{"id":46247,"date":"2019-05-31T10:35:04","date_gmt":"2019-05-31T08:35:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=46247"},"modified":"2019-05-31T10:35:04","modified_gmt":"2019-05-31T08:35:04","slug":"sonte-nata-e-kadrit-te-fshehtat-e-kesaj-nate-te-rendesishme-per-myslimanet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/sonte-nata-e-kadrit-te-fshehtat-e-kesaj-nate-te-rendesishme-per-myslimanet\/","title":{"rendered":"Sonte Nata e Kadrit, t\u00eb fshehtat e k\u00ebsaj nate t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mysliman\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nata e Kadrit p\u00ebr besimtar\u00ebt mysliman\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Zoti e ka p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr ta mbushur me madh\u00ebshti dhe mir\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta. Si\u00e7 thuhet n\u00eb Kuran, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb e vlefshme se nj\u00ebmij\u00eb muaj, n\u00eb t\u00eb engj\u00ebjt e Zotit t\u00eb kryesuar nga Xhebraili zbresin n\u00eb dynja dhe n\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet fati i nj\u00eb viti p\u00ebr \u00e7do njeri si edhe ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nat\u00eb e bereqetshme dhe mbizot\u00ebruar nga paqja deri n\u00eb agim.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Pavar\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebnjohur fakti se nata e kadrit nuk \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht e p\u00ebrcaktuar. Opinionet e dijetar\u00ebve n\u00eb lidhje me t\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta, por ekziston nj\u00eb konsensus i p\u00ebrgjithsh\u00ebm sipas s\u00eb cilit nata e kadrit gjendet n\u00eb nj\u00eb nga dhjet\u00eb net\u00ebt e fundit t\u00eb ramazanit dhe me shum\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb nga dhjet\u00ebt net\u00ebt teke t\u00eb tij. Shum\u00eb besimtar\u00eb ndjehen t\u00eb intriguar nga fakti i fshehjes s\u00eb k\u00ebsaj nate. P\u00ebrse Zoti nuk e ka b\u00ebr\u00eb qart\u00ebsisht t\u00eb ditur at\u00eb? P\u00ebrse ajo \u00ebsht\u00eb mbajtur e fsheht\u00eb dhe besimtar\u00ebt jan\u00eb urdh\u00ebruar ta k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga dhjet\u00eb net\u00ebt e fundit t\u00eb ramazanit? N\u00eb vijim do t\u00eb p\u00ebrzgjedhim disa prej arsye teologjike p\u00ebr nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb, ashtu si\u00e7 jan\u00eb ofruar ata nga Imam Fakhrudin el-Razi n\u00eb komentin e tij t\u00eb Kuranit \u201cMefatih el-Gajb\u201d. Ndon\u00ebse, ato nuk mund t\u00eb quhen n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese, gjithsesi ato hedhin drit\u00eb mbi disa prej urt\u00ebsive q\u00eb qendrojn\u00eb pas fshehjes s\u00eb nat\u00ebs s\u00eb kadrit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebs\u00ebpari, Imam Razi k\u00ebmb\u00ebngul se habia jon\u00eb me fshehjen e nat\u00ebs s\u00eb kadrit \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt d\u00ebshmi se nuk i kemi kushtuar v\u00ebmendjen e duhur m\u00ebnyr\u00ebs se si Zoti e ka nd\u00ebrtuar fen\u00eb e Tij. N\u00ebse do ta kishim b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb do t\u00eb kishim kuptuar se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb fshehjen e nat\u00ebs s\u00eb kadrit. Kjo sepse Zoti e ka fshehur at\u00eb nj\u00ebsoj si\u00e7 ka fshehur pranimin e veprave t\u00eb adhurimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kryejm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb prej tyre. Ai e ka fshehur pranimin e lutjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos i neglizhojm\u00eb ato, por t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb kryejm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb. Ai e ka fshehur pranimin e pendimit ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb jemi gjithnj\u00eb n\u00eb gjendje pendimi. Zoti e ka fshehur prej nesh emrin e Tij m\u00eb t\u00eb madh, p\u00ebrmes s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebrmbushja e \u00e7do lutjeje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos i neglizhojm\u00eb emrat e tjer\u00eb t\u00eb Tij, por t\u00eb thellohemi n\u00eb meditimin e tyre dhe n\u00eb lutjen e Zotit me to. Po ashtu Ai e ka fshehur prej robit t\u00eb tij dit\u00ebn se kur ai do t\u00eb vdes\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njeriu t\u2019i druhet Zoti dhe ta adhuroj\u00eb At\u00eb \u00e7do dit\u00eb nj\u00ebsoj sikur ajo t\u00eb jet\u00eb e fundit . Njgjash\u00ebm si k\u00ebto arsye q\u00eb sapo p\u00ebrmend\u00ebm, si edhe shum\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 tyre, Zoti ka vendosur t\u00eb fsheh edhe nat\u00ebn e kadrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb p\u00ebrpiqemi n\u00eb adhurime gjat\u00eb gjith\u00eb ramazanit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb dhjet\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00ebse Zoti do ta kisht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur nat\u00ebn e kadrit dhe do t\u00eb urdh\u00ebronte q\u00eb ajo t\u00eb kalohej n\u00eb adhurime dhe lutje, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e mundur q\u00eb besimtar\u00ebt t\u00eb shtyr\u00eb nga d\u00ebshirat e ulta t\u00eb nefsit dhe vesveset e shejtanit nuk do ta p\u00ebrmbushnin at\u00eb ashtu si\u00e7 duhej, por p\u00ebrkundrazi do ta kalonin at\u00eb duke kryer gjynahe dhe vepra t\u00eb liga. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kryeja e nj\u00eb gjynahu duke i qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb nata a kadrit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se kryerja e nj\u00eb gjynahu duke mos e ditur sakt\u00ebsisht se ai \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb nat\u00ebn e kadrit. K\u00ebsisoj Zoti e ka fshehur at\u00eb si m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr adhuruesit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb besimtari t\u00eb mos sprovohet p\u00ebrtej mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00eb mos bie n\u00eb nj\u00eb gjynaf t\u00eb madh gjat\u00eb asaj nate.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00ebse Zoti do ta kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur nat\u00ebn e kadrit dhe do t\u00eb kishte urdh\u00ebruar q\u00eb ajo t\u00eb kalohej n\u00eb adhurime dhe lutje dhe besimtari p\u00ebr nj\u00eb arsye apo tjetr\u00ebn do refuzonte me vet\u00ebdije kryerjen e adhurimeve dhe lutjeve gjat\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte kuf\u00ebr, duke qen\u00eb se nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte refuzimin e vet\u00ebdijsh\u00ebm t\u00eb urdh\u00ebrit t\u00eb Zotit. Duke pasur parasysh natyr\u00ebn e dob\u00ebt njer\u00ebzore dhe vesveset e shejtanit, Zoti i madh\u00ebruar e ka fshehur nat\u00ebn e kadrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb besimtari t\u00eb mos bie n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb gjat\u00eb saj dhe t\u00eb shpresoj\u00eb gjithnj\u00eb se ajo nat\u00eb q\u00eb ai ka kaluar n\u00eb gjynah ndoshta nuk ka qen\u00eb nata e kadrit.<\/p>\n<p>Transmetohet se nj\u00eb dit\u00eb profeti (a.s.) hyri n\u00eb xhami dhe pa se nj\u00eb nga sahab\u00ebt ishte duke fjetur gjum\u00eb dhe iu drejtuar Aliut duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cZgjoje at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb abdes\u201d. Aliu e zgjoi personin n\u00eb fjal\u00eb dhe m\u00eb pas iu drejtua Profetit (a.s.) duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cO i d\u00ebrguari i Zotit ti je i pari n\u00eb pun\u00ebt e mira, p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb nuk e zgjove ti vet\u00eb at\u00eb?\u201d Profeti iu p\u00ebrgjigj: \u201cSepse refuzimi i tij ndaj teje (d.m.th. refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs t\u00ebnde q\u00eb ai t\u00eb zgjohej) nuk p\u00ebrb\u00ebn kuf\u00ebr, prandaj un\u00eb veprova n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga droja se mos ai kryente krim (d.m.th. mosbindje, kuf\u00ebr) n\u00ebse do t\u00eb kishte refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn time\u201d. Pra, si kund\u00ebrshtimi i vet\u00ebdijsh\u00ebm i Profetit (a.s.) ashtu edhe kund\u00ebrshtimi i Zotit konsiderohen kuf\u00ebr dhe natyra njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, prandaj edhe Profeti d\u00ebrgoi Aliun q\u00eb ta zgjonte sahabin n\u00eb fjal\u00eb, sepse i frik\u00ebsohej ndonj\u00eb reagimi refuzues t\u00eb tij si pasoj\u00eb e gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjumjes. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe Zoti duke e njohur m\u00eb s\u00eb miri natyr\u00ebn njer\u00ebzore e ka fshehur nat\u00ebn e kadrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb besimtari t\u00eb mos e refuzoj at\u00eb si pasoj\u00eb e dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb nefsit apo vesveseve t\u00eb shejtanit.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, fshehja e Nat\u00ebs s\u00eb Kadrit sh\u00ebrben, gjithashtu, si nj\u00eb nxitje p\u00ebr besimtarin q\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb mir\u00eb p\u00ebr agj\u00ebrimin e tij dhe t\u00eb mos pezmatohet. N\u00ebse nata e kadrit do t\u00eb ishte e ditur dhe besimtari do t\u00eb kishte d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e saj ashtu si\u00e7 duhej, at\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb pezmatohej n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim dhe do t\u00eb mendonte se agj\u00ebrimi i tij nuk ishte i pranuar tek Zoti. Fshehja e nat\u00ebs s\u00eb kadrit i jep mund\u00ebsi besimtarit q\u00eb t\u00eb jet\u00eb optimist p\u00ebr agj\u00ebrimin e tij, q\u00eb t\u00eb mos e humb\u00eb shpres\u00ebn dhe q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb rekuperoj\u00eb n\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr nat\u00ebn q\u00eb e ka humbur duke mos iu kushtur adhurimeve t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e fshehjes s\u00eb nat\u00ebs s\u00eb kadrit mbetet n\u00eb fund t\u00eb fundit nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrket vet\u00ebm Zotit, gjithsesi besimtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb udh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb zbulojn\u00eb urt\u00ebsit\u00eb e Zotit dhe t\u00eb meditojn\u00eb p\u00ebr kuptimin e tyre.\/\/ Marr\u00eb nga Erasmus, qend\u00ebr studimore fetare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nata e Kadrit p\u00ebr besimtar\u00ebt mysliman\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Zoti e ka p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr ta mbushur me madh\u00ebshti dhe mir\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta. Si\u00e7 thuhet n\u00eb Kuran, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb e vlefshme se nj\u00ebmij\u00eb muaj, n\u00eb t\u00eb engj\u00ebjt e Zotit t\u00eb kryesuar nga Xhebraili zbresin n\u00eb dynja dhe n\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet fati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":46248,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-46247","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46247\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}