{"id":491215,"date":"2021-08-20T15:09:01","date_gmt":"2021-08-20T13:09:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=491215"},"modified":"2021-08-20T15:09:01","modified_gmt":"2021-08-20T13:09:01","slug":"edhe-2-muaj-paraburgim-ndaj-19-zyrtareve-te-ministrise-se-bujqesise-ne-rastin-subvencioni-2021","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/edhe-2-muaj-paraburgim-ndaj-19-zyrtareve-te-ministrise-se-bujqesise-ne-rastin-subvencioni-2021\/","title":{"rendered":"Edhe 2 muaj paraburgim ndaj 19 zyrtar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb rastin \u201cSubvencioni 2021\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prishtin\u00eb-\u00a0Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, \u00a0ka vazhduar mas\u00ebn e paraburgimit edhe p\u00ebr dy muaj ndaj 19 zyrtar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin arrestuar me dyshimet p\u00ebr keqp\u00ebrdorim me subvencione.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Nj\u00eb vendim i till\u00eb p\u00ebr vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga gjykat\u00ebsi, Naser Foniqi, me 30 korrik 2021.<\/p>\n<p>Ndryshe me vendimin e siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d thuhet se ndaj t\u00eb dyshuarve Bejtullah Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim \u00c7ela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi Bekim Shala, Gzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina vazhdohet masa e paraburgimit \u00a0n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 2 (dy) muaj, ashtu q\u00eb sipas k\u00ebtij vendimi t\u00eb pandehurve si me lart paraburgimi do t\u2019iu zgjas\u00eb deri m\u00eb 30 shtator 2021.<\/p>\n<p><em>Prokurori Rafet Halimi, pas arrestimit t\u00eb 19 zyrtar\u00ebve, kishte se vlera e d\u00ebmit q\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga t\u00eb arrestuar shkon n\u00eb mbi nj\u00eb milion euro.<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtit po dyshohen se kan\u00eb kryer veprat penale \u201cmarrja e ryshfetit\u201d, \u201ckeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d, \u201cdh\u00ebnia e ryshfetit\u201d, mashtrim me subvencione\u201d, \u201cfalsifikim i dokumenteve\u201d, \u201clegalizim i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb rreme\u201d dhe vepr\u00ebn penale \u201cushtrimi i ndikimit\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 30 qershor 2021, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Shtetit dhe urdh\u00ebres\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs kompetente, si dhe n\u00eb koordinim me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zhvilluar aksioni, si vazhdim\u00ebsi e operacionit t\u00eb zhvilluar m\u00eb 24 shkurt 2021, rasti \u201cSubvencioni 2021\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb jan\u00eb arrestuar 21 persona, prej tyre 14 zyrtar\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Zhvillim t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr vepra penale korruptive, raporton\u00a0\u201c<a href=\"https:\/\/betimiperdrejtesi.com\/edhe-2-muaj-paraburgim-ndaj-19-zyrtareve-te-ministrise-se-bujqesise-ne-rastin-subvencioni-2021\/?fbclid=IwAR2nQyi9wV_KqHD4k_RYmXTh0s_zfE6YyUUQ517uX5PTGKJf_YMOE__KDNw\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi<\/a>\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket t\u00eb dyshuarve Kumrije Maxharraj dhe Salih Kelmendi ndaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve fillimisht nuk ishte caktuar masa e paraburgimit, por pas ankesave ne Apel t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve iu \u00ebsht\u00eb caktuar masa e arrestit sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebtij vendimi, p\u00ebr \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d avokati Senat Elshani, mbrojt\u00ebs i t\u00eb dyshuar\u00ebs Maxharraj ka th\u00ebn\u00eb se lidhur me vazhdimin ose nd\u00ebrprerjen e k\u00ebsaj mase p\u00ebr t\u00eb mbrojtur\u00ebn e tij nuk ka pranuar vendim ende nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, me rastin e aplikuesve p\u00ebr subvencione (fermer\u00ebt) t\u00eb nj\u00ebjtit p\u00ebrmes dh\u00ebnies s\u00eb ryshfetit kishin p\u00ebrfituar subvencione n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, duke paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00eb pa sakta apo edhe duke shfryt\u00ebzuar dokumente t\u00eb falsifikuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar subvencione.<\/p>\n<p>Me veprimet e tyre, prokuroria po pretendon se i jan\u00eb shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha buxhetit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dyshuarit ekziston rreziku i arratisjes, asgj\u00ebsimi, fshehja apo ndryshim i provave, pengimi i rrjedhjes s\u00eb procedur\u00ebs penale, pesha e vepr\u00ebs penale si dhe nga m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>Bejtullah Pira po dyshohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit n\u00eb AZHB, ka pranuar ryshfet shuma t\u00eb ndryshme t\u00eb parave s\u00eb bashku me inspektor\u00ebt Adushe Ukshini dhe Valon Hoti, ku vet Adushe Ukshini kishte deklaruar se shumat e parave 1,2000 euro dhe 1,600 euro t\u00eb marra nga fermer\u00ebt i kishte ndar\u00eb me Pir\u00ebn.<\/p>\n<p>Granit Abdyli po dyshohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zyrtarit n\u00eb Drejtorin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Vitis\u00eb n\u00eb bashk\u00ebkryerje me inspektor\u00ebt Adushe Ukshini dhe Valon Hoti kishin pranuar ryshfet, ku Adushe Ukshin i kishte deklaruar se 450 euro ryshfet ia kishte dh\u00ebn\u00eb Abdylit.<\/p>\n<p>Valon Hoti pi dyshohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Inspektorit n\u00eb AZHB s\u00eb bashku me Adushe Ukshini dhe Valon Hoti kishin marr\u00eb ryshfet, ku Adushe Ukshini kishte deklaruar se n\u00eb kat\u00ebr raste, m\u00eb konkretisht shumat prej 1,000 euro, 3,200 euro, 200 euro dhe 400 euro i kishte ndar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb me Hotin.<\/p>\n<p>Enver Ibishi, Blerim Bulliqi dhe Kujtim Zariqi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektor\u00ebve n\u00eb AZHB, n\u00eb koordinim me drejtorin e pagesave direkte Luan Statovcin po dyshohen se kishin pranuar shuma t\u00eb ndryshme t\u00eb parave, nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Arsim Cela po dyshohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit n\u00eb AZHB, s\u00eb bashku me Kujtim Zariqin n\u00eb raportin e kontrolles n\u00eb teren kishin paraqitur gjendje jo reale duke shtuar sip\u00ebrfaqe kinse t\u00eb mbjell\u00eb nga fermeri Blerim Asllani me kultura t\u00eb ndryshme bujq\u00ebsore, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet n\u00eb ato sip\u00ebrfaqe ka pasur t\u00eb mbjell\u00eb bari, q\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb subvencionohej.<\/p>\n<p>Habibe Dauti po dyshohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zyrtares s\u00eb pagesave direkte kishte futur personin Falmur Zeriqi n\u00eb list\u00ebn e p\u00ebrfituesve p\u00ebr subvencione n\u00eb vler\u00eb mbi 54 mij\u00eb euro pa i plot\u00ebsuar kriteret p\u00ebr p\u00ebrfitim. Po ashtu e nj\u00ebjta po dyshohet se ka proceduar p\u00ebr pages\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme edhe p\u00ebr fermer\u00ebt e tjer\u00eb: Kastriot Berisha ka p\u00ebrfituar af\u00ebr 250 mij\u00eb euro, Fuat Morina af\u00ebr 110 mij\u00eb euro Gzim Morina mbi 45 mij\u00eb euro, Bekim Shala af\u00ebr 84 mij\u00eb euro dhe Arlinda Seferi ka p\u00ebrfituar af\u00ebr 97 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Musa Nivokazi po dyshohet se si inspektor n\u00eb AZHB s\u00eb bashku me inspektorin Lulzim Hajdaraj kishin shtuar sip\u00ebrfaqe jo reale p\u00ebr fermer\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm duke e d\u00ebmtuar buxhetin e Kosov\u00ebs rreth 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Lulzim Hajradaj po dyshohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit n\u00eb AZHB kishte pranuar ryshfet n\u00eb koordinimin me Luan Statovcin, duke i shkaktuar d\u00ebm buxhetit rreth 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Blerim Zeqiri po dyshohet se kishte paraqitur dokumentacion t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar rreth 55 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa Blerim Asllani dyshohet se ka p\u00ebrfituar 41 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Afrim Abazaj po dyshohet se nga zyra e drejtorit t\u00eb pagesave direkte Luan Statovci, shumat e parave t\u00eb marra nga fermer\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm i ndan me Statovcin.<\/p>\n<p>Halil Krasniqi po dyshohet se ka p\u00ebrfituar af\u00ebr 120 mij\u00eb euro duke paraqitur dokumentacion t\u00eb rrem\u00eb, si dhe dyshohet se i ka dh\u00ebn\u00eb ryshfet Salih Statovcit n\u00eb dy raste nga 10 mij\u00eb euro q\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb tek v\u00ebllau i tij Luan Statovci q\u00eb ta fus n\u00eb list\u00ebn e p\u00ebrfituesve.<\/p>\n<p>Daut Kabashi po dyshohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zyrtarit n\u00eb Drejtorin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Istogut kishte pranuar ryshfet shuma t\u00eb ndryshme t\u00eb parave n\u00eb koordinim me Luan Statovcin,<\/p>\n<p>Bekim Shala po dyshohet se me paraqitjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasakta kishte p\u00ebrfituar shum\u00ebn e parave n\u00eb tri raste n\u00eb vler\u00eb mbi 105 euro, si dhe ka aplikuar edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes Arlinda Seferi dhe ka p\u00ebrfituar mbi 96 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Salih Kelmendi po dyshohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit n\u00eb Komun\u00eb ne Pej\u00ebs kishte pranuar ryshfet shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro nga Bekim Shala dhe i kishte ndihmuar q\u00eb t\u00eb rregulloj\u00eb dokumentet p\u00ebr aplikim n\u00eb subvencione n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Shala t\u00eb p\u00ebrfitoje mbi 105 mij\u00eb euro dhe mbi 96 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gzim Morina po dyshohet se duke dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pasakta kishte p\u00ebrfituar af\u00ebr 60 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa Kastriot Berisha dyshohet se ka p\u00ebrfituar n\u00eb tri raste shum\u00ebn mbi 373 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Fuat Morina po dyshohet se me dokumente t\u00eb falsifikuara kishte p\u00ebrfituar mbi 118 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa Kumrije Maxharraj po dyshohet se ka mashtruar me rastin e aplikimit p\u00ebr subvencione duke paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pa sakta, duke p\u00ebrfituar mbi 42 mij\u00eb euro.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb-\u00a0Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, \u00a0ka vazhduar mas\u00ebn e paraburgimit edhe p\u00ebr dy muaj ndaj 19 zyrtar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin arrestuar me dyshimet p\u00ebr keqp\u00ebrdorim me subvencione. Nj\u00eb vendim i till\u00eb p\u00ebr vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga gjykat\u00ebsi, Naser Foniqi, me 30 korrik 2021. Ndryshe me vendimin e siguruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":491216,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-491215","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/491215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=491215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/491215\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/491216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=491215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=491215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=491215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}