{"id":48845,"date":"2019-06-04T21:56:36","date_gmt":"2019-06-04T19:56:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=48845"},"modified":"2019-06-04T21:56:36","modified_gmt":"2019-06-04T19:56:36","slug":"nje-histori-per-fansat-e-liverpoolit-joe-fagan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/sport\/nje-histori-per-fansat-e-liverpoolit-joe-fagan\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb histori p\u00ebr fansat e Liverpoolit: Joe Fagan"},"content":{"rendered":"<p><strong>Joe Fagan u lind n\u00eb Liverpool me 12 mars t\u00eb vitit 1921. E kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij n\u00eb lagjen Litherland, duke i ndjekur s\u00eb af\u00ebrmi gjestet e t\u00eb dyja skuadrave t\u00eb qytetit, me nj\u00eb preferenc\u00eb p\u00ebr Reds-at p\u00ebr faktin, sipas th\u00ebnies s\u00eb tij, se sektori i rezervuar f\u00ebmij\u00ebve ishte m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb Anfield sesa n\u00eb Goodison Park.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Frekuentoi St. Elizabeth Central School, duke e \u00e7uar skuadr\u00ebn e futbollit t\u00eb institutit n\u00eb fitoren e Daily Dispatch Trophy n\u00eb vitin 1935. Stoper i mir\u00eb, i shk\u00eblqyer me kok\u00eb dhe i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u kaluar me topin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, pas diplom\u00ebs ju bashkua amator\u00ebve t\u00eb Earlstown Bohemians, ku t\u00ebrhoqi mbi vete v\u00ebmendjet e klubeve t\u00eb ndryshme. Pavar\u00ebsisht se kishte marr\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb nga Liverpool, n\u00eb fund zgjodhi Manchester City, klub q\u00eb e vuri n\u00ebn kontrat\u00eb n\u00eb tetorin e vitit 1938. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e nd\u00ebrpreu papritmas karrier\u00ebn e Fagan. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, Joe i sh\u00ebrbeu vendit t\u00eb tij n\u00eb Marin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk e pengoi t\u00eb luante, kur ishte e mundur n\u00eb ligat e ngritura n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Me mbarimin e luft\u00ebs, Fagan b\u00ebri debutimin e tij me Citizens-at me 1 janar t\u00eb 1947 dhe n\u00eb kat\u00ebr sezonet e m\u00ebpas\u00ebm zbriti n\u00eb fush\u00eb 168 her\u00eb. Duke filluar nga viti 1948 qe edhe kapiteni i skuadr\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb 30 vje\u00e7ar, Joe e la Maine Road n\u00eb vitin 1951 p\u00ebr t\u2019ju kushtuar zanatit t\u00eb tij t\u00eb ri si inspektor gazometrash, megjith\u00ebse duke e ruajtur nj\u00eb lidhje me bot\u00ebn e futbollit si lojtar \u2013 menaxher i skuadrave amatore. Fal\u00eb kredencialeve t\u00eb mira si nj\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar i vjet\u00ebr, Fagan arriti n\u00eb Anfield si asistent trajner n\u00eb vitin 1958, me vet\u00ebm 18 muaj p\u00ebrpara se Bill Shankly, q\u00eb e kish admiruar gjithmon\u00eb si lojtar n\u00eb koh\u00ebn e Manchester City, kur meaxheri skocez ishte tek Grinsby. Nga stafi teknik Fagan, i njohur dhe si \u201cUncle Joe\u201d, ishte figura m\u00eb e af\u00ebrt me lojtar\u00ebt, i t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7se trajner, ishte edhe k\u00ebshilltar dhe shok. Aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb shprehur kritika gjithmon\u00eb t\u00eb sinqerta dhe t\u00eb arsyetuara e b\u00ebnte krejt\u00ebsisht t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebrpara syve t\u00eb lojtar\u00ebve; nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebto kritika ishin t\u00eb shprehura gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb dhembshur, pa mundur q\u00eb t\u00eb ngrihej ndonj\u00eb dysh nga ana e lojtar\u00ebve. Kjo nuk e p\u00ebrjashton q\u00eb Fagan dinte t\u00eb ishte edhe shum\u00eb i ashp\u00ebr kur ndokush e kalonte shenj\u00ebn, por vet\u00ebm pak kok\u00ebshkret\u00eb do t\u2019i eksperimentonin versionin e \u201ckeq\u201d. K\u00ebto aft\u00ebsi njer\u00ebzore, t\u00eb bashkuara me njohjen e madhe t\u00eb futbollit, e vun\u00eb qysh nga fillimi n\u00eb drit\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb klubit kuqalash. Fagan u em\u00ebrua \u201cfirst team trainer\u201d n\u00eb vitin 1971, p\u00ebr t\u2019u promovuar m\u00eb pas n\u00eb rolin e \u201cchief coach\u201d n\u00eb vitin 1974, kur dor\u00ebheqja e papritur e Shankly \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb rishp\u00ebrndarje totale t\u00eb detyrave n\u00eb Anfield.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1979 Joe ngjiti edhe nj\u00eb shkall\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb hierarkin\u00eb e Boot Room, duke u b\u00ebr\u00eb assistant manager. Me k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi kontribuoi jasht\u00ebzkaonisht n\u00eb serin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sukseseve n\u00eb historin\u00eb e klubit. \u00cbsht\u00eb e njohur sesi gjat\u00eb sezonit 1981\/82 qe pik\u00ebrisht Fagan ai q\u00eb e vuri n\u00eb rregull skuadr\u00ebn: lojtar\u00ebt e kalonin koh\u00ebn duke pyetur veten mbi motivet e r\u00ebnies s\u00eb form\u00ebs s\u00eb tyre sesa t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndroheshin n\u00eb ndeshje dhe n\u00eb st\u00ebrvitje. N\u00eb fund t\u00eb sezonit Liverpool doli kampion i Anglis\u00eb. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1983 Bob Paisley dha dor\u00ebheqjen dhe Fagan u em\u00ebrua menaxher. Ngjitja, e zgjatur gjysm\u00eb shekulli, m\u00eb s\u00eb fundi ishte kompletuar dhe Joe u rigjet shpejt p\u00ebrpara nj\u00eb detyre t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: ta mbante Liverpool n\u00eb nivelet m\u00eb larta, n\u00eb atdhe, ashtu si dhe n\u00eb Europ\u00eb<\/p>\n<p>Sezoni filloi me nj\u00eb humbje ndaj Manchester United n\u00eb Wembley e vlefshme p\u00ebr Charity Shield. Reds-at u mund\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb merituar 2 me 0 dhe n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp oas ndeshjes Fagan dha nj\u00eb prov\u00eb sesa e kishte p\u00ebr zem\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb e skuadr\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u mbrojtur me \u00e7do kushte duke i v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara fytyr\u00ebn e vet dhe shpatullat e veta t\u00eb forta: ftoi gazetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb akuzonin at\u00eb dhe vet\u00ebm at\u00eb, fajtor se kishte gabuar koh\u00ebt e nd\u00ebrrimeve. E para e kampionatit n\u00eb Molineux e pa Liverpool t\u00eb barazoj\u00eb 1 me 1 kund\u00ebr Wolverhampton: ishte ndeshja zyrtare e 9-t\u00eb radhazi pa fitore, seria e zez\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb qysh nga fillimi i er\u00ebs Shankly. E plagosur n\u00eb krenarin\u00eb e saj, skuadra reagoi nga ana e saj duke fituar 5 nga 6 ndeshjet e ardhshme radhazi. Qarkullimi mund t\u00eb quhej k\u00ebshtu i p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Sezoni u mbyll me fitoren e Silverware t\u00eb kampionit t\u00eb Anglis\u00eb, i fituar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e klubit t\u00eb Anfield tri her\u00eb radhazi. Ian Rush sh\u00ebnoi 32 gola. Kishte 16 vjet q\u00eb nj\u00eb lojtar i Reds-ave nuk kalonte kuot\u00ebn e 30 golave n\u00eb kampionat: i fundit q\u00eb e kishte arritur k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje kishte qen\u00eb n\u00eb fakt Roger Hunt n\u00eb sezonin 1965\/66. P\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar nj\u00eb pes\u00ebgol\u00ebsh i sh\u00ebnuar kund\u00ebr Luton Town n\u00eb tetor dhe nj\u00eb kat\u00ebrgol\u00ebsh t\u00eb b\u00ebr\u00eb Coventry n\u00eb maj. N\u00eb fund t\u00eb sezonit, golat e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebr uellsianin qen\u00eb 47.<\/p>\n<p>E vetmja not\u00eb negative e sezonit qe eliminimi i parakohsh\u00ebm nga FA Cup, i shkaktuar nga Brighton n\u00eb turin e kat\u00ebrt. N\u00eb kompensim, n\u00eb stend\u00ebn e Anfield erdhi League Cup e kat\u00ebrt radhazi, e siguruar n\u00eb nj\u00eb finale historike kund\u00ebr Everton. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 92 vjet histori, t\u00eb dyja skuadrat e Merseyside u gjend\u00ebn nj\u00ebra p\u00ebrball\u00eb tjetr\u00ebs n\u00eb aktin finale t\u00eb nj\u00eb kompeticioni. N\u00eb Wembley p\u00ebrfundoi 0 me 0 dhe p\u00ebrs\u00ebritja u zhvillua n\u00eb Maine Road t\u00eb Manchester dhe pa fitoren e Reds-ave 1 me 0. P\u00ebrs\u00ebritja e nj\u00eb ndeshjeje qe nj\u00eb konstante e k\u00ebtij edicioni t\u00eb League Cup p\u00ebr Liverpool, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar trofeun ju desh q\u00eb t\u00eb luante 13 ndeshje t\u00eb mira!<\/p>\n<p>N\u00eb Europ\u00eb jeta sigurisht q\u00eb nuk qe m\u00eb e leht\u00eb: p\u00ebr tri ture t\u00eb mira djemt\u00eb e Fagan u desh q\u00eb ta luanin ndeshjen e kthimit n\u00eb transfert\u00eb, pas barazimesh apo fitoresh t\u00eb ngushta t\u00eb siguruara n\u00eb muret vendase. Pas eliminimit t\u00eb leht\u00eb t\u00eb danez\u00ebve t\u00eb BK Odense (6 me 0 rezultati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm) shorti u rezervoi atyre bask\u00ebt e Athletic Bilbao, q\u00eb n\u00eb ndeshjen e vajtjes arrit\u00ebn t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb 0 me 0 t\u00eb vyer n\u00eb Anfield. N\u00eb ndeshjen e kthimit, t\u00eb luajtur n\u00eb ferrin e stadiumit San Mam\u00e8s, qe Ian Rush ai q\u00eb i nxorri g\u00ebshntenjat nga zjarri duke sh\u00ebnuar 1 me 0 p\u00ebrfundimtar dhe duke e kaluar skuadr\u00ebn n\u00eb turin e ardhsh\u00ebm, ku i priste Benfica. Ndeshja e vajtjes u zgjidh edhe nj\u00eb her\u00eb akoma nga uellsiani Rush, goli i t\u00eb cilit \u2013 i vetmi i ndeshjes \u2013 nuk mund t\u00eb garantonte asgj\u00eb n\u00eb ndeshjen e kthimit. P\u00ebrpara m\u00eb shum\u00eb se 100 mij\u00eb tifoz\u00ebve t\u00eb stadiumit Da Luz, Liverpool luajti nj\u00eb prej ndeshjeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij, duke fituar 3 me 1. N\u00eb gjysm\u00ebfinale shorti i ndeshi me rumun\u00ebt e Dinamo Bukureshtit, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr ndesheshin AS Roma me Dundee United. Sammy Lee u garantoi t\u00eb tij\u00ebve nj\u00eb sukses tjet\u00ebr 1 me 0 n\u00eb ndeshjen e par\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, rezultat sa i ngusht\u00eb, aq edhe i \u00e7muar: n\u00eb Bukuresht Fagan vendosi p\u00ebr nj\u00eb ndeshje alla italian\u00e7e, mbrojtje e hekurt dhe kund\u00ebrsulm t\u00eb shpejt\u00eb. Nj\u00eb dygol\u00ebsh i Rush e kaloi Liverpool n\u00eb finalen e Olimpico, p\u00ebr t\u2019u luajtur n\u00eb t\u00eb gjitha efektet n\u00eb transfert\u00eb kund\u00ebr verdhekuq\u00ebve t\u00eb Niels Liedholm.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara finales, si\u00e7 u tha m\u00eb sip\u00ebr, Liverpool u kuror\u00ebzua kampion i Anglis\u00eb, duke barazuar n\u00eb Nottingham kund\u00ebr Notts County. N\u00eb sezonin e tij t\u00eb par\u00eb si menaxher, Fagan po \u201crrezikonte\u201d seriozisht q\u00eb t\u00eb siguronte nj\u00eb Treble t\u00eb pabesueshme, nd\u00ebrmarrje e paarritur deru m\u00eb at\u00ebhere nga asnj\u00eb skuad\u00ebr n\u00eb Angli. Mbetej pengesa e fundit, ajo shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtira nga t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u2019u kaluar: nj\u00eb finale p\u00ebr t\u2019u luajtur n\u00eb stadiumin e kund\u00ebrshtar\u00ebve, p\u00ebrpara 60000 tifoz\u00ebve vendas q\u00eb prisnin t\u00eb p\u00ebrjetonin dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb tyre. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Reds-ave, 20000 tifoz\u00eb kishin zbritur nga Liverpool dhe kujtimi i \u00ebmb\u00ebl i fitores historike t\u00eb vitit 1977, e siguruar pik\u00ebrisht n\u00eb stadiumin Olimpico kund\u00ebr Borussia M\u00f6nchengladbach. Tani ashtu si at\u00ebhere, Phil Neal shkroi emrin e tij n\u00eb tabel\u00ebn e golash\u00ebnuesve, duke i kaluar n\u00eb avantazh Reds-at. Roma barazoi me Roberto Pruzzo dhe rezultati nuk ndryshoi m\u00eb, bile as pas koh\u00ebs shtes\u00eb prej 30 minutash. N\u00eb gjuajtjet e penalltive, avantazhi vendor u kthtye kund\u00ebr verdhekuq\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme mjaft nervoz\u00eb, gabuan 2 gjuajtje nga 4 t\u00eb tilla. Penalltia vendimtare u depozitua n\u00eb rrjet\u00eb nga Alan Kennedy, ish match winner n\u00eb Paris kund\u00ebr Real Madridit n\u00eb finalen e 1981. Kupa kthehej k\u00ebshtu s\u00ebrish n\u00eb brigjet e Mersey dhe Fagan fitonte k\u00ebshtu nj\u00eb treble n\u00eb sezonin e tij t\u00eb par\u00eb si menaxher, duke hyr\u00eb k\u00ebshtu menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Olimpin e t\u00eb M\u00ebdhenjve. Festa e mb\u00ebshtet\u00ebsve angleze shp\u00ebrtheu, p\u00ebr t\u2019u njollosur m\u00eb pas gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs nga incidente t\u00eb r\u00ebnda me ultras\u00ebt romanist\u00eb. At\u00ebhere askush mund t\u00eb fliste, por kjo gj\u00eb do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb prelud i vog\u00ebl i asaj q\u00eb do t\u00eb ndodhte nj\u00eb vit m\u00eb pas n\u00eb Bruksel, n\u00eb finalen e turpshme t\u00eb stadiumit Heysel.<\/p>\n<p>Pas blerjeve n\u00eb sezonin veror t\u00eb Walsh dhe Molby, sezoni i radh\u00ebs filloi sakt\u00ebsisht si ai i m\u00ebparshmi: me nj\u00eb humbje n\u00eb Charity Shield, e p\u00ebsuar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Everton n hakmarrjen e finales s\u00eb League Cup. N\u00eb Anfield askush nuk b\u00ebri drama: bile shum\u00eb e pan\u00eb kolapsin londinez si nj\u00eb ogur t\u00eb mir\u00eb. Nuk e dinin se ai q\u00eb po p\u00ebrgatitej t\u00eb fillonte do t\u00eb ishte sezoni m\u00eb dramatik i p\u00ebrjetuar ndonj\u00ebher\u00eb nga Liverpool deri n\u00eb at\u00eb moment. Duke e kufizuar analiz\u00ebn n\u00eb rezultatet e arritura n\u00eb fush\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb sezon mediok\u00ebr, t\u00eb pakt\u00eb midis kufijve t\u00eb atdheut. N\u00eb kampionati u arrit n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb quhej edhe i nderuar, sikur t\u00eb mos kishte qen\u00eb p\u00ebr 13 pik\u00ebt larg nga kush\u00ebrinjt\u00eb e Everton. N\u00eb League Cup, n\u00ebp\u00ebrmjet Tottenham, erdhi humbja e par\u00eb n\u00eb kompeticion pas 5 vjet\u00ebsh. S\u00eb fundi, rrug\u00ebtimi n\u00eb FA Cup p\u00ebrfundoi n\u00eb Maine Road, n\u00eb gjysm\u00ebfinalen kund\u00ebr Manchester United.<\/p>\n<p>\u00c7do shpres\u00eb p\u00ebr sukses i ishte besuar k\u00ebshtu asaj q\u00eb prej vitesh ishte tashm\u00eb nj\u00eb lloj prone private: European Cup. Liverpool arriti n\u00eb finalen e Burukselit me leht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, duke eliminuar dora dor\u00ebs polak\u00ebt e Lech Poznan, portugez\u00ebt e Benfica, austriak\u00ebt e Austria Vjen\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar me grek\u00ebt e Panathinaikos, t\u00eb shtypur cop\u00eb e th\u00ebrrime 4 me 1 ndeshjen e par\u00eb n\u00eb Anfield n\u00eb gjysm\u00ebfinalen e par\u00eb dhe t\u00eb mundur m\u00eb pas edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre 1 me 0.<\/p>\n<p>N\u00eb Heysel, Reds-at do t\u00eb luanin k\u00ebshtu finalen e 5-t\u00eb n\u00eb 9 pjes\u00ebmarrje n\u00eb Kup\u00ebn e Kampion\u00ebve. Kund\u00ebrshtare, Juventus i Giovanni Trapattoni dhe i Michel Platini, fituese tashm\u00eb e Superkup\u00ebs Europiane pik\u00ebrisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Fagan. Kronika e past\u00ebr sportive rr\u00ebfen se ndeshja, e luajtur me 29 maj t\u00eb vitit 1985, p\u00ebrfundoi me fitoren e italian\u00ebve me rezultatin 1 me 0.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi at\u00eb mbr\u00ebmje e tejkalon shum\u00eb \u00e7do konsiderat\u00eb teknike. Mbi shkaqet dhe mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb jan\u00eb hedhur lumenj t\u00eb t\u00ebr\u00eb boje dhe nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim q\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb themel. Gj\u00ebja e vetme e sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn 39 tifoz\u00eb juventin\u00eb. Fagan e kishte marr\u00eb tashm\u00eb vendimin p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn e menaxherit n\u00eb fund t\u00eb sezonit, por ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb truallin belg e shkat\u00ebrroi nga pik\u00ebpamja njer\u00ebzore, p\u00ebrve\u00e7se se profesionalisht. Pamjet e menaxherit \u00e7alues q\u00eb ngjitet n\u00ebp\u00ebr shkallaren e avionit t\u00eb kthimit n\u00eb Liverpool Speke Airport i mbajtur nga miku i madh i tij Roy Evans jan\u00eb akoma sot t\u00eb ngulitura n\u00eb mendjet e miliona njer\u00ebzve<\/p>\n<p>Pa largimit, Fagan mbajti nj\u00eb profil shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se, pavar\u00ebsisht nj\u00eb rekordi t\u00eb pabesuesh\u00ebm fitoresh, p\u00ebr shum\u00eb ai do t\u00eb mbetej \u201cmenaxheri i Heysel\u201d. N\u00eb ndonj\u00eb rast t\u00eb rrall\u00eb, u kthyer p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Melwood gjat\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Roy Evans si menaxher.<\/p>\n<p>Fagan nd\u00ebrroi jet\u00eb me 30 qershor t\u00eb vitit 2001, n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb asituar, pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fitimin nga ana e Liverpool t\u00eb tij e Treble-s s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb trofeve n\u00eb historin\u00eb e tij. Nj\u00eb Treble p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr m\u00eb pak fisnike se ajo e fituar nga djemt\u00eb e tij n\u00eb at\u00eb vit magjik e t\u00eb larg\u00ebt 1984.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Joe Fagan u lind n\u00eb Liverpool me 12 mars t\u00eb vitit 1921. E kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij n\u00eb lagjen Litherland, duke i ndjekur s\u00eb af\u00ebrmi gjestet e t\u00eb dyja skuadrave t\u00eb qytetit, me nj\u00eb preferenc\u00eb p\u00ebr Reds-at p\u00ebr faktin, sipas th\u00ebnies s\u00eb tij, se sektori i rezervuar f\u00ebmij\u00ebve ishte m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb Anfield sesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":48846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[],"class_list":["post-48845","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48845"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48845\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}