{"id":448479,"date":"2021-06-11T16:33:43","date_gmt":"2021-06-11T14:33:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=448479"},"modified":"2021-06-11T18:37:56","modified_gmt":"2021-06-11T16:37:56","slug":"per-13-vjet-telekomi-nderroi-14-kryeshefa-ekzekutive-115-miliona-euro-humbje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/per-13-vjet-telekomi-nderroi-14-kryeshefa-ekzekutive-115-miliona-euro-humbje\/","title":{"rendered":"P\u00ebr 13 vjet, Telekomi nd\u00ebrroi 14 kryeshefa ekzekutiv\u00eb &#8211; 115 miliona euro humbje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Telekomi i Kosov\u00ebs brenda 13 vjet\u00ebsh ka nd\u00ebrruar 14 kryeshefa ekzekutiv\u00eb. Nd\u00ebrrimi i shpesht\u00eb i tyre thuhet se i ka pamund\u00ebsuar k\u00ebsaj kompanie t\u00eb zhvillohet dhe t\u00eb tejkaloj\u00eb problemet financiare q\u00eb ka tash e disa vite.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Disa nga pun\u00ebt e k\u00ebtyre udh\u00ebheq\u00ebsve kan\u00eb qen\u00eb zhvillimi strategjik i kompanis\u00eb, zbatimi i planeve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e performanc\u00ebs financiare si dhe arritja e rezultatit pozitiv financiar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jav\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebhequr nga pozita e kryeshefit t\u00eb Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs, Zeqir Kiqina. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, bordi i drejtor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj kompanie ka em\u00ebruar si ushtrues detyre, Burbuqe Han\u00ebn.<\/p>\n<p>Lamih Balaj, kryetar i Federat\u00ebs Sindikale t\u00eb Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ndryshimet e shpeshta q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Telekomin e Kosov\u00ebs, por edhe k\u00ebrc\u00ebnimet e vazhdueshme p\u00ebr falimentim, kan\u00eb penguar operimin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFaza m\u00eb e keqe e Telekomit ka qen\u00eb kur ministra e kryeministra kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Telekomi po falimenton dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e kan\u00eb d\u00ebrguar drejt humner\u00ebs. Telekomi nuk mund t\u00eb falimentoj\u00eb n\u00ebse menaxhohet mir\u00eb, n\u00ebse ka bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb dhe n\u00ebse p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e merr qeveria. N\u00ebse \u2018dora e keqe\u2019 largohet nga Telekomi, kjo kompani brenda nj\u00eb viti del nga kriza dhe brenda nj\u00eb viti e gjysm\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb jap\u00eb edhe dividend\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Dividendi \u00ebsht\u00eb fitimi i kompanis\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i dor\u00ebzohet pronarit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga viti 2008 deri n\u00eb vitin 2015, Telekomi i ka paguar Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs mbi 250 milion\u00eb euro dividend\u00eb. K\u00ebto mjete, Qeveria e Kosov\u00ebs i ka marr\u00eb nga Telekomi i Kosov\u00ebs deri n\u00eb vitin 2015, kur edhe ka filluar kriza financiare n\u00eb Telekom.<\/p>\n<p>Telekomi i Kosov\u00ebs, dikur kompania m\u00eb fitimprur\u00ebse n\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar financiare si pasoj\u00eb e kontratave t\u00eb d\u00ebmshme, vendimmarrjes s\u00eb gabuar, munges\u00ebs s\u00eb investimeve, nd\u00ebrhyrjes s\u00eb politik\u00ebs n\u00eb vendimmarrje strategjike t\u00eb kompanis\u00eb dhe nepotizmit.<\/p>\n<p>Kjo kompani i ka borxh mbi 25 milion\u00eb euro kompanis\u00eb Z-Mobile p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb nj\u00eb kontrate nga ana e Telekomit. Nga 15 janari i k\u00ebtij viti, Telekomi \u00ebsht\u00eb e obliguar q\u00eb brenda 24 muajsh t\u00eb shlyej\u00eb komplet borxhin ndaj kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Menaxhimi jo i duhur n\u00eb Telekomin e Kosov\u00ebs ka munguar, thot\u00eb Balaj dhe sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar situata financiare dhe gjendja e pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cAspekti financiar e pengon operimin n\u00eb pun\u00eb. Tani e nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb keqmenaxhimit, borxheve t\u00eb m\u00ebdha, jemi obliguar t\u2019i ulim pagat e pun\u00ebtor\u00ebve dhe tani nuk po i marrin pagat me koh\u00eb\u201d, thot\u00eb Balaj.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr pes\u00eb vjet, 115 milion\u00eb euro humbje<\/strong><\/p>\n<p>Telekomi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kompani publike, e transformuar n\u00eb shoq\u00ebri aksionare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn operon telefonia fikse dhe ajo mobile, Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumator\u00eb n\u00eb nivel vendi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar rreth 2.500 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb auditimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2019 nga Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit t\u00eb Kosov\u00ebs, thuhet se kompania ka vazhduar trendin e operimit me humbje p\u00ebr pes\u00eb vjet radhazi.<\/p>\n<p>Brenda pes\u00eb vjet\u00ebve, sipas raportit t\u00eb auditorit, humbjet q\u00eb ishin sh\u00ebnuar kap\u00ebn vler\u00eb e mbi 115 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb, sipas auditorit, hedh dyshime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb vijim\u00ebsi. T\u00eb hyrat e realizuara n\u00eb Telekomin e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2019 ishin n\u00eb vler\u00eb prej af\u00ebr 55 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e auditorit, po ashtu ishte theksuar se gjendja e platformave dhe sistemeve telekomunikuese vazhdon t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Ekonomis\u00eb dhe Financave, Haki Shatri thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nd\u00ebrrimet e shpeshta t\u00eb bordeve e kryeshefave n\u00eb Telekomin e Kosov\u00ebs, e b\u00ebn t\u00eb pamundur daljen nga kriza t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrje.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se situata \u00ebsht\u00eb pesimiste dhe se Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej ta ndihmonte me mjete financiare k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje.<\/p>\n<p>\u201cTelekomi i Kosov\u00ebs ishte kompani fitimprur\u00ebse. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2007 ishte konstatuar fitim n\u00eb vler\u00eb 120 milion\u00eb euro, prej t\u00eb cilave 75 p\u00ebr qind ishin derdhur n\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs. Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2008 me keqmenaxhim e keqp\u00ebrdorime, kompania ka ardhur n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb q\u00eb edhe n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb ta shesim nuk e blen askush sepse \u00ebsht\u00eb para falimentimit\u201d, thot\u00eb Shatri.<\/p>\n<p><strong>Privatizimi i d\u00ebshtuar<\/strong><\/p>\n<p>Telekomi i Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar dy her\u00eb procesit t\u00eb privatizimit, mir\u00ebpo asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar me sukses.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2011, ky proces ishte mbyllur i pasuksessh\u00ebm, pasi nga gara ishte t\u00ebrhequr Telekomi kroat, meq\u00eb, si\u00e7 thuhej, menaxher\u00ebt e Post\u00ebs dhe Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs dyshoheshin p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, Qeveria e Kosov\u00ebs ka shpallur fituese n\u00eb blerjen e 75 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb PTK-s\u00eb kompanin\u00eb \u2018Axos-Capital\u2019, me nj\u00eb vler\u00eb prej 277 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb vitit 2013, privatizimi \u00ebsht\u00eb shpallur i d\u00ebshtuar, p\u00ebr shkak se shumica e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ishin kund\u00ebr shitjes s\u00eb 75 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb k\u00ebsaj prone publike. \/rel.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Telekomi i Kosov\u00ebs brenda 13 vjet\u00ebsh ka nd\u00ebrruar 14 kryeshefa ekzekutiv\u00eb. Nd\u00ebrrimi i shpesht\u00eb i tyre thuhet se i ka pamund\u00ebsuar k\u00ebsaj kompanie t\u00eb zhvillohet dhe t\u00eb tejkaloj\u00eb problemet financiare q\u00eb ka tash e disa vite. Disa nga pun\u00ebt e k\u00ebtyre udh\u00ebheq\u00ebsve kan\u00eb qen\u00eb zhvillimi strategjik i kompanis\u00eb, zbatimi i planeve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e performanc\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":448480,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-448479","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/448479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=448479"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/448479\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/448480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=448479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=448479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=448479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}