{"id":488434,"date":"2021-08-16T15:43:13","date_gmt":"2021-08-16T13:43:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=488434"},"modified":"2021-10-22T19:19:17","modified_gmt":"2021-10-22T17:19:17","slug":"deputetja-e-ldk-se-kryeministrit-kurti-i-ka-humbur-rruga-ne-oborr-qeverisja-e-tij-eshte-fokusuar-ne-kapjen-e-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/deputetja-e-ldk-se-kryeministrit-kurti-i-ka-humbur-rruga-ne-oborr-qeverisja-e-tij-eshte-fokusuar-ne-kapjen-e-shtetit\/","title":{"rendered":"Deputetja e LDK-s\u00eb: Kryeministrit Kurti i ka humbur rruga n\u00eb oborr, qeverisja e tij \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb kapjen e shtetit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Besfort Veseli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Deputetja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverin\u00eb Kurti, duke th\u00ebn\u00eb se pushteti i ri do t\u00eb mbahet mend si Qeveria m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb. Ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d ka deklaruar se gjat\u00eb 100-dit\u00ebshit t\u00eb par\u00eb t\u00eb ekzekutivit, qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb par\u00eb asnj\u00eb vendim t\u00eb mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb krenoheshin nga udh\u00ebheqja e kryeministrit, Albin Kurti.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Deputetja nga Vushtrria tha se me fjal\u00ebt d\u00ebshp\u00ebrim dhe zhg\u00ebnjim mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet puna dhe angazhimi i Qeveris\u00eb Kurti 2 deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>\u201cKjo qeveri ka d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb ofroj di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, zhg\u00ebnjimi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb i madh nga mospuna e tyre dhe niveli i lart\u00eb i pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb treguar deri m\u00eb tani\u201d, u shpreh ajo p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb, deputetja e LDK-s\u00eb thot\u00eb se kryeministrit Kurti i ka humbur rruga n\u00eb oborr, pasi sipas saj, ai nuk u tregua i aft\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment p\u00ebr ta drejtuar vendin.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Opozita \u00ebsht\u00eb m\u00eb konstruktive dhe m\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsore n\u00eb raport me pun\u00ebn e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKryeministrit Kurti i ka humur rruga n\u00eb oborr, ai nuk u tregua i aft\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment p\u00ebr ta drejtuar vendin, n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me demagogji, si\u00e7 ka vepruar n\u00eb opozit\u00eb dhe mendon se duhet t\u00eb veprohet nj\u00ebsoj edhe gjat\u00eb drejtimit t\u00eb pushtetit, duke harruar faktin se \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe punuar e jo t\u00eb humb koh\u00eb duke analizuar rolin e opozit\u00ebs, sepse p\u00ebr dallim prej tij q\u00eb sa ishte n\u00eb opozit\u00eb nuk kursente asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar synimet e at\u00ebhershme. Opozita tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb konstruktive dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsore n\u00eb raport me pun\u00ebn e Qeveris\u00eb\u201d, deklaroi Krasniqi.<\/p>\n<p>Lidhur me gjendjen e COVID-19 n\u00eb Kosov\u00eb, Krasniqi thot\u00eb se ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, \u00ebsht\u00eb duke e menaxhuar pandemin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme, teksa \u00ebsht\u00eb shprehur se n\u00ebse krahasohet angazhimi i tij me at\u00eb t\u00eb ish-ministrit Zemaj, at\u00ebher\u00eb dallimi \u00ebsht\u00eb si nata me dit\u00ebn, duke shtuar, se n\u00eb Qeverin\u00eb Hoti situate me koronavirusin ka qen\u00eb n\u00ebn kontroll.<\/p>\n<p>\u201cE thash edhe m\u00eb lart\u00eb, po e ritheksoj s\u00ebrish, ministri Vitia \u00ebsht\u00eb duke e menaxhuar pandemin\u00eb n\u00eb form\u00ebn me t\u00eb keqe t\u00eb mundshme, p\u00ebr \u00e7ka qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi m\u00eb s\u00eb shumti po i bartin pasojat sh\u00ebndet\u00ebsore. Dit\u00ebve t\u00eb fundit shohim rritje masive t\u00eb rasteve t\u00eb infektimit n\u00eb mesin e tyre edhe viktima, pra kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb treguesi i qart\u00eb i menaxhimit t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb pandemis\u00eb nga Qeveria Kurti, derisa n\u00ebse e krahasojm\u00eb at\u00eb me angazhimin e ish-ministrit Zemaj, dallimi \u00ebsht\u00eb si nata me dit\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nonsense kjo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb ky minist\u00ebr (Vitia), q\u00eb ka humbur fokusin me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, duke lakmuar pushtetin me Prishtin\u00ebn\u201d, pohoi Krasniqi.<\/p>\n<p><em><strong>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me deputeten e LDK-s\u00eb, Rrezarta Krasniqi, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d:\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <strong>Si e vler\u00ebsoni pun\u00ebn 100-dit\u00ebshe t\u00eb Qeverise Kurti 2?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rrezarta Krasniqi:<\/strong> Qeveria Kurti n\u00eb 100 dite\u0308shin e par\u00eb te\u0308 udh\u00ebheqjes se\u0308 shtetit do t\u00eb mbahet mend si qeveria me e dobe\u0308t n\u00eb histori t\u00eb drejtimit t\u00eb vendit. Gjate\u0308 k\u00ebsaj periudhe qytetar\u00ebt e vendit nuk kane\u0308 pare\u0308 asnje\u0308 vendim te\u0308 mire\u0308 e qe\u0308 do te\u0308 mund te\u0308 krenoheshin me pune\u0308n e ke\u0308saj qeverie.<\/p>\n<p>100 dite\u0308 de\u0308shprim dhe zhge\u0308njim t\u00eb madh pe\u0308r qytetare\u0308t. Me\u0308 pak fjale\u0308 ke\u0308shtu mund te\u0308 pe\u0308rshkruhet puna dhe angazhimi i Qeverise\u0308 Kurti ne\u0308 ke\u0308te\u0308 pe\u0308riudh. E kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs se kan\u00eb nd\u00ebrtuar nje\u0308 qasje arrogante me pushtetin dhe aspak shprese\u0308dhe\u0308ne\u0308se pe\u0308r qytetare\u0308t. Fare nuk flitet pe\u0308r zhvillimin ekonomik dhe mire\u0308qenie, kjo sepse jane\u0308 fokusuar ne\u0308 kapje te\u0308 shtetit, pe\u0308rmes shkarkimeve te\u0308 bordeve dhe pune\u0308simeve te\u0308 familjare\u0308ve ne\u0308 pozita ky\u00e7e, pun\u00ebsime k\u00ebto q\u00eb po ndodhin edhe k\u00ebto dit\u00eb si rasti i motr\u00ebs dhe vajza e agj\u00ebs s\u00eb Ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs Liburn Aliu, q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb K\u00ebshillin Drejtues t\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Farmacist\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta q\u00eb duan t&#8217;ia vjedhin shpres\u00ebn qytetar\u00ebve, tentuan edhe t&#8217;i pla\u00e7kisnin ata p\u00ebrmes nj\u00eb tikete krejt\u00ebsisht t\u00eb panevojshme, n\u00eb vler\u00eb prej 5 euro, si d\u00ebshmi t\u00eb regjistrimit t\u00eb veturave, por n\u00eb fund d\u00ebshtuan dhe u dor\u00ebzuan, para presionit t\u00eb madh publik. Sigurisht kan\u00eb menduar se pushteti apsulut ua mund\u00ebson t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7fardo me fatin e qytetar\u00ebve, por gabuan, sepse qytetar\u00ebt nuk u n\u00ebnshtruan, por kund\u00ebrshtuan fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 dit\u00ebshin e par\u00eb kjo qeveri vendosi t\u2019ia r\u00ebndoj edhe m\u00eb tep\u00ebr barren ekonomike, sh\u00ebndet\u00ebsore e sociale p\u00ebr pensionist\u00ebt, duke ua zvog\u00ebluar pensionet n\u00eb vler\u00eb prej 20 euro, nga 120 euro sa ishin gjat\u00eb qeverisjes Hoti. Nj\u00eb vendim i d\u00ebmshem dhe jonjer\u00ebzor, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr jav\u00ebt dhe muajt e fundit kur shohim nj\u00eb shtrenj\u00ebtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb produkteve ushqimore.<\/p>\n<p>Pra, kjo qeveri ka d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb ofroj di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, zhg\u00ebnjimi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb i madh nga mospuna e tyre dhe niveli i lart\u00eb i pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb treguar deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Kurti ka len\u00eb t\u00eb kuptohet se partit\u00eb opozitare nuk po din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre. Si i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjeni?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministrit Kurti i ka humbur rruga n\u00eb oborr. Ai nuk u tregua i aft\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment p\u00ebr ta drejtuar vendin, n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me demagogji, si\u00e7 ka vepruar n\u00eb opozit\u00eb dhe mendon se duhet t\u00eb veprohet nj\u00ebsoj edhe gjat\u00eb drejtimit t\u00eb pushtetit, duke harruar faktin se \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe punuar e jo t\u00eb humb koh\u00eb duke analizuar rolin e opozit\u00ebs, sepse p\u00ebr dallim prej tij q\u00eb sa ishte n\u00eb opozit\u00eb nuk kursente asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar synimet e at\u00ebhershme. Opozita tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb konstruktive dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsore n\u00eb raport me pun\u00ebn e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dialogu me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tejet e ndjeshme. Si i keni par\u00eb takimet q\u00eb zhvilloi kryeministri Kurti muajin e kaluar dhe qasjen e tij n\u00eb Dialog?<\/strong><\/p>\n<p>E thash edhe m\u00eb lart\u00eb se Qeveria Kurti ka nisur \u00e7do gj\u00eb mbrapsht q\u00eb nga dit\u00ebt e para t\u00eb pun\u00ebs e deri m\u00eb tani. Kur po e them k\u00ebt\u00eb n\u00eb mendje e kam edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ka nisur dialogun me Serbin\u00eb, \u00e7\u00ebshtje kjo q\u00eb ju e dini se ka deklaruar se nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb prioritetet e para t\u00eb k\u00ebsaj qeverie dhe p\u00ebr m\u00eb keq ka shp\u00ebrfillur vazhdimisht Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duke e shkelur edhe rezolut\u00ebn q\u00eb e kan\u00eb miratuar vet\u00eb p\u00ebr raportim para dhe pas \u00e7do veprimi q\u00eb nd\u00ebrlidhet me \u00e7\u00ebshtjen e dialogut. Pastaj \u00ebsht\u00eb shkelur rezoluta e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn vet e kan\u00eb miratuar p\u00ebr raportim t\u00eb vazhduesh\u00ebm para Kuvendit, para dhe pas \u00e7do veprimi q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerret lidhur me dialogun me Serbin\u00eb, por kjo nuk ka ndodhur. Ne n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve kemi m\u00ebsuar p\u00ebrmes mediave takimet p\u00ebr dialog, ky pra ka qen\u00eb niveli i transparenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj qeverie q\u00eb injoron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme opozit\u00ebn dhe Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><b>Nj\u00eb nd\u00ebr temat m\u00eb t\u00eb nxehta dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb edhe em\u00ebrimet n\u00ebp\u00ebr borde. Opozita po i quan \u2018kapje t\u00eb shtetit\u2019, kurse mazhoranca em\u00ebrime profesioniste. Si i keni par\u00eb ju?<\/b><\/p>\n<p>&#8211; Nuk mund t\u00eb quhet kapja e shtetit ndryshe, p\u00ebrderisa shkarkon njer\u00ebz nga funksionet e tyre p\u00ebr t\u00eb rehatur familjar\u00eb e njer\u00ebz me librez\u00eb partie, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb duke ia b\u00ebr\u00eb tani kjo Qeveri. A vet\u00ebm ata q\u00eb i p\u00ebrzgjedh LVV-ja, qenkan profesionist n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? \u00cbsht\u00eb nonsens dhe ofenduese p\u00ebr qytetar\u00ebt t\u00eb thuhet se profesionist\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb i p\u00ebrkasin LVV-s\u00eb apo jan\u00eb familjar\u00eb me drejtuesit e k\u00ebtij subjekti.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 17 tetor do t\u00eb mbahen Zgjedhjet Lokale. Cilat komuna sipas jush do t\u2019i fitoj\u00eb LDK-ja?<\/strong><\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka vullnetin dhe energjin\u00eb me t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale, q\u00eb mbahen m\u00eb 17 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti. P\u00ebr dallim prej partive tjera, LDK ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kandidaturave p\u00ebr kryetar\u00eb komunash, ku ka zgjedhur figura nga profesione e gjini t\u00eb ndryshme, q\u00eb sigurisht jan\u00eb emrat m\u00eb t\u00eb pranuar nga elektorati dhe po mb\u00ebshteten n\u00eb vazhdim\u00ebsi e m\u00eb shum\u00eb. Andaj marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb kandidat\u00ebt q\u00eb deri m\u00eb tani jan\u00eb zyrtarizuar p\u00ebr kryetar\u00eb komunash, LDK do t\u00eb triumfoj\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e komunave, me \u00e7\u2019rast do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira n\u00eb komunat ku ka qeverisur deri me tani dhe pa dyshim se do t\u2019ua kthej shpres\u00ebn qytetar\u00ebve n\u00eb ato komuna ku kan\u00eb qeverisur partit\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Lumir Abdixhiku \u00ebsht\u00eb zgjedhur kryetar i ri i LDK-s\u00eb. A pritni q\u00eb do ta ringjall\u00eb elektoratin e partis\u00eb dhe ta kthej\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb mira?<\/strong><\/p>\n<p>Procesi reformues n\u00eb t\u00eb cilin ka hyr\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka ndikuar n\u00eb fuqzimin e saj n\u00eb strukturat e partis\u00eb, forc\u00eb kjo e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjellur edhe te lidhja me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e LDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vizionin e partis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A po be\u0308n LDK-ja nje\u0308 opozite\u0308 te\u0308 \u201cpe\u0308rgjumur\u201d, pasi ka pasur kritika te\u0308 ndryshme nga politikane\u0308 e shoqe\u0308ria civile?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk pajtohem fare me k\u00ebt\u00eb konstatim, ndon\u00ebse si t\u00eb till\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar nga shoq\u00ebria civile, p\u00ebrkundrazi un\u00eb jam e bindur se kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e duhur e opozitarizmit, duke p\u00ebrcjellur pun\u00ebn e Qeveris\u00eb dhe duke e kritikuar at\u00eb brenda institucioneve si Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, bazuar n\u00eb fakte dhe argumente t\u00eb q\u00ebndrushme. LDK-ja n\u00eb opozit\u00eb ka rol p\u00ebrmbajt\u00ebsor dhe mjaft konstruktiv. N\u00ebse b\u00ebn t\u00eb quhet opozit\u00eb e mir\u00eb shkat\u00ebrrimi i institucioneve t\u00eb vendit, q\u00eb jan\u00eb krijuar me shum\u00eb mund dhe angazhim dhe d\u00ebmtimi i pronave tjera publike dhe private, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr ne kjo nuk \u00ebsht\u00eb opozitariz\u00ebm dhe jemi kund\u00ebr nj\u00eb forme t\u00eb till\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb. LDK-ja \u00ebsht\u00eb gardian i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe do t\u00eb veproj\u00eb \u00e7do her\u00eb me maturi karshi situatave t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p><strong>A do te\u0308 jete\u0308 me\u0308 aktiv opozitarizmi i subjektit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb \u00e7do rast ndaj situatave t\u00eb caktuara, kur konsiderohet se po cenohet sovranitati dhe integriteti i vendit, e sidomos n\u00eb rastet kur tentohet prishja e miq\u00ebsis\u00eb me aleat\u00ebt me t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb vendit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tentuar disa her\u00eb me minimin e rolit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb rapot me dialogun dhe marr\u00ebveshjeve tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin. Ne jemi aty p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar \u00e7do vendim apo veprim t\u00eb d\u00ebmshem p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit.<\/p>\n<p><strong>Dite\u0308ve te\u0308 fundit ka pasur nje\u0308 rritje te\u0308 numrit te\u0308 rasteve me COVID-19, a duhet te\u0308 ndryshohen masat sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>Ne shohim se tri dit\u00ebt e fundit kemi nj\u00eb shtim masiv t\u00eb rasteve t\u00eb infektimit me virusin COVID-19 dhe kjo flet shum\u00eb p\u00ebr menaxhimin e dob\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj qeverie me pandemin\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka kemi kritikuar edhe n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, sepse si proces \u00ebsht\u00eb menaxhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb keqe t\u00eb mundshme, q\u00eb p\u00ebr fatin e keq vet\u00ebm qytetar\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb po i bartin pasojat, sepse qeveritar\u00ebt jan\u00eb imunizuar dhe nuk ndihen t\u00eb rrezikuar nga ky virus apo variantet tjera t\u00eb virusit q\u00eb po diskutohen. Ne kemi par\u00eb disa masa q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb Qeveria, p\u00ebr t\u00eb cilat jam shum\u00eb skeptike se mund t\u00eb japin efekt n\u00eb zvog\u00eblimin e rasteve, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb keqmenaxhim n\u00eb nj\u00eb p\u00ebriudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Ju jeni d\u00ebshmitar t\u00eb procesit t\u00eb vaksinimit, jemi vendi i fundit n\u00eb rajon q\u00eb kemi siguruar vaksinat, mos t\u00eb flasim pastaj p\u00ebr form\u00ebn se si ka shkuar deri k\u00ebtu si proces, q\u00eb totalisht kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, n\u00eb shum\u00eb raste kan\u00eb rrezikuar qytetar\u00ebt q\u00eb prisnin n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t&#8217;u vaksinuar. Nj\u00eb tjet\u00ebr dukuri negative \u00ebsht\u00eb mos-puna gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb vikendit, \u00e7ka ka ndikuar n\u00eb pamund\u00ebsimin e vaksinimit p\u00ebr qytetar\u00ebt, sepse ka t\u00eb till\u00eb q\u00eb p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb angazhohen p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb termin p\u00ebr vaksinim.<\/p>\n<p><strong>Si po e menaxhon ministri Vitia pandemine\u0308 COVID-19, krahasuar me ish-ministrin Zemaj?<\/strong><\/p>\n<p>E thash\u00eb edhe m\u00eb lart\u00eb, po e ritheksoj s\u00ebrish, ministri Vitia \u00ebsht\u00eb duke e menaxhuar pandemin\u00eb n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme, p\u00ebr \u00e7ka qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi m\u00eb s\u00eb shumti po i bartin pasojat sh\u00ebndet\u00ebsore. Dit\u00ebve t\u00eb fundit shohim rritje masive t\u00eb rasteve t\u00eb infektimit n\u00eb mesin e tyre edhe viktima. Pra, kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb treguesi i qart\u00eb i menaxhimit t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb pandemis\u00eb nga Qeveria Kurti, derisa n\u00ebse e krahasojm\u00eb at\u00eb me angazhimin e ish-ministrit Zemaj, dallimi \u00ebsht\u00eb si nata me dit\u00ebn. Ne kemi par\u00eb se gjat\u00eb asaj p\u00ebriudhe situata pandemike ka qen\u00eb n\u00ebn kontroll dhe jan\u00eb zbritur rastet me t\u00eb infektuar derisa \u00ebsht\u00eb rritur numri i punonj\u00ebsve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime n\u00eb \u00e7do koh\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e infektuar. Derisa, ministri aktual me t\u00eb ardhur, ka nd\u00ebrprer\u00eb kontrat\u00ebn e mbi 300 punonj\u00ebsve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb me arsyetimin se jan\u00eb zvog\u00ebluar rastet dhe nuk jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm m\u00eb. Veprim ky q\u00eb p\u00ebr mendimin tim sa \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00e7mues, \u00ebsht\u00eb edhe ofendues, sepse angazhimi i tyre ka qen\u00eb me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra dhe pa orar t\u00eb caktuar, nd\u00ebrkaq sot shohim se kan\u00eb k\u00ebrkuar shtimin e 80 pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb menaxhuar situat\u00ebn me pandemin\u00eb. \u00cbsht\u00eb nonsense kjo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb ky minist\u00ebr, q\u00eb ka humbur fokusin me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, duke lakmuar pushtetin me Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Si e keni pare pune\u0308n e presidentes s\u00eb vendit, Vjosa Osmani deri me\u0308 tani, a ia ka vlejtur qe\u0308 LDK-ja ka qe\u0308ndruar ne\u0308 salle\u0308, kur ajo u votua m\u00eb 4 prill t\u00eb k\u00ebtij viti?<\/strong><\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb parti institucionaliste dhe \u00e7do her\u00eb ka vepruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesit t\u00eb vendit. Ju e dini se mos-zgjedhja e Presidentit, do ta d\u00ebrgonte vendin s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, e n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb ishim, ishte plot\u00ebsisht e padrejt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet vendi s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje. Tani n\u00eb k\u00ebto moment nuk mund t\u00eb japim konstatime n\u00ebse ia ka vlejtur apo jo, por mund t\u00eb iu them q\u00eb ne jemi aty p\u00ebr t\u00eb monitoruar n\u00eb \u00e7do moment, p\u00ebr t\u00eb monitoruar pun\u00ebn e tyre dhe do t\u00eb veprojm\u00eb konform situatave t\u00eb krijuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Besfort Veseli Deputetja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverin\u00eb Kurti, duke th\u00ebn\u00eb se pushteti i ri do t\u00eb mbahet mend si Qeveria m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb. Ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d ka deklaruar se gjat\u00eb 100-dit\u00ebshit t\u00eb par\u00eb t\u00eb ekzekutivit, qytetar\u00ebt nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":488439,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-488434","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/488434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=488434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/488434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/488439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=488434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=488434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=488434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}