{"id":462788,"date":"2021-07-04T19:00:57","date_gmt":"2021-07-04T17:00:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=462788"},"modified":"2023-10-02T16:04:17","modified_gmt":"2023-10-02T14:04:17","slug":"interviste-ardita-sinani-shqiprim-arifi-eshte-mashtrues-pozitive-qe-kurti-ngriti-ceshtjen-e-shqiptareve-te-lugines-ne-dialogun-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/interviste-ardita-sinani-shqiprim-arifi-eshte-mashtrues-pozitive-qe-kurti-ngriti-ceshtjen-e-shqiptareve-te-lugines-ne-dialogun-me-serbine\/","title":{"rendered":"Ardita Sinani: Shqiprim Arifi \u00ebsht\u00eb mashtrues, pozitive q\u00eb Kurti ngriti \u00e7\u00ebshtjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">\n<p><strong>Kryetarja e Preshev\u00ebs, Ardita Sinani, i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet ish-kryetarit Shqiprim Arifi, pasi ky i fundit e quajti kryetare jolegjitime, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Kryetarja Sinani poashtu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Reporteri.net thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb problem i saj n\u00ebse Arifi nuk e kupton konceptin e legjitimitetit, por pohon se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe ai u b\u00eb kryetar i Preshev\u00ebs n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Sinani n\u00eb intervist\u00eb i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/interviste-shqiprim-arifi-ardita-sinani-kryetare-jolegjitime-lidershipi-i-presheves-te-perfshihet-ne-dialogun-kosove-serbi\/?fbclid=IwAR3JNyQwWvWH3eOejvkxqndEBEuPcFEBJUNSQ9OiVihoF66idn8I5ij39n0\">akuzave t\u00eb Arifit q\u00eb sipas tij ajo ka d\u00ebmtuar pushtetin lokal me 5 milion\u00eb euro dhe se po ndiqet nga Prokuroria p\u00ebr Krime Ekonomike<\/a>, nd\u00ebrsa flet edhe p\u00ebr pun\u00ebt q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Preshev\u00ebs nga marrja e mandatit.<\/p>\n<p>Ajo flet edhe p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, ku e sheh pozitive ngritjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb (bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb boshnjak\u00ebve) n\u00eb tavolin\u00ebn e dialogut n\u00eb Bruksel me Vu\u00e7iqin.<\/p>\n<p>Por Sinani thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb direkt ose indirrekt n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb negociohet mbi Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs<br \/>\nAjo thot\u00eb se duhet pasur kujdes q\u00eb Lugina e Preshev\u00ebs t\u00eb mos instrumentalizohet p\u00ebr interesa t\u00eb kryeqendrave t\u00eb ndryshme, \u00e7ka e quan t\u00eb rrezikshme iden\u00eb q\u00eb t\u00eb vendoset fati politik i Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs pa p\u00ebrfshirjen dhe pa vullnetin e qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me krytaren e Preshev\u00ebs, Ardita Sinani, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><strong>REPORTERI.net: Jeni zgjedhur kryetare e Preshev\u00ebs, edhe pse partia juaj nuk fitoi zgjedhjet. Si i keni gjetur pun\u00ebt n\u00eb komun\u00eb pasi mor\u00ebt mandatin?<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga Kosova, n\u00eb Serbi nuk kemi zgjedhje direkte p\u00ebr kryetar\/e t\u00eb Komun\u00ebs, por vet\u00ebm p\u00ebr Asamble Komunale, e cila pastaj zgjedh me shumic\u00eb votash kryetarin\/en e Komun\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Preshev\u00eb, partia e par\u00eb n\u00eb zgjedhje nuk e merr postin e kryetarit\/es s\u00eb Komun\u00ebs. Hera e fundit ishte n\u00eb vitin 2016, kur u zgjedh kryetar Komune Shqiprim Arifi, edhe ai pse nuk i kishte fituar zgjedhjet lokale.<br \/>\nGjendjen n\u00eb komun\u00eb e kemi gjetur edhe m\u00eb keq se q\u00eb e kemi menduar. Degradimi i Komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb s\u00eb pari rezultat i diskriminimit shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb, por edhe i keqqeverisjeve lokale t\u00eb ish-kryetarit, si pushtet i n\u00ebnshtruar dhe i varur nga regjimi autoritar dhe nacionalist i Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb dy-tre vendimet q\u00eb keni marr\u00eb q\u00eb do t\u2019i ve\u00e7onit t\u00eb cilat do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Me konsolidimin e qeverisjes s\u00eb re lokale, kemi angazhuar revizor profesional dhe t\u00eb pavarur, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar sesi jan\u00eb shpenzuar mjetet e buxhetit publik nga qeverisja paraprake. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u2019i qart\u00ebsojm\u00eb dyshimet e shumta p\u00ebr korrupsion dhe keqp\u00ebrdorime t\u00eb parave t\u00eb taksapaguesve tan\u00eb. Nga ato q\u00eb kemi par\u00eb deri tash, ka shum\u00eb vend p\u00ebr hetime.<\/p>\n<p>Kemi filluar nd\u00ebrtimin e qeverisjes transparente, profesionale dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve. Besimi n\u00eb qeverisjen ton\u00eb reformatore po d\u00ebshmohet edhe nga gatishm\u00ebria e partner\u00ebve vendor\u00eb, rajonal\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur projektet tona zhvillimore n\u00eb fushat e ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Ish-kryetari Shqiprim Arifi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn ton\u00eb \u201cReporteri.net\u201d ju ka quajtur kryetare jolegjtime, q\u00eb jeni zgjedhur me pazare t\u00eb nat\u00ebs dhe q\u00eb nuk keni legjitimitet qytetar\u00eb. Si i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjeni?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb problemi im n\u00ebse z.Arifi nuk e kupton legjitimitetin. Nuk mund t\u2019ia m\u00ebsoj\u00eb un\u00eb. Ai m\u00ebsohet n\u00eb shkolla dhe universitete. E shpjegova edhe m\u00eb lart\u00eb sistemin ton\u00eb zgjedhor lokal. P\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb tyre, qytetar\u00ebt delegojn\u00eb legjitimitetin te p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb Asamble Komunale t\u00eb cil\u00ebt pastaj zgjedhin ekzekutivin, respektivisht edhe kryetarin\/en e Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata asambleist\u00eb kan\u00eb legjitimitetin p\u00ebr ta legjitimuar pastaj kryetarin\/en e Komun\u00ebs. Un\u00eb jam zgjedhur me marr\u00ebveshje politike midis partive politike q\u00eb kan\u00eb fituar mandate n\u00eb Asamblen\u00eb Komunale t\u00eb Preshev\u00ebs. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb zgjedhur edhe z.Arifi kryetar Komune m\u00eb vitin 2016, madje edhe me votat tona, edhe pse ai nuk kishte fituar zgjedhjet. Por at\u00ebher\u00eb q\u00eb i konvenonte t\u00eb zgjidhej kryetar Komune, ai e cil\u00ebsonte procesin legjitim, tash q\u00eb i humbi privilegjet, po sajon koncepte p\u00ebr jolegjitimitet, t\u00eb cilat duket q\u00eb edhe nuk i kupton. Pa harruar po ashtu se rregulla baz\u00eb e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb pushteti i shumic\u00ebs s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kam faj un\u00eb se z.Arifi \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar kryetar i mashtrimit. Ai i humbi shpresat para s\u00eb gjithash t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, me sa shihet, me z.Arifi kryetar partie, ka pak shpres\u00eb q\u00eb politikat e tyre t\u00eb jen\u00eb serioze, p\u00ebrmbajt\u00ebsore dhe sidomos m\u00eb t\u00eb ditura.<\/p>\n<p><strong>Arifi poashtu ka hedhur sakuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj jush, pasi ju ka akuzuar se keni d\u00ebmtuar pushtetin lokal me 5 milion\u00eb euro dhe se po ndiqeni nga Prokuroria p\u00ebr Krime Ekonomike. Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u2019u sjellur si viktim\u00eb, z.Arifi p\u00ebrpiqet ta shmang v\u00ebmendjen se ai e ka qeverisur komun\u00ebn ton\u00eb n\u00eb 5 vitet e fundit, duke b\u00ebr\u00eb vazhdimisht akuza ndaj ish-opozit\u00ebs. Akuza joserioze pa asnj\u00eb fakt. Kjo shif\u00ebr prej 5 milion euro \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e manipulimeve propagandistike p\u00ebr mashtrim t\u00eb opinionit se kinse po sjell\u00eb pun\u00ebsim dhe zhvillim. Ose kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me halucinacion.<\/p>\n<p>Ato \u2018projekte\u2019 p\u00ebr t\u00eb cilat ka premtuar se do t\u2019i realizoj\u00eb, n\u00eb vler\u00eb prej 5 million euro, nuk kan\u00eb ekzistuar kurr\u00eb. Si\u00e7 nuk erdh\u00ebn kurr\u00eb ata 2 dhe 3 investitor\u00eb gjerman\u00eb e zviceran t\u00eb cilat i promovonte z.Arifi kur hyri n\u00eb zgjedhje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. E njohur kjo metod\u00eb e keqp\u00ebrdorimit elektoral p\u00ebr pasurim privat, t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb sociale t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb zona t\u00eb pazhvilluara dhe t\u00eb varf\u00ebra. Mjafton me shikuar rritjen e luksit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, n\u00eb koh\u00ebn e ushtrimit t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb Prokurori n\u00eb Nish m\u00eb ka paraqitur Shqiprim Arifi pasi kemi nd\u00ebrprer\u00eb bashk\u00ebqeverisjen. Ky kontekst e sidomos fakti se z.Arifi ka qen\u00eb vazhdimisht partner bashke qeveris\u00ebs i SNS s\u00eb Vu\u00e7iqit q\u00eb kontrollon gjith\u00e7ka n\u00eb Serbi, krijon shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb dyshuar n\u00eb motivet e drejta t\u00eb k\u00ebtij procesi. Sidoqoft\u00eb, pas intervistimit tim t\u00eb par\u00eb para m\u00eb se dy vitesh, nuk jam ftuar tutje nga organet e ndjekjes. Nuk e kam problem t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ndryshe nga z.Arifi i cili nuk sqarohet p\u00ebr arrestimin me pranga t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr dyshime p\u00ebr korrupsion. Kjo \u00ebsht\u00eb para pak koh\u00ebsh. Ai ishte kryetar i Komun\u00ebs. Ata ishin rrethi i tij m\u00eb i ngusht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb plani juaj qeveris\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve? A mund t\u00eb na p\u00ebrmendni ndonj\u00eb projekt m\u00eb madhor q\u00eb mendoni ta realizoni brenda nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb kat\u00ebr segmente prioritare e themeltare t\u00eb programit ton\u00eb p\u00ebr Preshev\u00ebn:<\/p>\n<p>&#8211; Bizneset, bujqesia dhe blegtoria \u2013 p\u00ebrmes t\u00eb cilave e rrisim pun\u00ebsimin dhe arrijm\u00eb zhvillimin<br \/>\n&#8211; Administrat\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb \u2013 administrat\u00eb q\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe q\u00eb i digjitalizon sh\u00ebrbimet p\u00ebr t\u00eb garantuar barazi t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb pun\u00ebsim e p\u00ebr ta luftuar nepotizmin<br \/>\n&#8211; Ujin dhe mbeturina \u2013 furnizim 24 or\u00eb me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha vendbanimet e Preshev\u00ebs dhe pastrim e menaxhim t\u00eb mbeturinave p\u00ebr t\u00eb gjitha lokalitet e komun\u00ebs<br \/>\n&#8211; Hap\u00ebsira publike \u2013 shtimi i parqeve, k\u00ebndeve t\u00eb loj\u00ebrave dhe hap\u00ebsirave publike p\u00ebr qytetar\u00ebt<br \/>\nTashm\u00eb kemi filluar projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si p\u00ebr shembull ai p\u00ebr deponin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt me Komun\u00ebn e Bujanocit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-462789\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1069\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n.jpg 1600w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-1024x684.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-768x513.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-1536x1026.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-696x465.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-1392x930.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-1068x714.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-629x420.jpg 629w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/209301978_804622216905630_2358259502428756191_n-1257x840.jpg 1257w\" sizes=\"(max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p><strong>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka nisur dialogun me presidentin serb Vu\u00e7iq. A keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tek Kurti? N\u00ebse po, cilat jan\u00eb ato?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pozitive q\u00eb Kryeministri Kurti ka ngritur \u00e7\u00ebshtjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb (bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb boshnjak\u00ebve) n\u00eb tavolin\u00ebn e dialogut n\u00eb Bruksel me Vu\u00e7iqin, si dhe ka shp\u00ebrfaqur asimetrin\u00eb n\u00eb t\u00eb drejta midis shqiptar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nNdon\u00ebse n\u00eb negociatat p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Rambuje dhe n\u00eb ato t\u00eb Vjen\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, disi arsyetohej mungesa e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Lugin\u00ebs nga ana e pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira dhe nga nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit, n\u00eb negociatat p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe p\u00ebr njohje reciproke Kosov\u00eb-Serbi nuk ka kuptim t\u00eb mungoj\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ka kuptim q\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr rirregullimin kushtetues, p\u00ebr organizimin administrativo-territorial, p\u00ebr t\u00eb drejtat e minoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, e t\u00eb mos flitet p\u00ebr ato t\u00eb Serbis\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur merret parasysh se Serbia edhe sot \u00ebsht\u00eb shtet shum\u00eb m\u00eb i centralizuar territorialisht e administrativisht, si dhe me Kushtetut\u00eb e legjislacion q\u00eb nuk mund\u00ebson t\u00eb drejta p\u00ebr minoritete dhe zhvillim socio-ekonomik p\u00ebr zonat e margjinalizuara si Lugina e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Sigurisht se nuk presim nga Vu\u00e7iqi e Da\u00e7iqi q\u00eb t\u00eb angazhohen p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs n\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb dobi t\u00eb interesave t\u00eb Lugin\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e presim para s\u00eb gjithash nga Qeveria e Republika e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A duhet q\u00eb politikan\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se nuk e p\u00ebrcaktojm\u00eb agjend\u00ebn, formatin dhe p\u00ebrb\u00ebrjen e delegacioneve n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi. Por \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues legjitim t\u00eb Lugin\u00ebs t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb direkt ose indirekt n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb negociohet mbi Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet pasur kujdes q\u00eb Lugina e Preshev\u00ebs t\u00eb mos instrumentalizohet p\u00ebr interesa t\u00eb kryeqendrave t\u00eb ndryshme. E rrezikshme \u00ebsht\u00eb ideja t\u00eb vendoset fati politik i Lugin\u00ebs pa p\u00ebrfshirjen dhe pa vullnetin e qytetar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht q\u00eb mos t\u00eb ndodhin zgjidhje t\u00eb tilla t\u00eb nj\u00ebanshme e asimetrike q\u00eb thellojn\u00eb kriz\u00ebn dhe konfliktin duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet Lugina e Preshev\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kund\u00ebrproduktive t\u00eb synohet paqe e q\u00ebndrueshme midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb pa p\u00ebrfshirjen e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, cila \u00ebsht\u00eb sot gjendja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs, konkretisht Preshev\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Presheva, Bujanoci dhe Medvegja jan\u00eb sot rajoni shembullor i metodave moderne t\u00eb shtypjes. T\u00eb nj\u00eb diskriminimi shtet\u00ebror q\u00eb maskohet me nj\u00eb diskurs demokratik.<br \/>\nSerbia nuk zbaton tri marr\u00ebveshjet p\u00ebr Lugin\u00ebn q\u00eb ka firmosur n\u00ebn leht\u00ebsim t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ka bllokuar dialogun me t\u00eb zgjedhurit e Lugin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pushteti i Vu\u00e7iqit n\u00eb Serbi nuk pranon shqiptar\u00ebt lokal\u00eb edhe kur ata duan t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb institucione t\u00eb Serbis\u00eb, e n\u00eb Kosov\u00eb fton serb\u00ebt lokal\u00eb t\u00eb mos pranojn\u00eb pun\u00ebsimin n\u00eb institucione t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Thjesht shteti i Serbis\u00eb nuk tregon gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i pranuar shqiptar\u00ebt e Serbis\u00eb si shtetas t\u00eb barabart\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00eb i interesuar t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb. Madje vet\u00eb Presidenti i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb ai i cili flet p\u00ebr \u00ab Razgrani\u010denje \u00bb (ndarje me kufij) midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Pra shtypja \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, por metodat dhe konteksti kan\u00eb ndryshuar. Metodat sepse shtypja e dikurshme tradicionale \u00ebsht\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar me format e \u00ab padukshme \u00bb bashk\u00ebkohore t\u00eb shtypjes. Konteksti sepse regjimi i Vu\u00e7iqit po p\u00ebrk\u00ebdhelet ende nga kryeqendrat bot\u00ebrore p\u00ebr arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Preshev\u00ebs, Ardita Sinani, i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet ish-kryetarit Shqiprim Arifi, pasi ky i fundit e quajti kryetare jolegjitime, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d. Kryetarja Sinani poashtu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Reporteri.net thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb problem i saj n\u00ebse Arifi nuk e kupton konceptin e legjitimitetit, por pohon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":462790,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[269],"class_list":["post-462788","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/462788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=462788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/462788\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/462790"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=462788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=462788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=462788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}