{"id":492251,"date":"2021-08-22T18:23:34","date_gmt":"2021-08-22T16:23:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=492251"},"modified":"2021-08-23T15:56:00","modified_gmt":"2021-08-23T13:56:00","slug":"mungesa-e-ukshin-hotit-ne-afganistan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/mungesa-e-ukshin-hotit-ne-afganistan\/","title":{"rendered":"&#8220;Mungesa&#8221; e Ukshin Hotit n\u00eb Afganistan"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb prapa ngritjes dhe suksesit t\u00eb \u00e7do l\u00ebvizjeje autoritare t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eb demokraci e d\u00ebshtuar. K\u00ebto entitete mund t\u00eb ken\u00eb karakter populist, ekstremist dhe teokratik sikur rasti i fundit i taliban\u00ebve n\u00eb Afganistan.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ky grup fundamentalist arriti q\u00eb pas t\u00ebrheqjes s\u00eb forcave ushtarake amerikane ta marr\u00eb kontrollin e plot\u00eb thuajse mbi gjith\u00eb territorin e Afganistanit. E fituan pushtetin e humbur n\u00eb vitin 2001, kur Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb bashku me aleat\u00ebt e tyre per\u00ebndimor\u00eb intervenuan ushtarakisht p\u00ebr t\u2019i d\u00ebbuar taliban\u00ebt nga sundimi, pas sulmeve q\u00eb Al-Kaida kreu n\u00eb truallin amerikan m\u00eb 11 shtator t\u00eb atij viti. Si\u00e7 dihet, ky regjim at\u00ebbot\u00eb ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb parajs\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe ekzekutimin e operacioneve terroriste nga kjo organizat\u00eb fam\u00ebkeqe.<\/p>\n<p><strong>Kthimi n\u00eb vitin zero<\/strong><\/p>\n<p>Suksesi i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje politike me karakter religjioz e ka habitur shum\u00ebk\u00ebnd. Si ndodhi dhe pse ndodhi kjo shembje spektakulare? Vet\u00ebtimthi u p\u00ebrmbys investimi ushtarak, politik, administrativ dhe ekonomik rreth nj\u00ebzetvje\u00e7ar q\u00eb Per\u00ebndimi n\u00eb krye me ShBA-n\u00eb e kreu n\u00eb tok\u00ebn afgane. Forcat e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Afganistanit, t\u00eb njohura ndryshe si (ANDSF), u shemb\u00ebn si kull\u00eb prej r\u00ebre. Edhe pse teorikisht sipas Michael McKinley, ish-ambasador i Uashingtonit n\u00eb Afganistan, ato ishin shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb organizuara dhe t\u00eb pajisura si numerikisht ashtu edhe ushtarakisht se sa oponent\u00ebt e tyre. Madje deri para pak kohe ushtria zyrtare afgane konsiderohej si m\u00eb mira n\u00eb regjion.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me dinamikat e zhvillimeve politike n\u00eb Afganistan kan\u00eb p\u00ebrmendur shkaqe t\u00eb nduarduarta q\u00eb e prodhuan k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim trishtues. Vanda Feldab-Bro\u00ebn, n\u00eb artikullin e fundit \u201cWhy the Taliban Won\u201d n\u00eb Foregin Affairs, p\u00ebrmend bindjet e gabuara q\u00eb klasa politike n\u00eb Kabul i kishte send\u00ebrgjuar nd\u00ebr vite. Ata shpresonin se SHBA-t\u00eb nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqeshin kurr\u00eb nga Afganistani. T\u00eb pushtuar nga ky fodull\u00ebk, i injoruan sinjalet e vazhdueshme t\u00eb tri administratave amerikane: asaj t\u00eb Obam\u00ebs, Trumpit dhe Bidenit se intenca e Uashingtonit mbetet largimi sa m\u00eb i shpejt\u00eb nga territori afgan dhe se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e drejtueseve t\u00eb vendit q\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb fatet e vendit. Lider\u00ebt e Kabulit jetonin me iluzionin se t\u00eb gjitha k\u00ebto mesazhe ishin vet\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnime boshe, duke marr\u00eb parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb gjeopolitike q\u00eb e g\u00ebzon rajoni.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga ky kalkulim i gabuar, ata \u00ebnd\u00ebrronin q\u00eb t\u00eb jetonin pafund\u00ebsisht n\u00eb pellgun e korrupsionit dhe klientelizmit, e p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrkujdesej ushtria amerikane. Prandaj zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb n\u00eb Kabul fillimisht i injoruan edhe bisedimet e mbajtura vitin e kaluar n\u00eb Doha t\u00eb Katarit nd\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb Administrat\u00ebs Amerikane dhe drejtueseve taliban\u00eb p\u00ebr t\u2019u dakorduar p\u00ebr planin e t\u00ebrheqjes s\u00eb ushtris\u00eb amerikane. T\u00eb pushtuar nga kjo pap\u00ebrgjegj\u00ebsi totale, secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet u b\u00ebn\u00eb promotor\u00eb t\u00eb kultivimit t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb sektarizmit, fraksionizmit dhe korrupsionit. Mision i tyre u b\u00eb forcimi i strukturave klienteliste mbi nj\u00eb logjik\u00eb tribale e n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrgjithshme politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit. Dhe ky degjenerim sipas shum\u00eb analist\u00ebve ishte edhe shkaku se pse ushtria afgane nuk demonstroi vullnet p\u00ebr t\u00eb luftuar, por dezertoi brenda nat\u00ebs. Sepse luft\u00ebtar\u00ebt n\u00eb terren pan\u00eb te shteti i tyre nj\u00eb entitet t\u00eb huaj, t\u00eb korruptuar dhe pla\u00e7kit\u00ebs dhe q\u00eb s\u2019ishte shprehje e vullnetit t\u00eb tyre autentik politik. Shprehur me nj\u00eb gjuh\u00eb hegeliane, \u201cqenia\u201d e banoreve t\u00eb Afganistanit s\u2019ndodhej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Thjesht ata ishin agjent\u00eb pa kauz\u00eb, pa motiv, pa q\u00ebllim politik dhe pa moral kolektiv, p\u00ebr t\u00eb cilin ia vlen t\u00eb luftohet dhe t\u00eb sakrifikohet jeta. Nd\u00ebrkaq luft\u00ebtar\u00ebt taliban\u00eb t\u00eb indoktrinuar nga besimi i tyre religjioz luftonin n\u00ebn emrin e Zotit dhe zbatimin e rregullave t\u00eb tij n\u00eb tok\u00eb, t\u00eb kodifikuara nga normat e sheriatit.<\/p>\n<p>Kjo d\u00ebshir\u00eb e ethshme p\u00ebr ta p\u00ebrbashkuar \u201cqiellin dhe tok\u00ebn\u201d e formoi gurr\u00ebn e tyre shpirt\u00ebrore, homogjenitetin ideologjik dhe sensin e identitetit kolektiv, p\u00ebr dallim nga shtres\u00ebzimet, p\u00ebr\u00e7arjet dhe diferencat ekstreme q\u00eb kishte krijuar demokracia e re afgane. Ky kaos i gllab\u00ebroi perspektivat e njeriut t\u00eb zakonsh\u00ebm afgan. Prandaj oferta e sh\u00eblbimit hyjnor e k\u00ebtij sekti politiko-fetar u b\u00eb streh\u00eb p\u00ebr traumat, ankthet dhe frustrimet psikologjike, sociale dhe politike t\u00eb \u201cafgan\u00ebve t\u00eb pak\u00ebnaqur\u201d. Historia mjerisht shpeshher\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrit vetveten. K\u00ebshtu kishte ndodhur edhe n\u00eb vitin 1994. Pas \u00e7lirimit nga BRSS, shoq\u00ebria afgane u p\u00ebrfshi nga nj\u00eb luft\u00eb shkretane civile. Pasiguria, rr\u00ebnimi politik dhe institucional e dominuan jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vakuum t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm taliban\u00ebt u imponuan si alternativ\u00eb e vetme p\u00ebr shtegdalje nga ky tmerr kolektiv ul\u00ebrit\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri e karakterizon nj\u00eb paaft\u00ebsi tragjike p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar dhe mir\u00ebmbajtur nj\u00eb sistem normal demokratik. Apo se ajo \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb vuaj\u00eb pafund\u00ebsisht ose n\u00ebn mbik\u00ebqyrje t\u00eb jashtme ose n\u00ebn thundr\u00ebn e modeleve teokratike. Kjo nuk n\u00ebnkupton as q\u00eb demokracia nuk eksportohet. Ngase historia ka d\u00ebshmuar q\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende dhe kultura t\u00eb ndryshme ky model ka funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrsosur. Mir\u00ebpo q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb e mundur nevojitet nj\u00eb kombinim i ndihm\u00ebs s\u00eb jashtme me prirjet e brendshme politike dhe sociale p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb sistem n\u00eb modele jetese, norm\u00eb t\u00eb sjelljes publike dhe ideal politik.<\/p>\n<p><strong>\u201cDomosdoshm\u00ebria\u201d e tragjedis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nxitur nga ky besim, vendet per\u00ebndimore n\u00eb krye me Shtetet e Bashkuara tentuan q\u00eb krahas luft\u00ebs kund\u00ebr terrorizimit ta nd\u00ebrtojn\u00eb edhe nj\u00eb sistem politik q\u00eb u ngjason demokracive liberale per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Por mjerisht, p\u00ebr 20 vjet k\u00ebto p\u00ebrpjekje rezultuan n\u00eb kolaps. Prandaj sipas shum\u00eb analist\u00ebve edhe pse lufta u fitua dhe rreziku terrorist nga Al Kaida u eliminua, megjithat\u00eb objektivat e paracaktuara politike nuk u jet\u00ebsuan. Miratimi i nj\u00eb kushtetute moderne, ndarja e pushteteve, nd\u00ebrtimi i shtetit ligjor dhe sistemit elektoral ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti. Por edhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij investimi n\u00eb fund \u00e7do gj\u00eb u kthye n\u00eb vitin zero.<\/p>\n<p>Ky d\u00ebshtim i kobsh\u00ebm e nxiti shum\u00ebk\u00ebnd t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe krahasime me situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. Sidomos duke marr\u00eb parasysh faktin e garantimit t\u00eb siguris\u00eb kolektive t\u00eb dy shteteve nga vendet per\u00ebndimore n\u00eb krye me SHBA-n\u00eb, ashtu edhe p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme e tyre n\u00eb procesin e shtetnd\u00ebrtimit demokratik. Ndon\u00ebse k\u00ebto dy shtete jan\u00eb t\u00eb pakrahasueshme dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb ngjashm\u00ebri nj\u00ebri me tjetrin n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk mund ta mohoj\u00eb faktin se demokracit\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb. Prandaj ne nuk mund t\u00eb sillemi ndaj k\u00ebtij fakti me somnambuliz\u00ebm. Kosova s\u2019mund te jetoj\u00eb n\u00ebn iluzionin e siguris\u00eb absolute apo me iluzionin se historia ka p\u00ebrfunduar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Madje demokracit\u00eb, q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kurr\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sulmuara se sa sot. Shtytjet populiste, pasionet autokratike dhe ideologjit\u00eb teokratike po i cenojn\u00eb parimet e k\u00ebtij modeli n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet.<\/p>\n<p>Sipas profesorit t\u00eb njohur Lary Diamond k\u00ebto 15 vitet e fundit organizata \u201cFreedom House\u201d ka konstatuar se p\u00ebr \u00e7do vit bota ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie t\u00eb t\u00eb drejtave civile dhe politike. Kurse q\u00eb nga viti 2015 e k\u00ebndej, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas vitit 1974, kur sipas Samuel Hantington pat filluar vala e tret\u00eb e lul\u00ebzimit t\u00eb demokracive, m\u00eb shum\u00eb shtete e kan\u00eb braktisur at\u00eb se sa q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrqafuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave alarmuese ky teoricien deklaroi se \u201cfantazmat q\u00eb aktualisht po i sillen v\u00ebrdall\u00eb bot\u00ebs thuajse nuk jan\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 1930\u201d. T\u00eb nxituar nga ky shqet\u00ebsim studiuesit Hal Brands dhe Charles Edel n\u00eb librin e tyre \u201cThe Lessons of Tragedy-Statcraft and World Order\u201d flasin mbi nevoj\u00ebn e rikultivimit t\u00eb sensiblitetit t\u00eb tragjedis\u00eb. N\u00eb pajtim me krijimet letrare dhe dramaturgjike greke, ata e riafirmon\u00eb parimin themelor t\u00eb kultur\u00ebs tragjike antike \u201cse sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb dikush zhytet n\u00eb iluzionin e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb tragjedis\u00eb, aq m\u00eb e mundshme b\u00ebhet ajo\u201d. K\u00ebshtu, rigjall\u00ebrimi i k\u00ebtij horizonti konsiderohet domosdoshm\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht kur e parafrazojm\u00eb studiuesin Jose Ortega y Gasset, sipas t\u00eb cilit \u201cdemokracit\u00eb liberale jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb me armiqt\u00eb e tyre, p\u00ebr dallim nga k\u00ebta t\u00eb fundit q\u00eb me t\u00eb marr\u00eb pushtetin e anulojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb sistem\u201d.<\/p>\n<p><strong>Autenticiteti i demokracis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ky konstatim thuajse antologjik tregon m\u00eb mir\u00eb se asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet permanente q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb demokracin\u00eb. Po ashtu ai d\u00ebshmon se ky model nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb vet\u00ebm nga asistenca e jashtme n\u00ebse parimet normative, rregullat, morali dhe etosi i saj nuk rr\u00ebnj\u00ebzohen si vlera autentike. Po ashtu erozioni i brendsh\u00ebm i demokracis\u00eb nuk mund t\u00eb frenohet vet\u00ebm nga rregullat e jashtme t\u00eb saj, rendi kushtetues dhe sistemi ligjor, n\u00ebse mungon vullneti politik p\u00ebr t\u2019i zbatuar dhe mbrojtur ato.<\/p>\n<p>Lirisht mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb ky skenar q\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave e ka nxitur n\u00eb vitet \u201990 teoricienin e njohur politik, Ukshin Hotin q\u00eb t\u2019i shestoj\u00eb pandehmat e tij mbi \u201cDemokracin\u00eb autentike\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb punim emblematik, Ukshin Hoti, konstaton se q\u00eb ky projekt t\u00eb ket\u00eb sukses duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb detyrim imperativ politik, juridik dhe moral vendor. Sepse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij \u201cpatosi\u201d degjenerimi do jet\u00eb i pashmangsh\u00ebm. Hibridizimet mund t\u00eb jen\u00eb me pasoja fatale p\u00ebr jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7do demokracie.<\/p>\n<p>P\u00ebr sajimin e k\u00ebtij nocioni tipik politik dhe pa ngarkesa ideologjike n\u00eb k\u00ebt\u00eb testament konceptual shihet qart\u00eb se Ukshin Hoti ishte inspiruar dhe ndikuar nga libri i Aleksi de Tok\u00ebvil-it \u201cDemokracia n\u00eb Amerik\u00eb\u201d. Ky historian me nam, pas vizit\u00ebs q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb \u201ctok\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsive\u201d, kishte mbetur i magjepsur mbi pluskimin spontan q\u00eb ishte duke e p\u00ebrjetuar demokracia n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Madje ai kishte pohuar se shum\u00eb nga nocionet e tradit\u00ebs s\u00eb mendimit politik s\u2019jan\u00eb n\u00eb gjendje ta definojn\u00eb si duhet k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb autentike politike. Themelimi i k\u00ebtij rendi, q\u00eb me von\u00eb Hannah Arendt do ta quante \u201cNovus Ordo Saeclorum\u201d, sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb vendimtare historike. Me inaugurimin e \u201cbarazis\u00eb s\u00eb kushteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb popullit\u201d filloi \u00e7montimi i skemave tradicionale t\u00eb hierarkis\u00eb hyjnore, klerikale dhe aristokratike.<\/p>\n<p>Prandaj, si\u00e7 konstaton Hoti, \u201cdemokracia si form\u00eb e organizmit shoq\u00ebror n\u00ebnkupton krijimin e kushteve t\u00eb barabarta dhe se \u00e7do rregull tjet\u00ebr mund t\u00eb pag\u00ebzohet me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, por jo me at\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb\u201d. N\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebtij punimi, ai po ashtu pohon se \u201cme an\u00eb t\u00eb \u2018demokracis\u00eb autentike\u2019 synohet kontributi kosovar n\u00eb zbatimin e parimeve universale, t\u00eb gjith\u00ebpranueshme t\u00eb demokracis\u00eb, por edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe p\u00ebrsosjen e saj t\u00eb vazhdueshme si ide universale e orientimit t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb jetuar i lir\u00eb dhe i barabart\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. Rregullat e saj nuk mund t\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb anarki. Anarkia dhe demokracia nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7do shkarje nga k\u00ebto postulate doktrinare paraqet nj\u00eb investim \u201clapidar\u201d n\u00eb rikthimin e fantazmave t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. E hap shtegun e ringjalljes fatkeqe t\u00eb formave anakronike dhe t\u00eb d\u00ebnuara nga parimet \u201cprovidenciale\u201d t\u00eb demokracis\u00eb. Dhe n\u00eb fund e shtron terrenin p\u00ebr pushtim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb pas asnj\u00eb penges\u00eb nga armiqt\u00eb e demokracis\u00eb. Ashtu si\u00e7 pat\u00ebm rastin ta shohim nga zhvillimet fundit n\u00eb Afganistan.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, jo vet\u00ebm Kosova por as nj\u00eb shtet nuk mund t\u00eb jet\u00eb imun vetvetiu nga k\u00ebta skenar\u00eb ogurzi. Shp\u00ebrdorimet e politike sipas mend\u00ebsis\u00eb \u201cp\u00ebr miqt\u00eb gjith\u00e7ka dhe p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt ligjin\u201d apo n\u00eb dallim nga e kaluara ku shfryt\u00ebzohej pushteti p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb pafajshmit, sot n\u00eb saje t\u00eb avantazheve t\u00eb tij \u201cmbrohen fajtor\u00ebt\u201d vet\u00ebm pse i takojn\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs grigj\u00eb politike, e shp\u00ebrfytyrojn\u00eb parimin bazik t\u00eb \u00e7do demokracie; barazin\u00eb para ligjit.<\/p>\n<p>Kosova mund t\u2019i shmang k\u00ebto pasoja duke i q\u00ebndruar besnik parimit t\u00eb \u201cdemokracis\u00eb autentike\u201d t\u00eb sip\u00ebrcekur. Ta shnd\u00ebrroj\u00eb at\u00eb n\u00eb medium p\u00ebr zhvillim t\u00eb potencialeve kolektive. \u00c7do opsion tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb iluzion. P\u00ebrndryshe nga d\u00ebshtimi eventual i k\u00ebtij projekti me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb padurueshme mund t\u00eb mbijn\u00eb antitezat e p\u00ebrbindshme t\u00eb demokracis\u00eb. Ky deficit rezultoi fatal p\u00ebr demokracin\u00eb e brisht\u00eb afgane. Dhe kjo dilem\u00eb nuk guxon t\u00eb na shqitet asnj\u00ebher\u00eb nga mendja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb prapa ngritjes dhe suksesit t\u00eb \u00e7do l\u00ebvizjeje autoritare t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eb demokraci e d\u00ebshtuar. K\u00ebto entitete mund t\u00eb ken\u00eb karakter populist, ekstremist dhe teokratik sikur rasti i fundit i taliban\u00ebve n\u00eb Afganistan. Ky grup fundamentalist arriti q\u00eb pas t\u00ebrheqjes s\u00eb forcave ushtarake amerikane ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":492252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-492251","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/492251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=492251"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/492251\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/492252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=492251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=492251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=492251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}