{"id":449530,"date":"2021-06-13T18:18:27","date_gmt":"2021-06-13T16:18:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=449530"},"modified":"2021-06-13T18:18:27","modified_gmt":"2021-06-13T16:18:27","slug":"12-vjecari-nga-lipjani-vdiq-ne-aksident-trafiku-deshmitaret-thone-se-iu-vonua-ndihma-e-shpejte-dy-ore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/12-vjecari-nga-lipjani-vdiq-ne-aksident-trafiku-deshmitaret-thone-se-iu-vonua-ndihma-e-shpejte-dy-ore\/","title":{"rendered":"12 vje\u00e7ari nga Lipjani vdiq n\u00eb aksident trafiku, d\u00ebshmitar\u00ebt thon\u00eb se iu vonua ndihma e shpejt\u00eb dy or\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb bartin pacient\u00eb me num\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb autoambulancave.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Nd\u00ebrsa, ndon\u00ebse vonesa e tyre mund t\u00eb kushtoj\u00eb edhe me jet\u00eb, rastet kur autoambulancat nuk paraqiten me koh\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa vendi tashm\u00eb disa vite ka n\u00eb dispozicion vet\u00ebm rreth 100 autoambulanca, numri i veturave zyrtare n\u00eb p\u00ebrdorim ka qen\u00eb mbi 900.<\/p>\n<p>Rreth dy or\u00eb pretendohet se \u00ebsht\u00eb vonuar autoambulanca e thirrur p\u00ebr vet\u00ebaksidentin q\u00eb ndodhi m\u00eb 4 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb fshatin Gadime t\u00eb Lipjanit, ku si pasoj\u00eb nj\u00eb 12 vje\u00e7ar nuk mundi t\u2019i p\u00ebrballoj\u00eb plag\u00ebt e marra. K\u00ebshtu s\u00eb paku jan\u00eb shprehur p\u00ebr media d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb aksidentit.<\/p>\n<p>\u201cRreth or\u00ebs 14:00 ka ndodh\u00eb nj\u00eb vet\u00ebaksident, ku ka mbetur i vdekur nj\u00eb 13 vje\u00e7ar dhe dy tjer\u00eb jan\u00eb l\u00ebnduar. Vetura ka qen\u00eb ne shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe, policia \u00ebsht\u00eb vonuar shum\u00eb, kurse autoambulanca ka ardh pas dy or\u00ebve. Lipjani nuk \u00ebsht\u00eb aq larg q\u00eb t\u00eb vonohen aq shum\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Ardit Ajeti p\u00ebr media.<\/p>\n<p>E p\u00ebr k\u00ebto raportime \u00ebsht\u00eb njoftuar edhe Qendra Kryesore e Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare n\u00eb Lipjan e drejtoria p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i k\u00ebsaj qendre, Agim Krasniqi, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Express se autoambulanca \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar nga Policia e Kosov\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 15:03.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Krasniqi \u00ebsht\u00eb shprehur se mund ta kuptoj se n\u00eb k\u00ebto raste t\u00eb r\u00ebnda 1 minut\u00eb vones\u00eb qytetar\u00ebve u duket si 1 vit.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi nis autoambulanc\u00ebn pas thirrjes s\u00eb policis\u00eb diku n\u00eb or\u00ebn 15:03 minuta dhe menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb intervenuar, \u00ebsht\u00eb shkuar n\u00eb vendin e ngjarjes dhe \u00ebsht\u00eb transferuar pacienti p\u00ebr n\u00eb QKUK. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe reanimimi i pacientit n\u00eb shtratin e autoambulanc\u00ebs p\u00ebr t\u2019i ndihmuar sa m\u00eb shpejt\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Edhe drejtoresha e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb, Merita Bytyqi ka deklaruar p\u00ebr Express se autoambulanca \u00ebsht\u00eb nisur pas thirrjes s\u00eb policis\u00eb dhe ka arritur n\u00eb vendin e ngjarjes 5 minuta pas policis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb investigimit t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj ngjarje dhe do t\u00eb shohin n\u00ebse ka pas shkelje apo parregullsi n\u00eb gjith\u00eb procesin, pasi t\u00eb marrin edhe informacionet e duhura nga policia.<\/p>\n<p>\u201cAutoambulanca \u00ebsht\u00eb nisur menj\u00ebher\u00eb pas thirrjes nga policia dhe ka arritur n\u00eb vendin e ngjarjes menj\u00ebher\u00eb pas policis\u00eb diku rreth 5 min pas policis\u00eb. Thirrja p\u00ebr aksidentin ka ardhur rreth or\u00ebs 15 e 03min. Ekipa ka arritur ta reanimoj dhe d\u00ebrgoj t\u00eb gjall\u00eb pacientin n\u00eb QKUK\u201d, ka deklaruar ajo.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb kur raportohet p\u00ebr vones\u00eb t\u00eb autoambulanc\u00ebs n\u00eb rastet kur qytetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebr jet\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb kur institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore kan\u00eb n\u00eb dizpozicion p\u00ebr rreth 1.8 milion\u00eb banor\u00eb, vet\u00ebm rreth 100 autoambulanca( Shum\u00eb prej tyre n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb).<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ende nuk kan\u00eb pranuar ankes\u00eb p\u00ebr vet\u00ebaksidentin me fatalitet n\u00eb Lipjan, z\u00ebvend\u00ebsi i detyr\u00ebs s\u00eb kryeinspektorit Sh\u00ebndet\u00ebsor, Shaban Osmanaj, ka treguar p\u00ebr Express se kan\u00eb pranuar nj\u00eb ankes\u00eb nga nj\u00eb qytetar\u00eb i Komun\u00ebs s\u00eb Malishev\u00ebs p\u00ebr vones\u00ebn e autoambulanc\u00ebs n\u00eb rastin e p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb familjarit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se ankesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb trajtim nga inspektorati dhe se inspektor\u00ebt e rastit jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpilim t\u00eb raportit dhe var\u00ebsisht nga t\u00eb gjeturat do t\u00eb nd\u00ebrmerren veprimet e m\u00ebtutjeshme.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me vet\u00ebaksidentin e dat\u00ebs 4 Qershorit 2021, ku nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ka humbur jet\u00ebn, ne si Inspektorat nuk kemi pasur informat\u00eb, ankes\u00eb, apo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr hetim t\u00eb rastit n\u00eb fjal\u00eb. Ne ju njoftojm\u00eb se kemi pasur nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb nj\u00eb qytetari nga Komuna e Malishev\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb ankuar p\u00ebr vones\u00eb t\u00eb autoambulanc\u00ebs, pasi q\u00eb familjari i tij kishte qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Shum\u00eb aksidente, pak autoambulanca<\/p>\n<p>Derisa numri i aksidenteve q\u00eb po shkaktohen n\u00eb vend vazhdon t\u00eb jet\u00eb i lart, institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore edhe k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb autoambulancave.<\/p>\n<p>Drejtori i QKMF\u2019s\u00eb n\u00eb Lipjan, Agim Krasniqi ka treguar se kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb autoambulanc\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb dializ\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, drejtoresha e QKMF\u2019s\u00eb n\u00eb Ferizaj, Nadire Ymeri ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Express se ata jan\u00eb t\u00eb furnizuar me 6 autoambulanca, por po t\u00eb kishin edhe nj\u00eb, do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, ajo \u00ebsht\u00eb shprehur se askush nuk u ka k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nevojat e tyre sa i p\u00ebrket autoambulancave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb autoambulancave kan\u00eb edhe spitalet rajonale, t\u00eb cilat n\u00eb munges\u00eb t\u00eb disa sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, detyrohen t\u2019i transferojn\u00eb pacient\u00ebt n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga Sh\u00ebrbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosov\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur p\u00ebrExpress se QKUK ka 12 autoambulanca, Spitali i Pej\u00ebs ka 8, Spitali i Prizrenit 4, Spitali i Gjakov\u00ebs 4, Spitali i Vushtrris\u00eb 2, Spitali i Mitrovic\u00ebs 4, Spitali i Gjilanit 4 dhe ai i Ferizajt 2.<\/p>\n<p>Zyrtari p\u00ebr informim n\u00eb Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka treguar po ashtu se jan\u00eb t\u00eb furnizuar me 4 autoambulanca, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb dispozicion 24 or\u00eb p\u00ebr bartjen e pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, nga Spitali i Pej\u00ebs kan\u00eb treguar p\u00ebr gazet\u00ebn se jan\u00eb t\u00eb furnizuar me 8 autoambulanca t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb rregullt dhe mbik\u00ebqyren me GPS.<\/p>\n<p>Derisa edhe institucionet tjera sh\u00ebndet\u00ebsore nuk jan\u00eb t\u00eb furnizuara mjaftuesh\u00ebm me autoambulanca, \u00e7\u00ebshtja e munges\u00ebs s\u00eb tyre, e vonesa e tyre n\u00eb raste t\u00eb shumta, nuk po ngritet n\u00eb Komisionin Parlamentar p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i k\u00ebtij komisioni nga radh\u00ebt e PDK\u2019s\u00eb, Bekim Haxhiu ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Express se kan\u00eb pranuar ankesa p\u00ebr vonesat e autoambulancave, por q\u00eb sipas tij, diskutimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tilla po varet nga mazhoranca.<\/p>\n<p>\u201cKryetarja e komisionit e b\u00ebn\u00eb agjend\u00ebn, ata po i kan\u00eb votat dhe \u00e7far\u00ebdo q\u00eb po propozojm\u00eb ne ata me vota po e mundin. Ne kemi marr\u00eb disa ankesa p\u00ebr autoambulanca. Kemi k\u00ebrkuar por nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs. Ne po varemi nga kryetarja dhe mazhoranca sa i p\u00ebrket agjend\u00ebs\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb fajtori?<\/p>\n<p>Derisa numri i aksidenteve po vazhdon t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb, e shum\u00eb prej aksidenteve po p\u00ebrfundojn\u00eb edhe me fatalitet, njoh\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se p\u00ebrdorimi i telefonit gjat\u00eb vozitjes, vozitja n\u00ebn ndikimin e alkoolit, e mosvet\u00ebdij\u00ebsimi i qytetar\u00ebve jan\u00eb nd\u00ebr shkaqet kryesore t\u00eb aksidenteve n\u00eb trafik<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, Fadil Kajtazi, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Express se qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm nd\u00ebrgjegj\u00ebsim gjat\u00eb vozitjes e nuk jan\u00eb t\u00eb edukuar se si t\u00eb sill\u00ebn n\u00eb trafik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ai \u00ebsht\u00eb shprehur se p\u00ebrdorimi i telefonit gjat\u00eb vozitjes e vozitja n\u00ebn ndikimin e alkoolit jan\u00eb shkaktar\u00ebt kryesor t\u00eb aksidenteve n\u00eb trafik.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi nd\u00ebrgjegj\u00ebsim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve. Neve na mungon nj\u00eb kultur\u00eb e sjelljes, nj\u00eb edukim p\u00ebr vozitje. Qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm pasi q\u00eb edhe shenjat e komunikacionit i d\u00ebmtojn\u00eb. Nd\u00ebrsa komunikimi me telefon gjat\u00eb vozitjes dhe vozitja n\u00ebn ndikimin e alkoolit jan\u00eb shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb aksidenteve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kajtazi ka deklaruar se as kontrollet e shpeshta t\u00eb policis\u00eb nuk po funksionojn\u00eb n\u00eb uljen e numrit t\u00eb aksidenteve n\u00eb trafik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ai ka ngritur edhe \u00e7\u00ebshtjen e dh\u00ebnies s\u00eb patent\u00eb-shofer\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPolicia po organizon kontrolle me radar e aksione, por kjo s\u2019po funksionon. Duhet t\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00eb rilicencim i autoshkollave e t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb kontrolle\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb numri i veturave zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh se i autoambulancave p\u00ebr bartjen e qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb bartin pacient\u00eb me num\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb autoambulancave. Nd\u00ebrsa, ndon\u00ebse vonesa e tyre mund t\u00eb kushtoj\u00eb edhe me jet\u00eb, rastet kur autoambulancat nuk paraqiten me koh\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb Kosov\u00eb. Derisa vendi tashm\u00eb disa vite ka n\u00eb dispozicion vet\u00ebm rreth 100 autoambulanca, numri i veturave zyrtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":449531,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-449530","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/449530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=449530"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/449530\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/449531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=449530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=449530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=449530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}