{"id":443996,"date":"2021-06-05T09:55:36","date_gmt":"2021-06-05T07:55:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=443996"},"modified":"2021-06-05T09:55:36","modified_gmt":"2021-06-05T07:55:36","slug":"ne-pritje-te-mergimtareve-per-ringjallje-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/ne-pritje-te-mergimtareve-per-ringjallje-ekonomike\/","title":{"rendered":"N\u00eb pritje t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve p\u00ebr ringjallje ekonomike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Besa Ismaili nga Fusha Kosova, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb stabilizimit t\u00eb situat\u00ebs pas pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga koronavirusi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb m\u00eb t\u00eb re p\u00ebr familjen e saj. Besa, vetur\u00ebn thot\u00eb se do ta blej\u00eb m\u00eb parat\u00eb e kursyera gjat\u00eb koh\u00ebs se pandemis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>\u201cSituata ka qen\u00eb e paqart\u00eb, ne si familje shum\u00eb pak kemi dal\u00eb p\u00ebr sh\u00ebtitje, kemi kursyer n\u00eb maksimum, pasi nuk kishim informata se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb. Vitin e kaluar, kam pasur plan t\u00eb shkoj p\u00ebr vizit\u00eb te v\u00ebllai, q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Gjermani. Edhe k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb e kemi anuluar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kemi kursyer para dhe tashm\u00eb besoj se mund t\u00eb blej nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb re\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Besa Ismaili.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore dhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kan\u00eb parashikuar nj\u00eb rritje ekonomike n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, pas r\u00ebnies s\u00eb rasteve me COVID-19 si dhe pas rritjes s\u00eb numrin t\u00eb t\u00eb vaksinuarve. Sipas k\u00ebtyre dy organizatave financiare, kjo kryesisht do t\u00eb vjen kur njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb kursyer gjat\u00eb pandemis\u00eb, pritet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shpenzime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><strong>Borxhi publik \u2013 mund\u00ebsi p\u00ebr shp\u00ebtimin e ekonomis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Bes\u00ebs, edhe pronari i nj\u00eb biznesi n\u00eb Prishtin\u00eb, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i g\u00ebzuar me fillimin e vaksinimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, kund\u00ebr COVID-19, pasi sipas tij, imunizimi i mas\u00ebs do t\u00eb ringjall\u00eb biznesin e tij. Blerim Shkodra, pronar i nj\u00eb agjencie p\u00ebr marrjen e veturave me qira, shprehet se gjat\u00eb vitit 2020, ka pasur qarkullim financiar shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ai shpreson se gjat\u00eb k\u00ebtij viti do rritet aktiviteti biznesor, pasi ai pret ardhjen e diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPara pandemis\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb 20 vetura brenda dit\u00ebs me qira, n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb, asnj\u00eb. Kjo pasi 99 p\u00ebr qind e biznesit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb i varur nga diaspora. Bazuar n\u00eb l\u00ebvizjet q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb pozitive, sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb rasteve t\u00eb t\u00eb infektuarve dhe vaksinimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian, ku \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar m\u00ebrgata jon\u00eb, besojm\u00eb se do thyejm\u00eb \u00e7do rekord\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Imunizimi i popullat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ka nisur n\u00eb muajin mars t\u00eb k\u00ebtij viti, kurse deri m\u00eb tani jan\u00eb vaksinuar mbi 72 mij\u00eb qytetar\u00eb. Qeveria e Kosov\u00ebs synon q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, t\u00eb vaksinoj\u00eb 60 p\u00ebr qind t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Rukiqi: M\u00ebrgata pritet t\u00eb rikuperoj\u00eb d\u00ebmet ekonomike<\/strong><\/p>\n<p>Edhe Berat Rukiqi, kryetar n\u00eb Od\u00ebn Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, shpreson se gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, do ket\u00eb rikuperim t\u00eb pasojave ekonomike t\u00eb shkaktuara nga pandemia. Kjo sipas tij, do t\u00eb ndodh\u00eb me rritjen e konsumit dhe me ardhjen e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cRritje t\u00eb konsumit pritet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb sektorin e arg\u00ebtimit, artikujt bazik\u00eb, por edhe te sektori i patundshm\u00ebrive\u201d, shprehet Rukiqi.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs Qendrore, ekonomia e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2020 sh\u00ebnoi r\u00ebnie deri n\u00eb 4 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Kurse, Banka Bot\u00ebrore n\u00eb raportin e publikuar n\u00eb muajin prill, vler\u00ebson se pas nj\u00eb recesioni historik, pritet rim\u00ebk\u00ebmbje graduale ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, thuhet se rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb jet\u00eb graduale dhe aktiviteti real do t\u00eb arrij\u00eb nivelet para-pandemike vet\u00ebm m\u00eb 2022. Rim\u00ebk\u00ebmbja do t\u00eb udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb rritje e eksporteve dhe e konsumit.<\/p>\n<p><strong>Ymeri: Rritja e optimizmit, rrit edhe konsumin<\/strong><\/p>\n<p>Me vaksinimin e qytetar\u00ebve, si\u00e7 po ndodh edhe n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, ka nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ringjallje ekonomike, thot\u00eb Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv n\u00eb Institutin p\u00ebr Politika Sociale \u201cMusine Kokalari\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Ymeri vler\u00ebson se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, do t\u00eb rritet optimizmi i qytetar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb normalitet t\u00eb ri, rrjedhimisht edhe rritje t\u00eb konsumit.<\/p>\n<p>\u201cOptimizmi i tyre p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb mira do t\u00eb rritet dhe kur rritet optimizmi, natyrisht se do rritet edhe aktiviteti ekonomik. Sepse, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb dhe krizave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jo vet\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsore, tendenca e njer\u00ebzve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kursejn\u00eb, sepse nuk dihet se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb. Kurse tash, kur rritet optimizmi dhe parashikueshm\u00ebria e asaj se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb, njer\u00ebzit b\u00ebhen m\u00eb dor\u00eblir\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>Vlera e kursimeve t\u00eb qytetar\u00ebve 4.4 miliard\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p>Se qytetar\u00ebt kan\u00eb kursyer gjat\u00eb koh\u00ebs se pandemis\u00eb, tregojn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs, vlerat e depozitave t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb muajin mars t\u00eb k\u00ebtij viti, kan\u00eb arritur n\u00eb 4.4 miliard\u00eb euro, deri sa kjo vler\u00eb n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 2019, ka qen\u00eb 3.3 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kursimeve t\u00eb qytetar\u00ebve, Ymeri thekson se edhe ardhja e qytetar\u00ebve nga diaspora n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rritjen ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu e kemi edhe nj\u00eb faktor shtes\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ardhja e m\u00ebrgat\u00ebs, duke pasur parasysh q\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nuk kan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, sivjet besoj se do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh dhe besoj se kjo do t\u00eb ket\u00eb ndikim jasht\u00ebzakonisht pozitiv n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit\u201d, thekson Ymeri.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar p\u00ebr shkak t\u00eb masave kufizuese, si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian, numri i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vizituar Kosov\u00ebn, ka qen\u00eb simbolik. Megjithat\u00eb, remitencat nuk kan\u00eb munguar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, vlera e p\u00ebrgjithshme e parave t\u00eb qytetar\u00ebve me prejardhje nga Kosova, q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb jasht\u00eb vendit, n\u00eb vitin 2019 ka qen\u00eb 851 milion\u00eb euro, shif\u00ebr kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur vitin e kaluar n\u00eb rreth 980 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, vlera e remitencave ka arritur n\u00eb 242 milion\u00eb euro. P\u00ebrve\u00e7 remitencave, qytetar\u00ebt me prejardhje nga Kosova, shpenzojn\u00eb miliona euro gjat\u00eb vizitave q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besa Ismaili nga Fusha Kosova, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb stabilizimit t\u00eb situat\u00ebs pas pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga koronavirusi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb m\u00eb t\u00eb re p\u00ebr familjen e saj. Besa, vetur\u00ebn thot\u00eb se do ta blej\u00eb m\u00eb parat\u00eb e kursyera gjat\u00eb koh\u00ebs se pandemis\u00eb. \u201cSituata ka qen\u00eb e paqart\u00eb, ne si familje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":357094,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-443996","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/443996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=443996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/443996\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/357094"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=443996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=443996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=443996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}