{"id":466773,"date":"2021-07-11T17:00:40","date_gmt":"2021-07-11T15:00:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=466773"},"modified":"2021-08-16T16:55:11","modified_gmt":"2021-08-16T14:55:11","slug":"interviste-kryetari-i-bujanocit-nagip-arifi-fondi-kombetar-per-luginen-e-presheves-ka-mbetur-vec-ne-leter-qeveria-e-kosoves-dhe-shqiperise-te-bejne-me-teper","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/interviste-kryetari-i-bujanocit-nagip-arifi-fondi-kombetar-per-luginen-e-presheves-ka-mbetur-vec-ne-leter-qeveria-e-kosoves-dhe-shqiperise-te-bejne-me-teper\/","title":{"rendered":"INTERVIST\u00cb | Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi: Fondi Komb\u00ebtar p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs ka mbetur ve\u00e7 n\u00eb let\u00ebr, qeveria e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blendi Gashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>M\u00eb 2 tetor t\u00eb vitit 2020 ishte n\u00ebnshkruar Fondi komb\u00ebtar p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, nga at\u00ebkoh\u00eb ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris Genc Cakaj dhe asaj t\u00eb Kosov\u00ebs Meliza Haradinaj-Stublla. <\/strong><strong>Kjo marr\u00ebveshje parashihte t\u00eb hapte rrug\u00eb p\u00ebr krijimin e fondit nd\u00ebrshtet\u00ebror p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. Por gjith\u00e7ka deri tani ka mbetur ve\u00e7 n\u00eb let\u00ebr.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d thot\u00eb se Fondi i n\u00ebnshkruar nga dy qeverit\u00eb ka mbetur n\u00eb let\u00ebr, dhe n\u00eb \u00e7do takim q\u00eb ka pasur me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, dhe ish-kryeministrin e Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, dhe tani kryeministrin Albin Kurti, e ka parashtruar pyetjen p\u00ebr jet\u00ebsimin e k\u00ebtij Fondi, por se nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Megjithat\u00eb kryetari Arifi shpreson se ky Fond t\u00eb filloj\u00eb s\u00eb funksionuari.<\/p>\n<p>Arifi m\u00eb tej thot\u00eb se qeveria e Kosov\u00ebs, e sidomos ajo e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs, nd\u00ebrsa tregon me problemet me t\u00eb cilat ballafaqohen shqiptar\u00ebt atje.<\/p>\n<p>Arifi n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Reporterin flet edhe p\u00ebr pritjet q\u00eb ka nga dialogu Kosov\u00eb-Serbi, konkretisht nga takimi i radh\u00ebs mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7it, p\u00ebr gjendjen n\u00eb arsim, infrastruktur\u00eb dhe ekonomi n\u00eb Bujanoc dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me krytarin e Bujanocit, Nagip Arifi, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><strong>REPORTERI.net: Tash nj\u00eb vit keni marr\u00eb detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Bujanocit. Na p\u00ebrmend tre problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb keni zgjidhur?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Bujanoc ekzistojn\u00eb 5 parti politike shqiptare aktive, t\u00eb cilat edhe pse kan\u00eb ndikuar n\u00eb zhvillimin e pluralizmit, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kan\u00eb ndikuar edhe n\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen e elektoratit, gj\u00eb q\u00eb ka paraqitur nj\u00eb problem serioz p\u00ebr nj\u00eb komun\u00eb t\u00eb vog\u00ebl si Bujanoci. Dhe, prioriteti im ka qen\u00eb q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 21 qershorit 2021 t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb koalicion me shumic\u00eb shqiptare n\u00eb Bujanoc, q\u00eb vendimet kruciale p\u00ebr Bujanocit t\u2019i marrin vet shqiptar\u00ebt. Dhe, sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Bujanocin e qeverisin partit\u00eb politike shqiptare. Me nj\u00eb fjal\u00eb, kam b\u00ebr\u00eb unifikimin e faktorit politik shqiptar n\u00eb Bujanoc, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rast n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dyt\u00eb do ta konsideroja menaxhimin me pandemin\u00eb Covid 19. Mendoj se kemi arritur q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb senzibilizimin e opinionit rreth rrezikut t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb k\u00ebsaj pandemie dhe vakcinimin e qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fillim kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hamendur n\u00ebse duhet apo jo t\u00eb vakcinohen. Tash nj\u00eb num\u00ebr i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit kan\u00eb marr\u00eb vaksinat. Kemi arritur q\u00eb ta shmangim nj\u00eb katastrof\u00eb epidemiologjike, ku un\u00eb si kryetar komune dhe nj\u00ebherit sipas funksionit edhe komandant i Shtabit p\u00ebr Situata t\u00eb Jasht\u00ebzakonshme me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb kemi disponuar, kemi ndihmuar Sht\u00ebpin\u00eb e Sh\u00ebndetit q\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jemi sa m\u00eb af\u00ebr qytetar\u00ebve. T\u00eb gjitha llojet e vaksinave kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Sh\u00ebndetit, si dhe logjistika s\u2019ka munguar. K\u00ebshtu q\u00eb, sot mbi 70% e popullat\u00ebs n\u00eb komun\u00ebn ton\u00eb ka marr\u00eb edhe doz\u00ebn e dyt\u00eb, ku na d\u00ebshmon fakti se k\u00ebt\u00eb muaj kemi pasur vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb infektuar. Menaxhimi me pandemin\u00eb p\u00ebr mua si kryetar ka qen\u00eb nj\u00eb prioritet, sepse p\u00ebr mua sh\u00ebndeti i qytetar\u00ebve ka qen\u00eb mbi t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Me marrjen e postit t\u00eb kryetarit, p\u00ebrve\u00e7 problemit t\u00eb pandemis\u00eb, kam hasur edhe n\u00eb shum\u00eb probleme financiare n\u00eb vetqeverisjen lokale. Komuna e Bujanocit ka qen\u00eb n\u00eb obligime t\u00eb m\u00ebdha dhe bllokad\u00eb financiare. Sot, me nj\u00eb menaxhim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb financave kemi nj\u00eb gjendje stabile financiare, ku t\u00eb gjitha obligimet ndaj kontraktuesve, obligimet ndaj shkollave fillore dhe t\u00eb mesme, ndaj organizatave publike dhe veprimtarive shoq\u00ebrore kryhen n\u00eb afat t\u00eb rregullt\u00eb. Pra, kam sjellur rend dhe rregull\u00eb n\u00eb aspektin financiar.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb gjendja me arsimin, infrastruktur\u00ebn, ekonomin\u00eb aktualisht n\u00eb Bujanoc?<\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket gjendjes n\u00eb arsim, n\u00eb aspketin e p\u00ebrgatitjes infrastrukturore dhe kushteve tjera p\u00ebrcjell\u00ebse n\u00ebp\u00ebr shkolla p\u00ebr t\u2019u zhvilluar procesi arsimor, lirisht mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb duhur. Por, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb brengos\u00ebse \u00ebsht\u00eb se nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb tekste t\u00eb duhura t\u00eb zhvillohet procesi arsimor n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, sepse shteti serb nuk lejon tekstet m\u00ebsimore apo planprogramet e arsimit nga Republika e Kosov\u00ebs apo t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ende n\u00eb disa l\u00ebnd\u00eb punohet me planprograme t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, e mos t\u00eb flasim p\u00ebr at\u00eb se shteti serb nuk \u00ebsht\u00eb duke i nostrifikuar diplomat e universiteteve nga Republika e Kosov\u00ebs. P\u00ebr mos hapjen e nj\u00eb perspektive p\u00ebr t\u00eb rinj\u00ebt q\u00eb kryejn\u00eb shkollimin n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, ata detyrohen t\u00eb marrin rrug\u00ebn e kurbetit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me infrastruktur\u00ebn, ajo \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar me mund\u00ebsit\u00eb tona financiare, dhe duke p\u00ebrmir\u00ebsuar infrastruktur\u00ebn po ndikojm\u00eb pozitivisht edhe n\u00eb zhvillimin ekonomik.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb qeverisjes lokale n\u00eb vitin e kaluar kemi kryer projekte t\u00eb shumta t\u00eb asfaltimit t\u00eb rrug\u00ebve, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet jan\u00eb asfaltimi i rrug\u00ebs Muhoc \u2013 Zarbinc\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Bujanocit, ku kap nj\u00eb kosto financiare mbi 1 milion euro, me gjat\u00ebsi prej 5.600 metrave, ku menj\u00ebher\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb ka filluar nj\u00eb gjall\u00ebri. Diaspora ka filluar t\u00eb investoj\u00eb, disa njer\u00ebz t\u00eb zhvendosur n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb kthehen dhe t\u00eb merren me bujq\u00ebsi dhe blegtori, kurse t\u00eb tjer\u00ebt t\u2019i renovojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e veta. Poashtu, vlen\u00eb t\u00eb ceket asfaltimi i rrug\u00ebs dhe ndri\u00e7imi i rrug\u00ebs T\u00ebrnoc \u2013 Turi me nj\u00eb gjat\u00ebsi prej 1.500 metrave, ku hap mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim ekonomik dhe t\u00eb turizimit. Ka edhe shum\u00eb projekte t\u00eb tjera q\u00eb kemi realizuar dhe po realizojm\u00eb p\u00ebr t\u2019i suguruar qytetar\u00ebve tan\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nSa i p\u00ebrket gjendjes ekonomike, gjendja n\u00eb sektorin e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb e lakmueshme.<\/p>\n<p>Organizatat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb procesin e privatizimit apo edhe q\u00eb jan\u00eb privatizuar, jan\u00eb kryer me procedura qe nuk kan\u00eb qen\u00eb transparente. Gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb at\u00eb drejtim q\u00eb bler\u00ebsit potencial shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga ai proces. Sa i p\u00ebrket sektorit privat, situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, por edhe k\u00ebtu kemi probleme me plasimin e produkteve n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se nuk kan\u00eb ndonj\u00eb leht\u00ebsir\u00eb p\u00ebr plasmanin e produkteve. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim vlen\u00eb t\u00eb ceket se ka disa nd\u00ebrmarrje private t\u00eb cil\u00ebt merren me prodhime t\u00eb dyerve dhe dritareve, e t\u00eb cil\u00ebt prodhimet e tyre i plasojn\u00eb n\u00eb tregun europian, sidomos n\u00eb Zvic\u00ebrr, Gjermani, Austri, etj.<\/p>\n<p><strong>Sa po ju ndihmon qeveria e Kosov\u00ebs dhe ajo e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr realizim t\u00eb projekteve financiare? A duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt?<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe ajo e Shqip\u00ebris\u00eb shum\u00eb pak kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto treva, por prap\u00eb mund ta falemnderojm\u00eb qeverin\u00eb Kurti 1 gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ku p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs i ka ndar\u00eb 500.000 euro, gjegj\u00ebsisht 200.000 p\u00ebr Bujanocin, p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb Covid 19. Poashtu, n\u00eb vitin e kaluar nga ish qeveria Haradinaj kemi marr\u00eb 50.000 euro p\u00ebr programin e aft\u00ebsimit profesional, kurse k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebrshkak t\u00eb v\u00ebrshimeve nga reshjet e shiut, kemi marr\u00eb ndihm\u00ebn prej 200.000 eurove nga ish qeveria Hoti.<\/p>\n<p>Kurse, nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb kemi pranur donacion prej 5.000 eurove p\u00ebr Zyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb Rinj, dhe 20.000 euro p\u00ebr renovimin e nj\u00eb shkolle fillore n\u00eb fshatin Kon\u00e7ul. K\u00ebto ndihma jan\u00eb q\u00eb nga viti i kaluar, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap pozitiv, kurse m\u00eb par\u00eb ndihmat kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb aspak. Kurse, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, edhe ju jeni d\u00ebshmitar se Republika e Serbis\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb ndan\u00eb miliona euro nga buxheti i saj.<\/p>\n<p>Personalisht, mendoj se qeveria e Kosov\u00ebs, e sidomos ajo e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto treva.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-466774\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/nagip.jpg\" alt=\"\" width=\"675\" height=\"905\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/nagip.jpg 675w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/nagip-224x300.jpg 224w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/nagip-313x420.jpg 313w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/nagip-627x840.jpg 627w\" sizes=\"(max-width: 675px) 100vw, 675px\" \/><\/p>\n<p><strong>Fondi Komb\u00ebtar p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs i n\u00ebnshkruar nga dy qeverit\u00eb, ajo shqiptare dhe e Kosov\u00ebs sa po jet\u00ebsohet?<\/strong><\/p>\n<p>Fondi Komb\u00ebtar p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs i n\u00ebnshkruar nga dy qeverit\u00eb, deri m\u00eb sot ka mbetur vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Edhe sspe, n\u00eb \u00e7do takim q\u00eb kam pasur me qeverin\u00eb Hoti dhe me qeverin\u00eb Kurti, por edhe me qeverin\u00eb Rama kam parashtruar pyetjen se ku ka mbetur jet\u00ebsimi i Fondit Komb\u00ebtar, por p\u00ebrgjigje nuk kemi. Mbesim me shpres\u00eb se ky Fond t\u00eb filloj\u00eb s\u00eb funksionuari.<\/p>\n<p><strong>Ish qeveria Hoti kishte aprovuar nj\u00eb program p\u00ebr ofrimin e asistenc\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt e Lugin\u00ebs, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me t\u00eb, dhe a ja keni p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb kryeministrit Kurti?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ish qeveria Hoti ka aprovuar nj\u00eb program p\u00ebr ofrimin e asistenc\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt e Lugin\u00ebs, bile pati premtuar q\u00eb t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kryeministris\u00eb dhe n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj zyre t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb person me ndikim politik. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk ka pasur l\u00ebvizje konkrete. N\u00eb takimin e fundit q\u00eb kam zhvilluar me kryeminstrin Kurti m\u00eb 22 qershor e kam hap\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por p\u00ebrgjigje aty p\u00ebr aty nuk kam marr\u00eb, por shpresoj q\u00eb t\u00eb realizohet ky program.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji, kryeministri Kurti pritet t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb takim tjet\u00ebr me presidentin serb, Vu\u00e7iq. Gjat\u00eb takimeve me Kurtin a keni parashtruar ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebrfshirjen politikan\u00eb t\u00eb Lugin\u00ebs n\u00eb dialog?<\/strong><\/p>\n<p>Po, kryeministri Kurti pritet t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb takim me presidentin Vu\u00e7iq, ku kemi k\u00ebrkuar q\u00eb edhe Lugina t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb e bisedimeve n\u00eb takimet e radh\u00ebs. Kryeministri Kurti na ka premtuar dhe ka p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb se gjendja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e tij gjat\u00eb bisedave me pal\u00ebn serbe.<\/p>\n<p><strong>Sa e ka ngritur sipas jush z\u00ebrin Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs n\u00eb takim me pal\u00ebn serbe, apo duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt se qeveria e Kosov\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen e problemeve t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs e ka hudh\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb me presidentin Vu\u00e7iq, ne shpresojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto probleme t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme do t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb prezentuara n\u00eb bisedat e ardhshme, sepse situata u b\u00eb e padurueshme, duke u nisur nga shlyerja e shqiptar\u00ebve nga gjendja civile, mos nostrfikimi i diplomave, mos kyqja e shqiptar\u00ebve n\u00eb organet shtet\u00ebrore. Me nj\u00eb fjal\u00eb, cenohen t\u00eb drejtat individuale dhe kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve. Andaj, k\u00ebrkojm\u00eb nga qeveria Kurti t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb k\u00ebrkesave dhe t\u00eb ket\u00eb parasysh parimin e reciprocitetit p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs dhe serb\u00ebt e Kosov\u00ebs sipas standardeve europiane.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, cila \u00ebsht\u00eb sot gjendja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs, konkretisht Bujanocit?<\/strong><\/p>\n<p>Situata e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, e konkretisht n\u00eb komun\u00ebn e Bujanocit nuk \u00ebsht\u00eb e lakmueshme, sepse qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb disponon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb perfide i cenon t\u00eb drejtat individuale dhe kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve. A ka m\u00eb keq q\u00eb nj\u00eb person q\u00eb ka lindur, \u00ebsht\u00eb rritur e \u00ebsht\u00eb shkolluar n\u00eb vendlindje t\u2019iu merret e drejta e vendbanimit.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb largohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb apo n\u00eb Per\u00ebndim. Por, k\u00ebtu edhe qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke u sjellur jo mire ndaj t\u00eb zhvendosurve nga Mal\u00ebsia e Bujanocit n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb larguar qoft\u00eb p\u00ebr shkaqe politike, ekonomike apo arsimore, e nuk ia mund\u00ebson t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb shtet\u00ebsi, bile edhe ne vendq\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra, situata k\u00ebrkon zgjidhje t\u00eb menj\u00ebhershme edhe nga qeveria e Serbis\u00eb, por edhe e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja se si \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb ken\u00eb dy shtet\u00ebsi, dy paga, t\u00eb ken\u00eb plangrome dhe tekste t\u00eb Serbis\u00eb, pun\u00ebsim qoft\u00eb n\u00eb Serbi apo Kosov\u00eb,kurse shqiptar\u00ebt t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto. Por, shpresojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen, ngase shpresa mbetet e fundit. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Gashi M\u00eb 2 tetor t\u00eb vitit 2020 ishte n\u00ebnshkruar Fondi komb\u00ebtar p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, nga at\u00ebkoh\u00eb ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris Genc Cakaj dhe asaj t\u00eb Kosov\u00ebs Meliza Haradinaj-Stublla. Kjo marr\u00ebveshje parashihte t\u00eb hapte rrug\u00eb p\u00ebr krijimin e fondit nd\u00ebrshtet\u00ebror p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. Por gjith\u00e7ka deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":466775,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-466773","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/466773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=466773"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/466773\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/466775"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=466773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=466773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=466773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}