{"id":472503,"date":"2021-07-20T16:45:06","date_gmt":"2021-07-20T14:45:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=472503"},"modified":"2021-07-20T16:45:06","modified_gmt":"2021-07-20T14:45:06","slug":"cmime-te-larta-per-shporten-e-varfer-te-konsumatorit-kosovar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/cmime-te-larta-per-shporten-e-varfer-te-konsumatorit-kosovar\/","title":{"rendered":"\u00c7mime t\u00eb larta p\u00ebr shport\u00ebn e varf\u00ebr t\u00eb konsumatorit kosovar"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00c7mimet e konsumit, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb shtrenjtuar shum\u00eb shport\u00ebn mujore, thon\u00eb qytetar\u00ebt e anketuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese kjo ngritje, rrogat jan\u00eb t\u00eb vogla, 150 dhe 180 euro. Qeveria do t\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime q\u00eb t\u00eb ndalohet ngritja e \u00e7mimeve\u201d, thot\u00eb Hasan Bekteshi.<\/p>\n<p>L\u00ebvizje t\u00eb \u00e7mimeve, sipas tij, kan\u00eb pasur: qum\u00ebshti, gjalpi, djathi e shum\u00eb produkte t\u00eb tjera elementare.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm shprehet edhe Miradije Ziberi:\u201c\u00c7mimet jan\u00eb rritur, m\u00eb shum\u00eb k\u00ebto bazike, ushqimet elementare q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb nevojshme. K\u00ebto q\u00eb jan\u00eb t\u00eb luksit edhe po t\u00eb shtrenjtohen, nuk \u00ebsht\u00eb problem. Nuk \u00ebsht\u00eb ngritur \u00e7mimi i buk\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, por ngritje ka\u201d.<\/p>\n<p>Indeksi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i harmonizuar i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK), ka qen\u00eb m\u00eb i lart\u00eb me nj\u00eb mesatare prej 2.4 p\u00ebr qind n\u00eb qershor, krahasuar me muajin qershor 2020.Ngritje m\u00eb e madhe e \u00e7mimeve n\u00eb Kosov\u00eb, sipas ASK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore. Ngritje \u00ebsht\u00eb regjistruar edhe te buka dhe drith\u00ebrat, karburantet dhe lubrifikant\u00ebt p\u00ebr pajisjet e transportit personal, m\u00eb pas te duhani dhe produkte tjera.<\/p>\n<p><strong>Masat anti-COVID-19 ndikuan n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs Kosovare t\u00eb Biznesit (AKB), Agim Shahini, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit e kan\u00eb diktuar masat e vendosura p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb s\u00ebmundjes COVID-19.Industria prodhuese, shton ai, ka punuar n\u00ebn masat kufizuese, me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, duke reduktuar k\u00ebshtu edhe prodhimin.Sipas tij, rritja e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e lart\u00eb sesa 2.4 p\u00ebr qind.\u201cN\u00eb AKB vler\u00ebsojm\u00eb se inflacioni \u00ebsht\u00eb 3 p\u00ebr qind. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e lart\u00eb karshi gjendjes dhe momentit ekonomik n\u00eb t\u00eb cilin po kalon vendi. Mungesa e prodhimit dhe ngritja e k\u00ebrkesave me automatiz\u00ebm kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve. Pandemia ka ndryshuar shum\u00eb parametra bot\u00ebror\u00eb, ka ndryshuar shum\u00eb statistika edhe n\u00eb tregjet globale. Kan\u00eb mbetur shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb pa vende pune, jan\u00eb reduktuar shum\u00eb vende pune, \u00ebsht\u00eb rritur k\u00ebrkesa p\u00ebr konsum, kurse mund\u00ebsia p\u00ebr prodhim \u00ebsht\u00eb reduktuar\u201d, thot\u00eb Shahini.<\/p>\n<p>Sipas Shahinit, Kosova \u00ebsht\u00eb importuese e pothuajse t\u00eb gjitha produkteve ushqimore dhe \u00e7do ndryshim i \u00e7mimeve n\u00eb tregjet globale prek edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), t\u00eb publikuar n\u00eb muajin qershor, \u00e7mimet globale p\u00ebr ushqim jan\u00eb rritur n\u00eb baza mujore me ritmin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb dekad\u00eb.Sipas OKB-s\u00eb, furnizimet jan\u00eb prekur nga pengesat n\u00eb prodhim dhe transport gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>N\u00eb baza vjetore, \u00e7mimet e ushqimit jan\u00eb rritur p\u00ebr 39.7 p\u00ebr qind, derisa n\u00eb maj \u00ebsht\u00eb regjistruar rritja m\u00eb e madhe mujore prej tetorit t\u00eb vitit 2010, sipas indeksit. Rritja m\u00eb e madhe e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur te vajrat, drith\u00ebrat dhe sheqeri.<\/p>\n<p><strong>Pagat e ul\u00ebta, \u00e7mimet e larta<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2020, paga mesatare n\u00eb Kosov\u00eb ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie. N\u00eb vitin 2020, paga mesatare bruto ishte 466 euro, derisa n\u00eb vitin 2019 ishte 477 euro.<\/p>\n<p>Paga mesatare bruto n\u00eb sektorin privat, n\u00eb vitin 2020, ishte 380 euro, derisa n\u00eb vitin 2019 ishte 411 euro.Udh\u00ebheq\u00ebsi i Organizat\u00ebs joqeveritare \u201cKonsumatori\u201d, Selatin Ka\u00e7aniku, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se 2.4 p\u00ebr qind rritje e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr xhepin e qytetarit, p\u00ebr shkak t\u00eb pagave t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse k\u00ebsaj 2.4 p\u00ebr qind ia shtojm\u00eb edhe shpenzimet tjera q\u00eb ndodhin k\u00ebto dit\u00eb, pra n\u00ebse e marrim edhe ngritjen e \u00e7mimeve t\u00eb banesave, kjo e fuqizon reagimin e konsumatorit, n\u00eb ve\u00e7anti konsumatorit t\u00eb varf\u00ebr. Pra, p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fundit kjo ngritje \u00ebsht\u00eb e padurueshme\u201d, thot\u00eb ai.N\u00eb Kosov\u00eb, ngritje ka sh\u00ebnuar edhe kostoja e nd\u00ebrtimit. Kjo rritje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 5.3 p\u00ebr qind n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit paraprak.<\/p>\n<p>Sipas ASK-s\u00eb, ngritje t\u00eb \u00e7mimeve kan\u00eb sh\u00ebnuar materialet nd\u00ebrtimore (7.9 p\u00ebr qind), energjia (5.5 p\u00ebr qind), makinerit\u00eb (2.7 p\u00ebr qind) dhe kostot e tjera (0.6 p\u00ebr qind).Kjo rritje e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit automatikisht rrit edhe koston e banimit.<\/p>\n<p>Rritjet e \u00e7mimeve n\u00eb vendet e rajonitEdhe n\u00eb vendet e rajonit ka pasur rritje t\u00eb \u00e7mimeve. N\u00eb Serbi, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Statistikave, \u00e7mimet e konsumit n\u00eb qershor jan\u00eb rritur p\u00ebr 3.3 p\u00ebr qind krahasuar me muajin e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb vitin paraprak.Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, \u00e7mimet e transportit jan\u00eb rritur m\u00eb s\u00eb shumti me 7.3 p\u00ebr qind, pasuar nga ato t\u00eb ushqimit dhe pijeve joalkoolike me 4.9 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Byros\u00eb s\u00eb Statistikave, n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2021, kostoja e jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 2.4 p\u00ebr qind krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit paraprak. Rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimeve e kan\u00eb pasur restorantet dhe hotelet me 5.6 p\u00ebr qind, pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani me 5.3 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb Malin e Zi, sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Statistikave, n\u00eb muajin maj t\u00eb k\u00ebtij viti, \u00e7mimet e transportit jan\u00eb rritur p\u00ebr 10.2 p\u00ebr qind krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit 2020.Nd\u00ebrkaq, \u00e7mimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike jan\u00eb rritur p\u00ebr 2.8 p\u00ebr qind. Por, rritja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb \u00e7mimet e naft\u00ebs me 37.6 p\u00ebr qind dhe, sipas autoriteteve, deri te kjo rritje ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>N\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn janar-maj 2021, autoritetet kan\u00eb raportuar p\u00ebr nj\u00eb rritje mesatare t\u00eb \u00e7mimeve prej 1.4 p\u00ebr qind. Rritja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb ushqim dhe pije joalkoolike me 1.5 p\u00ebr qind, nd\u00ebrkaq rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimeve e ka p\u00ebrjetuar transporti me 10.2 p\u00ebr qind.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7mimet e konsumit, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb shtrenjtuar shum\u00eb shport\u00ebn mujore, thon\u00eb qytetar\u00ebt e anketuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese kjo ngritje, rrogat jan\u00eb t\u00eb vogla, 150 dhe 180 euro. Qeveria do t\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime q\u00eb t\u00eb ndalohet ngritja e \u00e7mimeve\u201d, thot\u00eb Hasan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":246438,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-472503","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/472503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=472503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/472503\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=472503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=472503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=472503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}