{"id":482169,"date":"2021-08-05T20:00:30","date_gmt":"2021-08-05T18:00:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=482169"},"modified":"2021-08-06T14:32:01","modified_gmt":"2021-08-06T12:32:01","slug":"xhavit-haliti-i-pdk-se-nuk-i-haterohem-kryetarit-pse-nuk-jam-pjese-e-kryesise-se-re-ne-zgjedhjet-lokale-nuk-duhet-te-thirremi-ne-te-kaluaren-e-partise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/xhavit-haliti-i-pdk-se-nuk-i-haterohem-kryetarit-pse-nuk-jam-pjese-e-kryesise-se-re-ne-zgjedhjet-lokale-nuk-duhet-te-thirremi-ne-te-kaluaren-e-partise\/","title":{"rendered":"INTERVIST\u00cb | Xhavit Haliti: Nuk i hat\u00ebrohem Kryetarit pse nuk jam pjes\u00eb e kryesis\u00eb s\u00eb re, n\u00eb zgjedhjet lokale nuk duhet t\u00eb thirremi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e PDK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Besfort Veseli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><b>P\u00ebr mbledhjen e K\u00ebshillit drejtues t\u00eb PDK-s\u00eb, ku u zgjodh kryesia e re e k\u00ebsaj partie, ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online &#8216;Reporteri.net&#8217;, <\/b><span style=\"font-weight: bold;\">deputeti Xhavit Haliti.\u00a0<\/span><\/p>\n<hr \/>\n<p>Thot\u00eb se edhe pse mbetet jasht\u00eb k\u00ebsaj kryesie nuk hat\u00ebrohet me kryetarin Memli Krasniqi, pasi q\u00eb sipas Xhavit Halilit q\u00eb 45 vite \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kryesive.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Gazet\u00ebn Online &#8216;Reporteri.net&#8217; deputeti nga radh\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, ka kritikuar kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti se nuk po e lufton nepotizmin dhe korrupsionin. Sipas tij, k\u00ebtu nuk ka luft\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre fenomeneve, teksa shtoi se Qeveria po b\u00ebn fushat\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>Haliti tha se Kurti ka filluar spastrimin e administrat\u00ebs nga njer\u00ebzit e PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mes tjerash, deputeti i PDK-s\u00eb tha se kryediplomatja kosovare nuk ka kurrfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie n\u00eb Qeveri, pasi sipas tij, i vetmi faktor n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion \u00ebsht\u00eb Albin Kurti.<\/p>\n<p>Tutje, Haliti deklaroi se nuk pret ndonj\u00eb rezultat nga dialogu Kosov\u00eb-Serbi. Megjithat\u00eb ai ka shtuar se Kurti \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb t&#8217;i n\u00ebnshtrohet Dialogut, pasi, si\u00e7 thot\u00eb ai, &#8216;Kosova ka nevoj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje mes dy vendeve&#8217;.<\/p>\n<p><strong>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me deputetin e PDK-s\u00eb, Xhavit Haliti, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>REPORTERI.net:<strong> A keni pasur ftes\u00eb nga kryetari i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Xhavit Haliti:<\/strong> Mbledhja e kryesis\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb si \u00e7do mbledhje tjet\u00ebr. Un\u00eb jam an\u00ebtar i K\u00ebshillit Drejtues, prej Kryesis\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje. E kemi nj\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr ta ndryshuar, deputet\u00ebt q\u00eb jan\u00eb mos t\u00eb zgjedh\u00ebn n\u00eb Kryesi. Kryesia do t\u00eb merret me nd\u00ebrtimin e partis\u00eb, politikave t\u00eb partis\u00eb kurse GP ta zhvilloj\u00eb betej\u00ebn me Kuvendit. Jo nuk kam ftes\u00eb nga Krasniqi, n\u00ebse respektohet vendimi, un\u00eb nuk pres ftes\u00eb pasi kompetencat jan\u00eb t\u00eb Krasniqit sipas statutit, q\u00eb ta zgjedh\u00eb ekipin q\u00eb d\u00ebshiron ai t\u00eb punoj\u00eb. Pastaj, llogaria \u00ebsht\u00eb n\u00eb strukturat e partis\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb problem i imi, nuk kam ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb jam n\u00eb kryesi, kam 45 vite q\u00eb jam an\u00ebtar i kryesive.<\/p>\n<p><strong>Si i keni par\u00eb emrat e rinj n\u00eb kryesin\u00eb e re t\u00eb PDK-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb vjen \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebseardhur. PDK-ja \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, s&#8217;jemi t\u00eb mbyllur p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb s&#8217;kan\u00eb kaluar t\u00eb keqe, p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb aft\u00eb politikisht dhe njer\u00ebz q\u00eb e duan PDK-n\u00eb. N\u00ebse ata jan\u00eb dakord me programin e PDK-s\u00eb dhe do ta zbatojn\u00eb statutin e PDK-s\u00eb, jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur dhe t\u00eb p\u00ebrballen me kandidat\u00ebt e tyre politikisht, at\u00ebher\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr partin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A t\u00eb mbetet hatri se nuk jeni pjes\u00eb e kryesis\u00eb s\u00eb re?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb problemi i hatrit n\u00ebse m\u00eb fton p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb zot\u00ebri (Memli) Krasniqi apo jo. Vendimi duhet t\u00eb zbatohet nga t\u00eb gjith\u00eb, n\u00ebse nga nj\u00ebri shkelet, mund t\u00eb ket\u00eb hat\u00ebr-mbetje nga dikush. Edhe n\u00ebse jam apo jo n\u00eb kryesi, jam n\u00eb organin vendimmarr\u00ebs n\u00eb parti, b\u00ebj kontributin dhe betej\u00ebn time politike aty. Jam deputet q\u00eb mund t\u00eb kontribuoj m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet politike q\u00eb ngrit\u00ebn n\u00eb Kuvend. Kontributi im do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Pej\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar Astrit Ademaj p\u00ebr zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb ket\u00eb sukses PDK-ja n\u00eb zgjedhjet lokale?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb identifikojm\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb garojn\u00eb, do t\u00eb varet nga angazhimi, integriteti dhe besimi q\u00eb do t\u00eb krijojm\u00eb si parti si dhe kandidat\u00ebt. Prishtina e ka kandidatin, Gjakova, Skenderaji dhe t\u00eb gjitha qytetet e kan\u00eb kandidatin e vet. Beteja e kandidat\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb e fokusuar te qytetar\u00ebt dhe jo te historia. S&#8217;ka nevoj\u00eb me u thirr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e PDK-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por oferta q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet prej kryetar\u00ebve ndaj qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me rend\u00ebsi. Ata kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para qytetar\u00ebve dhe para partis\u00eb p\u00ebr fitoren ose humbjen.<\/p>\n<p><strong>Si e keni par\u00eb betej\u00ebn mes Bekim Jasharit dhe Sami Lushtakut n\u00eb Skenderaj p\u00ebr zgjedhje lokale?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb p\u00ebrplasje normale n\u00eb politik\u00eb. Tani ne e kemi nxjerr\u00eb kandidatin, s&#8217;duhet t\u00eb them pa ndonj\u00eb sondazh t\u00eb besuesh\u00ebm se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb. E mira do t\u00eb ishte me qen\u00eb ose nj\u00ebri ose tjetri, t\u00eb ishin kandidat t\u00eb PDK-s\u00eb. Ata e kan\u00eb zgjedhur rrug\u00ebn e tyre t\u00eb dyt\u00eb, Samia p\u00ebr t\u00eb kandiduar, Samin\u00eb e ka mb\u00ebshtetur PDK-s\u00eb, Bekimi ka nj\u00eb autoritet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm si person dhe si familje. Nuk e di n\u00ebse do t\u00eb kandidoj\u00eb si i pavarur apo me ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr. Nuk e di a ka drejt\u00eb (Samiu) t\u00eb kandidoj\u00eb, un\u00eb kam biseduar n\u00eb mbledhjen e partis\u00eb me t\u00eb, mesa e di un\u00eb nuk ka pengesa, s&#8217;mund t\u00eb abuzoj me deklarata sigurie p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Si e keni par\u00eb q\u00eb Qeveria ka hequr mas\u00ebn anti-dumping p\u00ebr bllokat serbe?<\/strong><\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb vendim i Qeveris\u00eb, ata kan\u00eb besuar, le t\u00eb japin llogari para opinionit dhe Kuvendit. Ata kan\u00eb besuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb ose i keq. N\u00ebse vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb i mb\u00ebshtes, ata duhet t&#8217;i mbrojn\u00eb interesat e vendit dhe qytetar\u00ebve. S&#8217;jam politikan q\u00eb reagoj p\u00ebr gjith\u00e7ka negative, n\u00ebse vler\u00ebsohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim, un\u00eb do ta them q\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim. S&#8217;jam si disa q\u00eb rroken pas fjal\u00ebve, si dhe iu p\u00ebrmbahem rregullave.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni vendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs p\u00ebr pezullimin e tiketave ngjit\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p>Ata p\u00ebr tiketat ngjit\u00ebse u t\u00ebrhoq\u00ebn. Ato tiketat pse i shtyp dikush e t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb individ\u00ebve, un\u00eb nuk jam dakord. Pse provon individi nj\u00eb taks\u00eb p\u00ebr me ngjit n\u00eb makin\u00eb, un\u00eb mendoj q\u00eb ajo taks\u00eb duhej t\u00eb prodhohej dhe p\u00ebrpunohej nga Qeveria. Profiti, n\u00ebse do t\u00eb quhej profit, do t\u00eb shkonte n\u00eb xhepin e Kosov\u00ebs. Kemi pasur dhe do t\u00eb ket\u00eb prap\u00eb situata t\u00eb tilla, kan\u00eb ndodh\u00eb edhe p\u00ebrpara, privati i b\u00ebn sh\u00ebrbimet q\u00eb duhet t&#8217;i b\u00ebj\u00eb shteti.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni vendimin e Presidentes Osmani e cila e ka dekretuar Ligjin p\u00ebr Automjetet, ku edhe p\u00ebrfundimisht hiqet homologimi i veturave t\u00eb importuara<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb dhe tash q\u00eb homologimi ka qen\u00eb gabim p\u00ebr veturat q\u00eb vin\u00eb nga Evropa dhe Amerika. Veturave duhet t&#8217;iu b\u00ebhet kontrolle teknike n\u00ebse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vite. S&#8217;duhej t\u00eb paguante dogan\u00eb nj\u00eb makin\u00eb e re q\u00eb vjen n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb nuk dua t\u00eb them vendim i mir\u00eb apo i keq, k\u00ebta e kan\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr interesa tjera, kan\u00eb menduar q\u00eb Devoll\u00ebt jan\u00eb kompani e PDK-s\u00eb dhe e kan\u00eb ndihmuar PDK-n\u00eb dhe LDK-n\u00eb, pra p\u00ebr inate, pra p\u00ebr inate politike.<\/p>\n<p><strong>Si e shini qasjen e kryeministrit Kurti n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministrat jan\u00eb arrogant\u00eb, sepse din\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dyshojn\u00eb. Ajo me libra q\u00eb ia ka dhuruar Vu\u00e7iqit \u00ebsht\u00eb hajgare, pse a e ka m\u00ebrzitur Vu\u00e7iqin me ato libra? Kjo s&#8217;\u00ebsht\u00eb politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb kot dhe nj\u00eb nj\u00eb veprim politik adoleshent, jo e duhur. Ajo \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e nj\u00eb adoleshenti politik. Mendoj q\u00eb kryeministri duhet t\u00eb inicioj\u00eb politika shtet\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ne s&#8217;jemi faktor\u00eb q\u00eb ndoshta vendosim se \u00e7far\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb storie e p\u00ebrbashk\u00ebt e Kosovar\u00ebve dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ndikuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e pavarur. Kosov\u00ebs i duhet nj\u00eb politik\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb orientim. Secila Qeveri t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb, n\u00ebse s&#8217;ka politik\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb planin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb apo Malin e Zi, ne mund t\u00eb bisedojm\u00eb 10 vjet, e t\u00eb tregojm\u00eb se jemi t\u00eb fort, por ne s&#8217;jemi t\u00eb fort\u00eb. Ne jemi t\u00eb obliguar q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me ShBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb, si dhe t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku q\u00eb t\u00eb ecim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Kryeministri e ka zgjedhur rrug\u00ebn e tij, \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e tij. Si politikan, e kisha k\u00ebshilluar, si nj\u00eb koleg n\u00eb Kuvend, q\u00eb ai t\u00eb mendoj se cilat jan\u00eb politikat shtet\u00ebrore q\u00eb duhet t&#8217;i b\u00ebj\u00eb dhe a mundet q\u00eb k\u00ebto politika t&#8217;i nd\u00ebrtoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje bashk\u00eb edhe me opozit\u00ebn dhe t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pika t\u00eb kuqe p\u00ebr secil\u00ebn, dhe kushdo q\u00eb del jasht\u00eb k\u00ebsaj, reperkusione politike edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen edhe p\u00ebr momentin. Un\u00eb nuk pres ndonj\u00eb rezultat n\u00eb Dialog, un\u00eb do t\u00eb pres q\u00eb Albini do t\u00eb vazhdoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb politik deri pas zgjedhjeve lokale, m\u00eb pas ndoshta do t\u00eb ket\u00eb presion m\u00eb t\u00eb madh nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb t&#8217;i n\u00ebnshtrohet dialogut. Deshi, s&#8217;deshi, ai duhet t\u00eb n\u00ebnshtrohet. Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr Dialog\u00eb, ne duhet t\u00eb zgjedhim rrug\u00eb edhe p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe p\u00ebr Rajonin, ne duhet ta gjejm\u00eb nj\u00eb zgjedhje, por jo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb l\u00ebshim sa i p\u00ebrket pavar\u00ebsis\u00eb dhe integritetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai [Kurti] duhet t&#8217;i bind qytetar\u00ebt dhe parlamentin, jo me fjal\u00ebt e tij por me politikat shtet\u00ebrore dhe 120 deputet\u00eb q\u00eb duhet me u deklaru rreth asaj platforme dhe duhet me i dh\u00ebn\u00eb kryeministrit mb\u00ebshtetje p\u00ebr platform\u00ebn shtet\u00ebrore. N\u00ebse ai nuk e b\u00ebn, n\u00eb \u00e7do variant, do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb abuzohet si tradhtar, si i shitur te rus\u00ebt, te serb\u00ebt apo grek\u00ebt, ashtu sikur na akuzonin neve t\u00eb shitur andej apo k\u00ebndej. Sa her\u00eb ta th\u00ebrrasin n\u00eb dialog, ai duhet me shku. Mua m\u00eb intereson si e quajn\u00eb Laj\u00e7ak dhe Borrel dialogun sesa Albini. Albini nuk \u00ebsht\u00eb faktor me ndryshu kahjen e politikave evropiane. Politikat evropiane do t\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00ebndrimet politike t\u00eb Albinit, edhe timen. Politikat evropiane dhe t\u00eb Amerik\u00ebs nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>A duhet t\u00eb zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb serbe?<\/strong><\/p>\n<p>Asociacioni \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga presidenti i Kosov\u00ebs dhe nga kryeministri. N\u00ebse jan\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebnshkruar dhe kemi nj\u00eb vendim t\u00eb Kushtetueses ku jan\u00eb shkelur disa pika t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje, duhet t&#8217;i kemi parasysh ato. Duke pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb debatojm\u00eb dhe t\u00eb diskutojm\u00eb, t&#8217;i eliminojm\u00eb ato. Ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit. T\u00eb dyja pal\u00ebt nuk po i respektojn\u00eb marr\u00ebveshjet q\u00eb i kan\u00eb n\u00ebnshkruar bashk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pik\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i zbatuar marr\u00ebveshjet, duhet t\u00eb diskutojm\u00eb dhe ta arsyetojm\u00eb mir\u00eb se pse s&#8217;duhet t\u00eb jet\u00eb Asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe ta arsyetojm\u00eb mir\u00eb n\u00eb baz\u00eb mund\u00ebsive q\u00eb kemi p\u00ebr t&#8217;i bindur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb asociacioni me kompetenca ekzekutive brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. Do t\u00eb thoja \u00ebsht\u00eb situat\u00eb q\u00eb e sjell\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb pozicionin e nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb e ka Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb. Ne s&#8217;duhet t\u00eb kemi pal\u00eb, duhet t\u00eb kemi nj\u00eb Qeveri dhe nj\u00eb Parlament dhe jo t\u00eb pranojm\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb e rrezikon integritetin dhe sovranitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si i vler\u00ebsoni gjendjen e COVID-19 n\u00eb Kosov\u00eb, pas fillimit t\u00eb vaksinimit t\u00eb qytetar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Vaksinat q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ndikuar pozitivisht. Delta \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i rreziksh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb infektimit. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr rrezik p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb Evrop\u00eb. Ne kemi nj\u00eb vaksinim me dy doza, mir\u00ebpo duhet t&#8217;i d\u00ebgjojm\u00eb protokollet q\u00eb i nxjerr Bashkimi Evropian. ShBA do t&#8217;i shp\u00ebrndajn\u00eb 200 milion\u00eb vaksina n\u00eb vendet q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb shohim. Edhe ne, si vend jemi vonuar, \u00ebsht\u00eb vonuar Qeveria shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar procesi i vaksinimit. T\u00eb gjitha Qeverit\u00eb jan\u00eb vonuar, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje sh\u00ebndeti publik, nuk duhet t\u00eb shohim a po t\u00eb jep dikush l\u00ebmosh\u00eb apo jo. Po t\u00eb ishin marr\u00eb masat m\u00eb shpejt p\u00ebr vaksinim, ndoshta do t\u00eb kishin shp\u00ebtuar personat q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Duhet t\u00eb p\u00ebrgatitemi n\u00eb vjesht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij virusi t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>A po e lufton Qeveria Kurti nepotizmin dhe korrupsionin?<\/strong><\/p>\n<p>Parlamenti \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb duhet diskutuar p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb publikut. Nuk e di p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, nepotizmi \u00ebsht\u00eb fenomen negativ, n\u00ebse ka nepotiz\u00ebm. Kjo s&#8217;do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb lidhje me ta nuk duhet t\u00eb punojn\u00eb apo t\u00eb han\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb punojn\u00eb. Jan\u00eb rregullat q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nepotizmi e n\u00ebse shkelet kjo, at\u00ebher\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Opozita duhet ta ngrit\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebse ka shkelje, p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb Opozita. Jam kund\u00ebr nepotizmit, jam kund\u00ebr korrupsionit politik, jam kund\u00ebr dhe p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit. Nuk e kemi mohuar q\u00eb ka pasur korrupsion.<\/p>\n<p>Nuk e di se \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb Albini q\u00eb ta luftoj\u00eb korrupsionin e administrat\u00ebs s\u00eb vet\u00eb, n\u00ebse mendon se do ta luftoj\u00eb korrupsionin me rregullat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, p\u00ebr shembull p\u00ebr dh\u00ebnien e tender\u00ebve apo se si merren vendimet nga Agjencit\u00eb e Pavarura, apo m\u00ebnyra se si zgjidhet nj\u00eb an\u00ebtar apo kryetar i Kushtetueses apo cilat jan\u00eb rregulluat, duhet thelluar n\u00eb k\u00ebto probleme me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;u korruptuar dikush. S&#8217;ka luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, k\u00ebtu ka fushat\u00eb elektorale, shembull i kemi disa arrestime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Pej\u00eb. E kan\u00eb arrestuar me kamera 50 polic\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale nj\u00eb grua t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb Komun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar nj\u00eb mesazh se ne e luftojm\u00eb korrupsionin, e pastaj Gjykata ka th\u00ebn\u00eb se s&#8217;ka korrupsion.<\/p>\n<p>Ai [Kurti] ka filluar spastrimin e administrat\u00ebs nga njer\u00ebzit e PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb korruptuar apo jo, n\u00ebse ka argumente \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shkarkohet e t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg secili q\u00eb b\u00ebn krim t\u00eb organizuar, jo vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr vepr\u00ebn X q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb. N\u00ebse administrata e shtetit nd\u00ebrtohet p\u00ebr t\u00eb vjedhur, at\u00ebher\u00eb rreziku \u00ebsht\u00eb i madh q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrhyrje tjera t\u00eb FBI apo strukturave evropiane, p\u00ebr ta luftuar korrupsionin, sikur q\u00eb e kan\u00eb detyruar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A do ta p\u00ebrfundoj\u00eb sipas jush mandatin e plot\u00eb Qeveria Kurti 2?<\/strong><\/p>\n<p>Mandati i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem n\u00eb vete. Jan\u00eb dy mund\u00ebsi, mund\u00ebsia e par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo Qeveri t\u00eb vet\u00ebshkarkohet, sikur q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb ne 2-3 her\u00eb, p\u00ebr arsye q\u00eb ata mendojn\u00eb, si dhe mund\u00ebsia e dyt\u00eb, t\u00eb shkarkohet nga Opozita. N\u00ebse shembull ka veprime t\u00eb jasht\u00ebligjshme duhet t\u00eb shkarkohet. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi ta shkarkojn\u00eb, por mund ta bllokojn\u00eb duke mos kontaktuar apo di\u00e7ka dhe k\u00ebshtu fillon r\u00ebnia. Por, takimet me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura dhe t\u00eb mir\u00ebpritura.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shkarkohet ministrja e pun\u00ebve t\u00eb jashtme, Donika G\u00ebrvalla, p\u00ebr akuzat ndaj saj, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nga partia juaj dhe opozita?<\/strong><\/p>\n<p>Rregullat p\u00ebr ta shkarkuar jan\u00eb me kushtetut\u00eb dhe rregullore. Administrativisht n\u00ebse nuk kemi vota p\u00ebr ta shkarkuar Qeverin\u00eb, mund ta shkarkoj\u00eb at\u00eb [G\u00ebrvall\u00ebn] vet\u00ebm kryeministri, tjet\u00ebr askush. Un\u00eb nuk e kam k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e saj, askush s&#8217;mund t\u00eb akuzohet p\u00ebr veprimet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb para se t\u00eb b\u00ebhet ministre, pasi e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme. Nga koha kur e ka marr\u00eb mandatin, duhet t&#8217;i mblidhen sukseset dhe mos-sukseset. Ne jemi vend i vog\u00ebl dhe pozita e ministrit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb, pasi politikat e shtetit i b\u00ebn kryeministri. Kurrfar\u00eb faktori s&#8217;\u00ebsht\u00eb ajo, faktor \u00ebsht\u00eb Albin Kurti dhe askush tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb Qeveri. Albini e ka b\u00ebr\u00eb ministre dhe ai po e mban pasi ai ka nj\u00eb marr\u00ebveshje koalicioni. Ne nuk kemi b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb mocion mos-besimi ndaj saj n\u00eb Kuvend. Sikur t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb PDK-ja mocion mos-besimi ndaj ministres s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, do ta mb\u00ebshtesja ose s&#8217;do ta mb\u00ebshtesja, ose do t\u00eb shkarkohej ose jo n\u00eb Kuvend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Besfort Veseli P\u00ebr mbledhjen e K\u00ebshillit drejtues t\u00eb PDK-s\u00eb, ku u zgjodh kryesia e re e k\u00ebsaj partie, ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online &#8216;Reporteri.net&#8217;, deputeti Xhavit Haliti.\u00a0 Thot\u00eb se edhe pse mbetet jasht\u00eb k\u00ebsaj kryesie nuk hat\u00ebrohet me kryetarin Memli Krasniqi, pasi q\u00eb sipas Xhavit Halilit q\u00eb 45 vite \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":470228,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-482169","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/482169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=482169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/482169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/470228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=482169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=482169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=482169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}