{"id":497848,"date":"2021-09-01T15:36:40","date_gmt":"2021-09-01T13:36:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=497848"},"modified":"2021-09-01T15:39:33","modified_gmt":"2021-09-01T13:39:33","slug":"imagjinata-e-hallakatur-e-masave-manipulimi-politik-dhe-realiteti-kokeforte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/imagjinata-e-hallakatur-e-masave-manipulimi-politik-dhe-realiteti-kokeforte\/","title":{"rendered":"Imagjinata e hallakatur e masave, manipulimi politik dhe realiteti kok\u00ebfort\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Milazim Krasniqi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>\u00c7ka na tregon numri i madh i njer\u00ebzve tan\u00eb q\u00eb dyshojn\u00eb n\u00eb vaksina, q\u00eb refuzojn\u00eb vaksin\u00ebn, q\u00eb nuk respektojn\u00eb masat antikovid, q\u00eb kujtojn\u00eb se s\u00ebmundja nuk ekziston, se gjasme e t\u00ebra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konspiracion global, e njer\u00ebzve q\u00eb si t\u00eb \u00e7artur shtijn\u00eb me kallashikov n\u00eb dasma, q\u00eb harxhojn\u00eb mij\u00ebra euro p\u00ebr nj\u00eb syneti, q\u00eb keqtrajtojn\u00eb grat\u00eb, q\u00eb bien n\u00eb bela p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7ka tregon fakti q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nuk u besojn\u00eb as masave e as thirrjeve t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb fuqi me vot\u00ebn e vet?! Ku e ka burimin ky kjo prirje dyshimtare ndaj \u00e7do gj\u00ebje, ky fodull\u00ebk primitiv, ky refuzim jo vet\u00ebm ndaj qeveris\u00eb s\u00eb zgjedhur legalisht, po edhe ndaj interesave t\u00eb vetvetes? Pse pothuajse askush nuk i beson askujt, kur e thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? Fjala vjen nuk beson kur i thuhet se manastiri i De\u00e7anit \u00ebsht\u00eb manastir serb, i nd\u00ebrtuar nga shteti mesjetar dhe si i till\u00eb i p\u00ebrket Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Por beson kur i thuhet se \u00ebsht\u00eb manastir shqiptar! Nuk beson n\u00ebse i thua se Karagjorgje ka qen\u00eb serb, t\u00eb beson n\u00ebse i thua se ka qen\u00eb shqiptar! Pra, nuk e beson at\u00eb q\u00eb e sheh, nd\u00ebrsa e beson at\u00eb q\u00eb e imagjinoin, q\u00eb e d\u00ebshiron! Imagjninat\u00eb e hallakatur, n\u00eb luft\u00eb me realitetin kok\u00ebfort\u00eb.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e njohin mir\u00eb kombin shqiptar, e din\u00eb ku e ka burimin dhe \u00e7ka tregon kjo prirje iracionale, refuzuese ndaj fakteve, n\u00eb shum\u00eb raste tejet fanatike. Por, shumica absolute e drejtuesve politik e shtet\u00ebror t\u00eb vendit ton\u00eb, nuk e njohin fare kombin shqiptar n\u00eb konstantat, po edhe n\u00eb lakoret e tij antropologjiko-kulturore, historike, politike e shoq\u00ebrore. Prandaj edhe hartimin e politikave, pra, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe politikat n\u00eb rastin me pandemin\u00eb, i kan\u00eb t\u00eb gabueshme. Nuk din\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb me imagjinat\u00ebn e hallakatur, me ndjenjat, me paragjykimet, me fobit\u00eb, me intuit\u00ebn, ose edhe me idealet e k\u00ebtij kombi. Kjo mosnjohje \u00ebsht\u00eb arsyeja themelore q\u00eb ka eksploduar pandemia nd\u00ebr ne, jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb, po edhe n\u00eb Zvic\u00ebr e n\u00eb Gjermani, ku ka m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, shumica absolute e politikan\u00ebve tan\u00eb nuk kan\u00eb fare njohuri t\u00eb vlefshme se si duhet t\u00eb punohet me k\u00ebt\u00eb komb, as n\u00eb periudha normale e aq m\u00eb pak n\u00eb periudha krizash.<\/p>\n<p>Prandaj ka aq shum\u00eb refuzime, rebelime, anarkizma, disfata e tragjedi edhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb m\u00eb t\u00eb re. Vet\u00ebm nga viti 2004 e k\u00ebndej, pra n\u00eb liri, ka pasur disa trazira e rebelime, t\u00eb cilat e kan\u00eb destabilizuar Kosov\u00ebn deri ne themele. N\u00eb t\u00eb gjitha ato raste e edhe n\u00eb rastin e pandemin\u00eb \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht si\u00e7 thot\u00eb Eqrem bej Vlora: \u201cAskund dhe askush nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses te nj\u00eb popull, pa qen\u00eb kuintesenca e shpirtit t\u00eb k\u00ebtij populli.\u201d V\u00ebrtet pa m\u00eb shkuar aspak mendja t\u00eb akuzoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst vet\u00ebm qeverin\u00eb e tashme, por vet\u00ebm po konstatoj se as kjo qeveri dhe as k\u00ebto elita q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sken\u00eb, nuk e njohin sakt\u00eb k\u00ebt\u00eb komb, prandaj kan\u00eb refuzime, moskuptime, rebelime. Manipulimi q\u00eb ndodh\u00eb me ndjenjat e votuesve n\u00eb fushata parazgjedhore, nuk \u00ebsht\u00eb njohje e popullit, nuk \u00ebsht\u00eb as mir\u00ebbesim q\u00eb i q\u00ebndron prov\u00ebs. Shqiptar\u00ebt mund t\u00eb t\u00eb votojn\u00eb, por nuk do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb besojn\u00eb. Kur po i ndodh\u00eb ky refuzim e moskuptim k\u00ebsaj qeverie q\u00eb ka fituar 50 % t\u00eb votave t\u00eb votuesve, kjo tregon sakt\u00eb se elita politike e sotme dhe populli q\u00eb ata qeverisin, l\u00ebvizin n\u00eb binar\u00eb paralel, por jo n\u00eb nj\u00eb kompozicion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por, kjo nuk po i ndodh\u00eb vet\u00ebm partis\u00eb n\u00eb pushtet. K\u00ebt\u00eb problem e kan\u00eb pasur edhe partit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha, LDK e PDK konkretisht.<\/p>\n<p>I vetmi lider q\u00eb pati filluar ta kuptoj\u00eb kuintesenc\u00ebn e popullit ton\u00eb ishte Ibrahim Rugova, por edhe ai vet\u00ebm n\u00eb vitet 1989-1991. Mbas Kuvendit t\u00eb par\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, maj 1991, edhe ai hoqi dor\u00eb pjes\u00ebrisht prej atij kursi, nga presioni q\u00eb erdhi n\u00eb at\u00eb parti nga grupet e tjera ideologjike. Ndaj fundi i asaj politike t\u00eb tjet\u00ebrsuar nga kuitesenca e popullit, qe nj\u00eb d\u00ebshtim i hidhur. Disi ngjash\u00ebm ndodhi edhe me PDK-n\u00eb, pas mandatit t\u00eb par\u00eb qeveris\u00ebs. N\u00eb at\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe LVV me qeverin\u00eb e saj. Ka filluar, sado n\u00ebndhesh\u00ebm, t\u2019i skicohet edhe LVV-s\u00eb konflikti me popullin. Edhe n\u00eb rastin e saj \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e mosnjohjes s\u00eb kuintesenc\u00ebs s\u00eb tij. Pse? Fjala vjen, kur hoqi masat antikovid n\u00eb fillim t\u00eb korrikut 2021, nuk e kishte iden\u00eb se prirja e njeriut shqiptar n\u00ebp\u00ebr histori, kurdo kur i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia, ka qen\u00eb t\u00eb mos e k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00ebn e mas\u00ebs, t\u00eb humb ndjenj\u00ebn e realitetit, t\u00eb injoroj\u00eb rrezikun konkret e n\u00eb vend t\u00eb kujdesit, t\u00eb kapardiset, t\u00eb shet mend. Po t\u00eb kishin politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit njohurit\u00eb e duhura p\u00ebr prirjet e k\u00ebtilla, minimalisht do t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb kujdes, do ta mbanin disi n\u00ebn kontroll zd\u00ebrhalljen e diskotekave, t\u00eb dasmave e t\u00eb arg\u00ebtimeve t\u00eb shfrenuara t\u00eb k\u00ebsaj vere. Por, nuk e mbajt\u00ebn n\u00ebn kontroll, demek duke besuar n\u00eb \u201cpopull\u201d, p\u00ebr \u00e7\u2019arsye gjendja eksplodoi. Pra, kjo gjendje q\u00eb tashm\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrmasat e tragjedis\u00eb, n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e padituris\u00eb s\u00eb nj\u00ebr\u00ebzve t\u00eb qeveris\u00eb. Jo vet\u00ebm padituria n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast konkret, po n\u00eb fakt edhe i t\u00ebr\u00eb korpusi ligjor, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ligjin zgjedhor e madje edhe Kushtetut\u00ebn, nuk jan\u00eb fare n\u00eb harmoni me prirjet antropologjiko-kulturore, historike, politike e shoq\u00ebrore t\u00eb popullit dhe t\u00eb kombit ton\u00eb. As masat policore q\u00eb po nd\u00ebrmirren, duke posht\u00ebruar qytetar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb mask\u00eb, nuk do t\u00eb japin asnj\u00eb rezultat. N\u00eb fakt ato masa do ta rrisin iritimin dhe do ta nxisin imagjinat\u00ebn se edhe k\u00ebta polic\u00eb e kjo qeveri jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb konspiracioni.<\/p>\n<p>E keqja \u00ebsht\u00eb se te ne politika hartohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tarafeve, m\u00eb e shumta n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb ideologjie hibride. Nd\u00ebrsa shkenca nuk mirret fare n\u00eb konsiderim. E pra, baba i Eqrem bej Vlor\u00ebs, Syrja Vlora, n\u00eb fillimet e ekzistimit t\u00eb shtetit shqiptar e dinte se \u201ckemi nevoj\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb zbatim inspirimet dhe mendimet e atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb shkencat shoq\u00ebrore, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb e t\u00eb shqyrtojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mjetet e faktor\u00ebt p\u00ebr t\u2019ia arritur k\u00ebtij q\u00ebllimi.\u201d Mungesa e shkenc\u00ebs n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje, e ka shnd\u00ebrruar politik\u00ebn n\u00eb qitje fall, n\u00eb manipulim me njer\u00ebzit e si pasoj\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb pafashitur nd\u00ebrmjet imagjinat\u00ebs s\u00eb hallakatur t\u00eb masave dhe realitetit jet\u00ebsor. Politika e drejt\u00eb dhe realiste, si nd\u00ebrmjet\u00ebs mes imagjinat\u00ebs s\u00eb hallakatur t\u00eb masave dhe realitetit kok\u00ebfort\u00eb, nuk po funksionin. Prandaj nuk ka as edukim t\u00eb duhur politik, as mir\u00ebbesim, as zbatim t\u00eb ligjeve. Ka cubni n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe reaksion represiv n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb. Politika q\u00eb do ta frenonte me mir\u00ebbesim e me shtet ligjor imagjinat\u00ebn e hallakatur t\u00eb masave dhe do ta b\u00ebnte ta kuptonte realitetin kok\u00ebfort\u00eb dhe interesin e vet brenda tij, nuk \u00ebsht\u00eb formuluar ende. As mund t\u00eb formulohet pa ndihm\u00ebn e fuqishme t\u00eb shkenc\u00ebs. Nd\u00ebrsa pa qen\u00eb e atill\u00eb, ajo nuk arrin\u00eb ta kuptoj\u00eb as p\u00ebr vete e lere m\u00eb ta transmetoj\u00eb e ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb zbatueshme t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ende jemi viktima t\u00eb imagjinat\u00ebs s\u00eb hallakatur t\u00eb masave dhe t\u00eb mashtruesve, q\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb aleance hipokrite, e imponojn\u00eb diskursin dominant n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Aty ku m\u00eb shum\u00eb u besohet harambashave lokal\u00eb dhe mashtruesve ordiner\u00eb politik\u00eb se sa shkenc\u00ebtar\u00ebve, pun\u00ebn e ka marr\u00eb lumi. Si\u00e7 e ka marr\u00eb edhe n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb radh\u00ebs, k\u00ebsaj here p\u00ebr shkak t\u00eb rebelizmit ndaj masave antikovid p\u00ebrkat\u00ebsisht me p\u00ebrhapjen tragjike t\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Milazim Krasniqi \u00c7ka na tregon numri i madh i njer\u00ebzve tan\u00eb q\u00eb dyshojn\u00eb n\u00eb vaksina, q\u00eb refuzojn\u00eb vaksin\u00ebn, q\u00eb nuk respektojn\u00eb masat antikovid, q\u00eb kujtojn\u00eb se s\u00ebmundja nuk ekziston, se gjasme e t\u00ebra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konspiracion global, e njer\u00ebzve q\u00eb si t\u00eb \u00e7artur shtijn\u00eb me kallashikov n\u00eb dasma, q\u00eb harxhojn\u00eb mij\u00ebra euro p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":323667,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-497848","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/497848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=497848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/497848\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/323667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=497848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=497848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=497848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}