{"id":50121,"date":"2019-06-07T11:57:50","date_gmt":"2019-06-07T09:57:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=50121"},"modified":"2019-06-07T11:57:50","modified_gmt":"2019-06-07T09:57:50","slug":"meta-nga-berlini-hapni-sa-me-shpejt-negociatat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/meta-nga-berlini-hapni-sa-me-shpejt-negociatat\/","title":{"rendered":"Meta nga Berlini: Hapni sa m\u00eb shpejt negociatat"},"content":{"rendered":"<p><strong>Presidenti Ilir Meta, i pranish\u00ebm sot n\u00eb Takimin e 24-t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Berlinit, dha nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>\u201cShum\u00eb i lumtur t\u00eb merrja pjes\u00eb sot n\u00eb M\u00ebngjesin e Lutjeve n\u00eb Berlin me tem\u00eb: \u201cK\u00ebrkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj\u201d. Theksova fort mesazhin p\u00ebr \u00e7eljen sa m\u00eb shpejt t\u00eb negociatave t\u00eb pranimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian brenda qershorit\u201d, tha Meta.<\/p>\n<p>Meta mbajti edhe nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb M\u00ebngjesin e Lutjeve me tem\u00eb: \u201cK\u00ebrkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj\u201d, t\u00eb moderuar nga an\u00ebtar\u00ebt e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) Albert Weiler dhe Bernd R\u00fctzel, me pjes\u00ebmarrjen e Joachim Herrman, Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb Landit t\u00eb Bavaris\u00eb dhe shum\u00eb politikan\u00ebve, deputet\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong><em>Fjala e plot\u00eb e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs:<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cI nderuar zoti Vajler, zoti Rycel,<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq,<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zonja dhe zot\u00ebrinj!<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshiroj s\u00eb pari t\u00eb fal\u00ebnderoj miqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, Bundestagun gjerman dhe ve\u00e7an\u00ebrisht komitetin organizues q\u00eb na mblodh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebtu n\u00eb Berlin! E di mir\u00eb, ashtu sikurse edhe ju, sa t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe t\u00eb palodhur jan\u00eb ata p\u00ebr t\u00eb forcuar dhe zgjeruar akoma edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb t\u00eb miq\u00ebsive t\u00eb mira dhe besimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Zot.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kancelarja Angela Merkel fitoi zemrat e student\u00ebve t\u00eb diplomuar t\u00eb Universitetit t\u00eb Harvardit, me nj\u00eb fjalim tep\u00ebr t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb mbushur me mendime mbi t\u00eb tashmen, t\u00eb ardhmen dhe mbi bot\u00ebn e frikshme q\u00eb po trash\u00ebgon brezi i ri.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb historis\u00eb, edhe un\u00eb ndava t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndjeshm\u00ebri me p\u00ebrshkrimin e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht me thirrjen q\u00eb b\u00ebri se: \u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb e gdhendur n\u00eb gur, ose e pandryshueshme, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb do t\u00eb ndodhin ndryshime pozitive, pasi njer\u00ebzit jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim dhe ndjekje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb paqes, qoft\u00eb at\u00eb individuale, komunitare apo t\u00eb paqes globale.<\/p>\n<p>Ne kemi krijuar partneritete, kemi lidhur aleanca, kemi formuar organizata bot\u00ebrore dhe rajonale p\u00ebr t\u00eb ruajtur e mbajtur rendin paq\u00ebsor. Por asnj\u00eb nga k\u00ebto ngrehina nuk do t\u00eb mbijetoj\u00eb pa vlerat dhe parimet e ngulitura, q\u00eb ngjisin bashk\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Demokracia q\u00ebndron n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb NATO-s\u2019, \u2013 tha Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, teksa partit\u00eb pro Bashkimit Europian sh\u00ebnuan s\u00ebrish nj\u00eb fitore t\u00eb madhe n\u00eb zgjedhjet europiane para disa dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ne, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor e shikojm\u00eb NATO-n dhe Bashkimit Europian si garancit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr rendin paq\u00ebsor, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb begat\u00eb, n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e tyre si dhe n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt luten q\u00eb Maqedonia e Veriut fqinj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtarja e 30-t\u00eb e NATO-s sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe ajo e meriton plot\u00ebsisht pas arritjes historike.<\/p>\n<p>Ne e kemi konsideruar gjithmon\u00eb kufirin e zgjeruar t\u00eb NATO-s n\u00eb rajon si nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur paqen e bashk\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb popujve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e shikonin si t\u00eb pamundur bashk\u00ebjetes\u00ebn me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb jemi fuqimisht t\u00eb vendosur n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtij partneriteti, n\u00eb forcimin e aleanc\u00ebs transatlantike, n\u00eb ruajtjen e vlerave thelb\u00ebsore q\u00eb lidhin e b\u00ebjn\u00eb bashk\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht, t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebveprimi dhe bashk\u00ebpunimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe BE-s\u00eb ishin thelb\u00ebsore p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje tejkaluese nd\u00ebrmjet Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut fqinje. Kam shpres\u00eb dhe lutem se e nj\u00ebjta vendosm\u00ebri dhe koordinim do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare q\u00eb pritet me padurim midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit jan\u00eb t\u00eb ankoruara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb proceset e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian. Mb\u00ebshtetja e fort\u00eb popullore p\u00ebr k\u00ebto procese nuk buron nga iluzioni i ndryshimeve t\u00eb kufijve, por nga k\u00ebrkimi p\u00ebr standarde m\u00eb t\u00eb arrira mir\u00ebqeverisjeje, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe kohezionin social.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb zbatimin e standardeve t\u00eb tilla n\u00eb vendet tona, duke mbetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe besnik\u00eb ndaj angazhimeve q\u00eb kemi marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrkundrejt popujve dhe partner\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ndaj me ju faktin se bashkatdhetar\u00ebt dhe bashk\u00ebatdhetaret e mia presin q\u00eb negociatat e pranimit me Bashkimin Europian t\u00eb hapen sa m\u00eb shpejt, shpresoj k\u00ebt\u00eb muaj, ashtu si\u00e7 dua t\u2019ju siguroj se ata mbeten po aq k\u00ebrkues edhe ndaj qeveris\u00eb s\u00eb tyre q\u00eb ajo t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrimet e t\u00eb kryej\u00eb pun\u00ebt q\u00eb i takojn\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nj\u00eb vend modest, ne nuk u shmangemi p\u00ebrgjegj\u00ebsive tona m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb lidhje me rendin paq\u00ebsor global.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbetet plot\u00ebsisht e angazhuar n\u00eb aleancat globale kund\u00ebr terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe radikalizmit. Ne shqet\u00ebsohemi p\u00ebr ndryshimin e klim\u00ebs dhe kemi marr\u00eb zotime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Parisit. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb intensivisht me partner\u00ebt tan\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjitha organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe promovuar t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr t\u00eb administruar emigracionin si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vitin e ardhsh\u00ebm, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb Kryesuesja e Radh\u00ebs e OSBE-s\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb pasqyruar imazhin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vlerave t\u00eb k\u00ebsaj organizate, si dhe p\u00ebr t\u00eb zbatuar p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire edhe m\u00eb t\u00eb sigurt e m\u00eb t\u00eb begat\u00eb t\u00eb OSBE-s\u00eb. Lutem q\u00eb t\u2019ia dalim mban\u00eb me sukses n\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje sfiduese!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria krenohet me toleranc\u00ebn dhe harmonin\u00eb e saj fetare. Bashk\u00ebsit\u00eb e t\u00eb gjitha feve, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb son\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb ngahera t\u00eb bashkuara, t\u00eb angazhuara e p\u00ebrkushtuara p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe harmonin\u00eb. Ky mision fisnik dhe hyjnor nj\u00ebkoh\u00ebsisht, i bashkon mbar\u00eb njer\u00ebzit e vendit tim, pavar\u00ebsisht nga besimi apo p\u00ebrkat\u00ebsia fetare.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e t\u00eb gjitha bashk\u00ebsive fetare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr ta konsoliduar k\u00ebt\u00eb lidhje komb\u00ebtare, t\u00eb bashkuar n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin dhe vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, bashk\u00ebsit\u00eb e krishtera dhe myslimane n\u00ebp\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb tyre Nd\u00ebr-fetar b\u00ebn\u00eb apel p\u00ebr urt\u00ebsi e bashkim komb\u00ebtar si dhe p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb fund politikave ndar\u00ebse q\u00eb turbullojn\u00eb vendin. Me p\u00ebrulje ju ftoj t\u00eb bashkoheni me lutjet tona, q\u00eb vendi im t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb paqe, stabilitet, begati dhe t\u00eb ardhme t\u00eb pakthyeshme evropiane t\u00eb merituar.<\/p>\n<p>Lutem gjithashtu q\u00eb Bashkimi Europian dhe NATO-ja, q\u00eb mund\u00ebsuan dhe siguruan paqen, stabilitetin dhe lirin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontinent, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb sukses dhe t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb, si paqeruajt\u00ebs t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lutem q\u00eb popujt e Ballkanit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrjetuar vuajtje t\u00eb tmerrshme, t\u00eb gjejn\u00eb paqen n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe t\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje europiane, si rruga e vetme q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre meritojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMbi njer\u00ebzit e drejt\u00eb syt\u00eb e Zotit shikojn\u00eb dhe thirrja e tyre atij n\u00eb vesh i shkon\u201d!<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta, i pranish\u00ebm sot n\u00eb Takimin e 24-t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Berlinit, dha nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb. \u201cShum\u00eb i lumtur t\u00eb merrja pjes\u00eb sot n\u00eb M\u00ebngjesin e Lutjeve n\u00eb Berlin me tem\u00eb: \u201cK\u00ebrkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj\u201d. Theksova fort mesazhin p\u00ebr \u00e7eljen sa m\u00eb shpejt t\u00eb negociatave t\u00eb pranimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":50122,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-50121","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50121\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50122"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}