{"id":441946,"date":"2021-06-02T13:50:18","date_gmt":"2021-06-02T11:50:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=441946"},"modified":"2021-06-02T13:50:18","modified_gmt":"2021-06-02T11:50:18","slug":"rriten-cmimet-ulen-pagat-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rriten-cmimet-ulen-pagat-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Rriten \u00e7mimet, ulen pagat n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjat\u00eb vitit 2020 n\u00eb Kosov\u00eb, i cili tashm\u00eb njihet si viti i pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, \u00e7mimet e konsumit u rrit\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn prej 0.2 p\u00ebr qind krahasuar me vitin paraprak. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ofron Indeksi i harmonizuar i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit, i publikuar nga Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ibish Asllani, shef i Divizionit t\u00eb statistikave t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb Agjencin\u00eb e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e lir\u00eb, se \u00e7mimet e konsumit n\u00eb periudha t\u00eb shkurta kohore gjat\u00eb vitit 2020, kan\u00eb sh\u00ebnuar ndryshime n\u00eb ngritje dhe zbritje t\u00eb tyre, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ato jan\u00eb ngritur p\u00ebr 0.2 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ngritje t\u00eb \u00e7mimeve, sipas Asllanit, jan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebr produktet bazike ushqimore.<\/p>\n<p>\u201cNgritjet e k\u00ebtyre \u00e7mimeve kan\u00eb qen\u00eb kryesisht te buka dhe drith\u00ebrat, rreth 2.3 p\u00ebr qind dhe e kam fjal\u00ebn p\u00ebr indeksin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit. Pastaj te mishi ka pasur nj\u00eb ngritje prej 1.8 p\u00ebr qind, qum\u00ebshti, djathi dhe vez\u00ebt kan\u00eb pasur ngritje 1.8 p\u00ebr qind, pem\u00ebt kan\u00eb pasur ngritje t\u00eb \u00e7mimit prej 5.0 p\u00ebr qind, kafja, \u00e7aji dhe kakao kan\u00eb pasur ngritje t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr 5.4 p\u00ebr qind, uji, pijet joalkoolike, l\u00ebngjet nga pem\u00ebt dhe perimet 1.7 p\u00ebr qind\u201d, tha Asllani.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ngritje t\u00eb \u00e7mimeve prej 3.4 p\u00ebr qind kan\u00eb sh\u00ebnuar sheqeri dhe \u00ebmb\u00eblsirat, nd\u00ebrkaq duhani 1.3 p\u00ebr qind. Rritje t\u00eb \u00e7mimeve prej 4.4 p\u00ebr qind kan\u00eb sh\u00ebnuar produktet mjek\u00ebsore, aparaturat dhe pajisjet, nd\u00ebrkaq sh\u00ebrbimet telefonike dhe t\u00eb telefaksit p\u00ebr 2.2 p\u00ebr qind. Sh\u00ebrbime hoteliere kan\u00eb sh\u00ebnuar ngritje prej 2.3 p\u00ebr qind, sigurimet 15.7, pajisjet sht\u00ebpiake 1.0 p\u00ebr qind, sh\u00ebrbimet ambulatore 5.8 p\u00ebr qind e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por, sipas Asllanit, gjat\u00eb vitit 2020 jan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb perimeve p\u00ebr minus 5.5 p\u00ebr qind, si dhe r\u00ebnie t\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb cilat jan\u00eb shprehur te p\u00ebrdorimi i pajisjeve p\u00ebr transportin personal p\u00ebr minus 12.0 p\u00ebr qind. N\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7mimeve ka ndikuar r\u00ebnia e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe benzin\u00ebs. R\u00ebnie t\u00eb \u00e7mimeve ka pasur edhe te veshjet p\u00ebr minus 1.2 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p><strong>Qytetar\u00ebt: Ngritja e \u00e7mimeve ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar mir\u00ebqenien<\/strong><\/p>\n<p>Disa qytetar\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb thon\u00eb se ngritja e \u00e7mimeve p\u00ebr produktet ushqimore, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, fillimisht ishte e pahetueshme, por m\u00eb pas ato u b\u00ebn\u00eb t\u00eb dukshme. Sipas tyre, rritja e \u00e7mimeve ka vazhduar edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Ismet Demiri nga Prishtina, i pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin privat, thot\u00eb q\u00eb pandemia ndikoi q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor t\u00eb mbeteshin pa pun\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rritja e \u00e7mimeve p\u00ebr produktet bazike ushqimore ishte barr\u00eb e shtuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb ngritur \u00e7mimet e produkteve ushqimore, sidomos produkteve nga bujq\u00ebsia dhe vaji. Me k\u00ebto ngritje \u00e7mimesh po d\u00ebmtohet \u00e7do familje, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e vendit ton\u00eb\u201d, tha Demiri.<\/p>\n<p>Hamide Mustafa thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb amvise dhe familja e saj jeton nga ndihma sociale q\u00eb i ofron shteti. Gjendjen financiare t\u00eb familjes s\u00eb saj, si\u00e7 thot\u00eb ajo, e ka r\u00ebnduar ngritja e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve ushqimore.<\/p>\n<p>\u201cSidomos n\u00ebp\u00ebr markete ushqimi dhe pijet, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb kryesoret. Burri \u00ebsht\u00eb i papun\u00eb dhe vet\u00ebm ndihma sociale nuk na mjaftonte\u201d, theksoi Mustafa.<\/p>\n<p>Mensur Krasniqi, avokat nga Prishtina, thot\u00eb q\u00eb shporta mujore gjat\u00eb vitit 2020 ka dalluar nga nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt. \u00c7mimet e ngritura p\u00ebr produktet bazike, sipas tij, kan\u00eb goditur t\u00eb gjith\u00eb e sidomos ata t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin privat, si dhe ata q\u00eb kan\u00eb mbetur pa pun\u00eb si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSidomos n\u00eb pjes\u00eb e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2020 kan\u00eb ndryshuar \u00e7mimet, sidomos vaji, sheqeri, mishi, pra k\u00ebto produktet bazike q\u00eb konsumojn\u00eb familjet. Secila pore e shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur prej pandemis\u00eb, por sidomos sektori privat (t\u00eb pun\u00ebsuarit) \u00ebsht\u00eb goditur m\u00eb s\u00eb shumti. Kjo ka ndikuar q\u00eb t\u00eb bie fuqia bler\u00ebse dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, rritja e \u00e7mimeve sigurisht q\u00eb ka v\u00ebshtir\u00ebsuar mir\u00ebqenien si dhe ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjendjen ekonomike t\u00eb familjeve\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n<p><strong>R\u00ebnie e pag\u00ebs mesatare<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb vitit 2020, paga mesatare ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie. Pagat q\u00eb merren nga buxheti i Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb l\u00ebvizur, por n\u00eb sektorin privat ato kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie dhe marr\u00eb parasysh q\u00eb sektori privat p\u00ebrfshin shumic\u00ebn e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb vend, kjo ka ndikuar n\u00eb r\u00ebnien e nivelit t\u00eb pagave mesatare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, pagat mesatare bruto n\u00eb Kosov\u00eb ishin 466 euro, derisa n\u00eb vitin 2019 ishin 477 euro. Pra, kishte nj\u00eb r\u00ebnie prej 11 eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, n\u00eb vitin 2020 ishte 416 euro, krahasuar me vitin 2019 e cila ishte 430 euro. Pra, nj\u00eb r\u00ebnie prej 14 eurosh.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkohet rritje e pagave p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Paga mesatare bruto n\u00eb sektorin privat, n\u00eb vitin 2020 ishte 380 euro, derisa n\u00eb vitin 2019 ishte 411 euro. Pra, kishte nj\u00eb r\u00ebnie prej 31 eurosh. Nd\u00ebrsa, paga mesatare neto p\u00ebr vitin 2020 ishte 342 euro, krahasuar me vitin 2019 q\u00eb ishte 372 euro. Pra, ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie prej 30 eurosh.<\/p>\n<p>Ibish Asllani thot\u00eb se p\u00ebrllogaritja e Indeksit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb konsumit. Indeksi i konsumit, sipas tij, ka 12 grupe dhe 88 n\u00ebngrupe, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb klasifikimit t\u00eb konsumit individual.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr ushqim shpenzohen 47 p\u00ebr qind e pagave<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb statistikat e regjistruara p\u00ebr vitin 2020, sipas Asllanit, nga t\u00eb ardhurat q\u00eb ka nj\u00eb ekonomi familjare, 47 p\u00ebr qind e tyre shpenzohen vet\u00ebm p\u00ebr grupin e ushqimit. Kjo norm\u00eb e lart\u00eb e shpenzimeve p\u00ebr grupin e ushqimit, sipas tij, ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb standardin e jetes\u00ebs t\u00eb ekonomive familjare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb ndikon, kur 47 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb ardhurave i merr vet\u00ebm nj\u00eb grup, pra grupi i ushqimit. Tash mbesin edhe 11 grupe. Konsumi \u00ebsht\u00eb fush\u00eb e gjer\u00eb, por faktikisht gati se gjysma e t\u00eb ardhurave shkojn\u00eb p\u00ebr grupin e ushqimeve dhe gjysma tjet\u00ebr mbetet p\u00ebr mbulimin e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb zhvillimit t\u00eb jetes\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mirave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ekonomis\u00eb familjare\u201d, theksoi Asllani.<\/p>\n<p><strong>Ka\u00e7aniku: Konsumatori i varf\u00ebruar, pasqyr\u00eb e shtetit t\u00eb varf\u00ebruar<\/strong><\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i organizat\u00ebs joqeveritare \u201cKonsumatori\u201d, Selatin Ka\u00e7aniku tha se zhvillimet n\u00eb vitin e kaluar e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve konsumator\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ndikimi i pandemis\u00eb COVID-19, ka rezultuar me humbje t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektorin privat, me ulje t\u00eb pagave dhe me ngritje t\u00eb \u00e7mimeve. Por, sipas tij, ngritja e \u00e7mimeve m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb rezultat i menaxhimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe pa eksperienc\u00eb t\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb tregut dhe t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, duke pasur parasysh edhe faktin q\u00eb disa individ\u00eb dhe familje i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deri n\u00eb 4 mij\u00eb euro p\u00ebr sh\u00ebrim nga COVID-i, pa ndihm\u00ebn e p\u00ebrkrahjen e askujt, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi q\u00eb 30 p\u00ebr qind t\u00eb qytetar\u00ebve konsumator\u00eb dhe taksapagues q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri dhe nj\u00eb e treta e k\u00ebsaj p\u00ebrqindje jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb skajshme, jan\u00eb t\u00eb falimentuar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim, nj\u00eb ogur i zi p\u00ebr qeverin\u00eb, e cila duhet gjithsesi t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masat, sepse qytetari konsumator dhe taksapagues i varf\u00ebruar, prezanton dhe shp\u00ebrfaq dhe identifikon shtetin e varf\u00ebruar\u201d, theksoi Ka\u00e7aniku.<\/p>\n<p>Ai shtoi se edhe gjat\u00eb vitit 2021, \u00e7mimet kan\u00eb sh\u00ebnuar l\u00ebvizje dhe ngritje, duke e r\u00ebnduar edhe m\u00eb tej gjendjen e konsumator\u00ebve dhe t\u00eb ekonomive familjare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb vitit 2020 n\u00eb Kosov\u00eb, i cili tashm\u00eb njihet si viti i pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, \u00e7mimet e konsumit u rrit\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn prej 0.2 p\u00ebr qind krahasuar me vitin paraprak. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ofron Indeksi i harmonizuar i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit, i publikuar nga Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs. Ibish Asllani, shef [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":441952,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140,21],"tags":[],"class_list":["post-441946","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/441946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=441946"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/441946\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/441952"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=441946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=441946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=441946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}