{"id":466119,"date":"2021-07-10T09:57:06","date_gmt":"2021-07-10T07:57:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=466119"},"modified":"2021-07-10T09:57:06","modified_gmt":"2021-07-10T07:57:06","slug":"ekonomistet-nuk-mund-te-kete-rritje-ekonomike-prej-7-9-maksimumi-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/ekonomistet-nuk-mund-te-kete-rritje-ekonomike-prej-7-9-maksimumi-4\/","title":{"rendered":"Ekonomist\u00ebt: Nuk mund t\u00eb ket\u00eb rritje ekonomike prej 7.9%, maksimumi 4%"},"content":{"rendered":"<p><strong>Paralajm\u00ebrimi i ministrit t\u00eb Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve Hekuran Murati p\u00ebr rritjen ekonomike n\u00eb vend prej 7.9% po konsiderohet e pa analizuar mire.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike n\u00eb vend, vler\u00ebsojn\u00eb se rritja ekonomike prej 7.9% sipas ministrit Murati \u00ebsht\u00eb e paarritshme, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb premisat e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK), Safet G\u00ebrxhaliu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online parashikimin p\u00ebr rritje ekonomike me 7.9% po e sheh si parashikim pompoz t\u00eb ministrit t\u00eb Murati, derisa shton se kjo nuk i b\u00ebn\u00eb nder realitetit aktual.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr rritjeve t\u00eb t\u00eb hyrave n\u00eb Dogan\u00eb e n\u00eb ATK, G\u00ebrxhaliu sheh t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebt\u00eb rritje p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>\u201cEfektet e pandemis\u00eb Covid-19 do t\u00eb na p\u00ebrcjellin edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen pasi q\u00eb vendet e rajonit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur qytetar\u00ebt dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Kosova \u00ebsht\u00eb vendi i fundit q\u00eb ka kontribuar n\u00eb efektet e pandemis\u00eb Covid-19. T\u00eb dilet me parashikime pompoze se do t\u00eb ket\u00eb rritje ekonomike 7%, 8% apo 9% v\u00ebrtet nuk i b\u00ebn\u00eb nder realitetit aktual\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7ka i duhet Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje substanciale dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb agregat ky\u00e7 i matjes s\u00eb rritjes ekonomike vet\u00ebm rritja e konsumit, prandaj neve na duhen investime nga jasht\u00eb, pun\u00ebsime t\u00eb reja, trend\u00ebt pozitive ekzistojn\u00eb, kemi rritje t\u00eb hyrave n\u00eb dogana n\u00eb ATK, por t\u00eb arrihet nj\u00eb rritje prej 7.9% \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb mir\u00ebpo v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb realizohet p\u00ebrkund\u00ebr indikator\u00ebve pozitiv\u201d.<\/p>\n<p>E krejt k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ministrit Murati, G\u00ebrxhaliu po e sheh si q\u00ebllim t\u00eb debatit nd\u00ebrmjet pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, e q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb jepen premtime t\u00eb parealizuara.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb tema aktuale kjo dhe e kemi nj\u00eb debat jo shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm nd\u00ebrmjet pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs d\u00ebshirohet q\u00eb t\u00eb dilet me terma dhe indikator t\u00eb ndryshe, por jan\u00eb trend\u00ebt pozitiv\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshteten, por duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb matur n\u00eb deklarata sepse v\u00ebrtet bota nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe emocionet e qytetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb tjera dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim shum\u00eb m\u00eb nder\u00eb i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb realitet sesa premtime t\u00eb parealizuara\u201d.<\/p>\n<p>Edhe kryetari i Aleanc\u00ebs Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online thot\u00eb se do t\u00eb ishte shum\u00eb i lumtur n\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb arrihet rritja ekonomike prej 7.9%.<\/p>\n<p>Por sipas tij, m\u00eb shum\u00eb se deri n\u00eb 4% nuk do t\u00eb ket\u00eb rritje ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur n\u00ebse kjo do t\u00eb ishte realitet dhe nuk besoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e arritshme, e d\u00ebshirueshme po, e pritshme nga qytetar\u00ebt sepse ka pasur premtime t\u00eb m\u00ebdha por nisur nga t\u00eb gjitha premisat aktuale ne nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb me rritje ekonomike m\u00eb shum\u00eb se 4% deri n\u00eb 4.5% maksimalisht, e q\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar si Banka Bot\u00ebrore e p\u00ebrkufizojn\u00eb ata k\u00ebt\u00eb vler\u00eb dhe ato jan\u00eb t\u00eb besueshme dhe ne kur flasim se do t\u00eb kemi rritje ekonomike prej 7.9% at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb dihet nga, por n\u00ebse do t\u00eb ndodh\u00eb at\u00ebher\u00eb Kosova do t\u00eb jet\u00eb vend lider n\u00eb Ballkan, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb me rritjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb koh\u00ebn kur shtetet kan\u00eb dal\u00eb nga kriza e pandemis\u00eb dhe disa jan\u00eb ende n\u00eb kriz\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por se nga do t\u00eb vij\u00eb kjo rritje ekonomike prej 7.9% \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb dij\u00eb edhe kryetari i AKB-s\u00eb Agim Shahini, p\u00ebrderisa ministri Murati nuk tregon arsyen se si do t\u00eb arrihet p\u00ebrqindja, raporton EO.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb qeveria e vendit \u00ebsht\u00eb duke tentuar q\u00eb ta bind popullin se ne ato \u00e7ka i kemi premtuar po i realizojm\u00eb dhe pik\u00ebrisht kjo ka qen\u00eb nj\u00eb pikat e fushat\u00ebs q\u00eb kjo do t\u00eb ndodh\u00eb, por nuk varet tash nga premtimet por nga veprimet, varet nga reformat nga rritja ekonomike, nga eksporti, prodhimi, rritja e konsumit dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb faktor q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rritjen e vendit dhe k\u00ebto jan\u00eb duke shkuar n\u00eb trend pozitiv por jo me at\u00eb q\u00eb ne do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb at\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb madhe\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ja ket\u00eb q\u00eblluar ministri Murati p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne do t\u00eb duartrokasim por derisa ai nuk tregon ne kemi dilemat tona\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paralajm\u00ebrimi i ministrit t\u00eb Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve Hekuran Murati p\u00ebr rritjen ekonomike n\u00eb vend prej 7.9% po konsiderohet e pa analizuar mire. Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike n\u00eb vend, vler\u00ebsojn\u00eb se rritja ekonomike prej 7.9% sipas ministrit Murati \u00ebsht\u00eb e paarritshme, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb premisat e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore. Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":466120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-466119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/466119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=466119"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/466119\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/466120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=466119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=466119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=466119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}