{"id":48644,"date":"2019-06-04T15:09:09","date_gmt":"2019-06-04T13:09:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=48644"},"modified":"2019-06-04T15:09:09","modified_gmt":"2019-06-04T13:09:09","slug":"polici-qellon-kusheririn-me-pistolete-ajo-cfare-tha-ne-sallen-e-gjyqit-ka-habitur-te-gjithe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/polici-qellon-kusheririn-me-pistolete-ajo-cfare-tha-ne-sallen-e-gjyqit-ka-habitur-te-gjithe\/","title":{"rendered":"Polici q\u00ebllon kush\u00ebririn me pistolet\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb tha n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ka habitur t\u00eb gjith\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata e Tiran\u00ebs la n\u00eb burg pa afat efektivin e Forcave t\u00eb Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Shpejt\u00eb, Flamur Karaj, i akuzuar p\u00ebr plagosjen e kush\u00ebririt t\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Flamur Karaj u shfaq i penduar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe pretendoi se kishte vepruar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten. Sipas Prokuroris\u00eb, \u00e7do gj\u00eb kishte ndodhur pas nj\u00eb sherri banal dhe n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, nd\u00ebrkoh\u00eb vet\u00eb Karaj tha se i plagosuri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kush\u00ebri i tij, e ka ofenduar at\u00eb nga familja dhe m\u00eb pas e ka q\u00eblluar me d\u00ebrras\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjarja e r\u00ebnd\u00eb, sipas organit t\u00eb Akuz\u00ebs, ka ndodhur rreth or\u00ebs 12:00 t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs q\u00eb lam\u00eb pas kur Flamur Karaj s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten e tij kishin shkuar n\u00eb banes\u00ebn e tyre n\u00eb fshatin Dor\u00ebz t\u00eb Pez\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pastruar dhe rregulluar disa gj\u00ebra. Aty ata kan\u00eb takuar Enver Karajn dhe pas nj\u00eb debati verbal, i dyshuari ka nxjerr\u00eb arm\u00ebn dhe e ka q\u00eblluar shtetasin Enver Karaj, i cili, sipas Prokuroris\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs. Pas relatimit dhe prezantimit t\u00eb provave, Prokuroria k\u00ebrkoi caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d pa afat p\u00ebr 58-vje\u00e7arin.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, mbrojtja pretendoi se ish-efektivi i FNSH-s\u00eb ka vepruar n\u00eb kushtet e vet\u00ebmbrojtjes, pasi \u00ebsht\u00eb sulmuar nga kush\u00ebriri i tij.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb duke rregulluar banes\u00ebn. Aty ka shkuar nj\u00eb i af\u00ebrm i tyre, i cili i kishte k\u00ebrkuar q\u00eb ta qerasnin me raki. Pasi e kishin qerasur, ai kishte k\u00ebrkuar s\u00ebrish, por i mbrojturi prej meje i kishte th\u00ebn\u00eb se ata nuk jetonin aty dhe se nuk kishin. I plagosuri e ka ofenduar dhe ka tentuar ta q\u00eblloj\u00eb me nj\u00eb d\u00ebrras\u00eb\u201d, tha avokati Laurent Thomollari.<\/p>\n<p>Ky i fundit shtoi se k\u00ebrkonin q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohej i ligjsh\u00ebm arresti, por t\u00eb caktohej nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb e but\u00eb sigurie, pasi kishte vepruar n\u00eb kushtet e vet\u00ebmbrojtjes dhe nuk ka pasur her\u00eb t\u00eb tjera probleme me drejt\u00ebsin\u00eb. \u201cK\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet i ligjsh\u00ebm arresti, por t\u00eb caktohet masa e siguris\u00eb \u2018Arrest sht\u00ebpie\u2019.<\/p>\n<p>Vepra penale ka ndodhur n\u00eb kushtet e vet\u00ebmbrojtjes dhe i dyshuari nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb probleme me drejt\u00ebsin\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, argumentoi avokati. Gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, foli edhe vet\u00eb efektivi i FNSHs\u00eb, i cili tha se ishte i penduar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur, duke shtuar se kishte vepruar n\u00eb kushte t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes, pasi kush\u00ebriri kishte tentuar ta godiste.<\/p>\n<p>\u201cJam penduar p\u00ebr \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Ai m\u00eb ka ofenduar me familjen dhe m\u00eb pas tentoi t\u00eb m\u00eb q\u00ebllonte. Pas k\u00ebtij momenti, nuk mbaj mend se \u00e7far\u00eb ka ndodhur, por di q\u00eb e kam q\u00eblluar. E kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje\u201d, tha Flamur Karaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjykata pasi d\u00ebgjoi t\u00eb dyja pal\u00ebt, vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb dhe caktoi ndaj tij \u201cArrest n\u00eb burg\u201d pa afat.<\/p>\n<p>VET\u00cbDOR\u00cbZIMI<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas plagosjes, Flamur Karaj ka shkuar s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten e tij n\u00eb repartin e FNSH-s\u00eb, ku edhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar. \u201cSpecialist\u00ebt e Sektorit t\u00eb Krimeve Ndaj Jet\u00ebs n\u00eb DVP Tiran\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Komisariatin e Policis\u00eb Nr. 6 dhe me specialist\u00ebt e Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb SH\u00c7BA Tiran\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb arrestimin n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb shtetasit: F.K., 58 vje\u00e7, lindur n\u00eb fshatin Dor\u00ebz, Nj\u00ebsia Administrative Pez\u00eb dhe banues n\u00eb Tiran\u00eb, me detyr\u00eb punonj\u00ebs policie n\u00eb repartin e FNSH-s\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Arrestimi i tij u b\u00eb, pasi shtetasi F.K, duke punuar n\u00eb banes\u00ebn e tij t\u00eb vjet\u00ebr, n\u00eb fshatin Dor\u00ebz dhe pas nj\u00eb konflikti verbal dhe fizik me shtetasin E.K., me arm\u00ebn e sh\u00ebrbimit ka q\u00eblluar n\u00eb kok\u00eb shtetasin E.K., i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar me urgjenc\u00eb n\u00eb QSUT-Tiran\u00eb dhe ndodhet n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d, sqaroi Policia. Gjat\u00eb hetimeve p\u00ebr ngjarjen, \u00ebsht\u00eb sekuestruar edhe arma e krimit si dhe 12 fishek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMenj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes, punonj\u00ebsi i Policis\u00eb F.K. \u00ebsht\u00eb vet\u00eb dor\u00ebzuar pran\u00eb repartit t\u00eb FNSHs\u00eb Tiran\u00eb, ku edhe sh\u00ebrbente. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale \u00ebsht\u00eb sekuestruar nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb, s\u00eb bashku me karikatorin me 12 fishek\u00eb. Materialet e administruara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimeve do t\u2019i kalohen Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsore Tiran\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit F.K., p\u00ebr vepr\u00ebn penale, \u2018Vrasja me dashje\u2019, e ngelur n\u00eb tentativ\u00eb\u201d, shkruante m\u00eb tej Policia.<\/p>\n<p>I PLAGOSURI<\/p>\n<p>Enver Karaj, 48-vje\u00e7ari q\u00eb u plagos me arm\u00eb zjarri nga djali i xhaxhait dit\u00ebn e shtun\u00eb, vazhdon t\u00eb mbahet n\u00eb terapi intensive n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs. Mjek\u00ebt than\u00eb se ai ka nj\u00eb plag\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, pasi plumbi i ka goditur nofull\u00ebn dhe i ka dal\u00eb n\u00eb faqe. Oficer\u00ebt e Krimeve Kund\u00ebr Jet\u00ebs jan\u00eb paraqitur dy dit\u00eb m\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij n\u00eb ambientet e spitalit, por nuk kan\u00eb arritur, duke qen\u00eb se gjendja e tij vazhdonte t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00eb, pavar\u00ebsisht se ka arritur t\u00eb flas\u00eb, aq sa p\u00ebr t\u00eb treguar gjeneralitetet e tij<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Tiran\u00ebs la n\u00eb burg pa afat efektivin e Forcave t\u00eb Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Shpejt\u00eb, Flamur Karaj, i akuzuar p\u00ebr plagosjen e kush\u00ebririt t\u00eb tij. Flamur Karaj u shfaq i penduar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe pretendoi se kishte vepruar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten. Sipas Prokuroris\u00eb, \u00e7do gj\u00eb kishte ndodhur pas nj\u00eb sherri banal dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48645,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-48644","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48644"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48644\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}