{"id":4778,"date":"2019-03-16T17:13:17","date_gmt":"2019-03-16T16:13:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=4778"},"modified":"2019-03-16T17:13:17","modified_gmt":"2019-03-16T16:13:17","slug":"njazi-thaci-punetoret-e-kek-ut-paralajmerojne-ndaljen-e-prodhimit-kane-pakenaqesi-me-ligjin-e-pagave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/njazi-thaci-punetoret-e-kek-ut-paralajmerojne-ndaljen-e-prodhimit-kane-pakenaqesi-me-ligjin-e-pagave\/","title":{"rendered":"Njazi Tha\u00e7i: Pun\u00ebtor\u00ebt e KEK-ut paralajm\u00ebrojn\u00eb ndaljen e prodhimit, kan\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi me Ligjin e Pagave"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sindikata e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb takuar me asnj\u00eb deputet t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth Ligjit p\u00ebr Paga. Ky ligj, si i till\u00eb, nuk e rregullon si duhet pag\u00ebn e k\u00ebtyre pun\u00ebtor\u00ebve, andaj edhe hyrja n\u00eb fuqi e tij, do t\u00eb sjell\u00eb pasoja p\u00ebr energjin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Tha\u00e7i, thot\u00eb se Ligji i Pagave i miratuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, i d\u00ebmton pun\u00ebtor\u00ebt e KEK-ut. Sipas tij, t\u00eb ndryshme kan\u00eb qen\u00eb deklaratat n\u00eb Kuvend me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>\u201cLigji i Pagave aktual i cili \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Kuvend, realisht i d\u00ebmton pun\u00ebtor\u00ebt e KEK-ut ma aq sa e kom pa ligjin t\u00eb shkruar n\u00eb let\u00ebr. Di\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fol n\u00eb Kuvend e di\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb Ligj. Nga menaxhmenti i KEK-ut nuk \u00ebsht\u00eb kontaktuar asnj\u00eb prej deputet\u00ebve apo prej parlamentar\u00ebve q\u00eb me diskutuar ose me i pa v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb cilat ne i kemi. Me sa un\u00eb kam informata as sindikata nuk \u00ebsht\u00eb kontaktuar ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre pak\u00ebnaq\u00ebsive, Tha\u00e7i pohon se pun\u00ebtor\u00ebt kan\u00eb paralajm\u00ebruar edhe greva deri n\u00eb ndaljen e prodhimit. Sipas tij, ata nuk duhet t\u00eb krahasohen me sh\u00ebrbyesit civil, pasi puna e tyre \u00ebsht\u00eb tejet e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk e besoj q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e KEK-ut duhet t\u00eb krahasohen me sh\u00ebrbyesit civil, ata nuk jan\u00eb sh\u00ebrbyes civil ata kan\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, punojn\u00eb me\u00a0 nd\u00ebrrime n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnda. Duke e par\u00eb q\u00eb po zhvillohet tregu energjetike, apo futen kompani t\u00eb reja n\u00eb treg n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb me qet ligj aktual neve t\u2019i mbajm\u00eb kuadrot apo ekspert\u00ebt n\u00eb pun\u00eb. Kem paralajm\u00ebrime prej sindikat\u00ebs q\u00eb n\u00ebse ligji futet n\u00eb fuqi ata kan\u00eb protesta deri ta ndalja e prodhimit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb njoftuar edhe institucionet qeveritare\u201d, pohoi drejtori Menaxhues i KEK-ut p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre sfidave q\u00eb Tha\u00e7i thot\u00eb t\u2019i ken\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebsaj korporate, ai pohon se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb asnj\u00eb bllok i Kosov\u00ebs B, nuk ka pasur r\u00ebnie, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb kalohet nj\u00eb dim\u00ebr pa v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cHistorikisht nuk ka ndodh ndonj\u00ebher\u00eb deri m\u00eb sot n\u00eb KEK q\u00eb nj\u00eb bllok i Kosov\u00ebs B si\u00e7 \u00ebsht\u00eb blloku B2 t\u00eb mos ket\u00eb ndalje q\u00eb nga 24 shtatori i vitit t\u00eb kaluar, pra q\u00eb nga kjo dat\u00eb nuk ka pas asnj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb k\u00ebtij blloku\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu edhe blloku B1 i Kosov\u00ebs B q\u00eb nga 13 dhjetori nuk ka pas asnj\u00eb r\u00ebnie dhe kemi kaluar nj\u00eb dim\u00ebr pa v\u00ebshtir\u00ebsi. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb KEK-u ka kaluar\u00a0 nj\u00eb vit me suksese dhe me nj\u00eb performanc\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb\u201d, theksoi Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Shpenzimet operative jan\u00eb ulur deri n\u00eb 9 p\u00ebr qind. Madje sipas Tha\u00e7it, edhe fitimi \u00ebsht\u00eb rritur mbi 2 p\u00ebr qind p\u00ebr dallim me vitin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cKemi arritur q\u00eb shpenzimet operative t\u2019i ulim deri n\u00eb 9%, kemi arritur q\u00eb investimet n\u00eb shpenzime kapitale t\u00eb shkojn\u00eb nga 10 milion\u00eb n\u00eb 52 milion\u00eb. Kemi kaluar planin e prodhimit sipas bilancit energjetik mbi 8%. Kemi arritur q\u00eb fitimin ta rrisim 2% mbi vitin e kaluar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb dat\u00ebn 15 prill e kemi k\u00ebt\u00eb plan\u00eb q\u00eb e kemi, dy blloqe n\u00eb Kosov\u00ebn A dhe dy n\u00eb Kosov\u00ebn B, konform bilancit energjetik. N\u00eb dat\u00ebn 15 dhjetor nalet blloku B2 i Kosov\u00ebs B p\u00ebr shkak se shkon n\u00eb remont t\u00eb parapar\u00eb vjetor p\u00ebr 4 muaj\u201d, b\u00ebri t\u00eb ditur Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Energjia solare do t\u00eb jet\u00eb fokus i menaxhmetit t\u00eb KEK-ut. Aktualisht sipas Tha\u00e7it, jan\u00eb hapur procedurat e prokurimit p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kontraktonit p\u00ebr studimin e fizibilitetit t\u00eb k\u00ebsaj energjie, ku do t\u00eb prodhohet fillimisht n\u00eb 80 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht i kemi hapur procedurat e prokurimit p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kontraktorit p\u00ebr studimin e fizibilitetit t\u00eb prodhimit t\u00eb k\u00ebsaj energjie. Parashihet q\u00eb n\u00eb kodrat e hirit si\u00e7 i themi ne miniera aty ku \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb th\u00ebngjilli jan\u00eb fillimisht 80 hektar\u00eb t\u00eb fillohet me prodhimin e k\u00ebsaj energjie p\u00ebr arsyeje se KEK \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarrje publike, infrastruktura \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Projekt tjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrmasimin e ambientit \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrrimi i filtrave, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grant i Bashkimit Evropian nd\u00ebrsa pjesa teknike do t\u2019i takoj\u00eb KEK-ut.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb grand nga BE p\u00ebr filtrat edhe pjes\u00ebt e denoksid karbonit, nd\u00ebrsa pjes\u00ebt teknike do t\u00eb investohen nga KEK-u n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebt shfryt\u00ebzohet koha e ndaljes s\u00eb blloqeve q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u2019i kryejm\u00eb edhe ne pun\u00ebt teknike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i rritet jet\u00ebgjat\u00ebsia Kosov\u00ebs B edhe p\u00ebr 25 vitet e ardhshme\u201d, u shpreh Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Miniera e Re e obligon KEK-un q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb 250-300 milion\u00eb euro. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00eb, ai tha se v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund ta p\u00ebrballoj\u00eb KEK-u. Sipas tij, n\u00ebse nuk ndihmon Qeveria ose Zyra e Rregullatorit, mund t\u00eb rritet \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike p\u00ebr pjes\u00ebn e humbjeve.<\/p>\n<p>\u201cMiniera e re fillon sivjet faza e par\u00eb e cila fillon me 50-60 milion\u00eb euro q\u00eb fillon me blerjen e ekskavator\u00ebve te rinj dhe n\u00eb 5 vitet e ardhme KEK \u00ebsht\u00eb i obliguar q\u00eb t\u00eb investojm\u00eb 250 deri ne 300 milion\u00eb euro. P\u00ebr arsyeje se kjo minier\u00eb do t\u00eb furnizoj\u00eb termocentralet ekzistuese por edhe termocentralin Kosova e Re\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb ky investim q\u00eb KEK ka parapar\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe e pamundur t\u00eb b\u00ebhet nga mjetet e KEK, apo me \u00e7mimin aktual t\u00eb energjis\u00eb elektrike q\u00eb e kemi sot, prandaj KEK ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga Qeveria edhe zyra e rregullatorit ose t\u00eb na ndihmoj\u00eb n\u00eb financimin e projekteve ose t\u00eb n\u00eb jap mund\u00ebsi q\u00eb \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike t\u00eb rritet p\u00ebr pjes\u00ebn e humbjeve, me t\u00eb cil\u00ebn kosto do t\u00eb kishim mund\u00ebsi ne t\u00eb mbulojm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto investime, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e kemi t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb realizojm\u00eb k\u00ebto projekte\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk e besoj qe do t\u00eb ket\u00eb ngritje t\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr arsyeje se KEK ka k\u00ebrkuar vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e humbjeve, pjesa e sh\u00ebrbimit universal e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebr amvis\u00ebri ne kemi k\u00ebrkuar t\u00eb mbetet e pa prekshme dhe e marrim at\u00eb obligim\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Tha\u00e7i, b\u00ebri t\u00eb ditur se do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb plan edhe zhvillimi i murit t\u00eb gjelb\u00ebr. Sipas tij, do t\u00eb mbillen drunj nga termocentrali Kosova A e deri te zona e minierave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Sindikata e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb takuar me asnj\u00eb deputet t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth Ligjit p\u00ebr Paga. Ky ligj, si i till\u00eb, nuk e rregullon si duhet pag\u00ebn e k\u00ebtyre pun\u00ebtor\u00ebve, andaj edhe hyrja n\u00eb fuqi e tij, do t\u00eb sjell\u00eb pasoja p\u00ebr energjin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4780,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-4778","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4778\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}