion. Edhe na kan\u00eb \u00e7ue\u2026n\u2019njifar vendi\u2026<\/p>\n<p>Na kan\u00eb marr\u00eb tani na kan\u00eb ngarku n\u2019kamion. Kishin pas\u00eb aty nji shkoll\u00eb, nji vend, ajo u duke m\u2019u kan\u00eb si shkoll\u00eb, por si stacion i policis\u00eb. Her\u00eb i thojshin k\u00ebshtu e her\u00eb ashtu. Kur na kan\u00eb marr\u00eb me rend. S\u2019di sa veta jena kan\u00eb, si sot mu kujtohet, nji kallaball\u00ebk gra. Kur na kan\u00eb marr\u00eb me rend, tap, e tap, e tap\u2026 rend. Kush nuk dojke, e merrshin thik\u00ebn e iu v\u00ebrsulshin me thik\u00eb. Krejt trupin e kam thika, krejt trupin ma q\u00eb s\u2019mujsha me i p\u00ebrballu kurrgjafit. Kur menojsha \u00e7ka kan\u00eb bo n\u2019shpi e \u00e7ka kan\u00eb bo n\u2019stacion t\u2019policis\u00eb, e kur i pajsha motrat, e kunat\u00ebn, e tezen, e \u00e7ikat e vllaznive, o thojsha, \u201cKan\u00eb me na myt\u00eb, ma mir\u00eb vraj\u00ebmni se q\u00eb po na bani qito\u201d. Aty, njani hike e tjetri dilke, njani hike e tjetri dilke\u2026qeshtu. Edhe na kan\u00eb ngarku n\u2019kamion, na kan\u00eb lidh\u00eb kamb\u00eb e dur\u00eb qashtu t\u2019p\u00ebrgjakta, se krejt trupi gjak m\u2019ka \u00e7el\u00eb. Hike ai, hike si i \u00e7mendur. Krejt, njani Jovan, i thojke tjetrit Jovan, e tjetrit Jovan\u2026<\/p>\n<p>Krejt me qat em\u00ebr t\u2019nj\u00ebjt\u00eb. Kur jemi dal\u00eb prej atyshit, na kan\u00eb lidh\u00eb kamb\u00eb edhe dur\u00eb, na kan\u00eb qit\u00eb n\u2019kamion, ka dy veta na kan\u00eb shti. Se na s\u2019pat\u00ebm ma takat\u00eb. Jena kan\u00eb pas ra n\u00eb 70 killa.<\/p>\n<p>Edhe na kan\u00eb hyp\u00eb n\u2019kamion me na \u00e7u p\u00ebr Zve\u00e7an. I thojn\u00eb njani tjetrit po thot\u00eb, \u201cKah? Kah?\u201d, po thot\u00eb, \u201cP\u00ebr Zve\u00e7an!\u201d Edhe une ve\u00e7 kom kqyr\u00eb qeshtu, e kom pa nji shishe. Qitshin uj\u00eb, qitshin raki, edhe mo tash s\u2019di \u00e7ka jon\u00eb kan\u00eb do far shprica\u2026tash une po di \u00e7ka jon kan\u00eb ato\u2026 Po at\u2019here nuk kemi dit\u00eb.<\/p>\n<p>Po, po thot\u00eb, \u201cPo ju dhajm\u00eb me ju forcu se jeni pa hang\u00ebr, pa pi\u201d na kurr\u00eb hi\u00e7, hi\u00e7, hi\u00e7. Ve\u00e7 do uj\u00eb q\u00eb na jepshin. Edhe kur e kishin bo at\u00eb pun\u00ebn e vet, na qitshin uj\u00eb n\u2019goj\u00eb q\u00eb na bike t\u2019lig\u00ebt t\u2019u na maltretu. Edhe p\u2019e nij, p\u2019i thot\u00eb, tha, \u201cN\u2019qet kamion qekaq veta\u201d, \u201cN\u2019qet kamion qekaq veta\u201d. Kur kta na i qit\u00ebn para meje, une n\u2019fund. Une isha n\u2019fund me mot\u00ebr, me kunat\u00eb, me dy \u00e7ikat e tez\u00ebs edhe kisha nji shishe qaty. Shishe gastare, e rakis\u00eb ish kan\u00eb. Thash\u00eb, \u201cQysh me ia bo me e thy qit shishe?\u201d Tha, \u201cShuj mos e rrokat, se po na bojn\u00eb apet qysh na kan\u00eb bo ma her\u00ebt!\u201d. Thash\u00eb, \u201cA e din qysh kom me rrakat, kur t\u2019ja nis\u00eb kamioni me ec\u00eb, ata s\u2019e dijn\u00eb \u00e7ka po bohet p\u00ebrmas. Un\u00eb ko me e thy qit shishe!\u201d Edhe i kom mshu me kamb\u00eb. Mshoji me kamb\u00eb, mshoji me kamb\u00eb, mshoji me kamb\u00eb, dikur zaher kur do Zoti me t\u2019nihmu, njifar stami ata nxun\u00ebn, un\u00eb i mshova shish\u00ebs shum\u00eb edhe e \u00e7ava shish\u00ebn. E kom kap\u00eb kadale, kadale me kamb\u00eb, kom afru te dora edha ia kom bo vetit ving, e ving, e ving\u2026 qe k\u00ebtu ku i kam t\u2019preme duart. Ving, e ving, e ving\u2026shenjat e duarve\u2026ia preva vetit duart. E ia preva vetit duart. E t\u2019ia prejta tanave duart, kamb\u00ebt. Kamb\u00ebt e mija i harrova! Kamb\u00ebt e mija i harrova, thash\u00eb, \u201cKceni o gra!\u201d \u201cJo s\u2019guxojna, na shohin\u201d Thash\u00eb, \u201cA po doni me kcy e para? Mu m\u2019vrafshin me automat, e n\u00ebse nuk m\u00eb vrasin, ju tani kceni mas meje\u201d. Une kom kcy prej kamionit n\u2019tok\u00eb edhe kom kqyr\u00eb a po kcejn\u00eb tjerat. Ja kom bo motr\u00ebs edhe kunat\u00ebs. Kan\u00eb kcy nja 100 metra larg, ajo 10 metra ajo\u2026 Edhe jom shku zhag. I kom kqyr\u00eb ku jan\u00eb, i lypsha ku jan\u00eb. Deri kush e din ku jom shku t\u2019u i lyp\u00eb tjerat, a ka ma tjera.<\/p>\n<p>Kur thash, \u201cHajde palohem qaty te kqyrim \u00e7ka po bohet!\u201d Ishim n\u00eb njifar katuni, s\u2019di qysh i thojshin atij katuni, rrug\u00ebs p\u00ebr Zve\u00e7an. Kur po nalem, qaty ishin kan\u00eb do vorre. Edhe shih po nal\u00ebm qaty te vorret, \u201cIshalla more Zot, Zoti na ndihmoft\u00eb.\u201d S\u2019kemi dit\u00eb gja ve\u00e7 kur o ardh\u00eb nji magjup me kerr me kali. Edhe thash\u00eb, \u201cA bon\u2026?\u201c \u201c\u00c7ka u bo k\u00ebshtu me juve? \u00c7ka keni k\u00ebshtu?\u201d Thash, \u201cNa ka gjujt\u00eb NATO.\u201d Tha, \u201cjo, NATO hala s\u2019ia ka nis\u00eb me gjujt\u00eb.\u201d Thash\u00eb, \u201cErdh\u00ebn NATO, na kan\u00eb \u00e7u na kan\u00eb pru qekah na kan\u00eb lan\u00eb\u201d. Kur ka marr\u00eb magjupi, \u201cHajdeni k\u00ebtu!\u201d, tha, \u201c\u00c7ka je ti?\u201d \u201cUn\u00eb turqelike\u201d, i folsha tani ktyne turqisht, a din, mos me e marr\u00eb vesh ai kush jena. Edhe kur kena ra na qytetit ton\u00eb jena \u00e7kep tani kush kah ka mujt\u00eb se e kena pas\u00eb nji postbllok aty, edhe jena mshef\u00eb.<\/p>\n<p>Jena shku drejt te shpija zhag. Kur jom shku ma se kom dit\u00eb vet\u00ebn ku jam, hi\u00e7, hi\u00e7, hi\u00e7. A e ki pa, kur lodhet njeri, e tani kur \u00e7\u2018lodh\u00ebsh, tani t\u2019rrokin ato simptomet. Ve\u00e7 kur e kom pa vet\u00ebn n\u2019neuropsikiatri.<\/p>\n<p>Edhe e kom pa veten qaty edhe ma s\u2019kom dit\u00eb gja as p\u00ebr vlla as p\u00ebr mot\u00ebr, as p\u00ebr kan\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Kena hjek\u00eb, kena hjek\u00eb, boll kena hjek\u00eb, tash hala me neve s\u2019u bo kurrgjo. Jo ky po thot\u00eb k\u00ebshtu, jo ai tjetri po thot\u00eb k\u00ebshtu, jo ai tjetri po thot\u00eb ashtu\u2026 Po ishalla more Zot tash e mas po bohet mir\u00eb. Une e kom than\u00eb qysh n\u2019koh\u00ebn e UNMIK-ut kur o kan\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto gra edhe k\u00ebto nana, meqen\u00ebse jeta jem ka maru\u2026 F\u00ebmi jo, kurrgjo jo, kom fol edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tyne, kom fol\u00eb edhe p\u00ebr burrat e tyne, kom fol\u00eb edhe p\u00ebr motrat e tyne edhe p\u00ebr krejt. Kom than\u00eb, \u201cIshalla more Zot vjen nji dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr neve\u201d. Por nihere, dy her\u00eb, s\u2019ka kurrgjo.<\/p>\n<p>Edhe presidentja na ka ndihmu, na ka rehabilitu. Boll q\u00eb kur e pajshim ata, kishim mbledhje ose nji di\u00e7ka, kur e pajshim ata q\u00eb na mb\u00ebshtet m\u2019u duke q\u00eb, a din se shpirti i \u00e7ik\u00ebs, shpirti burrit pushon. Thojsha, \u201cMore Zot qysh dul dikush me na mb\u00ebshtet neve\u201d.<\/p>\n<p>A e din qi n\u2019fillim une vet, n\u2019fillim kur jom dal\u00eb i kom kallxu dy \u2013 tri vetave qeshtu, qeshtu. Ma bojshin me gisht, \u201cKqyre kjo\u201d. Tash krejt na kan\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb. Krejt tu na mb\u00ebshtet\u00eb. Kom un\u00eb edhe hala-hala sene t\u2019tjera por tash m\u2019kaloi edhe epilepsia. E s`muj me i qit\u00eb krejt, krejt, krejt nuk muj se s\u2019un shkoj te shpija. Epilepsia, kamb\u00ebt, duart, n\u2019tana an\u00ebt. E tash po m\u2019duk\u00ebt q\u00eb ma mir\u00eb jena, po na p\u00ebrkrahin. Na e kena marr\u00eb vet\u00ebn pak a shum\u00eb, se nuk po shkojke jeta gjith\u00eb tu kajt\u00eb.<\/p>\n<p>Motra me vdiq prej m\u00ebrzie. Edhe ajo nj\u00ebjt\u00eb si un\u00eb. Do vjet mas lufte vdiq. Kur i kan\u00eb bo mjek\u00ebt operacion kan\u00eb than\u00eb \u201c\u00e7ka kena gjet\u00eb na n\u2019bark t\u2019sajna, n\u2019mit\u00ebr t\u2019sajna, menja s\u2019ta\u2026 \u00c7ka s\u2019kish pas\u00eb. E s`guxojshin me kallxu edhe me than\u00eb qeshtu qeshtu shkijet ja kan\u00eb bo, se at\u2019her\u00eb s\u2019bojke me fol\u00eb. Por, \u201cs\u2019pe dina prej \u00e7kafit, s\u2019e dina prej \u00e7kafit!\u201d\u2026 E ka lan\u00eb \u00e7ik\u00ebn, 12 vjet tash i ka bo \u00e7ika. Iu ka rrit\u00eb \u00e7ika duarve t\u2019huja. E qetash ishalla more Zot shteti jon\u00eb p\u2019i \u00e7el\u00eb syt\u00eb e po bon p\u00ebr k\u00ebto gra di\u00e7ka se jena lodh\u00eb ma.<\/p>\n<p>Mas lufte, mas dy vjete mas lufte, po i bjen qashtu 2002, 2003, qashtu mos t\u2019gabofsha se tash me data s\u2019jom fort, ve\u00e7 dy vjet mas luft\u00ebs, ja nisi barku, e barku po dhemb e, e dhemb. As n\u2019tok\u00eb as n\u2019qiell, \u201cO \u00e7ka u bo me mu, o \u00e7ka u bo me mu?\u201d E m\u2019\u00e7on vllavi te mjeku. Kur m\u2019\u00e7on tha, \u201cjo kjo koka katastrof\u00eb n\u2019mit\u00ebr. Po kjo paska mish t\u2019eg\u00ebr!\u201d Tha, \u201cE qysh?\u201d Tha, \u201cJa osht me barr\u00eb t\u2019vrame ja i ka ndodh di\u00e7ka katastrof\u00eb\u201d. Po ata s\u2019e dishin fort se \u00e7ka m\u2019ka ndodh\u00eb mu. Kur jom hi e kom bo operacion, pasna pas\u00eb tumor mrena n\u2019mit\u00ebr edhe do far miomash po i thojshin atyne. Edhe kur m\u2019kan\u00eb bo operacion, mas 24 or\u00ebve kur m\u2019ka dal\u00eb kllapa, e ke ardh\u00eb doktori para meje. E ka marr\u00eb nji flet\u00eb let\u00ebr, e po m\u2019vet\u00eb mu, \u201cKu je kan\u00eb?\u201d \u201c\u00c7ka u bo? Qysh\u2026?\u201d Haaj mozomakeq qysh m\u2019i kallxu ktina.<\/p>\n<p>\u201cTi ki pas dhun\u00eb katastrof\u00eb di\u00e7ka tu kan\u00eb bo ato sene. A t\u2019ka bo vakia q\u00eb je kan\u00eb shtatzane e je vra?\u201d \u201cO doktor leji k\u00ebto sene se s\u2019po du me t\u2019kallxu \u00e7ka ka ndodh. Se me t\u2019kallxu un\u00eb ty, ti \u00e7ohesh e i kallxon atij tjetrit, atij tjetrit, atij tjetrit\u201d. M\u00eb njofti doktori, ma njofti burrin edhe tha po ma merr mendja \u00e7ka paska ndodh, shkruan Kultplus.<\/p>\n<p>Jena lodh\u00eb mos vet, se qe 17 vjet a 18 vjet p\u2019i bojna. Ti merre me mend, nuk e kom dit\u00eb as dat\u00ebn as dit\u00ebn. Kur m\u2019vetke dikush dat\u00eblindjen.<\/p>\n<p>Edhe nja, m\u2019kan\u00eb marr\u00eb m\u2019kan\u00eb qit\u00eb, masi q\u00eb ma kan\u00eb vra burrin, m\u2019kan\u00eb qit\u00eb n\u00eb njifar karrike elektrike. Ma kan\u00eb hup\u00eb krejt memorjen q\u00eb e kom pas\u00eb, kujtes\u00ebn, shkoll\u00ebn, shkrimin, leximin. Un\u00eb deri qetash von\u00eb s\u2019kom dit\u00eb me e dhan\u00eb nji n\u00ebnshkrim. \u201cQysh nuk e din ti? A e din kush je kan\u00eb ti?\u201d<\/p>\n<p>Kat\u00ebr or\u00eb n\u2019polici. Njifar karrige, ma lidh\u00ebn barkun. Thojke, \u201cGjaje ku asht Adem Dema\u00e7i!\u201d \u201cPo \u00e7ka kam t\u2019boj une me Adem Dema\u00e7in, \u00e7ka kam t\u2019baj une me\u2026\u201d Thojke, \u201cA e din q\u00eb ka U\u00c7K diku?\u201d Thojsha, \u201cUne s\u2019e di, qet em\u00ebr prej juve e m\u00ebsova\u201d Edhe p\u00ebrnime nuk e kom dit\u00eb, seriozisht. Na n\u2019qytet q\u00eb jemi kan\u00eb s\u2019jemi marr\u00eb \u2026 edhe s\u2019kemi guxu na me fol\u00eb di\u00e7ka. Se e kom pas\u00eb burrin e shkollum\u00eb, vet\u00eb e shkollume, s\u2019mujshim na me u mirr\u00eb me k\u00ebto. Jo thojke U\u00c7K, jo filani jo ku. Po thojke, \u201cKush osht Mziu?\u201d Thojsha, \u201cKush osht more Mziu (zmija srb.)?\u201d edhe mziu serbisht, gjarpni. Edhe k\u00ebtu n\u2019fyt, ka nalt\u00eb, \u201cHajde kallxo kush o ky, kush o ai\u201d. Une s\u2019e dijsha asnji em\u00ebr nuk e kom dit\u00eb, seriozisht, se kush jan\u00eb, por qetash pe di. Domethan\u00eb krejt p\u00ebr Tha\u00e7in, Adem Dema\u00e7in mu m\u2019maltretojshin. Se vllaznit une i kom pas\u00eb t\u2019vog\u00ebl. Ata s\u2019e kan\u00eb dit\u00eb as \u00e7ka osht kjo e as \u00e7ka osht ajo. Sot vuajn\u00eb p\u00ebr mu thojn\u00eb, \u201cKuku \u00e7ka ka hjek\u00eb\u201d. A e dini se p\u00ebr pes\u00eb-gjasht\u00eb muaj une s\u2019e kom dit\u00eb as e kujt jam. Kur m\u2019ka pyet dikush n\u2019neuropsikiatri, \u201cE kujna je?\u201d, \u201cE kahit je?\u201d, s\u2019e kom dit\u00eb. Shtat\u00eb muaj ka zgjat\u00eb qekjo. Doktor\u00ebt ma kan\u00eb pru vet\u00ebdij\u00ebn tu m\u2019fol\u00eb, tu m\u2019dhan\u00eb terapi. Un\u00eb kom pas\u00eb terapia t\u2019forta se krejt e drogume, krejt jom kan\u00eb, n\u2019dur\u00eb, n\u2019tana an\u00ebt. Bile tash qysh m\u2019thojke doktori, \u201cIsha kan\u00eb e \u00e7\u2018pume edhe n\u2019lukth me shprica\u201d, sipas fjal\u00ebve t\u2019tyne. Po un\u00eb president\u00ebs edhe Ferides kurr\u00eb nuk ia harroj. Ma kan\u00eb gjet\u00eb vendin e pun\u00ebs, ma kan\u00eb gjet\u00eb bile me u shkollu, me dal\u00eb, me ik\u00eb, me ardh\u00eb.<\/p>\n<p>Antar\u00ebt e familj\u00ebs sot kan\u00eb dhimt\u00eb p\u00ebr mu, sot kan\u00eb dhimt\u00eb p\u00ebr mue. E din\u00eb cka me ka ndodh\u00eb. Jo ve\u00e7 antar\u00ebt e familj\u00ebs, por edhe kojshia, rrethi, mu m\u2019respektojn\u00eb, mu n\u2019nerojn\u00eb. Nuk e kan\u00eb dit\u00eb bash fell, fell qysh o kan\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u2019burrit q\u00eb ma kan\u00eb vra burrin edhe \u00e7ik\u00ebn, edhe sot e at\u00eb dit\u00eb un\u00eb jom met\u00eb pa f\u00ebmi, e jom met\u00eb pa k\u00ebrkan hi\u00e7, ata m\u2019mb\u00ebshtetin. Ata nuk e kan\u00eb dit\u00eb p\u00ebr shembull n\u2019biografin\u00eb teme \u00e7ka ka ndodh\u00eb, qysh o kan\u00eb, \u00e7ka o kan\u00eb. Tek qetash m\u2019kan\u00eb pa anej e knej, tek qetash po thojn\u00eb, \u201cTi e ki edhe nji histori t\u2019msheft\u00eb\u201d. Po k\u00ebta, a din qysh, na deri t\u2019jemi ardh\u00eb qetu s\u2019kemi guxu me fol\u00eb k\u00ebrkun. Po k\u00ebtu na kan\u00eb than\u00eb se jesin mshefta, nuk t\u2019p\u00ebrmendin, nuk asishne edhe e kemi pas\u00eb besimin edhe na kan\u00eb dhan\u00eb besimin edhe jemi shpreh\u00eb. Kemi marr\u00eb terapi, e kemi bo neja, kemi kesh\u00eb, kemi fol\u00eb.<\/p>\n<p>A e dini q\u00eb un\u00eb kur jom ardh\u00eb k\u00ebtu, m\u2019u dukshin qata lisa qatje q\u00eb jan\u00eb ushtar\u00eb. I thojsha kunat\u00ebs, \u201cO Zot hek\u00ebm prej ktushit dej t\u2019hiq\u00ebn ushtar\u00ebt!\u201d \u201cJo mori ushtar\u00eb, \u00e7ka je t\u2019u than\u00eb? Polic\u00eb, jo!\u201d Thojsha, \u201cQeta polic\u00eb\u201d \u201cJooo!\u201d<\/p>\n<p>A besoni q\u00eb t\u2019u i kqyr\u00eb ia ngjitsha edhe kapel\u00ebn, ashtu i fokusojsha. Isha t\u2019u dal\u00eb me k\u00ebto shoqet. \u201cS\u2019po dal prej ktyshit me ata\u201d \u201cPse?\u201d Thojsha, \u201cKqyri ku jan\u00eb ata.\u201d Lisat m\u2019u dukshin q\u00eb jan\u00eb ata. Kemi dal\u00eb, i kemi prek\u00eb, \u201cQe kurgjo, lis osht ky\u201d. P\u00ebrnjiher\u00eb tani m\u2019ka rrok\u00eb ajo kriza, ajo m\u00ebrzija, ajo nervoza. \u00c7ohna nat\u00ebn e ve\u00e7 sillna n\u00ebp\u00ebr sob\u00eb. M\u00eb se shumti m\u2019rrok\u00eb dit\u00eblindjen kur e ka \u00e7ika\u2026 (qan). E lypi n\u00ebp\u00ebr sob\u00eb\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb shpis\u00eb ia nisin me m\u2019fol. M\u00eb thon\u00eb q\u00eb nuk jam as e mrama as e para. Kujtoje at\u00eb nan\u00ebn n\u2019Gjakov\u00eb, kujtoje nan\u00ebn gjakovare q\u00eb sa i ka pas\u00eb e o met\u00eb vetun. Ti te qajo duhesh me i \u00e7u mend q\u00eb, a po e sheh edhe ajo mend osht. Po ti duhesh me dal\u00eb, e me shku, e me ardh\u00eb e k\u00ebnaqu me to, ti k\u00ebnaqu me neve. Na jena nji familje, hala nuk e kena l\u00ebshu qysh jena kan\u00eb p\u00ebrpara. P\u00ebr shembull vllavi jem kurr\u00eb djalin e vet\u00eb se qet n\u2019preh\u00ebn pa ardh\u00eb te une.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pi thot\u00eb vllau nan\u00ebs. \u201dDu me e nda grun\u00eb!\u201d Tha, \u201cJo, jo! E \u00e7ka po kallxon se \u00e7ka t\u2019kan\u00eb bo n\u2019burg t\u2019Sf\u00ebrkovnic\u00ebs ty? E \u00e7ka na ki kallxu ti neve? Kur je ardh a e din qysh je kan\u00eb p\u00ebrmbrapa? Prej zorr\u00ebs t\u2019trash\u00eb q\u00eb t\u2019kan\u00eb dhunu shkijet?\u201d, vllavit tem i tha nana.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ktyne, edhe k\u00ebto me zor.\u201d<\/p>\n<p>Tha vllau \u201cNuk po muj ma nan\u00eb mu p\u00ebrmbajt\u00eb kur po m\u2019bjen n\u2019men se ma ka pas\u00eb shkavi gruan. Un\u00eb nuk po muj me e p\u00ebrballu\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDjali jem, duhet me e p\u00ebrballu! Kqyri motrat edhe grun\u00eb. E me ta kallxu edhe nji pun\u00eb!\u201d Tha, \u201c\u00c7ka?\u201d Tha, \u201cS\u2019ta kallxoj kurr\u00eb p\u00ebr jet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>At\u2019her\u00eb v\u00ebllau e kuptoi q\u00eb edhe nana u kan\u00eb e dhunume. Edhe u \u00e7u, ia nisi po kan\u00eb e na kapi tanave n\u2019gryk\u00eb. E tha nana, \u201cnuk bon! Qysh t\u2019u kish duk\u00eb ty me ta lan\u00eb motr\u00ebn burri\u201d.<\/p>\n<p>Tani burri i k\u00ebsaj motr\u00ebs tjet\u00ebr e la motr\u00ebn mas do kohe. Kat\u00ebr f\u00ebmi, e sot e asaj dite so k\u00ebrkun (qan).<\/p>\n<p>\u00c7ka na kan\u00eb bo ata neve edhe ishalla Zoti ia u kthen atyne. Edhe, para do dite hypa n\u2019autobus me shku me nj\u00eb qytet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe pe shoh nji serbe, u ungj\u00eb aty, e kish vesh\u00eb uniform\u00ebn e policis\u00eb t\u2019Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe thash\u00eb, \u201cO more Zot, ama Zot forc\u00ebn e mos te boj qetu hallakam\u00eb\u201d. Tu ra shahadet, e tu ra shahadet, ma hjeki Zoti, e ma kujtoj. Thash\u00eb, \u201cKqyre kjo, na kan\u00eb pre, na kan\u00eb gri. \u00c7ikat tona jesin me shkoll\u00eb, pa pun\u00eb, pa kurrgjo.\u201d Ajo folke sa mujke serbisht. Mu ka sjell\u00eb njihere n\u2019mend. Nji gru e ka hetu, \u201cZoj\u00eb a po t\u2019vjen munim a?\u201d Thash\u00eb, \u201cPo valla!\u201d \u201cA t\u2019i thom shoferit ta \u00e7el\u00eb dritaren?\u201d \u201cJo!\u201d, thash\u00eb, \u201cThuj shoferit, nale krejt\u201d, se thash\u00eb mo s\u2019po muj pa fol\u00eb k\u00ebshtu ma mir\u00eb po zhdrypi. Qe zhdrypa menjihere por m\u2019diktoi ajo q\u00eb di\u00e7ka pata un\u00eb. E qeshtu, u nal ajo gru me mu, q\u00eb sot me e pa, nuk e njoh, ajo tjetra q\u00eb tha \u201cTa \u00e7eli dritaren se s\u2019je mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>U nal me mu, \u201cHajde hypim n\u2019tjetrin e shkojna dyjat bashk\u00eb se ti nuk je mir\u00eb. A je bo operacion a \u00e7ka ki?\u201d Thash\u00eb, \u201cPo, nuk jam mir\u00eb\u201d \u201cMore a je shtat\u00ebzane?\u201d Thash\u00eb, \u201cQashtu di\u00e7ka\u201d, se si e fryt\u00eb pak. Tha, \u201cJo valla ko me nejt me ty se\u2026 \u00c7ka pate allahile \u00e7ka pate?\u201d Thash\u00eb, \u201cKurgjo!\u201d Tha,\u201dVallahi pate, qajo gruja q\u00eb folke serbisht, qajo policja, ty t\u2019vrajti di\u00e7ka\u201d \u201cEh mori bij\u00eb me t\u2019kallxu di\u00e7ka\u201d Tha, \u201c\u00c7ka?\u201d Thash\u00eb, \u201cGuh\u00ebn e tyne hi\u00e7 sun po bohna me ta\u201d Tha, \u201cPse?\u201d Thash\u00eb, \u201cMa kan\u00eb vra burrin e \u00e7ik\u00ebn para syve, ma kurr\u00eb n\u2019jet\u00eb s\u2019ia u fali, kurr\u00eb. Ve\u00e7 ku t\u2019jom kom me kallxu e kom me fol\u00eb e kom me ju than\u00eb edhe tjera grave \u00e7unu e folni p\u00ebr veti se \u00e7ka na kan\u00eb bo ata neve\u201d. Po edhe \u00e7udi e madhe \u00ebsht\u00eb q\u00eb mas sa vjetve asnja mos me u nxan\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe menjiher\u00eb mas lufte, menjiher\u00eb, n\u2019koh\u00ebn e UNMIK-ut m\u2019kapi \u00e7ka, \u00e7ka, qysh, i kom kallxu k\u00ebshtu-k\u00ebshtu krejt i kom kallxu, krejt, jo ve\u00e7 p\u00ebr veti por p\u00ebr tetanat \u00e7ka ju ka ndodh\u00eb. Deri von\u00eb, a din, se tash m\u2019u kan\u00eb hup\u00eb edhe ftyrat se gjinja kan\u00eb ndryshu. Jon kan\u00eb ma t\u2019reja e tash t\u2019moshume. E tash ve\u00e7 kur po m\u2019lajmrohen vet\u00eb k\u00ebshtu shoq mas shoqi. E qeshtu\u2026<\/p>\n<p>Me grat\u00eb tjera q\u00eb na ka ndodh bashk\u00eb shpesh e diskutojna. Edhe kur e diskutojm\u00eb, e hjekim f\u00ebmin\u00eb prej atyshit, mos me e marr\u00eb vesh f\u00ebmija. Qeshtu, qeshtu.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb her\u00eb kom tentu me e myt\u00eb vet\u00ebn. A e din qysh i kallxojke Zoti nan\u00ebs?! Vijke, \u201cA je k\u00ebtu?\u201d \u201cPo!\u201d \u201cMa her\u00ebt ku ke, a ke te bunari?\u201d Dhjet\u00eb her\u00eb jom munu me ra n\u2019bunar, por Zoti i ka kallxu nan\u00ebs tem. \u201cMos ke ti te bunari ma her\u00ebt?\u201d \u201cJo!\u201d. A shkojsha te bunari me ra, thojsha se \u00e7ka mu m\u2019vyn jeta me jetu. Kur e nisha zanin e nan\u00ebs u kthejsha, \u201cO \u00e7ka s\u2019je ti\u201d U \u00e7u vllavi, e msheli at\u00eb bunar. Dilsha nat\u00ebn e kajsha t\u00eb bunari. Pikshin lot\u00ebt atje posht\u00eb. Thojsha po e laj bunarin me lot\u00eb e neser kom me ardh\u00eb m\u2019u gjujt\u00eb n\u2019bunar. Po zani i nan\u00ebs m\u2019nalke.<\/p>\n<p>Tani ia nis\u00ebn me m\u2019kontrollu. S\u2019di sa m\u2019kan\u00eb lidh\u00eb mos m\u2019u \u00e7u nat\u00ebn, mos me dal\u00eb nat\u00ebn. Une ve\u00e7 u \u00e7ojsha, e kqyrsha vet\u00ebn, \u201cKush m\u2019ka lidh\u00eb!\u201d\u2026<\/p>\n<p>E tash po m\u2019dhim\u00ebn, \u00e7ikat e motr\u00ebs e t\u2019vllaznive. Kur e shoh gjenerat\u00ebn e \u00e7ik\u00ebs. Tash e t\u2019ish kan\u00eb, kish nejt\u00eb me mue kish\u2026 Po \u00e7ka me bo. Nji gru ma bojke, \u201cZoti ka than\u00eb qashtu\u201d Thash\u00eb, \u201cNuk ka than\u00eb Zoti po shkavi ka than\u00eb. Se Zoti ma ka fal\u00eb me jetu me ta, e shkavi ma ka marr\u00eb\u201d\u2026 Apet jeta po dufke mu vazhdu qeshtu.<\/p>\n<p>Duhet krejt me dal\u00eb me fol\u00eb me e ngrit\u00eb zanin p\u00ebr vet\u00ebveten. Qysh na qe 16 vjet tu ju than\u00eb, \u201cDilni folni, dilni folni, p\u00ebr jet\u00ebn e juj\u00eb, p\u00ebr senin q\u00eb ja kan\u00eb bo! Pse me ua lan\u00eb atyne\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta i prishi krejt. Ky rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga libri \u201cUn\u00eb dua t\u00eb d\u00ebgjohem: Lib\u00ebr kujtimi me rr\u00ebfimet e grave t\u00eb mbijetuara t\u00eb tortur\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Ajo kishte jet\u00eb t\u00eb lumtur. Ishte martuar me dashuri. Kishin dhe nj\u00eb vajz\u00eb. Gjith\u00e7ka ishte perfekte deri n\u00eb dit\u00ebn kur hyn\u00eb ata. At\u00eb dit\u00eb do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":43265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43264","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43264\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}