{"id":456929,"date":"2021-06-24T13:22:35","date_gmt":"2021-06-24T11:22:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=456929"},"modified":"2021-08-16T16:54:19","modified_gmt":"2021-08-16T14:54:19","slug":"interviste-besa-gaxherri-qeveria-kurti-asnje-rezultat-pozitiv-ne-100-ditet-e-para-e-rrezikshme-qasja-ne-dialogun-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/interviste-besa-gaxherri-qeveria-kurti-asnje-rezultat-pozitiv-ne-100-ditet-e-para-e-rrezikshme-qasja-ne-dialogun-me-serbine\/","title":{"rendered":"INTERVIST\u00cb | Besa Gaxherri: Qeveria Kurti asnj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb 100-dit\u00ebt e para \u2013 e rrezikshme qasja n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blendi Gashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Qeveria Kurti nuk e ka sh\u00ebnuar asnj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb 100 dit\u00ebt e para. Premtimet e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr luft\u00eb ndaj krimit, korrupsionit, familjarizmit, nepotizmit dhe v\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb, po dalin nj\u00eb mashtrim. K\u00ebshtu vler\u00ebson ish-deputetja e LDK-s\u00eb, tani an\u00ebtare e Kryesis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj partie, Besa Gaxheri n\u00eb nj\u00eb interivst\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ajo kritikon edhe qasjen e kryeministrit Albin Kurti n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e quan zhg\u00ebnjim, pasiguri dhe rrezik, nd\u00ebrsa shton se kreu i ekzekutivit duhet t\u00eb k\u00ebrkoj publikisht prezenc\u00ebn e SHBA-s\u00eb n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>Gaxherri n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb tregon n\u00ebse LDK-ja do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, flet p\u00ebr deklarat\u00ebn e ambasadorit amerikan, Philipp Kosnett i cili tha se Kosova e ka detyrim t\u00eb themeloj\u00eb Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, shkarkimin e kryetares s\u00eb KQZ-s\u00eb, p\u00ebrplasjen e Agim Veliut me Lumir Abdixhikun si dhe p\u00ebr komunat q\u00eb mund t\u2019i fitoj\u00eb LDK-ja.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb mund ta lexoni intervist\u00ebn e plot\u00eb me Besa Gaxherrin, an\u00ebtare e Kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net: Qeveria Kurti edhe pak dit\u00eb mbush 100 dit\u00eb. Si i keni par\u00eb ju si parti opozitare?<\/strong><\/p>\n<p>LDK, nga pozita e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb tejet e angazhuar, p\u00ebr t\u00eb monitoruar qeverisjen Kurti, jo vet\u00ebm me kritika por duke ofruar edhe alternativa p\u00ebr zgjidhjen e problemeve.<br \/>\nLDK, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka pritur mir\u00ebqeverisje nga Vet\u00ebvendosje, sepse tanim\u00eb VV \u00ebsht\u00eb sprovuar edhe m\u00eb par\u00eb, qoft\u00eb me pak dit\u00eb n\u00eb qeverisjen nacionale por edhe qeverisjet komunale nga VV jan\u00eb d\u00ebshtim total, si Prishtina, Prizreni e Mitrovica, por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn un\u00eb s\u00eb paku kam pritur nj\u00eb performanc\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga VV, sepse nuk mund t\u2019i vler\u00ebsojm\u00eb si krejt pa p\u00ebrvoj\u00eb.<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht 100 dit\u00ebt e qeverisjes Kurti jan\u00eb pa asnj\u00eb rezultat pozitiv p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>A ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb Kurti q\u00eb nuk mund t\u2019ia mohoni edhe ju si opozit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Cilado parti politike q\u00eb qeveris me vendin ka p\u00ebr obligim t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr vendin dhe ne duhet t\u00eb m\u00ebsohemi q\u00eb t\u2019i pranojm\u00eb sukseset e nj\u00ebri-tjetrit, tek fundit pun\u00ebt e mira flasin vet. Nuk pat\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb nga kjo qeveri t\u00eb shohim ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo qeveri ka fituar zgjedhjet mbi 50 p\u00ebrqind, me premtimet, p\u00ebr luft\u00ebn ndaj krimit, korrupsionit, familjarizimit, nepotizmit, v\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb funksion, pun\u00ebsimin, zhvillimin ekonomik, p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor etj. Asnj\u00eb hap pozitiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk kemi par\u00eb, por kemi par\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, shkarkime t\u00eb bordeve e agjencive dhe em\u00ebrime familjare e partiake, asnj\u00eb veprim tjet\u00ebr n\u00eb asnj\u00eb fush\u00eb nuk ka. Premtimet e VV-\u00eb s&#8217;po kthehen n\u00eb mashtrim.<\/p>\n<p><strong>Si e keni par\u00eb takimin e kryeministrit Kurti me presidentin serb Vu\u00e7iq? Po 4 pikat e paraqitura nga ai?<\/strong><\/p>\n<p>Edhe vet takimi me presidentin serb \u00ebsht\u00eb, thyerje e premtimeve si: nuk ka dialog me Serbin\u00eb por me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, nuk ka dialog me Serbin\u00eb pa k\u00ebrkuar Serbia falje p\u00ebr krimet e b\u00ebra n\u00eb Kosov\u00eb, me Serbin\u00eb brenda dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb qeverisjes do vejm\u00eb reciprocitetin, ku mbet\u00ebn k\u00ebto parulla?<\/p>\n<p>Kurti po vazhdon dialogun pa transparenc\u00eb dhe pa p\u00ebrgatitje apo prezantim t\u00eb nj\u00eb platforme e cila se paku ishte dashur t\u00eb mb\u00ebshtetet nga t\u00eb gjitha partit\u00eb. Nuk e b\u00ebri.<br \/>\nI ftoj partit\u00eb opozitare n\u00eb takim sa p\u00ebr sy e faqe dhe e b\u00ebri sipas tij nj\u00eb taktik\u00eb elektorale p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>LDK dialogun me Serbin\u00eb nuk e sheh tem\u00eb elektorale, prandaj ishte n\u00eb takim me kryeministrin Kurti, p\u00ebr t\u00eb ofruar platform\u00ebn e vet, fatkeq\u00ebsisht kaq mbeti bashk\u00ebpunimi i qeveris\u00eb Kurti me opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ofrimi i pikave t\u00eb reja n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut \u00ebsht\u00eb totalisht gabim. Qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb m\u00ebsohen t\u00eb ruajn\u00eb kontinuitetin e qeverive paraprake dhe assesi t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb hapa mbrapa me inatin se qeveria paraprake ka pasur rezultate t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dim\u00eb dialogu me qeverin\u00eb Hoti, pati hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrmbylljes, me parimet: nuk ka marr\u00ebveshje para marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare, pra njohja reciproke, si dhe as marr\u00ebveshjet e arritura nuk do ekzekutohen para marr\u00ebveshjes finale, k\u00ebto parime i kishte v\u00ebn\u00eb kancelarja Merkel dhe presidenti Makron.<\/p>\n<p>Sjellja e kryeministrit Kurti n\u00eb raport me dialogun, \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjim, pasiguri dhe rrezik. Kurti, duhet t\u00eb k\u00ebrkoj publikisht prezenc\u00ebn e SHBA-s\u00eb n\u00eb dialog, nuk duhet t\u00eb hapen tema t\u00eb reja, por dialogu t\u00eb p\u00ebrmbyllet, duke u mb\u00ebshtet n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit dhe vendimit t\u00eb GJND-s\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb mos tregoj\u00eb arroganc\u00eb, t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e tavolin\u00ebs por pa kompromise, n\u00eb sovranitet, integritet dhe territor, gjithmon\u00eb n\u00eb koordinim me SHBA-t\u00eb dhe partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb jemi fitues t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p><b>Si LDK a do t\u2019i bashk\u00ebngjiteni dialogut n\u00ebse k\u00ebt\u00eb ju k\u00ebrkon kryeministri Kurti por dhe SHBA n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar?<\/b><\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur me institucione demokratike tashm\u00eb t\u00eb konsoliduara.<\/p>\n<p>Roli kushtetues i pozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia edhe p\u00ebr dialogun. Ne nuk do jemi pjes\u00eb e dialogut, por do jemi tejet konstruktiv, si gjithmon\u00eb e sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori amerikan, Philipp Kosnett ka deklaruar se Kosova ka detyrim t\u00eb themeloj\u00eb Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i LDK-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare e aprovuar n\u00eb Kuvend, por ky Asociacion bazuar edhe n\u00eb marr\u00ebveshje edhe n\u00eb mendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk do ket\u00eb rol ekzekutiv, k\u00ebt\u00eb e di BE, Serbia dhe SHBA, nuk do ket\u00eb nd\u00ebrrim t\u00eb rendit kushtetues brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb partin\u00eb tuaj hapur ka nj\u00eb p\u00ebrplasje mes kryetarit Lumir Abdixhiku dhe deputetit Agim Veliu. A mund t\u00eb shkaktoj\u00eb kjo nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb re n\u00eb LDK?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb LDK, mund t\u00eb ket\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi apo papajtueshm\u00ebri n\u00eb mes t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb caktuar, por n\u00eb LDK nuk ka p\u00ebrplasje, jemi duke u mobilizuar \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb tetorit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet lokale do t\u00eb mbahen m\u00eb 17 tetor. Cilat komuna besoj se do t\u2019i fitoj\u00eb LDK-ja?<\/strong><\/p>\n<p>LDK, p\u00ebrkund\u00ebr rezultatit t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb 14 shkurtit, i ka t\u00eb gjitha strukturat e mobilizuara n\u00eb t\u00ebr\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, jan\u00eb disa deg\u00eb q\u00eb ne po i ristrukturojm\u00eb dhe gar\u00ebn do e b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr fitore n\u00eb t\u00eb gjitha komunat, ani pse ka komuna n\u00eb t\u00eb cilat e kemi m\u00eb leht\u00eb apo t\u00eb sigurt dhe kemi komuna n\u00eb t\u00eb cilat kemi m\u00eb pak mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 komunave q\u00eb i qeverisim tani, do e kthejm\u00eb Prishtin\u00ebn, Podujev\u00ebn, Prizrenin etj.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, si e keni par\u00eb shkarkimin e kryetares s\u00eb KQZ-s\u00eb, Valdete Daka, nga presidentja Vjosa Osmani?<\/strong><\/p>\n<p>Zhgarkimi i kryetares s\u00eb KQZ Valdete Daka, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i panevojsh\u00ebm dhe i paarsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 se po presim vler\u00ebsimin juridik nga Gjykata Kushtetuese, shkarkimi i saj ka p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh tejet negativ p\u00ebr Kryeministrin dhe Presidenten.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb harroj askush se zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuara nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb regjion e m\u00eb gjer\u00eb.\u00a0Nuk duhet t\u00eb harroj askush se pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb zonj\u00eb, ish-opozita i ka fituar zgjedhjet mbi 50 p\u00ebrqind, ku \u00ebsht\u00eb problemi?<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal se partit\u00eb n\u00eb pushtet duan ta kapin \u00e7do institucion duke i pasur n\u00eb kontroll si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe rasti me KQZ. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Gashi Qeveria Kurti nuk e ka sh\u00ebnuar asnj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb 100 dit\u00ebt e para. Premtimet e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr luft\u00eb ndaj krimit, korrupsionit, familjarizmit, nepotizmit dhe v\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb, po dalin nj\u00eb mashtrim. K\u00ebshtu vler\u00ebson ish-deputetja e LDK-s\u00eb, tani an\u00ebtare e Kryesis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj partie, Besa Gaxheri n\u00eb nj\u00eb interivst\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":456933,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-456929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/456929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=456929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/456929\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/456933"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=456929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=456929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=456929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}