{"id":471200,"date":"2021-07-18T14:04:54","date_gmt":"2021-07-18T12:04:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=471200"},"modified":"2021-07-21T12:18:32","modified_gmt":"2021-07-21T10:18:32","slug":"magjia-e-nje-qyteti-dhe-historia-e-filozofit-dhe-sundimtarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/magjia-e-nje-qyteti-dhe-historia-e-filozofit-dhe-sundimtarit\/","title":{"rendered":"Magjia e nj\u00eb qyteti dhe historia e filozofit dhe sundimtarit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>\u00c7do vizit\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet madh\u00ebshtor \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrndrit\u00ebse, magjike, trondit\u00ebse e madje edhe mek\u00ebse. Sirakuza t\u00eb gudulis me stilin e saj t\u00eb nd\u00ebrtimit, arkitektur\u00ebn, klim\u00ebn, historin\u00eb dhe thesaret e saj kulturore q\u00eb i ruan me nj\u00eb fanatiz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Zbardh\u00ebllimi q\u00eb shfaqin xanxat e k\u00ebtij qyteti t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb me magjin\u00eb e tyre. N\u00eb k\u00ebto themele \u00ebsht\u00eb shtres\u00ebzuar trash\u00ebgimia e kasnisur e civilizimit per\u00ebndimor. Fontana Aretusa, nj\u00eb fenomen i rrall\u00eb natyror, e q\u00eb si e till\u00eb e ka p\u00ebrndezur imagjinat\u00ebn mitologjike t\u00eb shum\u00eb poet\u00ebve p\u00ebr t\u2019i portretizuar hiret e k\u00ebsaj nimfe eksituese, Porti i madh tregtar grek, Katedralja, tempujt e tjer\u00eb t\u00eb kultit, e ve\u00e7an\u00ebrisht ai kushtuar Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Apollonit, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm disa nga margaritar\u00ebt rr\u00ebz\u00ebllues q\u00eb gjenden n\u00eb vendlindjen e matematicienit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs helenike, Arkimedit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb rrug\u00ebtimit p\u00ebr ta shijuar k\u00ebt\u00eb qytet dhe pasurin\u00eb e tij monumentale, pashmangsh\u00ebm t\u00eb pushton nj\u00eb ndjen\u00eb trishtimi dhe pik\u00ebllimi. Sepse krahas an\u00ebve t\u00eb lartp\u00ebrmendura, gjat\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij mij\u00ebravje\u00e7are, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet jan\u00eb prodhuar edhe ngjarje tragjike, t\u00eb err\u00ebta, hijer\u00ebnda dhe t\u00eb sh\u00ebmtuara.<\/p>\n<p><strong>Filozofi dhe Sundimtari<\/strong><\/p>\n<p>Trillet, kapardisja, etja p\u00ebr lavdi dhe paranojat e pushtetar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb dominuar at\u00eb, kan\u00eb ndikuar q\u00eb me Sirakuz\u00ebn t\u00eb lidhet nj\u00ebra nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb kobshme n\u00eb historin\u00eb e filozofis\u00eb, fatin e dhimbsh\u00ebm t\u00eb Platonit, filozofit m\u00eb t\u00eb spikatur jo vet\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs antike, por t\u00eb gjith\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb mendimit per\u00ebndimor.\u00a0 Si\u00e7 dihet ky gjeni i \u201cdhurat\u00ebs m\u00eb t\u00eb \u00e7muar q\u00eb u dhan\u00eb per\u00ebndit\u00eb vdekatar\u00ebve\u201d para se t\u00eb lundronte n\u00eb brigjet e Sicilis\u00eb, kishte kaluar n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb turbullira, tensione dhe t\u00ebrmete politike n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbysja e rendit demokratik nga Tridhjet\u00eb tiran\u00ebt, tmerret q\u00eb shkaktoi ky regjim dhe m\u00eb pastaj rivendosja po ashtu e ish-regjimit demokratik, d\u00ebnimi me vdekje i Sokratit nga ky rend, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm disa nga episodet e err\u00ebta n\u00eb jet\u00ebshkrimin e Platonit, e q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb l\u00ebn\u00eb vrag\u00eb t\u00eb thella n\u00eb mendjen e k\u00ebtij filozofi me orgjin\u00eb aristokratike.<\/p>\n<p>I d\u00ebshp\u00ebruar, thyer dhe tronditur nga k\u00ebto trandje politike ai do t\u00eb lundronte drejt brigjeve t\u00eb k\u00ebtij qyteti legjendar.<\/p>\n<p>Hegeli n\u00eb ligj\u00ebratat e tij mbi \u201cHistorin\u00eb e Filozofis\u00eb\u201d konstaton se Platonin drejt k\u00ebtij udh\u00ebtimi tragjik e kishte tunduar ftesa e Dionit, nj\u00eb i af\u00ebrm i Dionisit I, sundimtarit t\u00eb Sirakuz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pretendohej se ky i fundit do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitonte prej ideve t\u00eb Platonit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb rend t\u00eb drejt\u00eb politik.<\/p>\n<p>Prandaj, i nxitur pjes\u00ebrisht nga kjo ftes\u00eb dhe pjes\u00ebrisht nga besimi i tij se n\u00ebp\u00ebrmjet Dionis-it do t\u00eb mund ta nd\u00ebrtonte m\u00eb n\u00eb fund shtetin e tij ideal, Platoni u josh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb. Si\u00e7 thot\u00eb Hegeli, sip\u00ebrfaq\u00ebsisht kjo ide duket e shk\u00eblqyeshme, q\u00eb nj\u00eb sundimtar i ri ta ket\u00eb n\u00eb krah\u00eb t\u00eb tij njeriun m\u00eb t\u00eb ditur t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ta instruktoj\u00eb dhe inspiroj\u00eb at\u00eb. Madje mbi k\u00ebt\u00eb sfond \u201cjan\u00eb sajuar m\u00eb dhjet\u00ebra romanca politike\u201d. N\u00eb fillim Dionisi ishte impresionuar me filozofimet e Platonit.\u00a0 Madje ai b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ta fitonte respektin reciprok nga filozofi. Por kjo nuk ishte e mundur. Sepse filozofi ishte besnik vet\u00ebm ndaj ideve t\u00eb tij dhe jo ndaj pushtetit personal t\u00eb Dionisit. Po ashtu n\u00eb ligj\u00ebratat e tij mbi \u201cHistorin\u00eb e Filozofis\u00eb\u201d kushtuar Platonit, Hegeli konstaton se mjerisht ky sundimtar ishte nj\u00ebri nga ata udh\u00ebheq\u00ebs mediok\u00ebr q\u00eb aspirojn\u00eb p\u00ebr lavdi dhe fam\u00eb, por q\u00eb u mungonte zelli, thell\u00ebsia, sinqerti dhe forca e karakterit. Prandaj shum\u00eb shpejt do t\u00eb p\u00ebrfundonte \u201cmuaji i mjaltit\u201d nd\u00ebrmjet \u201ctiranit dhe filozofit\u201d. Fillimisht p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb Dionis-it me Dionin ku me k\u00ebt\u00eb rast Platoni refuzoi q\u00eb ta anulonte miq\u00ebsin\u00eb me Dionin, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Sundimtarit. Dhe m\u00eb kryesorja, interesi i sundimtarit n\u00eb filozofi ishte aq sip\u00ebrfaq\u00ebsor sa edhe n\u00eb dijet tjera, madje ai \u00ebnd\u00ebrronte q\u00eb te ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe filozof edhe poet edhe sundimtar, por pa pranuar q\u00eb t\u00eb k\u00ebshillohej thell\u00ebsisht nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-471201 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n.jpg\" alt=\"\" width=\"864\" height=\"648\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n.jpg 864w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n-300x225.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n-768x576.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n-80x60.jpg 80w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n-160x120.jpg 160w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n-265x198.jpg 265w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n-696x522.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/218261487_1203022516787727_3653480943384032385_n-560x420.jpg 560w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/p>\n<p>Tensioni arriti kulmin kur Platoni u b\u00eb gati ta braktis k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb d\u00ebshtuar. Dionisi i pushtuar nga trillet e tij, sedra e l\u00ebnduar, dhe mania p\u00ebr posedim absolut e pengoi k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim. E privoi filozofin nga mjetet e lundrimit si dhe e mbajti peng at\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ky udh\u00ebtim p\u00ebrfundoi tragjikisht. Ajo q\u00eb filloi si \u00ebnd\u00ebrr sublime dhe e fisme nga ana filozofit p\u00ebr ta edukuar dhe shnd\u00ebrruar nj\u00eb pushtetar n\u00eb agjent p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rendi ideal, rezultoi n\u00eb nj\u00eb pengmarrje t\u00eb sh\u00ebmtuar. E n\u00eb fund Dionisi do ta shes si skllav at\u00eb q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Hegeli, s\u00eb \u201cbashku me Aristotelin mund t\u00eb quhen m\u00ebsues t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb t\u00eb gjinis\u00eb njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ndodhet edhe vendi ky ishte mbajtur i izoluar dhe syrgjynosur Platoni. Vizita e k\u00ebtij lokacioni, e njohur ndryshe si \u201cveshi i Dionisit I\u201d, pashmangsh\u00ebm t\u00eb shkakton nj\u00eb lloj zgavrimi shpirt\u00ebror. Kjo ndjeshm\u00ebri vjen natyrsh\u00ebm si solidaritet teorik me pafuqin\u00eb e mendimtarit p\u00ebrball\u00eb t\u00ebrbimit t\u00eb pushtetarit. Me vuajtjet, ankthet, depresionet, traumat dhe dhimbjet q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjetuar at\u00ebbot\u00eb mendja m\u00eb gjeniale e njer\u00ebzimit. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ket\u00eb histori m\u00eb t\u00eb trisht\u00eb n\u00eb antologjin\u00eb e shp\u00ebrdorimit t\u00eb filozofeve nga ana sundimtar\u00ebve. Kuptimi i k\u00ebsaj ngjarjeje ka mbetur unik n\u00eb historin\u00eb e filozofis\u00eb. Prandaj vazhdon t\u00eb ngjall ende nj\u00eb makth t\u00eb pashoq.<\/p>\n<p><strong>Republika e filozof\u00ebve <\/strong><\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Platoni arriti q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb \u00e7lirohet nga kthetrat e Dionisit dhe t\u00eb rikthehet n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes. Nd\u00ebrkaq pas k\u00ebsaj ngjarje traumatike ai e refuzon \u00e7do ofert\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr angazhim praktik politik. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i futet pun\u00ebs p\u00ebr themelimin e Akademis\u00eb Filozofike, nj\u00eb institucion ky pesha dhe ndikimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb e pakrahasueshme n\u00eb tradit\u00ebn e mendimit per\u00ebndimor. Me k\u00ebt\u00eb rast, si\u00e7 thot\u00eb Eric Voegelin, Platoni do ta kuptonte at\u00eb q\u00eb shum\u00eb \u201creformator\u00eb dhe revolucionar\u00eb modern\u00eb ende nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ta kuptojn\u00eb, q\u00eb reforma nuk mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm nga q\u00ebllimet e mira, n\u00ebse bie fjala mbart\u00ebsit e saj i rekrutojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit ndjek\u00ebs q\u00eb me veset dhe konfuzionin moral t\u00eb tyre jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kaosin q\u00eb pretendojn\u00eb ta kurojn\u00eb\u201d. Prandaj edukimi filozofik dhe moral mbetet nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rendi ideal. Dhe me k\u00ebt\u00eb mision ngarkohet akademia. Ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb institucion ku kultivohet k\u00ebrkimi p\u00ebr epistem\u00ebn filozofike si i kund\u00ebrt me doksat (opinionet) ditore politike.<\/p>\n<p>Beteja kund\u00ebr relativizimit sofist, kritika ndaj retorik\u00ebs si medium p\u00ebr form\u00ebsimin e bindjeve njer\u00ebzore, demaskimi i demagogjis\u00eb si dhe davaritja e tymnaj\u00ebs q\u00eb e shp\u00ebrhapin thashethemet ditore shpallen si q\u00ebllim final i filozofis\u00eb. Pra si\u00a0 rrug\u00ebdalje t\u00eb vetme nga k\u00ebto antinomi Platoni e proklamoi shnd\u00ebrrimin e filozof\u00ebve n\u00eb mbret\u00ebr ose shnd\u00ebrrimin e mbret\u00ebrve n\u00eb filozof\u00eb. Republika e filozofis\u00eb u shpall si projekt i tij p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje Platoni p\u00ebrfundimisht e vulosi ndarjen nd\u00ebrmjet filozofis\u00eb dhe politik\u00ebs. Duke e ngarkuar t\u00eb par\u00ebn kryesisht me zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00ebn ndri\u00e7imin e diellit dhe t\u00eb dyt\u00ebn me pushtetin e hijeve. Apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi ai e thelloi \u201carmiq\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrmjet tyre\u201d. Dhe kjo \u00e7arje ka qen\u00eb vendimtare n\u00eb gjith\u00eb tradit\u00ebn mij\u00ebravje\u00e7are t\u00eb mendimit per\u00ebndimor. Madje sipas shum\u00eb teoricien\u00ebve ishte pik\u00ebrisht kjo paradigm\u00eb e cila ndikoi q\u00eb filozofia nuk ishte n\u00eb gjendje asnj\u00ebher\u00eb ta kuptonte si duhet shfaqjen e politik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nevoja p\u00ebr nj\u00eb \u201cshkenc\u00eb t\u00eb re politike<\/strong>\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sipas Hannah Arendt, nj\u00eb nga mendimtaret m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb shekullit XX n\u00eb sfer\u00ebn e teorive politike, subjekt i filozofis\u00eb u b\u00eb njeriu si qenie singulare, kurse kategoria e politik\u00ebs &#8211; njer\u00ebzit si qenie plurale. Po ashtu, mendimi u b\u00eb sht\u00ebpia e natyrshme e filozofit, kurse njeriu si qenie vepruese subjekt i politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo me kolapsimin e k\u00ebsaj ngrehine, si\u00e7 konstaton ajo, mbase jan\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr t\u2019i kapur m\u00eb rroksh\u00ebm raportet nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy sferave pa ngarkesat q\u00eb i ka imponuar tradita dhe p\u00ebr ta hulumtuar m\u00eb qart\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb shestimet e tyre mbi k\u00ebt\u00eb fenomen Hanna Arendt apo Eric Voegelin me t\u00eb drejt\u00eb e kan\u00eb shtruar pandehm\u00ebn p\u00ebr themelimin e nj\u00eb \u201cshkence t\u00eb re politike\u201d detyra e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsimi adekuat i atyre kategorive q\u00eb padrejt\u00ebsisht kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb margjinalizuara nga kjo tradit\u00eb e mendimit per\u00ebndimor. Dhe me zhgroposjen e tyre me metod\u00ebn e \u201czhyt\u00ebsit t\u00eb perlave\u201d t\u00eb Walter Benjaminit, ne do t\u00eb mund ta vler\u00ebsojm\u00eb dhe gjykojm\u00eb si duhet politik\u00ebn n\u00eb autenticitetin e saj.<\/p>\n<p>Por, se cilat jan\u00eb ato kategori dhe burimet e duhura teorike q\u00eb jan\u00eb fark\u00ebtuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, e t\u00eb cilat do t\u00eb sh\u00ebrbenin si nj\u00eb aparat konceptual p\u00ebr ta sajuar mendimin dhe gjykimin e duhur p\u00ebr at\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb romak\u00ebt, si \u201cpopulli m\u00eb politik i mundsh\u00ebm\u201d , e quanin \u2018inter homines esse\u2019 t\u00eb jesh n\u00eb mes t\u00eb njer\u00ebzve\u201d do t\u00eb jet\u00eb\u00a0 tema e ndonj\u00ebrit prej shkrimeve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli \u00c7do vizit\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet madh\u00ebshtor \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrndrit\u00ebse, magjike, trondit\u00ebse e madje edhe mek\u00ebse. Sirakuza t\u00eb gudulis me stilin e saj t\u00eb nd\u00ebrtimit, arkitektur\u00ebn, klim\u00ebn, historin\u00eb dhe thesaret e saj kulturore q\u00eb i ruan me nj\u00eb fanatiz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Zbardh\u00ebllimi q\u00eb shfaqin xanxat e k\u00ebtij qyteti t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb me magjin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":472972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-471200","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/471200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=471200"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/471200\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/472972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=471200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=471200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=471200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}