{"id":45664,"date":"2019-05-30T08:23:48","date_gmt":"2019-05-30T06:23:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=45664"},"modified":"2019-05-30T08:23:48","modified_gmt":"2019-05-30T06:23:48","slug":"nje-tjeter-i-denuar-me-burg-te-perjetshem-pritet-te-lirohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/nje-tjeter-i-denuar-me-burg-te-perjetshem-pritet-te-lirohet\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb tjet\u00ebr i d\u00ebnuar me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm pritet t\u00eb lirohet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kur jan\u00eb mbushur 18 vite nga arrestimi dhe d\u00ebnimi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb Arben Grorit, vras\u00ebsit t\u00eb Naim Zyberit n\u00eb Itali, gjykata e Apelit Tiran\u00eb, ka vendosur t\u00eb rihap\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr rishikimin e vendimit dhe gjykimin e Grorit n\u00eb faz\u00ebn fillestare, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb. Ky vendim q\u00eb ka shkaktuar t\u00ebrmet n\u00eb gjykat\u00eb dhe ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb 20 maj 2019 nga gjyqtar\u00ebt Alaudin Malaj dhe Fatmira Hajdari, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Grorit p\u00ebr rishikimin e vendimit t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb tij me burg p\u00ebrjet\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Vendimi q\u00eb ka ngjallur shpresat e Grorit p\u00ebr liri, vjen kat\u00ebr muaj pasi shoku i tij Gert Gjinarari n\u00eb 14 shkurt 2019 \u00ebsht\u00eb liruar me kusht nga gjykata e Kor\u00e7\u00ebs. Vendimi n\u00eb fjal\u00eb projekton praktikisht lirimin e Arben Grorit, i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i t\u00eb ndjerit Artur Grori, pronarit t\u00eb kompleksit \u201cArtur\u201d n\u00eb Mullet t\u00eb Tiran\u00ebs. \u201cShqiptarja.com\u201d m\u00ebson se vendimi \u00ebsht\u00eb mar\u00eb n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi n\u00eb 20 maj, ku trupa gjykuese e gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit \u00ebsht\u00eb mbledhur p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb d\u00ebnuarit Arben Grori, i cili k\u00ebrkonte rishikimin e vendimit penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb me nr. 413 t\u00eb dat\u00ebs 20 maj 2003 t\u00eb mar\u00eb nga gjykata e Tiran\u00ebs, vendim n\u00eb t\u00eb cilin Grori \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burg p\u00ebrjet\u00eb p\u00ebr vrasjen e Naim Zyberit. K\u00ebrkesa e Grorit \u00ebsht\u00eb pranuar p\u00ebr rishikimin e vendimit dhe pritet q\u00eb shum\u00eb shpejt \u00e7\u00ebshtja ndaj tij t\u00eb hapet p\u00ebr gjykim n\u00eb themel, n\u00eb gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Tashm\u00eb Grori do gjykohet me nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb disponon \u201cShqiptarja.com\u201d ai q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor do k\u00ebrkoj\u00eb gjykim t\u00eb shkurtuar, duke synuar d\u00ebnimin me 25 vite burg.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb muajt n\u00eb vazhdim gjykata e Tiran\u00ebs vendos t\u00eb njoh\u00eb vendimin Italian dhe ta d\u00ebnoj\u00eb Grorin, me 25 vite burgim, at\u00ebher\u00eb ky i fundit do t\u00eb lirohet pasi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb d\u00ebnimit e ka kryer tashm\u00eb, p\u00ebr shkak se Grori mbahet i izoluar prej 30 prillit 2001. M\u00eb 30 prill 2001, Arben Grori u ndalua n\u00eb Shqip\u00ebri mbi baz\u00ebn e flet\u00eb-arrestit t\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb 16 shkurt 2001 nga gjyqtari hetues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Milanos. Akuza lidhej me p\u00ebrfshirjen e ankuesit n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale the me trafikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 15 vite burgim. Por teksa Grori, ndodhej n\u00eb qeli nga Italia n\u00eb Shqip\u00ebri vjen nj\u00eb vendim tjet\u00ebr, pasi gjykata e Pest\u00eb Penale e Milanos n\u00eb Republik\u00ebn e Italis\u00eb me vendimin e dat\u00ebs 21 dhjetor 1999 ka vendosur deklarimin fajtor dhe d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb shtetasit shqiptar Arben Grori, pasi ai s\u00eb bashku me shokun e tij Gert Gjenerari kan\u00eb vrar\u00eb me arm\u00eb zjari Naim Zyberin. Duke q\u00ebn\u00eb se Arben Grori \u00ebsht\u00eb gjykuar e d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb dhe sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb kishin autoritetet italiane, ai ndodhej n\u00eb territorin Shqiptar,\u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar njohja e vendimit penal t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm nga autoritetet gjyq\u00ebsore shqiptare. N\u00eb 20 maj 2003 gjykata e Tiran\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb njohjen e vendimit Italian, duke d\u00ebnuar Grorin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e Zyberit.<\/p>\n<p>Arben Grori asnj\u00ebher\u00eb nuk e pranoi vrasjen e Zyberit, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj ndodhet pas hekurave t\u00eb burgjeve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend prej m\u00eb shum\u00eb se 18 vitesh. Vendimi \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar pa fund nga Grori, i cili nuk ka rreshtur s\u00eb k\u00ebrkuari n\u00eb gjykat\u00eb rishqyrtimin e vendimit penal q\u00eb e d\u00ebnonte me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Arben Grori i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rishikimin e vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb me nr.413 t\u00eb dat\u00ebs 20 maj 2003 t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. Por k\u00ebrkesa e k\u00ebtij t\u00eb d\u00ebnuari rezulton se n\u00eb dat\u00ebn 22 shkurt 2018 \u00ebsht\u00eb refuzuar nga gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Vjollca Spahiu. Nd\u00ebrkoh\u00eb fill pas k\u00ebtij momenti n\u00ebp\u00ebrmjet avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs, Grori ka b\u00ebr\u00eb apelimin e k\u00ebtij vendimi duke k\u00ebrkuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb si n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, rishikimin t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb 20 majit 2003, ku ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. N\u00eb 20 maj 2019 dyshja e gjyqtar\u00ebve Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj, ka prishur vendimin e gjyqtares Vjollca Spahiu dhe ka pranuar k\u00ebrkes\u00eb padin\u00eb e Grorit, duke vendosur q\u00eb Grori t\u00eb rigjykohet s\u00ebrisht n\u00eb gjykat\u00ebn e Tiran\u00eb por me nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese. Rigjykimi i Grorit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin n\u00eb Itali q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr vrasjen e Naim Zyberit.<\/p>\n<p>VRASJA E NAIM ZYBERIT<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, p\u00ebrplasjet mes Grorit dhe Naim Zyberit erdh\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, dhe m\u00eb tej p\u00ebrfunduan me p\u00ebrleshje t\u00eb armatosura dhe viktima deri n\u00eb vendin fqinj, Itali. N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, Naim Zyberi njihej si nj\u00eb nga t\u00eb fort\u00ebt e kryeqytetit, rival i fort\u00eb i nj\u00eb tjet\u00ebr emri t\u00eb njohur n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb atyre viteve, Gaz Mu\u00e7a dhe Artur Grorit. Zyberi u ekzekutua m\u00eb 6 gusht t\u00eb vitit 1997 nga tre persona, dy prej t\u00eb cil\u00ebve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali. Zyberi n\u00eb vitet e para t\u00eb \u201990-s kishte arritur t\u00eb mblidhte rreth vetes nj\u00eb grup djemsh, t\u00eb cil\u00ebt, sipas m\u00ebnyr\u00ebs q\u00eb kishin vet\u00ebp\u00ebrcaktuar, b\u00ebnin ligjin n\u00eb lagjet e kryeqytetit. Ai u cil\u00ebsua si nj\u00eb nga atentator\u00ebt e Gaz Mu\u00e7\u00ebs, ngjarje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe u arrestua bashk\u00eb me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnj\u00ebher\u00eb se si arriti jo vet\u00ebm t\u00eb dilte nga burgu, por edhe t\u2019i shp\u00ebtonte deri n\u00eb vitin 2010 hakmarrjes s\u00eb djemve t\u00eb \u201cRrug\u00ebs Bardhyl\u201d. Pas hapjes s\u00eb burgjeve n\u00eb \u201997-n, Naim Zyberi si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb largoheshin nga qelit\u00eb duke rifituar lirin\u00eb. Por Zyberi nuk do t\u2019i shp\u00ebtonte dot hakmarrjes p\u00ebr vrasjet e Artur Grorit dhe t\u00eb Gaz Mu\u00e7\u00ebs. Ai u ndoq deri n\u00eb Itali nga v\u00ebllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i par\u00eb iu b\u00eb n\u00eb nj\u00eb bar n\u00eb Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, iu desh t\u00eb q\u00ebndronte i shtruar n\u00eb spital p\u00ebr disa koh\u00eb. Madje, p\u00ebr mjekim m\u00eb t\u00eb specializuar u d\u00ebrgua n\u00eb spitalin e Milanos. Fakti q\u00eb Zyberi mbeti gjall\u00eb nuk b\u00ebri q\u00eb autor\u00ebt t\u00eb dor\u00ebzohen. Sipas vendimit, m\u00eb dat\u00eb 6 gusht Gerd Gjenerali, q\u00eb mbante nj\u00eb tuf\u00eb me lule n\u00eb dor\u00eb, brenda t\u00eb cil\u00ebs kishte fshehur pistolet\u00ebn dhe Arben Grori, bashk\u00eb me nj\u00eb person tjet\u00ebr, futen n\u00eb dhom\u00ebn e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e q\u00ebllojn\u00eb aty p\u00ebr vdekje.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi itali<\/p>\n<p>Arben Grori,\u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb vitin 1999 nga Gjykata e Pest\u00eb Penale e Milanos n\u00eb itali,vendim q\u00eb u njoh dhe u la n\u00eb fuqi m\u00eb pas dhe nga Gjykata e apelit, po n\u00eb Milano.<\/p>\n<p>Rigjykim n\u00eb themel<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Grorit \u00ebsht\u00eb pranuar p\u00ebr rishikimin e vendimit dhe pritet q\u00eb shum\u00eb shpejt \u00e7\u00ebshtja ndaj tij t\u00eb hapet p\u00ebr gjykim n\u00eb themel, n\u00eb gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi n\u00eb gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs\/ P\u00ebr \u201cSh\u00ebn Valentin\u201d ulirua i d\u00ebnuari tjet\u00ebr p\u00ebr vrasjen e Naim Zyberit<\/p>\n<p>N\u00eb 14 shkurt 2019 \u00ebsht\u00eb liruar nga qelia e burgut n\u00eb Drenov\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, i d\u00ebnuari me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e t\u00eb konsideruarit i forti i Tiran\u00ebs, Naim Zyberit, n\u00eb vitin 1997 n\u00eb Itali. Gert Gjinarari, 45 vje\u00e7, ka p\u00ebrfituar lirim me kusht, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb abuzive q\u00eb shp\u00ebtoi nga d\u00ebnimi p\u00ebrjet\u00eb edhe Dritan Dajtin, autor i vrasj\u00ebs s\u00eb 4 polic\u00ebve. Gjinarari u d\u00ebnua me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb Itali, por me sjelljen e dosjes n\u00eb Shqip\u00ebri ai k\u00ebrkoi gjykim t\u00eb shkurtuar, duke pranuar t\u00eb gjitha aktet e akuz\u00ebs, \u00e7ka e \u00e7on d\u00ebnimin p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb 25 vite burg. Nj\u00eb procedur\u00eb kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashm\u00eb ndalohet gjykimi i shkurtuar p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr vendime me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Gjykata e Kor\u00e7\u00ebs, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo ka vendosur t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Gjinararit p\u00ebr lirim me kusht, nj\u00eb vendim i marr\u00eb m\u00eb 14 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti,n\u00eb dit\u00ebn e \u201cSh\u00ebn Valentinit\u201d.<\/p>\n<p>Gert Gjinarari u ekstradua n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2014, nd\u00ebrsa akuzohet si bashk\u00ebpun\u00ebtor me Arben Grorin n\u00eb vrasjen e bujshme t\u00eb Zyberit.N\u00eb vendimin q\u00eb disponon \u201cShqiptarja.com\u201d thuhet se:\u201durdh\u00ebrohet i d\u00ebnuarit Gert Gjinarari q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs t\u00eb raportoj\u00eb rregullisht para Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs, Zyra Vendore Tiran\u00eb, sipas rregullave q\u00eb iniciohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim procesi nga ky sh\u00ebrbim ligjor, si dhe t\u00eb marr\u00eb n\u00eb cdo rast lejen e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi p\u00ebr l\u00ebvizjet e shpeshta brenda ose jasht\u00eb vendit, s\u00eb bashku me detyrimin p\u00ebr t\u00eb informuar Sh\u00ebrbimin e Prov\u00ebs p\u00ebr cdo ndryshim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb vendit t\u00eb banimit q\u00eb duhet t\u00eb realizohet vet\u00ebm mbi lejimin e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb vendim theksohet q\u00eb Gjinarari gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs nuk duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me persona t\u00eb d\u00ebnuar, dhe as mos t\u00eb mbaj\u00eb me vete asnj\u00eb lloj arme. N\u00eb vendim shkruhet se Gjinarari \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i rehabilituar dhe i gatsh\u00ebm p\u00ebr tu riintegruar n\u00eb shoq\u00ebri, duke argumentuar se nj\u00eb nga arsyet e dh\u00ebnies s\u00eb liris\u00eb me kusht \u00ebsht\u00eb edhe sjella e mir\u00eb q\u00eb i d\u00ebnuari ka pasur n\u00eb burg, \u201cshembullore\u201d, \u2013 theksohet n\u00eb vendim.\u201dI d\u00ebnuari paraqitet me normalizim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me trash\u00ebgimtar\u00ebt e viktimave nga vepra penale\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur jan\u00eb mbushur 18 vite nga arrestimi dhe d\u00ebnimi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb Arben Grorit, vras\u00ebsit t\u00eb Naim Zyberit n\u00eb Itali, gjykata e Apelit Tiran\u00eb, ka vendosur t\u00eb rihap\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr rishikimin e vendimit dhe gjykimin e Grorit n\u00eb faz\u00ebn fillestare, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":45665,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-45664","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45664","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45664"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45664\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45665"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45664"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45664"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45664"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}